Aktualitet

Financial Times: Shqipëria, një nga sezonet më të mira turistike

“Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike“. Vlerësimi vjen nga revista prestigjioze “Financial Times” , publikuar në faqen zyrtare të Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Kreu i Turizmit ndan me ndjekësit e tij në rrjete sociale këtë vlerësim. “Shqipëria po përjeton një nga sezonet më të mira turistike, me turistë që u drejtohen jo vetëm plazheve të Adriatikut dhe të Jonit, por edhe turizmit të aventurës në zonat e paprekura malore.”- shkruan Financial Times duke publikuar një foto të muzgut në liqenin e Bizës .

Vlerësimi i revistës prestigjioze është vlerësimi i radhës nga mediat e huaja për turizmin në Shqipëri.

Qeveria shqiptare ka ndjekur këtë vit një politikë fiskale nxitëse për turizmin elitar dhe agroturizmin për të nxitur turizmin alternativ si një mbështetje e fortë për turizmin klasik të detit. /atsh

Financial Times: Shqipëria, një nga sezonet më të mira turistike Read More »

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çifti presidencial jeton në luks, 1 milion euro pasuri. Ja si e përfituan vilën në Gjirin e Lalzit

Një ditë më parë gazeta ”SOT” publikoi pasurinë e familjes “Berisha”, ku në vitin 2016 fitimet arrinin deri në 1 milion euro. Por në të njëjtat kuota renditet dhe familja “Meta”, ndërsa sot po kjo media publikon pasurinë e çiftit presidencial Meta-Kryemadhi, se si ka ndryshuar ajo ndër vite.

Ilir Meta dihet që ka qenë në politikë që në fillim të demokracisë dhe kjo duket se ka ndikuar në mirëqenien e tyre, pasi që në vitet e para kur nisi deklarimi i pasurisë, vlera e banesave është shumë e lartë. Në vitin 2003, Meta ka deklaruar një banesë të përfituar nga privatizimi si dhe një banesë me verandë+lulishte në Golem, 327 m2. Vlera në atë kohë është deklaruar 60 mijë dollarë, ku thuhet se janë marrë kredi. Por ajo që u ka dhënë më shumë të ardhura janë 13 apartamente të përfituara nga Monika Kryemadhi. Ajo ka marrë 13 apartamente në kuadër të një marrëveshje me një firmë ndërtimi.

Packa në deklaratën pranë ILDKP nuk jepen shumë qartë të dhënat, Kryemadhi rezulton pronare e truallit ku është ndërtuar pallati dhe në këmbim ka marrë 13 apartamente me vlerë totale 1444.8 m2. Shumica e tyre janë shitur nga viti në vit. Po ashtu Meta e Kryemadhi kanë deklaruar një banesë në kryeqytet me sipërfaqe 200 metër katror me vlerë 400 mijë euro.

Pjesë e deklarimit është dhe 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Gazeta ka bërë një përmbledhje të vlerës totale të të gjitha apartamenteve të shitura e blera dhe rezulton se kapin një kosto prej afro 900 mijë eurosh. Por në këtë llogaritje nuk përfshihet shtëpia në Gjirin e Lalzit, pasi nuk dihet vlera e saj.

E kjo do thotë se fitimi arrin në mbi 1 milion euro. Shtëpia e tyre, në bregdet është bërë gjithmonë objekt debati dhe sipas deklarimeve në ILDKP, bëhet fjalë për një banesë dy katëshe me sipërfaqe 317 metra katror në Gjirin e Lalzit. Sipas deklarimit, burimi është këmbimi me sipërfaqe ndërtimore 300 metra katrore, ambiente tregtare, sipas kontratës me firmën Agi-Kons shpk, si përfitues 33 % të sipërfaqes së ndërtimit si pronar trualli. Edhe 13 apartamentet janë përfituar nga po kjo kompani.

Deklarimet sipas viteve/ Deklarimet e para në ILDKP datojnë që prej vitit 2003 dhe në këtë vit presidenti Ilir Meta ka deklaruar apartament 2+1 dhe ka pasur në pronësi vetëm 25 për qind të tij. Po ashtu ka deklaruar një banesë në Golem 327 m2 blerë 60 mijë dollarë, të cilat janë marrë kredi në bankë. Por e njëjta banesë 3 vite më pas është shitur 300 mijë euro. Po në vitin 2003 zoti Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet dhe si ministër. Viti 2004 dhe 2005 nuk kanë sjellë ndryshime për pasurinë e presidentit aktual, ndërsa në 2006 janë shtuar të ardhurat e bashkëshortes, zonjës Monika Kryemadhi, sot drejtuese e LSI. Interesant është fakti se në vitin 2004 u themelua dhe LSI.

Kurse në vitin 2006 të ardhurat e Metës dhe Kryemadhit janë shtuar me 300 mijë euro, pasi kanë shitur banesën në Golem. Në vitin 2007 Meta ka deklaruar pagën e tij si deputet, ndërsa Kryemadhi pagën si anëtare të Këshillit Bashkiak. Por kryetarja e LSI ka deklaruar dhe blerje 500 m2 tokë+200m2 truall me vlerë 5 milionë lekë. Në vitin 2008 Meta dhe kryemadhi kanë deklaruar dhe llogaritë e tyre të para në bankë. Po ashtu kanë deklaruar dhe të ardhurat nga puna.

E njëjta situatë dhe në vitin 2009. Por në vitin 2010 dhe për koincidencë vit kur LSI ishte në qeveri me PD, pasuria e tyre ka nisur të lëvizë. Meta ka deklaruar shtesë në llogarinë Bankare Credins Bank 135.318 lekë, apartament banimi 200 metra katrorë te Rr. Barrikada me vlerë 400.000 euro, ku është deklaruar se 200 mijë euro janë marrë kredi, ndërsa 200 mijë euro kanë qenë në gjendje cash. Ka deklaruar pagën si zëvendëskryeministër dhe ministër Ekonomie, 1.768.385 lekë.

Shkollimi i fëmijëve/ Në deklarimin që Meta e Kryemadhi kanë bërë pranë ILDKP, bie në sy se kanë disa llogari edhe fëmijët e tyre, shumica të hapura për qëllime studimi. Vetëm në vitet e fundit është deklaruar se janë shpenzuar 140 mijë paund për shkollimin e tyre në Londër. Por një tjetër element që tërheq vëmendje është se pavarësisht ekzistencë së disa llogarive bankare, si Meta, ashtu dhe Kryemadhi kanë marrë overdrafte në bankë

Pasuria përrallore e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, çifti presidencial jeton në luks, 1 milion euro pasuri. Ja si e përfituan vilën në Gjirin e Lalzit Read More »

Sot rrezikoni shumë nëse dilni nga shtëpia, ju lutemi merrni masa se…

Kulmi i të nxehtit arrin të mërkurën me mbi 39 gradë dhe vazhdon deri të premte’, tha sinoptikanja Tanja Porja.

Të mërkurën i nxehti përvëlues përfshin territorin e vendit tonë. Meteorologët parashikojnë temperatura mbi 39 gradë Celsius të matura këto në hije.

Ndaj mjekët këshillojnë një kujdes të veçantë sidomos për të moshuarit dhe fëmijët për të shmangur daljet në mesditë dhe po kështu të bëjnë kujdes me kondicionerin, si dhe të rishikojnë tek mjeku dozat e medikamenteve, sidomos të sëmurët kronikë.

Meteorologët thonë se i nxehti përvëlues të na shoqërojë deri në fundjavë, dhe se temperaturat e larta do të regjistrohen edhe në zonat malore ku në Kukës termometri do të shënojë mbi 36 grade Celsius.

Sot rrezikoni shumë nëse dilni nga shtëpia, ju lutemi merrni masa se… Read More »

Rreziku nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes në gatishmëri me kapacitet të plotë

Ministria e Mbrojtjes, përmes Forcave të Armatosura e Drejtorisë Operacionale të Drejtim Komandimit të Emergjencave Civile është në gatishmëri të plotë për të përballuar çdo emergjencë që mund të vijë nga shkaqe natyrore.

Drejtoria e Emergjencave Civile ka qenë këto ditë në kontakt të drejtpërdrejtë me specialistët e Emergjencave Civile në Prefektura, me stacionet e MZSH-së në bashkitë e qarqeve, drejtuesit dhe përfaqësuesit e Njësive të Qeverisjes Vendore, si dhe me pika të tjera të kontaktit në nivel qendror dhe vendor. Nga parashikimet e marra edhe nga IGJEUM, (Instituti i Gjeo-shkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit), në të gjithë territorin e vendit nuk ka pasur ngjarje të jashtëzakonshme apo premisa për ndodhjen e tyre.

“Së bashku me Forcat e Armatosura, do të jemi në ndihmë të strukturave të pushtetit vendor, për të ndihmuar në rast të situatave të zjarreve. Edhe një herë i bëj apel qytetarëve, të bashkëpunojnë, që të shmangim pasojat që mund të sjellin fatkeqësi të ndryshme, veçanërisht në këto ditë të nxehta si edhe të rrisin përgjegjësinë e tyre individuale. Çdo veprim abuziv, i kryer nga pakujdesia apo me paramendim ndëshkohet me ligj”, deklaron ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka.

Këtë vetë Forcat e Armatosura kanë rritur edhe kapacitetet për shuarjen e zjarreve gjatë këtij sezoni veror. Helikopterët Cougar të Forcës Ajrore janë pajisur me kova të posaçme për shuarjen e zjarreve, me kapacitet 2500 litër secila./atsh

Rreziku nga zjarret, Ministria e Mbrojtjes në gatishmëri me kapacitet të plotë Read More »

Ambiente të reja sportive për të rinjtë në Çermë të Sipërme/Foto

Bashkia e Divjakës po vijon punën për rehabilitimin e të gjitha hapësirave dhe pronave të përbashkëta, për t’i vënë ato në funksion dhe në shërbim të komunitetit.

Një ndër investimet e fundit është fusha e sportit në Çermë të Sipërme, e cila deri dje ka shërbyer vetëm për të kullotur rosat dhe patat.

“Sot ajo është rehabilituar tërësisht është bërë nivelimi, rrethimi i perimetrit me rrjete si dhe sistemi i kullimit”, bën të ditur bashkia e Divjakës.

Sipas bashkisë, kjo fushë sporti do të shërbejë për të gjitha aktivitetet e shkollës së këtij komuniteti, por jo vetëm, ajo do t’i shërbejë të rinjve për veprimtari sportive në kohën e lirë.

/atsh

Ambiente të reja sportive për të rinjtë në Çermë të Sipërme/Foto Read More »

Dyndje turistësh në Korçë, sot Festa e Birrës

Korça mirëpret sot Festën e Birrës, eventi më i madh festiv veror.

Stafi organizativ në bashkinë e Korçës, i kryesuar nga Kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, po vijon punën për organizimin e kësaj Feste, ndërsa policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.

Nëse ende nuk e keni vendosur se ku duhet të jeni këto ditë, mos u mendoni gjatë. Nga data 8-12 gusht do të jenë 5 netë befasuese, 2 skena, emrat më në zë të muzikës dhe shumë surpriza.

Gjatë ditës mund të vizitosh atraksionet e qytetit ndërsa në mbrëmje mund të shijosh festën te Pazari i Vjetër dhe sheshi para stadiumit “Skënderbeu”.

Festa e Birrës, e kthyer tashmë në traditë, është një ngjarje mjaft e rëndësishme përsa i përket tërheqjes së vizitorëve, ndërsa nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

Mbi 100 000 persona pritet të vizitojnë Festën e Birrës në 5 netët e organizimit të saj (8-12 gusht).

Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribuohet mënyrës së organizimit të saj me një program muzikor të shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm.

Po ashtu gjatë 5 netëve të organizimit të Festës së Birrës promovohet një gamë e gjerë birrash vendase dhe të huaja.

Festa e Birrës nuk është thjesht një festë, por konsiderohet si eventi më i madh veror në Shqipëri.

Përgjatë 5 ditëve i gjithë qyteti i Korçës do të jetë në festë. Superkoncerte, birrë, gatime tradicionale, pranë Stadiumit Skenderbeu dhe festë tek Pazari i Vjetër… Kështu e kanë menduar organizatorët Festën e Birrës 2018.

Festa e Birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë.

Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon./atsh

Dyndje turistësh në Korçë, sot Festa e Birrës Read More »

Apeli i efektives së policisë: Pushimet veniten kur nuk respekton rregullat

Polica e Elbasanit është në gatishmëri të plotë për të ardhur në ndihmë të qytetarëve në raste të problematikave të caktuar.

Punonjësja e Policisë së këtij qarku, Daniela, rrëfen se falë punës së bërë nga policia rezulton se këtë 6 mujor krahasuar me një vit më parë, janë parandaluar 25 raste më shumë ngjarje e konflikte me pasoja.

Ajo i bënë ftesë të gjithë qytetarëve të denoncojnë çdo problematik në numrin 112 pa pagesë.

“Jam Daniela, 26 vjeçe, punonjëse në Komisariatin e Policisë Elbasan. Prej 3 vitesh punoj në Sektorin e Rendit dhe Sigurisë Publike. Në qarkun tonë, këtë 6 mujor krahasuar me një vit më parë janë parandaluar 25 raste më shumë ngjarje e konflikte me pasoja”, shprehet efektivja e policisë.
“Në shërbimin tuaj 24/24, për një komunitet të sigurt e të qetë. Pushimet veniten kur nuk respekton rregullat! Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112”,apelon Daniela. /atsh

Apeli i efektives së policisë: Pushimet veniten kur nuk respekton rregullat Read More »