Aktualitet

Shkarkohet prokurori i krimeve të rënda: U “kruajt” me Saimir Tahirin

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit  ka kërkuar  shkarkimin e prokurorit të Krimeve të Rënda Gentian Osmani, i cili njihet si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit Saimir Tahiri. Kërkesa për shkarkimin e tij vjen pasi Osmani u konfirmua në detyrë nga KPK pak javë më parë.

Rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Gentian Osmani, ONM-ja ia ka paraqitur sot Komisionerëve Publikë. Komisioneri Publik do ta shqyrtojë rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit pasi t’u jetë njoftuar vendimi me shkrim i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Bazuar në pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publik.

Bazuar në pikën 1, të nenit 63, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankim pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Sipas raporteve të KPK-së, Osmani nuk kishte probleme me pasurinë, duke u konfirmuar edhe nga DSIK për pastërtinë e figurës dhe përshtatshmërinë për të qënë prokuror. Osmani është i njohur si prokurori që kërkoi arrestimin e ish-ministrit  të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shkarkohet prokurori i krimeve të rënda: U “kruajt” me Saimir Tahirin Read More »

Bllokohen 27 ton miell gruri më origjinë greke, dokumentacioni nuk garanton sigurinë

Një sasi prej 27 ton miell gruri më origjinë greke për shkak se nuk kishte fletë analizë që konfirmon sigurinë e produktit është bllokuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

“Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Gjirokastër gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kakavijë konstatoi se një subjekt i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri” kishte pa rregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën. Saktësisht, fleta e analizës e paraqitur nga subjekti nuk korrespondonte me të dhënat e stampuara në thasët e miellit të grurit. Pra, nuk vërtetohej se kjo fletë analize i përkiste këtij produkti si dhe nuk garanton sigurinë dhe cilësinë e miellit që do të hynte në tregun tonë. Për më tepër subjekti nuk dispononte në gjuhën shqipe certifikatat e sigurisë ushqimore bazuar legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftimin e AKU.

AKU thotë se do të ndjek procedurat doganore për kthimin në origjinë.

Më tej në njoftim thuhet se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën sërish thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Bllokohen 27 ton miell gruri më origjinë greke, dokumentacioni nuk garanton sigurinë Read More »

WOW, do aktivizohet ‘El Ninjo’! Sinoptikanët: Në nëntor dhe dhjetor, Shqipëria do…

Sipas eksperteve të meteorologjisë ndërkombëtare, këto temperatura ekstreme që kanë përfshirë gjithë Europen janë të ndikuara nga ngrohja globale, por meteorologët shqiptarë thonë se për Shqipërinë këto temperatura nuk janë të jashtëzakonshme.

“Ne prezencë të El Ninjos këto temperatura në kontinentin europian do të ishin të justifikueshme, pasi tre vitet e fundit fenomeni El Ninjo ka qenë prezent në kontinentin europian rrjedhimisht dhe në territorin shqiptar ka shënuar temperatura shumë të larta, mbi 40 gradë dhe 43 gradë në zona shumë specifike…”

Edhe pse vapa ka qene përvëluese, El Ninjo thonë meteorologët këtë verë ka qenë i heshtur, dhe riaktivizimi i tij pritet te sjellë mot të ngrohtë edhe në nëntor.

“Me 85 % siguri parashikohet që El Ninjo të aktivizohet pjesërisht gjatë muajit Gusht dhe pjesën e mbetur të vitit 2018, pritet që moti të vijojë më i ngrohtë se sa normale dhe pritet që dhe për muajt Nëntor-Dhjetor reshjet të jenë më të larta se sa norma në territorin shqiptar.”

WOW, do aktivizohet ‘El Ninjo’! Sinoptikanët: Në nëntor dhe dhjetor, Shqipëria do… Read More »

Qeveria e ka vënë me shpatulla pas murit, kjo grua bën deklaratën e fortë

“Ky shkelës i ligjit, dy herë i arrestuar nga policia në harkun kohor të pak muajve, lihet përsëri në shtëpi nga gjykata, falë gjyqtares Herila Çela”, do të shprehej zv.ministër i Drejtësisë një ditë më parë.

Por, siç tregon dosja që Top Channel disponon, masa e arrestit ndaj Taulant Manajt fillimisht nuk është ndryshuar nga gjyqtarja Herila Çela, por nga një treshe gjyqtarësh të Apelit të Vlorës, të cilët vlerësojnë se Prokuroria nuk ka sjellë prova që të vërtetonin se i dyshuari kishte pasur armë.

Për këtë fakt, ndaj këtyre gjyqtarëve dhe Prokurorisë nuk pati asnjë denoncim. Siç thuhet në dokumentacion, pasi 28-vjeçari ka thyer masën, ai është kapur nga policia sërish me armë. Fillimisht gjyqtarja Çela ka vendosur “arrest me burg”, për ta zbutur më pas në “arrest shtëpiak”, për shkakun se pas veprimeve hetimore të Prokurorisë nuk u gjetën gjurmë të të dyshuarit.

Por, a është ky vendim i duhuri, kur ndaj këtij shtetasi rëndojnë disa vepra?

TCH: Jeni e bindur që keni dhënë një vendim në bazë të provave?

Gjyqtarja Herila Çela: Absolutisht që po, jam e bindur për këtë. Është paraqitur kërkesa dhe, gjithçka që kam depozituar dhe çfarë është administruar në dosjen gjyqësore janë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Vlorës. Unë nuk kam asnjë koment më shumë për të bërë. Jam e përgjegjshme absolutisht me vendimin dhe vendimmarrjen. Jam bazuar në provat që janë paraqitur në seancën gjyqësore nga ana e Prokurorisë.

Sipas gjyqtares, Prokuroria duhej ta kishte vendosur në dijeni edhe për episodin e parë, duke mos i veçuar fashikujt hetimorë. Pas sulmeve të qeverisë, reagimi i Çelës në kohë vettingu është edhe një apel për institucionet që të kryejnë verifikimin e duhur.

“Unë di të them se kam 20 vite në sistem. I kam dhënë zemrën e shpirtin drejtësisë. Unë jam e hapur të vijnë kontrolle, të vijnë të verifikojnë nga Ministria apo nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Nga kushdo që e sheh të arsyeshme”, deklaron më tej gjyqtarja Herila Çela.

Qeveria e ka vënë me shpatulla pas murit, kjo grua bën deklaratën e fortë Read More »

Vuçiç del hapur: Dua ndarjen e Kosovës, ky është qëllimi im

Debatet në Kosovë janë nxehur bashkë me temperaturat këto ditë dhe javë të fundit, ndërkohë që frazat më të përsëritura janë ndarje, shkëmbim territoresh apo korrigjim kufijsh.

Presidenti Hashim Thaçi, flet për korrigjim kufijsh dhe bashkim të Preshevës me Kosovën, e gjithë kjo në mënyrë paqësore, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj thotë se kufijtë janë përcaktuar me luftë dhe vetëm me luftë mund të ndryshojnë.

Opozita ndërkohë ka qëndrimet e veta me LDK që thotë se do të kërkojë një interpretim nga gjykata kushtetuese për deklaratat e pamatura, siç i quan ajo, të presidentit. Ndërsa në anën tjetër të kufirit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, thotë hapur se preferon ndarjen e Kosovës përgjatë linjave etnike.

‘Unë mbështes ndarjen e Kosovës, kjo është politika ime’, ka thënë Vuçiç për televizionin lokal N1 të enjten.

‘Të kesh një territor që askush nuk di si ta trajtojë, ose që shërben gjithnjë si burim konflikti të mundshëm, nuk është diçka e mirë. Qartazi, Beogradi do të donte të kishte të tijën Mitrovicën e Veriut, me shumicë serbe, ndërsa Thaçi flet për bashkim me Kosovën të Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare’, ka thënë Vuçiç.

Kanë qenë vetë drejtuesit lokalë të Preshevës ata që e kanë artikuluar qartë dëshirën e tyre por, ndërsa flasin për bashkim, edhe këtu ka një kleçkë. Lugina e Preshevës përbëhet nga komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, me këtë të fundit që drejtohet nga serbët, dhe në rast të një korrigjimi kufijsh, mund të mbetej jashtë./korrieri

Vuçiç del hapur: Dua ndarjen e Kosovës, ky është qëllimi im Read More »

Ish- shefi i SHIKUT plas bomben: Ju tregoj lidhjet e Berishës me Milosheviçin dhe serbët

Ditët e fundit debati politik në Shqipëri dhe përtej saj, është përqendruar tek akuzat e ndërsjellta mes Hashim Thaçit dhe Sali Berishës.

Presidenti kosovar i kujtoi Berishës lidhjet me Millosheviç dhe si e furnizonte ai Serbinë me naftë, edhe pse ishte në luftë me Kosovën.

Por si qëndron e vërteta e këtyre lidhjeve? Ish-kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi hodhi, thotë se bëmat e Berishës në këtë çështje tregojnë se ai ka lidhje me Millosheviç.

“Unë nuk mund të them sepse Berisha këto lidhje, edhe nëse ka patur, i ka bërë në mënyrë të kujdesshme.

Por, duke marrë të gjitha sjelljet e tij, qoftë kjo që po diskutohet sot, thyerja e embargos për Jugosllavinë tregon që ka lidhje. Shiko e ka thënë edhe Bullatoviç, një nga personazhet më kryesorë të asaj kohe.

D.m.th bëmat e Berishës tregojnë që ai ka pasur lidhje. Mesa duket ky ka gisht sepse ky ka përfituar nga kjo punë”, tha për Sot, Fatos Klosi.

Sipas tij, nëse vëzhgohen deklaratat apo veprimet e ish-kryeministrit, arrin në përfundimin e lartpërmendur.

“Për sa kohë veprimet e Berishës, sidomos kjo puna me embargon, kanë qenë në favor të Jugosllavisë në atë kohë, është e qartë që Berisha nuk e ka bërë ashtu siç e kam dëgjuar edhe unë që “e çoi naftën në Jugosllavi që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe të ngroheshin gjatë dimrit”.

Broçkull çdo gjë. Po të mos e kisha dëgjuar këtë shprehje unë, do ta kisha harruar vërtetë që Berisha është prononcuar”, u shpreh Fatos Klosi.

Ish- shefi i SHIKUT plas bomben: Ju tregoj lidhjet e Berishës me Milosheviçin dhe serbët Read More »

Deri kur do vazhdojnë temperaturat përvëluese? Sinoptikanët japin alarmin

Dje, sot dhe t premtja parashikohen të jenë tre ditët më të nxehta të verës, ditën e djeshme termometri ka regjistruar 39 grade Celcius, e po aq pritet të shkoje në maksimun edhe sot, po ashtu edhe përgjatë të premtes.

Nga dita e diel e në vazhdim deri në fund të muajit presim që termometri të regjistroje maksimalisht 37 apo 38 grade Celcius. Nuk presim ndryshime shumë të ndjeshme të kushteve atmosferike deri në fund të muajit, pjesërisht moti do të jetë i  kthjellët. Pjesa e dytë e ditës, pritet të ketë vranësira, duke rrezikuar shira të izoluar, gjë e cila nuk do të ndikojë në uljen e vlerave termike gjatë mesditës.

Sipas eksperteve të meteorologjisë ndërkombëtare, këto temperatura ekstreme që kanë përfshirë gjithë Europen janë të ndikuara nga ngrohja globale, por meteorologët shqiptarë thonë se për Shqipërinë këto temperatura nuk janë të jashtëzakonshme.

Ne prezencë të El Ninjos këto temperatura në kontinentin europian do të ishin të justifikueshme, pasi tre vitet e fundit fenomeni El Ninjo ka qenë prezent në kontinentin europian rrjedhimisht dhe në territorin shqiptar ka shënuar temperatura shumë të larta, mbi 40 gradë dhe 43 gradë në zona shumë specifike…

Edhe pse vapa ka qene përvëluese, El Ninjo thonë meteorologët këtë verë ka qenë i heshtur, dhe riaktivizimi i tij pritet te sjellë mot të ngrohtë edhe në nëntor.

Me 85 % siguri parashikohet që El Ninjo të aktivizohet pjesërisht gjatë muajit Gusht dhe pjesën e mbetur të vitit 2018, pritet që moti të vijojë më i ngrohtë se sa normale dhe pritet që dhe për muajt Nëntor-Dhjetor reshjet të jenë më të larta se sa norma në territorin shqiptar.

Deri kur do vazhdojnë temperaturat përvëluese? Sinoptikanët japin alarmin Read More »

Niko Peleshi shkon në festën e birrës me modelen bukuroshe, shikoni fotot që lënë pa fjalë

Festa e Birrës ka startuar në Korçë. Me qindra qytetarë janë ndisur drejt qytetit juglindor për tu bërë pjesë e traditës korçare, po jo vetëm qytetarë.

Dhe mes të pranishmëve të shumtë, në festën e mbrëmshme ishte dhe Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, i shoqëruar nga familja e tij.

Niko Peleshi ka publikuar foto nga festa, ku duket dhe vajza e tij Aleksia, me profesion modele.

Në fakt, Alesia nuk është aspak e panjohur për publikun, pasi jo pak herë është bërë kryetemë e mediave rozë.

Teksa Korça do jetë ‘flakë’ në 5 netët e organizimit të saj, nga dita e djeshme deri në 12 gusht.

Niko Peleshi shkon në festën e birrës me modelen bukuroshe, shikoni fotot që lënë pa fjalë Read More »