Aktualitet

Pohimi i dhimbshëm: Shqiptarët po bëhen indiferentë ndaj leximit

Shpenzimi i kohës online në rrjetet sociale duket se ka sjellë një indiferentizëm të dukshëm ndaj leximit në Shqipëri. Arlinda Dudaj, drejtuese e shtëpisë botuese “DUDAJ” pohon se ka një largim të dukshëm ndaj librit. “Ka shumë pak të interesuar t’iu afrohen librarive”, pohon ajo. Tek të rinjtë interesi për të lexuar është i pakët. Dudaj këshillon që të jenë shumë të vëmendshëm prindërit dhe sidomos kurrikula shkollore. Është shkolla ajo që duhet të gjejë një rrugë të mesme mes edukimit të dashurisë, por edhe disiplinës që duhet të shtyjë brezin e ri të lexojë.

Si kanë ecur shitjet e librit gjatë këtij sezoni krahasuar me një vit me parë?
Gjatë këtij viti ka pasur një ulje të dukshme të shitjeve të librave. Dallohet një indiferencë e qartë për sa u përket librave dhe leximit në tërësi. Përkundër asaj çka vërehet gjate Panairit të Librit për shembull, ka shumë pak të interesuar t’iu afrohen librarive. Dhe në fakt edhe këto nëpër gjithësi lënë shumë për të dëshiruar. Ka shumë pak librari të denja për ta trajtuar librin ashtu siç ai e meriton të promovohet dhe shitet në fund të fundit. E shoh me dhimbje këtë largim dhe do të preferoja të mendoja qe gjithsesi është i përkohshëm.

A ka një rikthim te libri te të rinjtë?
Pati një periudhë që m’u krijua ideja se qe kështu. Le të themi që ka një komunitet të mirë lexuesish të rinj që komunikojnë mes tyre, qoftë në klube leximi, rrjete sociale, diskutime të hapura, por edhe këto janë shumë sporadike dhe të pakta. Unë jam e mendimit se dashuria për librin kultivohet që në vegjëli. Për këtë duhet të jenë shumë të vëmendshëm prindërit dhe sidomos kurrikula shkollore. Është shkolla ajo që duhet të gjejë një rrugë të mesme mes edukimit të dashurisë, por edhe disiplinës që duhet të shtyjë brezin e ri të lexojë. Në fund të fundit, edhe pse kohët kanë ndryshuar, unë mbaj shumë mirë mend që në shkolla na detyronte ne lexime që në fund të herës hapnin e zbukuronin mendjet tona. Ndaj kurrikula shkollore duhet të përfshijë lexime në mase të gjere që në hapat e para të jetës shkollore.

Cili zhanër preferohet?
Kryesisht letërsia, por edhe libra me karakter historik, më pak shkencor e shumë pak poezi.

Si e parashikoni ecurinë e librit në pjesën e mbetur të vitit?
Mbetem me shpresën dhe optimizmin që kjo rënie të ndalet. Sigurisht ne kemi sjellë disa libra të rinj për periudhën e verës, shkrimtarë tanët që i botojmë rregullisht dhe do të vijojmë me sjelljen e tyre në shqip. Për shembull Dan Brown me “Origjina”, John Grisham me “Bashkëpunëtori”, “Shuma e ditëve” nga Isabel Allende, Sveva Casati Modignani me “Vreshti i Anxhelikës”, “Zogu ogurzi” nga Camilla Lackberg, “Ajo e errëta” nga Enkelejd Lamaj dhe “Ajlen” nga Esmeralda Petrela. Uroj vërtet që lexuesi ti marrë dhe t’i shijojë me gëzimin që vetëm një libër i mirë di ta shkaktojë.
Burimi:Monitor

Pohimi i dhimbshëm: Shqiptarët po bëhen indiferentë ndaj leximit Read More »

Ja sa lëkundje ndodhën pas tërmetit prej 5.1 ballë, çfarë pritet të ndodhë

Sizmologu Olgert Gjuzi në një intervistë, tha se tërmeti më i fuqishëm u regjistruar në afërsi të Bulqizës me magnitudë prej 5.1 rihter.

Sipas tij, lëkundja është shoqëruar edhe me 15 lëkundje të tjera më të ulëta dhe kjo është një shenjë e mirë se mund të mos ketë më lëkundje të forta.

“Rrjeti sizmologjik kombëtar sot ka regjistruar një sërë tërmetesh. Goditja kryesore ishte ajo në orën 17:38, me një magnitudë 5.1 rihter, thellësi 24 km dhe epiqendra 10 km në veri të qytetit të Bulqizës.

Tërmetet e kësaj madhësie shoqërohen me pasgoditje. Deri tani janë regjistruar 15 pas goditje por me një intensitet më të vogël. Nga raportimet, pothuajse e gjithë Shqipëria është prekur nga ky tërmet. Nga raportimet online të qendrës simiologjike për Evropën dhe Mesdheun, ka raportime pothuajse në të gjithë rajonin.

Shqipëria është një vend me aktivitet të lartë sizmik dhe këto tërmete janë të një shkalle mesatare që shpesh gjenerojnë edhe panik tek banorët. Kryesorja është që të ruhet qetësia dhe të rrinë sa më larg objekteve që mund të rrezikohen.

Ajo që është fakt është se vazhdoni aktiviteti me intensitet më të ulët. Kjo është një shenjë e mirë që mund të shkojë drejt normalizimit”, sqaroi Gjuzi.

Ja sa lëkundje ndodhën pas tërmetit prej 5.1 ballë, çfarë pritet të ndodhë Read More »

Dëme të mëdha nga tërmeti, shkatërrohen banesat, familjet mbesin në qiell të hapur

Tërmeti i fuqishëm i pak orëve më parë shkaktoi dëme të mëdha në Veri.

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka postuar një status ku tregon gjendjen në disa prej bashkive në Veri. Nga tërmeti, mësohet se kanë mbetur pa banesë shumë banorë, pasi janë dëmtuar nga lëkundjet. Dëmtime të shumta ka pasur në bashkitë Klos, Mat e Bulqizë.

Reagimi i deputetes Çupi:

Në Qarkun e Dibrës paraqitet shqetesuese dhe me pasoja, situata pas tërmetit, epiqendra e të cilit ishte në Mat.

Nga komunikimet e mia te vazhdueshme banorët të shqetësuar tregojnë se nga tërmeti kanë mbetur shume banesa të dëmtuara ndërsa vetë janë të trembur e disa edhe në qiell të hapur.

Ka dëme në dhjetra banesa në bashkite Klos, Mat e Bulqize. Kjo situatë kërkon angazhimin URGJENT të autoriteteve ligjzbatuese për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Nga komunikimin me institucionin e Prefektit dhe me Organet e Njesive Vendore përgjegjese , kërkova që strukturat e këtye institucioneve duhet të angazhohen në këtë situatë që të evidentohet cdo banesë apo familje që ka nevojë për strehim apo mbështetje.

Dëme të mëdha nga tërmeti, shkatërrohen banesat, familjet mbesin në qiell të hapur Read More »

Burri goditet nga rrufeja, shpëton mrekullisht. Ja në cilin qytet të Shqipërisë ka ndodhur (emri)

Bilbil Asllani, 60 vjeç, banues në lagjen “Tafil Skendo” raportohet se ka qenë duke dalë nga një lokal kur është goditur nga shkarkesa elektrike, rreth orës 20:00.

Menjëherë ai është dërguar në spitalin e Beratit për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:00, është marrë njoftim se pranë një lokali në Kuçovë,  një rrufe ka goditur shtetasin B.A, 60 vjeç, banues në lagjen Tafil Skëndo, Kuçovë. Për pasojë shtetasi i lartpërmendur ka marrë lëndime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Berat për ndihmën e nevojshme mjekësore, i cili për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

Moti i keq në Kuçovë ka sjellë edhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa lagje.

Burri goditet nga rrufeja, shpëton mrekullisht. Ja në cilin qytet të Shqipërisë ka ndodhur (emri) Read More »

Rroga 320 € dhe të gjitha të paguara/ Puna e veçantë në ishullin grek, por ja çfarë duhet të bëni

Nëse jeni në kërkim të një pune dhe “rastësisht” jeni dhe edhe mace-dashës, atëherë ka një opsion shumë të veçantë që vjen nga Greqia.

Kjo është historia interesante e një çifti, i cili kujdeset për 55 mace të braktisura, në ishullin grek, Syros.

Çifti ka kërkuar një person që të përkujdeset për to gjatë kohës që ata nuk do të jenë aty, duke iu mbuluar të gjitha shpenzimet, si dhe duke u dhënë një rrogë mujore prej 320 euro.

Joan Bowell, e cila është me prejardhje nga Danimarka, jeton që prej vitit 2010 në këtë ishull, kohë kur ajo ajo dhe burri i saj u zhvendosën aty për arsye shëndetësore.

Postimin për këtë vend pune ajo e ka bërë në Facebook duke thënë se nuk është aspak një shaka por e vërtetë.

“Ofrohet një pozicion shumë i veçantë dhe kushtet e jetesës janë të përfshira në ofertë, në një ishull të vogël grek të quajtur Syros (jo më pak se një parajsë e vogël), për një person që i do macet dhe di të kujdeset dhe t’u falë dashuri atyre”, ka shkruar ajo.38451465_2355838287767451_4192707221353660416_o-1

“Ju duhet të kujdeseni për 55 mace gjatë periudhës që unë nuk do të ndodhem në ishull, dhe nëse jeni veteriner apo veterinere, atëherë keni bonus tek paga pas shërbimit mjekësor që do t’u ofroni”, vijon ajo.

Personi që do të shkojë në këtë punë do të jetojë në një shtëpi të vogël me kushte të mira, dhe do të ketë të mbuluar çdo shpenzim, ushqimet për macet apo kujdesin e tyre veterinarë.38600706_2358309194187027_5431482712730894336_n

“Ju do të duhet të prisni që të merrni macet nga veterineri në rast sëmundjeje, dhe prandaj do duhet të jeni në gjendje të drejtojnë një makinë manuale. Ne jemi të vendosur në një zonë të izoluar natyrore e cila është shumë e qetë në kohën e dimrit, por me turistë gjatë verës”, shkruan ajo.38502518_2355852791099334_4117238319476113408_o

Joan shtoi se puna do të ishte më e përshtatshme për dikë mbi 45 vjeç me një “zemër ari”.

Aplikuesi i suksesshëm do të marrë përsipër “vendin e shenjtë” nga data 1 nëntor 2018. Vizitoni faqen e Facebook për më shumë informacion: God’s Little People Cat Rescue

38644148_2355839351100678_1299209207400103936_o38442230_2355850851099528_3891955967562088448_o38612223_2355847237766556_8737628411251392512_o38454737_2355848641099749_3588053680949035008_o

Rroga 320 € dhe të gjitha të paguara/ Puna e veçantë në ishullin grek, por ja çfarë duhet të bëni Read More »

Rrëshqitje te “Rana e Hedhun”, aktivitete sportive në plazhin e mrekullueshëm

Jo vetëm pushime pranë detit të Shëngjinit por edhe aktivitete sportive dhe zbavitëse për turistët.

Rana e Hedhun është kthyer në një pikë takimi për pushuesit e Shëngjinit, në një aktivitet sa zbavitës aq edhe sportiv.

Kështu, për të dytin vit radhazi,  Bashkia Lezhë organizoi aktivitetin rrëshqitje pranë ”Ranës së Hedhun” ku të shumtë ishin pushuesit që përfituan të bëheshin pjesë e këtij sporti.

Specialistët e sportit dhe të turizmit në bashkinë e Lezhës shfrytëzuan potencialin e zonës për aktivitete plot adrenaline por edhe promovimin e  turizmit.

Plazhi i mrekullueshëm, Rana e Hedhun, është i mbrojtur mirë nga erërat e asaj zone ndërsa pushuesit e zgjedhin për qetësinë që ofron, mungesën e ndërtimeve por edhe për pastërtinë e rërës dhe ujit.

Ky plazh është quajtur kështu për shkak të peizazhit të tij me kodra të larta me pamje nga deti dhe të mbuluara me rërë. Sporti më i praktikuar? Rrëshqitni në dunat e rërës!

Ky plazh është përzgjedhur edhe nga revista italiane ”greenMe”, si një prej plazheve më të bukura që nuk duhet lënë pa u vizituar. /atsh

Rrëshqitje te “Rana e Hedhun”, aktivitete sportive në plazhin e mrekullueshëm Read More »

Zhvillimi i turizmit të huaj në Shqipëri në vitet ’20-të, dokumenti i rrallë për rolin e konsullatave

Në rubrikën, “Historia e diplomacisë shqiptare”, ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, publikon dokumente lidhur me rolin e  legatave dhe konsullatave shqiptare jashtë vendit në zhvillimin e turizmit të huaj në Shqipëri në vitet ’20-të të shek.XX. 

Pas kapërcimit të periudhës së paqëndrueshmërisë politike në vend, 1920-1924, me shpalljen e Republikës në 1925, Shqipëria hyri në një periudhë më të qetë politike.  Kjo i hapte rrugë përpjekieve të gjithanshme për forcimin e ekonomisë, rritjen e të ardhurave në arkën e shtetit, modernizimin e institucioneve shtetërore duke ju referuar modeleve perëndimore, etj. Kjo periudhë kombinohej edhe me një periudhë relativisht të qetë në Evropë, pas përfundimit të  procesit të gjatë të vendosjes së paqes në marrëdhëniet ndërmjet shteteve  në përfundim të Luftës së Parë Botërore .

Sipas informcioneve që vinin nga përfaqësitë shqiptare në këto vite, turizmi i organizuar kishte filluar të përhapej shumë në Evropë, dhe shihej si nje burim i mirë të ardhurash për buxhetin e shteteve që po përpiqeshin të rimëkëmbeshin pas lufte. Duke qenë më afër këtij realiteti, përfaqësitë diplomatike e konsullore jashtë ishin nxitëset kryesore të qeverisë shqiptare për të marrë në konsideratë zhvillimin e një fushe të tillë të veprimtarisë ekonomike siç ishte turizmi.

Propozimi i parë  vjen nga Legata shqiptare në Paris në nëntor 1926.  I Ngarkuari me Punë në Paris Maliq Libohova në bashkëpunim me Leon Rey, drejtues i Misionit Arkeologjik francez i cili kishte mbërritur në Shqipëri në nëntor 1923 sipas një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Ministrisë së Arsimit të Francës dhe asaj të Shqipërisë, duke marrë në konsideratë bukuritë natyrore dhe kuriozitetet historike që ofronte Shqipëria, i propozon qeverisë shqiptare  ngritjen e Agjensisë Zyrtare të Turizmit  që të drejtonte zhvillimin e turizmit në Shqipëri, si një aktivitet ekonomik e kulturor që i shërbente interesave të qeverisë shqiptare në disa fusha si dhe në njohjen e Shqipërisë nga të huajt. Idenë e përkrahu dhe e zhvilloi më tej edhe Ministri Fuqiplotë dhe I Jashtëzakonshëm i Shqipërisë në Paris Iliaz Vrioni në 1927. Leon Rey kontribuoi edhe në hartimin e një Statuti për një Touring-Club në Shqipëri, i cili propozohej të ishte nën kujdesin e Presidentit të Republikës, Ahmet Zogu, sipas modeleve të ngjashme në rajon.

Turizmi në Shqipëri filloi me turizmin automobilistik në 1927, i cili ishte më në modë në Evropë dhe më lehtë i realizueshëm. Qeveria shqiptare u kujdes të lehtësonte procedurat për marrjen e vizës të të gjithë të interesuarve për të bërë udhëtim me makinë në Shqipëri, si dhe për të administruar të ardhurat që vileshin nga ky aktivitet. Këtë lloj turizmi e pasqyronin edhe shtypi i huaj, si Daily Mail në tetor 1927.

Kjo veprimtari ekonomike  dobiprurëse për ekonominë dhe njohjen e  shtetit shqiptar, u mbështet edhe nga legatat e tjera shqiptare në Evropë. Perfaqësitë shqiptare u përpoqën të krijojnë kontakte midis Albanian Touring-Club dhe agjensive të ngjashme në rajon.Në 1928, Konsulli shqiptar në Vjenë Çatin Saraç nisur nga pozicioni gjeografik, bukuritë dhe mikpritjen  e traditat që ofronte Shqipëria, propozonte që turizmi me kohë mund të kthehej në një industri me rëndësi për vendin. Për këtë duhej shumë “propogandë turistike” e bërë nga të gjitha përfaqësitë shqiptare dhe lehtësim i procesit të lëshimit të vizave për vizitorët e huaj.

Zhvillimi i turizmit të huaj në Shqipëri në vitet ’20-të, dokumenti i rrallë për rolin e konsullatave Read More »

Tërmet 5.4 ballë në Shqipëri, lëkunden disa qytete. Ja ku ishte epiqendra

Ndjehen lëkundje të forta tërmeti në Tiranë dhe disa qytete të tjera. Sipas institutit europian të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel, 35 km larg Tiranës, në një thellësi prej 9 km.

Tërmet 5.4 ballë në Shqipëri, lëkunden disa qytete. Ja ku ishte epiqendra Read More »