Diplomati me karrierë globale Carl Bild, ne nje analizë për atë se çfarë po propozon Aleksandër Vuçiç dhe po e përkrah Hashim Thaçi, në ‘Washington Post’, ka dekonspiruar edhe qëndrimin e kryeministrit Edi Rama.
“Në një takim me të, Rama ishte i hapur për idenë e Vuçiç’ shkruan Bild për gazetën e madhe Amerikane.
“Përderisa nuk ka një normalizim të marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, çështja do të kufizojë potencialin e të dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit.
Dhe kjo është arsyeja pse ideja e ndarjeve të reja territoriale është shfaqur përsëri. Mund të ketë versione të ndryshme të skemave të tilla.
Kosova mund të lëshojë zonën në veri të lumit Ibër, e banuar pothuajse ekskluzivisht nga serbët dhe pastaj të fitojë njohje diplomatike dhe ndoshta të fitojë edhe disa lokalitete kryesisht të banuara në Serbinë jugore.
Presidenti serb Aleksandër Vucic po mendon përgjatë disa prej këtyre linjave, dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama duket të ketë qenë gjithashtu i hapur, siç më tha në bisedë’, shkruan Bild për WP.
Mbi 20 liqene akullnajore në zonën e Dibrës, Bulqizës dhe Klosit me ujin e tyre të kristaltë dhe të freskët, përbëjnë një destinacion fantastik për të pasionuarit e natyrës malore dhe këdo që është në kërkim të një arratisje nga temperaturat e larta të verës.
Të ndodhura 1900 metra mbi nivelin e detit dhe të rrethuara nga pyjet halore e peizazhi alpin, liqenet akullnajore të zonës veriore janë gjithashtu të pasura në florë dhe faunë përreth.
Për të shkuar për tek liqenet e Balgjait mund të shfrytëzohen rrugët nga Selishta në Dibër, Vajkal dhe Kokërdhak në Bulqizë dhe nga fshatrat e Klosit nga ana e Matit.
Dikur në këtë zonë kishte me dhjetëra stane me dele, ndërsa sot kanë mbetur shumë pak të tilla, kjo pasi të rinjtë po largohen dhe banorët e këtyre zonave nuk mbajnë më bagëti.
Liqenet megjithatë kanë mbetur pak të eksploruara për shkak të infrastrukturës së dobët./Fotot: Sami Curri/BIRN/
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit të volumit të tregtisë në kuadër të sezonit turistik, është në çdo kohë në aksion për identifikimin, kontrollin, evidentimin, dënimin dhe ndalimin e çdo veprimtarie të kundraligjshme e të rrezikshme nga subjektet që neglizhojnë apo shkelin rregullat e Sigurisë ushqimore.
Për këtë arsye, AKU ka nisur një tjetër aksion, atë të kontrollit në furgona që furnizojnë lokalet dhe marketet në të gjithë qarkun e Vlorës por dhe më gjerë.
Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Vlorë në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka ndaluar disa furgona, dy prej tyre tregtonin produkte qumështi në temperatura mbi normën e lejuar, përkatësisht 18.4 dhe 15.6 gradë ku normalja është deri në 6 gradë celsius.
Për sa më sipër, ndaj subjekteve u mor masa administrative gjobë 100.000 për secilin.
Ndërsa një tjetër subjekt u kap në flagrancë nga DRAKU Vlorë duke transportuar mish dhe nënprodukte të tij në temperaturën 25.6 gradë ku normalja është 6 gradë celsius. Edhe ndaj këtij subjekti u mor masë administrative gjobë në vlerën 200000 lekë.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se këto kontrolle do të vazhdojnë të jenë intensive për të mos lejuar askënd të cënojë sigurinë dhe cilësinë e produkteve në vendin tonë.
Gjithashtu bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara me dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre./atsh
Policia e Kosovës dhe e Shqipërisë vazhdojnë patrullimet e përbashkëta në shërbim për ruajtjen e parametrave rrugurë gjatë sezonit turistik.
Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për pushuesit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kryesisht në qytetin e Lezhës ku është dhe fluksi me i madh i pushuesve që vijnë nga Kosova.
“Jam Xhoana, prej 3 vitesh punonjëse e Policisë Rrugore në Lezhë, së bashku me kolegun tim Mehmetin , punonjës i Policisë së Kosovës jemi në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik”, shprehet punonjësja e policisë.
Të dy policitë apelojnë për qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë duke vënë në dispozicion numrin e emergjencës.
“Fluksi është mjaft i lartë, por me shërbim të përforcuar, po ja dalim të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën.Duke ju uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem, në 112”, shprehet Policia e Shtetit .
Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nisur patrullimet e përbashkëta që në fillim të sezonit turistik dhe do të vazhdojnë deri në mbyllje të sezonit.
Cermonia simbolike e patrullimeve të përbashëkta mes dy vendeve kanë filluar në pikën kufitare mes dy shteteve, në Vërmicë.
Me këtë rast, drejtorët e policisë rrugore të të dyja shteteve, ai nga Kosova nënkoloneli, Sabedin Mehmeti dhe ai nga Shqipëria, Mitat Tola kanë thënë se këto patrullime që janë rezultat i suksesit të tre viteve paraprake sipas memorandumit të bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë shqiptare ka nisur 7 vite më parë dhe do të përfundojmë më 31 gusht. /atsh
Nje tjeter efektive e policise se shtetit nga Lezha ka bere nje mesazh sensibilizues. Ajo shkruan:
“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit. Jam Xhoana, prej 3 vitesh punonjëse e Policisë Rrugore në Lezhë së bashku me kolegun tim Mehmetin , punonjës i Policisë së Kosovës jemi në shërbim për ruajtjen e parametrave të sigurisë rrugore, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Fluksi është mjaft i lartë, por me shërbim të përforcuar, po ja dalim të menaxhojmë trafikun dhe ngarkesën.
Duke ju uruar pushime të mbara, për çdo shqetësim e problem, 📲 në 112 👮♂️”.
Media amerikane Fox News ka bere me dije se ministri i Rames Pandeli Majko ka marre kercenime dhe i eshte kerkuar qe te shtoje sigurine personale.
Agjentë të shërbimit sekret iranian duket se kanë vënë nën shënjestër ministrin shqiptar të Diasporës. Të paktën kjo është ajo që bëhet me dije nga vetë Majko gjatë një interviste për “Fox News”.
Në këtë media thuhet:
Ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko i tha Fox News se zyrtarë amerikanë i kanë thënë që të rrisë sigurinë personale, pas informacioneve për një kërcënim kundër tij. Ndërsa ai (Majko) tha se strategjia e Iranit në rajon është e pashembullt dhe shtoi se nuk ka frikë”.
Majko njihet si mbështetës i kauzës së muxhahedinëve (opozitës) së regjimit të Iranit që ndodhen me strehim në Shqipëri. Në një bisedë me gazetarin e “Fox News” Majko thotë se shërbimet amerikane i kanë thënë të ketë kujdes.
Një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se ndaluan një sulm terrorist të organizuar nga shërbimi sekret iranian. Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vjenë dhe Holandë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomat i ambasadës së Iranit.
Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA dhe BE që mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.
Për regjimin e Iranit, muxhahedinët janë kërcënim i sigurisë së brendshme pasi kërkojnë rrëzimin e sistemit dhe zëvendësimin e tij me një model demokratik.
Në Fox News përfaqësues të muxhahedinëve thonë se kanë informacione se në Ambasadën e Iranit në Tiranë janë vendosur agjentë dhe drejtues të shërbimeve sekrete iraniane. Qëllimi i tyre është sabotimi i aktivitetit të opozitës iraniane që ndodhen në Shqipëri.
Nëse një foto s’flet dot vetë, është e kotë të flasësh ti për të. Ndaj dhe ne s’do humbasim kohë por do t’ju lëmë t’i shijoni vetë bukuritë e mrekullueshme të Thethit në këto ditë të nxehta vere.
Përmes këtyre fotove shijoni këtë perlë të Shqipërisë së Epërme për të cilin në 1908 Edith Durham shkroi: Kur jam në humbëtirë s’më shkon mendja asnjëherë te librat.
Cilido libër është i mërzitshëm krahasuar me historitë e jetës që luhen përditë mes këtyre shkëmbinjve të zhveshur, të hirtë.
Një raport i Institutit të Studimeve Politike hedh dritë mbi qasjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj subjekteve duke u bazuar në numrin e vendimeve për shkarkim apo konfirmim të dhënë prej tyre.
Një analizë statistikore e Institutit të Studimeve Politike (ISP) e bazuar mbi vendimet e deritanishme të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, zbulon se si trupa vlerësuese është ndarë tashmë në komisionerë të “ashpër” dhe “të butë”.
Bazuar në vendimet e marra në 51 çështje të shqyrtura nga marsi deri në fillim të gushtit, ISP pas monitorimit të procesit i ka renditur gjykatësit mbi bazë të numrit të çështjeve që kanë shqyrtuar dhe qëndrimit që kanë mbajtur.
Sipas të dhënave të publikuara nga 12 anëtarë, 5 anëtare të KPK-së kanë dhënë më shumë vendime shkarkimi se sa konfirmimi. Po ashtu analiza e ISP zbulon se nga të dhënat e deritanishme, prokuroret dhe gjyqtaret femra janë konfirmuar në detyrë gati dy herë më shumë se kolegët e tyre meshkuj.
Raporti i ISP, i publikuar të enjten po ashtu thekson se pavarësisht pritshmërive “problemi më i madh me të cilin po ndeshet reforma nuk është rezistenca politike apo kritikat nga brenda e jashtë sistemit, por boshllëku i krijuar në fazën e tranzicionit midis procesit të vetingut dhe krijimit të institucioneve të reja, si dhe vonesat e shumta në ecurinë e jetësimit të reformës dhe të institucioneve të reja”.
Megjithatë sipas raportit në fund të fazës së parë të vetingut “mund të bëhet një vlerësim paraprak për produktin e KPK dhe ecurinë e procesit të vendimmarrjes së tij” dhe po ashtu përmes një databaze mund të krahason edhe qëndrimet brenda komisionit, për të parë “komisionerët më të “ashpër” dhe ata që konsiderohen më “liberalë”.
Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, janë anëtaret e KPK-së që sipas ISP-së kanë dhënë më shumë vendime shkarkimi. Lista fillon me Bekteshin që ka votuar për shkarkim në 60 për qind të çështjeve, Çiftja ka vendosur për shkarkimin në 57 për qind të rasteve, ndërsa Pine dhe Sanxhaktari – të cilat kanë numrin më të madh të çështjeve të shqyrtuara, janë shprehur pro shkarkimit në 53 për qind të rasteve.
Në këtë listë është po ashtu edhe Alma Faskaj, e cila ka mbajtur qëndrim për shkakrimin e gjykatësve apo prokurorëve në 60 për qind të çështjeve ku ka marrë pjesë, por Faskaj ka qenë pjesë e trupave gjykuese në vetëm 5 çështje.
Në krahun e “të butëve” është Firdes Shuli e cila në 82 për qind të vendimeve ka qenë pro konfirmimit të gjykatësit apo prokurorit të shqyrtuar. Pas saj me 79 për qind vendime pozitive është Roland Ilia, Suela Zhegu me 67 për qind dhe Pamela Qirko me 62 për qind. Me më shumë konfirmime se shkarkime janë edhe Genta Tafa (Bungo) drejtues e KPK-së, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komiçi.
Nga të dhënat e publikuara nga ISP rezulton se ka ndërkohë një ndarje të qartë gjinore mes atyre që shkarkohen dhe atyre që konfirmohen. Përqindja e gjykatësve dhe prokurorëve burra që ia dalin të kalojnë me sukes procesin e rivlerësimit është shumë më e ulët se ajo e kolegeve të tyre gra.
Sipas ISP vetëm 39 për qind e meshkujve gjykatës dhe prokurorë të përfshirë në proces rivlerësimi janë konfirmuar. Përkundër kësaj 69 për qind e femrave gjykatëse dhe prokurore kanë kaluar me sukses procesin e vetingut.
Ndërkohë sipas ISP megjithëse vendimarrjet e KPK dhe të strukturave të tjera të rivlerësimit janë të pavarura, “në disa raste ka pasur debate dhe kritika publike nëse vendimmarrjet bazoheshin në standard të njëtrajtshme për subjekte të ndryshme të rivlerësimit dhe nëse ka pasur ndërhyrje nga jashtë në vendimmarrje”.
Raporti thekson se në të paktën katër raste Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Komisioneri Publik kanë apeluar vendimet e KPK-së, ndërsa në pesë raste vetë komisioni ka qenë i ndarë duke marrë vendime me shumicë votash.
Raporti po ashtu vlerëson ndikimin e krijuara nga zbatimi i reformës në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe mosngritjen e institucioneve të reja. Duke përllogaritur kohën e marrë për rivlerësim deri tani ISP thotë se emërimet në këto institucione mund të fillojnë në vjeshtë të këtij viti. /Birn