Aktualitet

Panik në Vlorë, të shtëna me armë te Universiteti

VLORË- Qyteti i Vlorës është tronditur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur pranë Universitetit “Ismail Qemali” në zonën e “Skelës” në Vlorë.

Momentalisht nuk ka informacione për persona të plagosur por dyshohet se ka qenë një përplasje me armë mes palëve të përfshira në një sherr. Policia e njoftuar për ngjarjen ka shkuar në zonë dhe po punon për zbardhjen dhe identifikimin e autorëve.

Panik në Vlorë, të shtëna me armë te Universiteti Read More »

Arta Marku lë dosjet e rënda për shqyrtim në tetor, materiale shtesë nga SHBA për Berishën, Metën, Bashën, Monikën dhe Ramën

Pritet që deri në fund të vitit të jenë konturuar dhe “peshqit e mëdhenj” kandidatë për të qënë “banorë” të burgut të ri të ndërtuar me fondet e BE në Reç të Shkodrës

Prokurorët e Republikës si të gjithë qytetarët e tjerë tashmë janë me pushime, dhe relaksi i tyre mund të vijojë deri nga mesi i shtatorit sipas kalendarit të përcaktuar nga vetë institucioni.

Burime brenda organit të akuzës bëjnë me dije se pavarësisht ligjit, Prokuroria po pret që gjatë muajve gusht dhe shtator Komisionet e Vettingut të kenë kaluar në “sitë” të gjithë prokurorët që janë në proces, për të vepruar më pas për ngritjen e KLP por dhe kopsitur dosjet e mëdha.

Ndërkohë që një element tjetër që ndihmon në punën e organit të akuzës është se gjatë këtyre muajve deri në fund të shtatorit priten materiale shtesë nga SHBA por dhe nga vendet e tjera partnere.

Bëhet fjalë për dosjet e rënda në ngarkim të ish- kreut të LSI aktualisht President Ilir Meta, ish- kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të PD Lulzim Basha, kryetares së LSI dhe bashkëshortes së Presidentit Monika Kryemadhi dhe kryeministrit Edi Rama, bashkë me ministrat e tij.

Gjatë gjithë kohës SHBA përmes FBI ka sjellë prova dhe fakte për abuzimet, trafiqet dhe krimet e Metës, lidhjet e tij me nëntokën e krimit, duke filluar nga Klemend Balili dhe njerëz të tjerë ordinerë.

Dhe bashkë me Metën ka dokumente dhe për bashkëshorten e tij Monika, aktualisht kryetare e LSI në opozitë, për të cilën ka prova me zë dhe figurë për përfshirje në trafiqe, për largim të parave në rrugë tokësore nga Shqipëria dhe krime të tjera.

Po ashtu janë sjellë prova herë pas herë për përfshirjen e Sali Berishës në krime, në trafiqe dhe në abuzim me pushtetin gjatë kohës së qeverisjes së tij por dhe më pas me drogën kolumbiane, përmes ish badigardëve të tij. Por dhe për aferën e CEZ-DIA, bashkë me Ilir Metën.

Ndërkohë që provat për Lulzim Bashën fillojnë që më rrugën e Kombit, ku organet ligjzbatuese amerikane kanë gjetur elementë shtesë që provojnë vjedhjen e tij. Njëherësh prova ka sjellë FBI dhe për lobimin Bashës në SHBA me para ruse.

Por nuk mungojnë as materialet e sjella nga organet ligjzbatuese amerikane dhe të BE ku evidentohen shkeljet dhe abuzimet e kryeministrit Edi Rama, sidomos me koncesionet por dhe me përdorimin e parave të shtetit, sidomos kredive, në investime jodobiprurëse, që më pas llogariten në kosto për vendin.

Prandaj saktësohet nga Prokuroria e Përgjithshme se, me urdhër të Arta Markut, muaji tetor do të jetë dhe starti për të hetuar dhe derguar në gjykatë të gjitha këto dosje të rënda, që janë plotësuar rast pas rasti me prova të reja.

Pritet që deri në fund të vitit të jenë konturuar dhe “peshqit e mëdhenj” kandidatë për të qënë “banorë” të burgut të ri të ndërtuar me fondet e BE në Reç të Shkodrës./Pamfleti/

Arta Marku lë dosjet e rënda për shqyrtim në tetor, materiale shtesë nga SHBA për Berishën, Metën, Bashën, Monikën dhe Ramën Read More »

800 të rinj francezë promovojnë Vlorën si destinacion europian të turizmit

800 të rinj francezë ndodhen në Vlorë për ta prezantuar atë si një destinacion të mirëfilltë në rrjetin e qyteteve turistike europiane, në kuadër të turneut sportiv, kulturor dhe solidariteti Europ’Raid.

Të mahnitur nga bukuria e qytetit bregdetar, që ofron plazhe, monumente të shumta kulturore dhe peizazhe fantastike, ata zgjodhën përsëri këtë Vlorën për ta bërë pjesë të turit të tyre.

Europ’Raid, përfaqëson një nismë që nxit dhe konkretizon idenë për të përshkuar me makina më shumë se 10000 km rrugë përgjatë 23 vendeve europiane dhe për t’i promovuar ato .

Jeremy, një i ri francez shprehet shumë i kënaqur që ndodhen në qytetin bregdetar.

“Vlora është një qytet dhe vend i këndshëm dhe do të kthehemi sërish vitin tjetër”, thotë Jeremy.

Ne, vijon ai, e gjetëm Vlorën të ndryshuar, rrugët janë rikonstruktuar është shumë kënaqësi të vish çdo vit, sepse gjërat po ndryshojnë.

Ndërsa, një vajzë e re , Sofia, thekson se “ne i biem përqark Europës në kuadër të nismës tonë. Jemi të lumtur që jemi në Shqipëri dhe kemi shumë dëshirë të udhëtojmë dhe të zbulojmë vendin”.

E reja franceze tregon edhe takimin me fëmijët e një shkolle të qytetit të Fierit, duke e cilësuar si një eksperiencë shumë të bukur.

Europ’Raid konsiderohet një ngjarje unike kulturore, që synon zbulimin e një trashëgimie, një kulture, një historie, një populli …  Nga Mesdheu deri në Detin e Zi, nëpërmjet Karpateve dhe maleve Tatra, Rinit dhe Danubit, në rivierën shqiptare, Europ’Raid rizbulon peizazhin natyror, qytetet e famshme dhe vende historike europiane: si sheshin e Shën Markut në Venecia, Akropolin e Athinës, xhamitë e Stambollit, Murin e Berlinit, apo kanalet e Amsterdamit.

Europ’Raid gjithashtu do të thotë më tepër kontakte mes popujve. Çdo natë, me dëshirën për të ndarë kulturën e tyre, pjesëmarrësit zbulojnë kultura lokale të vendeve ku kalojnë.

Me makina Peugeot 205, ata duhet të udhëtojnë më shumë se 10.000 kilometra, gati 450 kilometra në ditë, duke e bërë Europ’Raid një nga turet sportive më të gjata në botë.

Turizmi shqiptar është futur tashmë në rrjetin e vendeve turistike europiane dhe botërore./atsh

800 të rinj francezë promovojnë Vlorën si destinacion europian të turizmit Read More »

Nis puna për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Novoselës/Foto

Ministria e Shëndetësisë ka nisur punën për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Novoselës në Vlorë.

Qendra në Novoselë nuk e vetmja që do të rehabilitohet pasi këtë vit do të rehabilitohen 11 qendra shëndetësore në qarkun e Vlorës. Ndërkaq, ministria e Shëndetësisë do të rindërtojë 80 qendra shëndetësore në të gjithë vendin.

Qendrat që do të rehabilitohen:
▫️Qendra Shëndetësore nr. 2
▫️Vuno
▫️Zvërnec
▫️Kaninë
▫️Novoselë
▫️Vranisht
▫️Ambulanca nr. 3
▫️Sevaster
▫️Ksamil 1
▫️Lukovë

Poliklinikën e Specialiteteve në Vlorë

Nis puna për rindërtimin e qendrës shëndetësore të Novoselës/Foto Read More »

Denoncoi arat me kanabis, Policia e Shtetit përgënjeshtron Berishën: Janë gjetur…

Pas publikimit të disa fotove nga ish-kryeministri Sali Berisha ku denonconte kultivimin e kanabisit në malësinë e Krujës, ka ardhur reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit. Në reagim thuhet se, bimët janë asgjësuar dhe se fotot janë të vitit të kaluar.

Reagimi i policise

Përgënjeshtrim – Në lidhje me statusin e publikuar sot në rrjetet sociale nga deputeti Berisha, ku pretendohet se në zonën e malësinë e Krujës janë konstatuar 2.000 rrënjë kanabis, sqarojmë se fotot i përkasin një periudhe të mëhershme pavarësisht se janë përdorur si aktuale:

Në datë 9 korrik 2018, në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike janë organizuar shërbimet dhe kanë ushtruar kontroll në fshatrat Mafsheq, Barkanesh, Njësia Administrative Cudhi dhe fshatin Kurcaj, Njësia Administrative Nikel ku në total janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies 643 bimë Cannabis Sativa.

Denoncoi arat me kanabis, Policia e Shtetit përgënjeshtron Berishën: Janë gjetur… Read More »

Shqipëria hyn në fazë delikate, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për këtë javë

I nxehti afrikan prej disa ditësh ka përfshirë dhe vendin tonë dhe do të zgjasë deri më 20 gusht. Temperatura pritet që të rriten ndjeshme këtë javë. Meteorologia Elsona Gjoni, thotë se dita më e nxehtë e kësaj jave do të jetë  e mërkura ku termometri do të kapë 38 gradë C, ndërsa qytetet më të prekura nga vapa do të jenë Berati, Kuçova, dhe Elbasani.

Dita e djeshme në rang vendi ka kapur vlerën 36 gradë C, ndërsa në Tiranë ka kapur 34 gradë C. Do kemi një mot pjesërisht të kthjellët. Temperaturat të larta, nga 21-34 gradë në bregdet. Edhe nesër e njëjta situatë ku do kemi masa ajrore të qëndrueshme, mot me diell. Rritja do të jetë graduale deri në fundjavë. Piku do të arrijë të mërkurën, vlera maksimale do t’i kalojë 38 gradë C. Temperaturat e larta do të ndihen më shumë në zonat e ulëta si Berati, Elbasani, Kuçova, por në disa ditë edhe në Shkodër dhe Kukës”, tha Gjoni.

E pyetur sesi do të vijojë të jetë moti në ditët e tjera, dhe a do të ketë ditë më të nxehtë se e mërkura, Gjoni u shpreh: “Kjo javë, e mërkura parashikohet të jetë në vlera maksimale. Mbetet për t’u parë deri në fund të gushtit si do të jenë temperaturat.” Gjoni ka shpjeguar edhe zërat për një situatë alarmante me motin në Shqipëri, ajo ka thënë se temperaturat janë normale. Temperaturat janë normale deri tani për vendin tonë deri në 38 gradë C, deri në 41 gradë C- 42 gradë C, s’ka problem.

Meteorologia Gjoni ka thënë se temperaturat që kanë përfshirë Spanjën apo Portugalinë, nuk kanë rrezik të jenë edhe në vendin tonë. “Jemi të ndikuar nga masa ajrore mesdhetare, vlerat e shënuara në Spanjë s’prekin vendin tonë. Pushimet, përsa i përket bregdetit, është i favorizuar, mot me diell, era e lehtë. Në jug ka patur erë në pasdite. Masat ajrore të qendrueshme, moti do jetë me diell, me vranësira të paketa”, tha ajo.

Shqipëria hyn në fazë delikate, ja çfarë paralajmërojnë meteorologët për këtë javë Read More »

Dosjet e mëdha/ SHBA dërgon materiale shtesë për Berishën, Metën, Ramën dhe Bashën

Kryeprokurprja e përkohshme, Arta Marku ka shtyrë për në tetor shqyrtimin e atyre që cilësohen dosje të mëdha të politikanëve të korruptuar. Kjo pasi pritet dërgimi i materialeve shtesë nga SHBA. Prokurorët e Republikës si të gjithë qytetarët e tjerë tashmë janë me pushime, dhe relaksi i tyre mund të vijojë deri nga mesi i shtatorit sipas kalendarit të përcaktuar nga vetë institucioni.

Burime brenda organit të akuzës bëjnë me dije se pavarësisht ligjit, Prokuroria po pret që gjatë muajve gusht dhe shtator Komisionet e Vettingut të kenë kaluar në “sitë” të gjithë prokurorët që janë në proces, për të vepruar më pas për ngritjen e KLP por dhe kopsitur dosjet e mëdha. Ndërkohë që një element tjetër që ndihmon në punën e organit të akuzës është se gjatë këtyre muajve deri në fund të shtatorit priten materiale shtesë nga SHBA por dhe nga vendet e tjera partnere.

Bëhet fjalë për dosjet e rënda në ngarkim të ish- kreut të LSI aktualisht President Ilir Meta, ish- kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të PD Lulzim Basha, kryetares së LSI dhe bashkëshortes së Presidentit Monika Kryemadhi dhe kryeministrit Edi Rama, bashkë me ministrat e tij. Gjatë gjithë kohës SHBA përmes FBI ka sjellë prova dhe fakte për abuzimet, trafiqet dhe krimet e Metës, lidhjet e tij me nëntokën e krimit, duke filluar nga Klemend Balili dhe njerëz të tjerë ordinerë.

Dhe bashkë me Metën ka dokumente dhe për bashkëshorten e tij Monika, aktualisht kryetare e LSI në opozitë, për të cilën ka prova me zë dhe figurë për përfshirje në trafiqe, për largim të parave në rrugë tokësore nga Shqipëria dhe krime të tjera. Po ashtu janë sjellë prova herë pas herë për përfshirjen e Sali Berishës në krime, në trafiqe dhe në abuzim me pushtetin gjatë kohës së qeverisjes së tij por dhe më pas me drogën kolumbiane, përmes ish badigardëve të tij. Por dhe për aferën e CEZ-DIA, bashkë me Ilir Metën.

Ndërkohë që provat për Lulzim Bashën fillojnë që më rrugën e Kombit, ku organet ligjzbatuese amerikane kanë gjetur elementë shtesë që provojnë vjedhjen e tij. Njëherësh prova ka sjellë FBI dhe për lobimin Bashës në SHBA me para ruse. Por nuk mungojnë as materialet e sjella nga organet ligjzbatuese amerikane dhe të BE ku evidentohen shkeljet dhe abuzimet e kryeministrit Edi Rama, sidomos me koncesionet por dhe me përdorimin e parave të shtetit, sidomos kredive, në investime jodobiprurëse, që më pas llogariten në kosto për vendin.

Prandaj saktësohet nga Prokuroria e Përgjithshme se, me urdhër të Arta Markut, muaji tetor do të jetë dhe starti për të hetuar dhe derguar në gjykatë të gjitha këto dosje të rënda, që janë plotësuar rast pas rasti me prova të reja. Pritet që deri në fund të vitit të jenë konturuar dhe “peshqit e mëdhenj” kandidatë për të qënë “banorë” të burgut të ri të ndërtuar me fondet e BE në Reç të Shkodrës./Pamfleti

Dosjet e mëdha/ SHBA dërgon materiale shtesë për Berishën, Metën, Ramën dhe Bashën Read More »

Rikthehen sërish tërmetet në vend, lëkundjet shkaktojnë panik gjatë natës…

Lëkundjet sizmike janë rikthyer sërish në vendin tonë pas një vale të gjatë tërmetesh në Gjirin e Lalzit. Lëvizjet kanë qenë sërish në Qarkun e Durrësit dhe pranë Gjirit të Lalzit, ndërkohë që tërmete janë shënuar dhe në Tepelenë dhe Vlorë.

Edhe pse jo te forte, aq sa te te lene ne ankth e frike, keto dite vere ne vendin tone po shoqerohen nga termetet. Lekundje regjistrohen cdo dite.

IGJEUM ben me dije se se fundi eshte regjistruar nje lekundje ne oret e para te mengjesit. Epiqendra ka qene ne Budalle, Durres me nje magnitude 1.3. Me heret termete ka pasur nje dite me pare, ne Vlore, nderkohe qe ne daten 4 jane regjistruar disa lekundje.

Rikthehen sërish tërmetet në vend, lëkundjet shkaktojnë panik gjatë natës… Read More »