Aktualitet

Si mund të diplomohesh me 10 mijë lekë pa u lodhur fare… Çudia me ligjin shqiptar

Pas fenomenit të universitrtrve provate ku çdokush mund të blinte një diplomë, tani po lilëzon shitka e punimeve të diplomës. Kjo pasi një gjë e tillë nik është e dënueshme me ligj.

Top Channel tregoi se si punimet akademike të çdo dege mund të blihen mjaft lehtë dhe thjesht me një mesazh, pasi në internet gjen pafund njoftime për këtë shërbim me çmime që nisin nga 10 mijë lekë dhe ndryshojnë sipas profileve. Sipas avokatit Isuf Shehu, ligji për arsimin e lartë nuk e trajton fare këtë problematikë.

“Nuk ekziston një parashikim ligjor, pikërisht për këtë lloj fenomeni dhe kjo është një mangësi e ligjit për arsimin e lartë, gjë që në shtetet e tjera evidentohet. Juve realizoni dhe shisni një vepër të caktuar, personi që e merr e deklaron si të vetën atë, përgjegjësia bie mbi këtë person që e deklaron si të tijën, diçka që e keni kryer ju. Domethënë që në këtë rast, ai ka mashtruar publikun, duke thënë që ky është një produkt i imi intelektual dhe ka përvetësuar një titull akademik prejt të cilit ai përfiton të drejta pasurore apo jo pasurore”, shprehet avokati Isuf Shehu.

Rastet më alarmante janë temat e diplomës plagjiaturë, që në doktrinën e huaj juridike parashikohen ndëshkime ligjore, por këtu ndodhin masivisht si pasojë e mungesës së mekanizmave për identifikimin e tyre.

“Nëse një person shet një punim të dikujt tjetër, në këtë rast ka patur përfitime ekonomike dhe normalisht këto sanksionohen nga ligji për të drejtën e autorit”, deklaroi avokati Shehu.

Referuar situatës ku jeta akademike mbështetet në një mashtrim, avokati sugjeron ndryshime në ligj.

“Duhet bërë rregullim për ligjin e arsimit të lartë, krahas kësaj, institutet e arsimit duhet të parashikojnë sisteme për të parandaluar plagjiaturën, përveçse të ndërmerren edhe sanksione”, tha Shehu./korrieri

Si mund të diplomohesh me 10 mijë lekë pa u lodhur fare… Çudia me ligjin shqiptar Read More »

Dita Europiane e Viktimave të Sistemeve Totalitare, kampi i Tepelenës në dritë

Dita Europiane e Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare do kujtohet në Tepelene më 23 gusht, duke e titulluar “Ditën Muze-Memorial Tepelenë”.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit bënë të ditur se ka nisur puna për përgatitjet në ish-kampin e internimit në Tepelenë.

Sot, forcat e ushtrisë, filluan pastrimin dhe sheshimin e truallit qendror te ish-kampit te Tepelenës.

“Falenderime ministres Olta Xhacka qe iu përgjigj kërkesës sonë. Përgatitjet për përkujtimin e 23 gushtit janë në proces të ethshëm”, shprehet kryetarja e Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula.

Ditë më parë është zbardhur axhenda e aktivitetit që do të organizohet në kampin e Tepelenës me rastin e 23 gushtit, Ditës Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare në bashkëpunim më AIDSSH, bashkinë Tepelenë, ISKK dhe IIPP, të mbijetuar, institucione dhe shoqërisë civile.

Ky aktivitet synon që të jenë përkujtimor, edukativ, reflektues, rinor, artistik e dokumentues.

Aktivitetet do të jenë gjatë gjithë ditës si më poshtë: Nga orën 10.00, në sallën e teatrit të qytetit do të ketë një ekspozitë dokumentare me përndjekjen komuniste në Tepelenë, ku publiku i përbërë nga studiues, autoritete të qytetit dhe familje të ish-përndjekurve politikë, do të njihen me materiale të rëndësishme të Sigurimit në Tepelenë dhe në ngjarje të rëndësishme të rezistencës si p.sh Kryengritja e Zhabokikës, atë për të drejtën e besimit bektashi dhe katolik (përmes dosjes së At Gjergj Sulit, apo Baba Shefqet Koshtashit) apo atë të përndjekjes se Zenel Shehut apo Trifon Xhagjikës e Neim Pashës. Të gjithë figura të nderuara të përpjekjes për liri e dinjitet.

Më tej, po në sallën e Teatrit të Qytetit, do të zhvillohet Simpozium Shkencor që vë bazat konceptuale të punës shkencore për Muzeun e Punës së Detyruar në Shqipëri, me prezantime nga Prof. Beqir Meta dhe Prof. Dr. Ermal Frashëri etj.

Në orën 18:00 organizohet dhënia e dekoratave të nderit për 4 të mbijetuar të kampit të Tepelenës nga Presidenti Meta. Aktiviteti zhvendoset në mjediset e kampit të Tepelenës ku do të ketë disa postera, fotografi dhe dokumente të përgatitura nga AIDSSH

Aktiviteti mbështetet nga projekti “Përkutjo për të Parandaluar dhe Shëruar” financuar nga UNDP dhe Italia dhe partnerë të tjerë që do të bashkohen.

Në ora 19.30 fillon aktiviteti rinor artistik “Kampi N’dritë” dhe do të ndriçohet i gjithë kampi për një natë. Brenda në kampet do te ngrihen çadra kampingu ku do te akomodohen të rinjtë, dhe do të ketë disa performanca artistike ku pritet të mblidhen disa qindra të pranishëm, kryesisht të rinj. Do të shfaqet një film dokumentar “Edhe Muret Kanë Veshë” si dhe më pas do të projektohen në muret e kampit instalacioni “Edhe Muret Kanë Veshë” si dhe “I Përkasim Njeri Tjetrit”.

Vonë në mbrëmje ka performanca nga 2 grupe këngëtarësh “Asgjë Sikur Dielli” dhe “Tre muskëtierët” si shenjë e triumfit të jetës dhe dinjitetit njerëzor./atsh

Dita Europiane e Viktimave të Sistemeve Totalitare, kampi i Tepelenës në dritë Read More »

Tiransit po plasin nga vapa, bashkia me zgjidhje gjeniale. U vendos freskuese tek…

Një zgjidhje gjeniale ka gjetur Bashkia e Tiranës këto dite kur termometri po arrin 40 gradë celcius. Freskueset pranë stacioneve të autobusëve është zgjidhja që po ofrohet për qytetarët e kryeqytetit.

Një ide smart, por që efektet i ka të drejtpërdrejta tek qytetarët dhe përdoruesit e urbanëve. Një stacion urbani ku qytetarët mund të freskohen.

Aty janë dy freskuese që punojnë pa ndalim e që synojnë që tua lehtësojnë qëndrimin në stacionet e urbanëve qytetarëve. Freskueset në stacionet e urbanëve kanë nisur të instalohen duke filluar nga qendra e kryeqytetit e më pas pritet të shtrihet në të gjithe Tiranën.

Ndërkohë qytetarët e vlerësojnë këtë nismë, e cila i ndihmon që të përballojnë sadopak temperaturat e larta në pikun e verës.

Tiransit po plasin nga vapa, bashkia me zgjidhje gjeniale. U vendos freskuese tek… Read More »

Sondazhi/ E llahtarshme përqindja e të rinjve që duan të largohen nga vendi…

Vitet e fundit me njëra shqiptarë kanë lënë vendin me shpresë për të gjetur një jetë më të mirë në emigrim. Largimet ende vazhdojnë por ajo që është akoma edhe më shumë dëshpëruese është fakti se një pjesë e madhe të rinjve kanë si synim emigrimin.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, CRCA Shqipëri dhe ANYN (Rrjeti kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri) bënë publike Indeksin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, i cili përmban vlerësimin që organizatat e shoqërisë civile në vend i kanë bërë punës së Qeverisë dhe Bashkive për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë në Shqipëri.

Indeksi është pjesë e Raportit Kombëtar “Rinia në Shqipëri”, i cili do të bëhet publik në 12 Gusht 2018, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për të Rinjtë. Raporti, që u përgatit përgjatë një periudhe dy vjeçare me pjesëmarrjen e mbi 15 organizatave të shoqërisë civile rinore, ngre shqetësimin se Plani Komëbtar i Veprimit për Rininë (2015-2020) ka mbetur thuajse tërësisht i pazbatuar dhe se Rinia nuk është një prioritet për Qeverinë dhe Bashkitë në Shqipëri.
Sipas Raportit, një ndër sfidat madhore të të rinjve në vendin tonë mbetet punësimi. Rreth 81% e organizatave Rinore deklarohen se nuk kanë mbështetjen e Qeverisë për promovimin dhe fuqizimin e programeve të nxitjes së punësimit të të rinjve. Të dhënat më të fundit nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) për vitin 2018, tregojnë se Shqipërinë zë vendin e parë në Europë për papunësinë e të rinjve.

Të dhënat e raporteve të organizatave ndërkombëtare, tregojnë se rreth 70% e të rinjve në Shqipëri kërkojnë të emigrojnë në një vend të BE-së! Të rinjtë, përballen me mungesa të mundësive, politikave sociale dhe ekonomike dhe mospërfillje të tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, që ndikojnë në jetën e tyre.

Pjësëmarrja e të rinjve në proceset vendimarrëse është shumë e ulët. Në bazë të Raportit të CRCA dhe ANYN, rreth 73% e të rinjve në vendin tonë, nuk gjejnë mbështetjen e Qeverisë në përfaqësimin e tyre në proceset vendimmarrëse dhe strukturat e qeverisjes vendore. Referuar këtij raporti të rinjtë, po përdoren vetëm si një sfond politik, nuk kanë pjesëmarrje efektive në politikë-bërje dhe vendimarrje në të gjitha nivelet e politikës si dhe kanë një mungesë të theksuar të mbështetjes së saj.

Deri në fund të vitit 2017, Qeveria nuk shpenzoi asnjë lek për zbatimin e Planit të Veprimit për Rininë. Edhe pse Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, ka ngritur zërin për këtë problem thelbësor, Kuvendi i Shqipërisë dhe Qeveria pranuan të caktonin vetëm 0.01% të buxhetit të shtetit për të rinjtë, për rreth 35% të popullsisë në Shqipëri. Me përjashtim të Tiranës, Bashkitë e tjera në vend nuk kanë asnjë zë buxhetor specific për të rinjtë.

Mbi 80% e të rinjve në mbarë vendin pohojnë se ka një mungesë të theksuar të shërbimeve miqësore dhe cilësore për ta. Këshillimi dhe ndihma psiko-sociale falas për gjimnazistët dhe studentët nuk ofrohet në asnjë qytet të Shqipërisë, ndërsa ky shërbim duhet ofruar në Qendrat Komunitare ose Rinore të Bashkive.

Një ndër shërbimet më të kërkuara nga të rinjtë është edhe Karta e Rinore. Në Qershor 2018, Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri protestoi para Ministrisë përkatëse për këtë çështje. Ndonëse ky premtim është sanksionuar si në Planin Kombëtar të Veprimit për të Rinjtë në Shqipëri 2015-2020 ashtu dhe në nenin 100 të Ligjit të Arsimit të Lartë, ai mbetet ende i parealizuar, përfundon njoftimi./Monitor

Sondazhi/ E llahtarshme përqindja e të rinjve që duan të largohen nga vendi… Read More »

Vendimi i gjyqtares së Vlorës, reagon Rama: Vetingu ta pastrojë llumin e mbështjellë me togën e zezë

Përveç reagimit të dy ministrive, asaj të Drejtësisë dhe të Brendshme, ka reaguar edhe vetë kryeministri Rama në rrjetin social Facebook për vendimin e gjyqtares së Vlorës, për të lënë në arrest shtëpie një person të arrestuar për herë të dytë që qarkullonte me armë.

Duke postuar deklaratën e zv. ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, Rama shkruan: “Vetingu, po zbulon në sytë e shqiptarëve pasuri të paimagjinueshme dhe shkelje ligjore të panumërta nga ana e gjyqtarëve e prokurorëve. Vetingu mund e duhet ta pastrojë deri në fund llumin e mbështjellë me togën e zezë”.

Vendimi i gjyqtares së Vlorës, reagon Rama: Vetingu ta pastrojë llumin e mbështjellë me togën e zezë Read More »

Fier, më shumë investime për cilësi më të mirë jetese

Më shumë investime për cilësi më të mirë jetese.

Kjo është motoja e Bashkisë së Fierit e cila po vijon pa ndërprerje ndërhyrjet për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në çdo njësi administrative.

Falë këtyre investimeve, sipas Kryearit të bashkisë së Fierit, Armando Subashi, banorët e lagjeve Brakaj dhe Hënaj në Kreshpan, të Fierit nuk do ta kenë më vështirësinë e viteve të mëparshme për të lëvizur lirshëm dhe pa probleme, në çdo moment.

Edhe gjatë vitit 2018, Bashkia ka programuar disa investime në rrugët e qytetit dhe ato rurale përmes Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike.

Në krahasim me vitin 2017 është planifikuar që të rriten ndjeshëm investimet për ndërhyrje në rrugë, trotuare si dhe në rrugët rurale në gjithë territorin e bashkisë Fier.

Në total gjatë vitit 2017, Bashkia e Fierit ka ndërhyrë në rikonstruksionin e 13 akseve të brendshme të qytetit me vlerë totale prej 25,415,503 lekësh. /atsh

Fier, më shumë investime për cilësi më të mirë jetese Read More »

Haradinaj nga Vlora: Hapja e temës së kufijve, është e papranueshme për mua/Foto

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së sotme në qytetin e Vlorës, iu përgjigj interesimit të gazetarëve për temën e shumë debatuar këto ditë të korrigjimit të kufijve të Kosovës.

Ai nënvizoi se, hapja e temave ose e temës së kufijve është e papranueshme për të. Duke u shprehur se, sot, në Vlorë, ai do të jetë i kujdesshëm në deklarimet e tij, Kryeministri Haradinaj iu referua historisë së Ballkanit, e cila pasqyrohet edhe në realitetin e sotëm të kufijve mes shteteve.

“Për fat të keq për popujt e Ballkanit, luftërat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësisht rezultat i atyre epilogjeve të këtyre luftërave. Prandaj, ne duhet të konsiderojmë arritjet tona, pra,  Shqipërinë dhe Kosovën dhe kudo ku janë shqiptarë. Hapja e temave ose e temës së kufijve, është e papranushme për mua”, nënvizoi ai për gazetarët e mediave të Shqipërisë dhe të Kosovës, që ndoqën vizitën e tij në Vlorë.

Duke ju referuar të gjitha deklaratave që janë bërë këto ditë për këtë temë, Zoti Haradinaj iu përgjigj në mënyrë simbolike, duke theksuar qëndrimin e tij dhe vendosmërinë për të hequr doganën mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Ajo që unë jam pro deklaratave për këtë qëllim është që në 1 janar të heqim doganën mes Kosovës dhe Shqipërisë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, duke iu përgjigjur një pyetjeje të ATSH-së lidhur me temën e korrigjimit të kufijve dhe atë se çfarë do të ndodhë më tej pas deklaratave të këtyre ditëve, Kryeministri Haradinaj theksoi se, ato kanë në bazë retorikën politike.

“Me qëllim po e devijoj pyetjen tuaj dhe theksoj se ajo është një retorikë politike. Beogradi bëri një retorikë, Prishtina bëri një kundër retorikë, një kundërpërgjigje. Në fund do të thosha se, kufijtë , nuk lëvizin me fjalë”, citoi ai qëndrimin e vet, ndërkohë që shtoi se, “Kufijtë janë vendosur si rezultat i ndarjes në epilogjet e luftërave”.

Ai përshëndeti Kryeministrin, Edi Rama, gjithë institucionet e Shqipërisë, gjithë politikën shqiptare edhe atë në opozitë, duke theksuar se, “Shqipëria është Atdheu ynë dhe duhet të jemi të gjithë pranë njeri tjetrit”.

Haradinaj vlerësoi edhe një herë vizitën e tij në qytetin e Vlorës, në atë që e cilësoi “Zemrën e shqiptarëve”, duke theksuar se do të donte të ishte këtu në çdo ditë të vitit.

“Sot jam vlonjat dhe ndihem më shumë se çdo herë shqiptar. Jam në Vlorë, në zemrën e shqiptarëve” u shpreh Haradinaj. Ai falënderoi Zotin Dritan Leli dhe stafin e tij, duke e falenderuar në emrin e tij dhe të popullit të Kosovës, për mundësinë për të qenë bashkë në nderim të historisë sonë të lavdishme e të çmueshme, por, siç u shpreh ai “.. edhe për mundësinë që ne, të ndërtojmë të ardhmen tonë po kaq të lavdishme, duke qenë më afër njeri tjetrit. Do të jemi çdo herë e më afër”.

Ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, të gjithë shqiptarëve, kudo ku janë për të ardhur në Vlorë, për të pushuar në Vlorë. “Për mua, nuk do të kishte ditë të vitit që nuk do të vija në Vlorë, sot jam shumë i nderuar që jam. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, shqiptarëve kudo ku janë edhe atyre në diasporë, që të vijnë në Vlorë, në zemrën tonë. Jam i bindur që duke qenë më afër njëri tjetrit, e ndihmojmë veten”, citoi ai.

Nga ana e vet, kryebashkiaku, Dritan Leli, e cilësoi historike vizitën e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në qytetin e Vlorës.

“Sot, në Vlorë, në një ceremoni simbolike, jemi të gjithë së bashku duke vlerësuar njeriun më të madh të Kombit, Ismail Qemalin. Unë jam i bindur se, çdokush me veprën që bën, në fund fare mund të bëjë histori. Ismail Qemali, bëri historinë e madhe të shqiptarëve dhe ne jemi sot duke e vlerësuar së bashku, duke u përpjekur që, secili nga ne, në rrugën e vet të bëjë historinë e tij për të mirën e vendit për të mirën e Shqipërisë”, theksoi Leli, duke e falënderuar kryeministrin Haradinaj për vizitën e tij në qytetin e Vlorës.

Gjatë vizitës në Vlorë, Kryeministri Ramush Haradinaj, bëri homazhe dhe vendosi një kurorë në varrin e Ismail Qemalit, në Lulishten pranë Sheshit të Flamurit, ndërkohë që vizitoi edhe Muzeun Kombëtar të Pavarësisë dhe atë Historik të qytetit.

Gjatë vizitës së Kryeministrit Ramush Haradinaj në Vlorë, ishtei i pranishëm edhe Ministri i Diasporës, Pandeli Majko./atsh

Haradinaj nga Vlora: Hapja e temës së kufijve, është e papranueshme për mua/Foto Read More »

Haradinaj në Vlorë: Fryma e vëllazërimit të rritet më tej/Foto

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mbërriti sot në Vlorë ku u prit në një takim nga kryetari i bashkisë së qytetit bregdetar, Dritan Leli, gjatë të cilit u shprehën se fryma e vëllazërimit mes dy vendeve të rritet më tej.

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, si dhe anëtarë të kabinetit qeveritar të Kosovës, kryebashkiaku Leli e cilësoi një privilegj të madh për të që kryeministri i Kosovës ndodhet në bashkinë e Vlorës.

Kreu i bashkisë së Vlorës theksoi në fjalën e tij se “ky është moment i rëndësishëm, sepse do të diskutojmë për problemet dhe hallet e përbashkëta për të gjetur hapësirë për t’i kaluar ato”.

Leli vlerësoi kontributin e Haradinajt për çështjen e shqiptarisë, duke e cilësuar punën e tij një kontribut të shkëlqyer për Kosovën dhe Shqipërinë.

Kryeministri Haradinaj shprehu kënaqësinë që ndodhet në Vlorë, të cilën e cilësoi si zemra e shqiptarisë.

“Vij në Vlorë me porosinë e bashkëpunimit të ndërsjelltë për forcimin e lidhjes mes Shqipërisë dhe Kosovë”, theksoi Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj në nëntor të 2012 u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Vlorës, titull që në mungesë të Haradinajt u tërhoq nga bashkëshortja e tij Anita.

“Gjej rastin t’iu falënderoj për këtë vlerësim që me keni bërë”, tha Haradinaj.

Kreu i qeverisë kosovare premtoi se do të punojmë së bashku që fryma e vëllazërimit mes nesh të rritet më tej, ndërkohë që për shumë kosovarë Vlora mbetet një destinacion për pushimet e verës”.

Kryeministri Haradinaj do të zhvillojë më pas një vizitë në Monumentin e Pavarësisë, do të vendosë kurora me lule pranë varrit të Ismail Qemalit, do të vizitojë Muzeun Historik, si dhe Muzeun e Pavarësisë./atsh

Haradinaj në Vlorë: Fryma e vëllazërimit të rritet më tej/Foto Read More »