Aktualitet

Doni të aplikoni për vizë? Ambasada Amerikane: Kemi hequr një prej kushteve që duheshin plotësuar

Të gjithë shqiptarët që janë të interesuar për të aplikuar për vizë turistike në SHBA, atëherë nga sot e tutje do të kenë një kusht më pak për të plotësuar. Në një njoftimt të ambasadës amerikane në Tiranë thuhet se, tani nuk ka nevoje as per garanci financiare, as per dokumente te tjera ne mbeshtetje te aplikimit.

“Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi!”- njofton amabasada.

Postimi i ambasades 

Nuk keni nevojë për garanci financiare ose dokumente të tjera në mbështje të aplikimit tuaj për vizë turistike për në Shtetet e Bashkuara. Vendimet tona bazohen tek intervista, ndaj ejani të përgatitur për t’iu përgjigjur disa pyetjeve dhe lërini dokumentet në shtëpi! 👉 #PyetAnnën

Doni të aplikoni për vizë? Ambasada Amerikane: Kemi hequr një prej kushteve që duheshin plotësuar Read More »

Harrojeni Zvicrën/ Kjo mrekulli gjendet në Shqipëri! Shikoni ku ndodhet

Ta mendosh se Shqipëria do ketë 1 milionë banorë pas një dekade. Për shumëkënd është e paimagjinueshme që vazhdon të zbrazet një vend që i ka të gjitha.

Jo vetëm detin, por edhe malet janë spektakolare. Këto foto nuk vijnë nga Zvicra.

Ato janë bërë në malet e Kukësit, në zonën e Novosejit. Fotot janë postuar nga faqja ‘Prodhuar në Kukës’.

Harrojeni Zvicrën/ Kjo mrekulli gjendet në Shqipëri! Shikoni ku ndodhet Read More »

BE kërkon arrestime të niveleve të larta, në Tiranë ekspertë gjermanë për zbulimin e parave të pushtetarëve

Ndërkombëtarët kanë nisur përgatitjet për arrestime në nivele të larta. Bashkimi Europian ka kërkuar të ngrihet SPAK dhe të ketë arrestime pushtetarësh. Prej afro një muaji një grup ekspertësh pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave kanë qendruar në Gjermani, ku janë trajnuar për të zbuluar paratë e pushtetarëve shqiptarë.

Mësohet gjithashtu se në Tiranë kanë mbërritur ditët e fundit një grup ekspertësh gjermanë dhe nga vende të tjera të BE që po shohin nga afër dosjet që ka Drejtoria e Pastrimit të Parave. Ata po kryejnë trajnime dhe po japin asistencë për të goditur në nivelet më të larta.

Gazeta ”SOT” shprehet se DPPPP ka në dorë dosje për një numër të madh zyrtarësh. Për shkak të lidhjeve politike dhe për shkak të efikasitetit të dobët të prokurorisë, ato dosje asnjëherë nuk kanë shkuar pranë organeve të drejtësisë. Aty përmenden emra politikanësh, deputetësh, ministrash, gjyqtarësh e prokurorësh që kanë pasuri të dyshimtë brenda e jashtë vendit. Ka shumë nga ata që kanë dërguar paratë në Londër, Zvicër e shtete të tjera, por që shumica janë zbuluar. Teksa BE kërkon goditje në nivele të larta, duket se tashmë do hyjë në lojë Drejtoria e Pastrimit të Parave. Një shembull është Adriatik Llalla. Ishte kjo drejtori që kishte kopsitur dosjen e tij prej vitesh dhe sapo nisi lufta mes tij dhe SHBA dhe në media po dilnin aferat, atëherë të dhënat ju vunë në dispozicion prokurorisë. Fatin e Llallës mund ta kenë dhe shumë emra të tjerë në nivele të larta.

15 politikanë të dyshuar për pastrim parash

Një pikë mjaft interesante e raportit vjetor të DPPPP për vitin 2017 është ajo që zbulon përfshirjen e politikanëve në transaksione. Në raport shkruhet se gjatë vitit që lamë pas, plot 15 persona të ekspozuar politikisht (PEP) janë të përfshirë në transaksione të dyshimta. Në rast se bëjmë një krahasim të vogël me vitin 2016, kuptohet që përgjatë vitit të shkuar numri i njerëzve që kanë lidhje me politikën është rritur në 2017. Më konkretisht, në 2016 kanë qenë vetëm 4 persona të ekspozuar politikisht të përfshirë në transaksione të dyshimta, ndërsa në 2017 ky numër ka shkuar në 15.

Ndërkohë, disa nga metodat e tjera që përdoren nga pushtetarët për pastrimin e parave janë edhe kryerja e një aktiviteti ekonomik fiktiv, këmbimet valutore në vlera të larta (17 raste gjatë 2017), përdorimi i dyshimtë i kredive bankare (4 raste në 2017) apo edhe mashtrimi kompjuterik ku gjatë 2017 janë konstatuar 16 raste të tilla. Ndër të tjera, në raport thuhet se për disa kategori të subjekteve raportuese vërehet zgjerim i fokusit të analizave që ata kryejnë, duke përfshirë jo vetëm transferta të shpeshta dhe në vlera të larta, por edhe raste të dyshimta për transferta të kryera me vende të cilësuara me risk për trafikim të lëndëve narkotik.

BE kërkon arrestime të niveleve të larta, në Tiranë ekspertë gjermanë për zbulimin e parave të pushtetarëve Read More »

Pak ditë pas ngjarjes në Selenicë, pedagogu bën propozimin që nuk ua kishte marrë mendja. Ai thotë se…

Kasaphana që ndodhi në Selenicë ka nevojë për reflektim të të gjithë shoqërisë. Pavarësisht specifikave të ngjarjeve makabër, ato kanë mjaft të përbashkëta. Shoqëria në mënyrë konstante po kalon dhe po krijon gjendje depresive. Të gjitha ngjarjet përgjatë këtyre 25 viteve kanë të përbashkët mungesën e pjesës sociale të këtyre individëve.

Individët nuk arrijnë ekuilibrat e mjaftueshëm socialë dhe ata emocionalë për të marrë vendimet dhe veprimet e caktuara, shprehet profesori i njohur i psikologjisë sociale. Ata nuk arrijnë pjekurinë e nevojshme sociale dhe emocionale ..e kanë të vështirë të orientojnë emocionet e veta, dëshirat, pasionet, instinktet, agresivitetin, sepse ju ka munguar pjesa sociale, ajo që kontrollon përgjegjësinë e çdo individi.

Kështu që tipa të tillë, që janë të izoluar, të vetizoluar, që jetojnë kryesisht me veten dhe jo me të tjerët, janë të predispozuar të kryejnë veprime antisociale. Shoqëria është një faktor shumë i rëndësishëm i stabilitetit mendor të individit… Ndoshta sociologu e ka fjalën për një shoqëri të organizuar dhe jo për shoqërinë tonë kaotike, ku shteti nuk ka arritur të kryejë asnjë rol në ndërgjegjësimin e saj. Në këtë kontekst, qëllimi i këtij shkrimi është për të debatuar rreth idesë së shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Përse shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Vendi i vetëm dhe koha më e mirë ku individi mund të marrë aftësitë për t’u bërë dhe ndjerë pjesë e komunitetit është shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Sigurisht për çfarë përmendet më lart është më pak çështje ushtarake… Por ndërkohë që roli i familjes po dobësohet gjithnjë e më tepër, ai i shkollës po sulmohet nga gjendja virusale e përgjithshme e shoqërisë, e shtetit që edhe pas 25 vitesh nuk ka arritur të qartësojë raportet e tij me individin dhe shoqërinë atëherë kaosi është i vetmi faktor që është prezent në gjithë rritjen dhe formimin e një individi.

Ku po shkojmë e çfarë duhet të bëjmë? Nuk ka receta por mund të mësojmë nga përvoja dhe nga të tjerët. Janë kushtet kur shërbimi ushtarak më së paku, por jo vetëm, mund të rekomandohet si një preventiv afatgjatë në problemin që po diskutojmë. Është si një antidote që mund t’i vijë në ndihmë shoqërisë, që tashmë duket e helmuar që në qelizë. Të tjerë më parë janë shprehur se në një vend ku nuk ekziston asnjë institucion formal apo joformal i shoqërizimit, përveç stadiumeve të futbollit, shërbimi i detyrueshëm është i vetmi institucion që mund të vendosë qytetarët e vet në mënyrë të barabartë përballë të njëjtës ndjenjë përgjegjësie.

Të rinj/të reja, që vijnë që nga shtresa super të pasura deri në ato ekstremisht të varfra mund të jenë në një vend e në një kohë ku të ndihen të barabartë përballë një përgjegjësie më të madhe seç përfaqësojnë veç e veç. Të ndjerët të barabartë do t’i sensibilizojë edhe më shumë se kur ndjekin një ndeshje të kombëtares.

Shërbimi ushtarak ju jep mundësi të sfidohen dhe të sensibilizohen përballë të njëjtës përgjegjësi, që është më e madhe se individët, më thellë se besimet, më shumë se kulturat, apo të barabartë me sakrificën. Nuk është vetëm ajo që do të ndjejnë , por më tepër ajo që individët dhe shoqëria përfiton e në këto kushte, shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër, në ndjenjën dhe sjelljen sociale të individit në një shoqëri të dërrmuar në të gjitha nivelet e vlerave të saj.

Në ditët e sotme asnjë institucion tjetër, veç ushtrisë nuk mund ta zhvilloj këtë proces. Ajo ka aftësinë, kapacitetet dhe eksperiencën për ta kryer ketë detyrim. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak mundëson që njerëzit të ndihen së bashku, sidomos kur përballen me sfida apo kërcënime të identitetit, me ndarje kulturore apo religjioze, politike apo ideologjike, nga çfarëdo lloj drejtimi, që mund të veprojë. Ai ua mundëson të rinjve për të mësuar dhe trajnuar së bashku, duke mundësuar që të ndajnë eksperienca të përbashkëta. Më tej, ndihmon të kuptuarit e përgjithshëm për jetesën, vështirësinë dhe përgjegjësinë, që thuajse është e nevojshme për çdo lloj angazhimi të mëvonshëm. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak nuk nxit nacionalizmin, por ndërgjegjëson qytetarët e vet për konceptin real të kombit dhe përgjegjësinë e secilit për vendin tënd.

A ndihmon shërbimi ushtarak në këtë model shoqërie? – Shërbimi ushtarak ofron përvoja të paçmueshme për çdo individ. Ai është një ndryshim i rëndësishëm nga përvojat e mëparshme për të rinjtë/të rejat; një ndryshim në perspektivë që mund t’i ndihmojë ata të shohin të ardhmen në një nivel tjetër nga ai spontan, të frymëzojë ata që të jenë më serioz, të përballen me probleme duke respektuar veten dhe të tjerët, dhe të nxisë një ndjenjë më të madhe të interesit, por edhe përgjegjësisë qytetare. Për të rinjtë (por jo vetëm) shërbimi i detyrueshëm kthehet në një benefit që prodhon cilësi të rëndësishme për shoqërinë, po aq të dukshme sa edhe të karakterit të individit.

Dhe vërtet, gjatë shërbimit të detyrueshëm , të rinjve iu mësohet jo vetëm respektimi i autoritetit, i vetëdisiplinës, të sjellurit dhe punuarit në grup, por edhe aftësi të tjera, të përballjes me problemin dhe vështirësinë, aftësi menaxhuese apo drejtuese, cilësi këto për të cilat shërbimi i detyrueshëm është unik. Në të kundërt, mungesa e tyre, edhe siç po provohet dita-ditës, po kthehet në një fenomen virusal.

Shërbimi ushtarak nxit ndjenjën e ndërgjegjes kolektive qytetare, një fenomen i dërrmuar aq rëndë nga ndasitë politike, kulturore, religjioze, të origjinës apo të vendlindjes. Shoqëria jonë gjithmonë e më tepër po demonstron frikshëm ndarjet dhe dallimet sociale. Asnjë strukturë institucionale nuk përballet me fenomenin. Shërbimi i detyrueshëm është një ambient ku mundësohet që dallimet të shkrihen dhe unifikohen.

Shërbimi ushtarak është një terren i të gjithëve, të atyre që vijnë nga shtëpitë e pasura dhe të varfra, nga grupe religjioze të ndryshme e me praktikë në besime fetare, por edhe laike, me ngjyra të ndryshme të lëkurës, të zgjuar, apo edhe të ngadalshëm, me aftësi të kufizuara, por edhe të shëndetshme, të guximshëm dhe hezitues. Shërbimi i nxit të gjithë brenda një procesi më të njëjtin standard, duke i trajtuar në mënyrë të barabartë, duke i vendosur nën të njëjtat kërkesa dhe duke iu besuar të njëjtat përgjegjësi të mëdha, pavarësisht nga besimi, përkatësia, gjendja sociale apo etiketat e përkatësive të tjera.

A ka NATO, apo BE standard për modelin e shërbimit ushtarak? – JO. Ideja e heqjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak mori për bazë veç të tjerash edhe ‘rekomandimet’ e NATO-s. Kjo nuk ka qenë asnjëherë e vërtetë. Vendet anëtare të NATO-s apo BE aplikojnë modele, që përcaktohen tërësisht në referenca kombëtare.

Nuk ka kërkesë standarde të NATO-s apo BE, që përcaktojnë modelin e shërbimit. Danimarka, Norvegjia, Greqia, Turqia e anëtarë të tjerë në NATO zbatojnë modelin e shërbimit të detyrueshëm. Franca dhe Gjermania shumë shpejt do të aplikojnë shërbimin e detyrueshëm. Edhe vende të tjera europiane, jo anëtare të NATO-s, Austria, Finlanda, Suedia, Zvicra etj., zbatojnë shërbimin e detyrueshëm.

Nga Kristaq Xharo

*Kristaq Xharo ka titullin ‘Profesor’ dhe është pedagog për Çështjet e Sigurisë në UET

Pak ditë pas ngjarjes në Selenicë, pedagogu bën propozimin që nuk ua kishte marrë mendja. Ai thotë se… Read More »

Mund të kthehej në tragjedi, fëmijët e çerdhes në Tiranë shpëtojnë për mrekulli

Një çerdhe e ndodhur në zonën “Ali Demi” në Tiranë është përfshirë nga një shpërthim mëngjesin e sotëm. Shpërthimi mësohet se ka ndodhur në dhomën ku mbaheshin bombolat e gazit.

Burimet bëjnë me dije se nga shpërthimi i gazit është dëmtuar edhe një pjesë e murit të çerdhes. Fatmirësisht nuk ka të dhëna për të dëmtuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin. Sakaq, mësohet se mëngjesin e sotëm çerdhja ka vijuar normalisht punën.

Mund të kthehej në tragjedi, fëmijët e çerdhes në Tiranë shpëtojnë për mrekulli Read More »

53 “Harunët” e PD në rrethe nuk pranojnë zgjedhje me rivalë, i “tredhuri” Basha shtyn zgjedhjet pas qershorit 2019

Tmerri nga puçi “Berisha” dhe “salinjtë” e rretheve që i bëjnë presion: Duam rikonfirmim formal si kryetarë, nuk i lëshojmë kolltukët
Pas pazarit që finalizoi me Berishën më 23 korrik 2013, Lulzim Basha trashëgoi fronin e kryetarit të PD, duke spostuar të ndjerin Sokol Olldashi, me vota të manipuluara.

Për të pasur siguri të plotë e të përjetshme, në këtë post të dhuruar e grabitur, ai zbatoi skemat djallëzore “spastrim-sundim” të “Plakut Mere“ Sali Berisha dhe në janar 2014, nisi procesin e zgjedhjeve për strukturat drejtuese të PD në rrethe, të cilin e përfundoi në muajin gusht 2014.

Para 4 vitesh, Basha e strukturoi “hartën” e PD, vetëm me 39 degë në 39 bashki dhe me 15 degë në njësitë administrative në Tiranë, duke shkrirë dhe bashkuar degët e PD në 22 bashki, ku partisë i kishin mbetur anëtarë, vetëm sa për “1 furgon 8+1”.

Pas përcaktimit të degëve në zona, Luli (dmth Saliu) caktoi deputetë-langojtë e tij, si koordinatorë (sekserë) zgjedhjesh për çdo degë, të cilët kishin detyrë të përcaktonin, se cilët duhej të ishin kryetarët, sekretarët dhe anëtarët e kryesive në rrethe, me qëllim që të vendoseshin njerëz me “2 B”: Besnik-të Bindur, por në ato zgjedhje, të cilave u ka skaduar afati prej 2 vitesh, u vunë përballë dy grupe të kundërta morale, të PD:

  1. Demokratët e rinj intelektualë, të qytetëruar e me reputacion, që nuk kishin asnjë lidhje me llumin e parti-pushteteve të PD-Klikës së kalbur e të qelbur “Berishiste”, të cilët kandidonin për herë të parë si kryetar e anëtarë kryesie të PD, me platforma standardesh demokratike.
  2. “Mbetjet” e PD të epokë-xhunglës 1992-2013, të cilët prej 23 vitesh kishin uzurpuar degët e PD në rrethe, ose ishin rikthyer me porosi e urdhër, për t’i uzurpuar përsëri strukturat në zona, si vazhdimësi e klanizimit të kësaj partie “prostitutë” politike, që ka “dhjerë” idealin e “Dhjetorit ‘90” dhe kauzën anti-komuniste të të përndjekurve politikë e (ish) pronarëve.

Zgjedhjet e 2014-ës në PD, u quajtën “gjithë-përfshirëse”, paçka se në krye të 972 seksioneve, grup-seksioneve dhe 53 degëve të PD në rrethe, nuk u zgjedh asnjë femër kryetare, madje edhe ato 25 zonja e zonjusha që kandiduan, u përballën me presionet dhe makinacionet e “Harunëve”, të cilët i “spostuan”.

Mirëpo tani, Luli është futur në siklet, prej presionit të 53 “Harunëve” që ka graduar vetë nëpër rrethe, aq sa prej 2 vitesh nuk po organizon dot zgjedhjet e PD në zona, duke i shtyrë në çdo 3 e 6 muaj, për shkak se “Harunët” e tij në rrethe, refuzojnë të bëjnë zgjedhje me kandidatë të tjerë rivalë përballë tyre, duke kërkuar rikonfirmim formal në detyrë, me konferenca tip “Edi Rama”.

Frika nga një puç i pritshëm i Sali Berishës, për ta rrëzuar nga froni i PD, shfaqur në në presionin që po i bëjnë “Salinjtë” dhe ”Harunët” e rretheve, ka detyruar të “tredhurin” Lulzim Basha, që zgjedhjet në PD, të planifikuar në maj-qershor 2018, t’i shtynte për në shtator-tetor 2018, por informacionet nga “Çeta” e Lulit, thonë se zgjedhjet e PD në rrethe, do të shtyhen e zhvilohen pas zgjedhjeve lokale të 2019-ës./Pamfleti

53 “Harunët” e PD në rrethe nuk pranojnë zgjedhje me rivalë, i “tredhuri” Basha shtyn zgjedhjet pas qershorit 2019 Read More »

Berisha i dha Damir Fazlliç ‘Porto Romanon’ dhe ‘Pullat Fiskale’, bllokoi për të Interkoneksionin e energjisë Shqipëri-Kosovë, shkeli ligjet dhe Kushtetutën

Ish kryeministri që “përgjërohet” për fatin e Shqipërisë dhe Kosovës, në 8 vitet e tij në qeverisje s’ka lënë koncesion pa i dhënë serbo-boshjakut Damir Fazlliç, me ortakë Argita Berisha Malltezi dhe Shkelzen Berisha. Pas bllokimit, Fazlliç, interkoneksionin Kukës-Prizren e mori nga Rama
Sali Berisha në tetë vitet e qeverisjes së tij, katër vite me aleatët e djathtë dhe katër vite me Ilir Metën, ka dhënë gjithçka me koncesion, duke filluar nga Porto Romano e deri te ‘Pullat Fiskale’.

Dhe gjatë tërë kësaj periudhe ka qënë vetëm një partner i besueshëm me të cilin ka bashkëpunuar ngushtë, miku i tij serbo-boshnjak Damir Fazlliç.

Kuptohet bashkë me të kanë qënë ndërmjetës dhe përfitues direkt dhe fëmijët e ish kryeministrit, Argita Malltezi Berisha dhe Shkelzen Berisha. Të cilët kanë qënë të përfshirë në të gjitha aferat e mundshme në tetë vitet e qeverisjes së babait të tyre Sali Berisha.

Serbo-boshnjaku  Damir Fazlliç dhe Argita Berisha Malltezi, miku dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha  kanë përfituar 1,75 milionë euro nga shitblerja e tokave në zonën e Porto Romanos, pasi kishin informacion paraprak se zona do shndërrohej në park energjetik.

Një përfitim me një “dorë”, sepse Berisha me një vendim qeverie pas blerjes së Porto-Romanos nga Fazlliç dhe Argita, e shpalli atë park energjetik, madje miratoi dhe ndërtoi dhe rrugën për tek kjo tokë, e blerë më parë badihava nga dyshja në fjalë.

Por më “spektakolar” ka qënë Sali Berisha në përfitimin nga paratë e shtetit përmes mikut të tij serbo-boshnjak Damir Fazlliç, vetëm disa ditë pas masakrës së 21 janarit 2011 kur u vranë katër demonstrues të opozitës së asaj kohe para kryeministrisë.

Në ditët më dramatike të Shqipërisë pas masakrës së 21 janarit, Kuvendi miratoi një koncesion që shkoi në favor të sekserit të familjes Berisha, Damir Fazlliç për dhënien e monopolit për Pullat Fiskale.

Formalisht koncesioni i jepej një kompanie amerikane, ndërsa kontrata u lidh me filialin e saj në Zvicër. Ekspertë ndërkombëtare e kanë quajtur kontratën të dëmshme për ekonominë shqiptare

Parlamenti shqiptar e votoi në fillim të shkurtit 2011 kontratën koncensionare mes Ministrisë së Financave e kompanisë “Sicpa Security Solution Albania” për dhënien e monopolit të prodhimit të Pullave Fiskale.

Përtej kalimit nga një monopol publik në një monopol privat, kjo kontratë duket se mbart në “background”-in e saj një marrëveshje të fortësh që u kurorëzua në Kuvend në fillim të shkurtit 2011, duke i dhënë fuqi me votat e deputetëve të maxhorancës së djathtë dhe të LSI.

Ministria e Financave zbardhi asokohe dhe lobuesit e kësaj kontrate monopoli mes shtetit shqiptar dhe korporatës amerikane “Sicpa Security”, ndërsa sërish shtytësi dhe ideatori i kësaj kontrate ka qenë Damir Fazlliç, miku serbo-boshnjak i ish kryeministrit Sali Berisha.

Damir Fazlliç kishte propozuar dhënien me koncesion të prodhimit të pullave fiskale, ndërsa në shkurt të 2010 gjithçka ishte gati dhe Ministria e Financave nisi tenderimin për ofertat. Më 5 shkurt 2010 morën pjesë në garë dy kompani për marrjen e këtij koncesioni, “De La Rue International Ltd” si dhe “Sicpa Security Solutions Sa”.

Më 26 qershor 2010 fituese u shpall kompania “Sicpa Security Solutions sa”, ndërsa rivalja e saj në garë kishte konsumuar edhe një ankesë te Avokati i Prokurimeve ku kishte pretenduar një “kurth” të ngritur prej komisionit të ofertave në lidhje me kriteret e dokumentacionit që duhej të përmbushte kjo kompani.

Një muaj më vonë më 7 korrik 2010 Ministria e Financave nisi negocimin e kontratës, që ishte parashikuar të nënshkruhej në mesin e muajit tetor 2010. E gjithë procedura e negocimit u kryen në një mungesë të plotë transparence.

Me këtë çështje janë marrë direkt Ministri i Financave dhe shefi i tij i kabinetit, si dhe dy këshilltarë të kryeministrit Berisha, së bashku me një studio ligjore në Tiranë që ishte dhe përfaqësuese legale e kompanisë “Sicpa Security”. Bëhet fjalë për studion e Argita Berishës.

Asnjë lojtar tjetër nuk ishte i përfshirë në këto negociata, as grupet e interesit, ndërsa ministria e Financave eleminoi çdo lloj tentative edhe nga ana e medias për të marrë informacion lidhur me ecurinë e negociatave.

Duket se negociatat nuk shkuan edhe aq mirë edhe pse palët punonin në fshehtësi totale, pasi ndryshe nga sa ishte parashikuar, kontrata nuk u nënshkrua në mesin e tetorit, por rreth një muaj më vonë.

Pikërisht në momentet e ngecjes së këtyre negociatave, në Tiranë është rishfaqur Fazlliç, kësaj here së bashku me ish- gjeneralin e NATO-s, Uesli Klark, për të lobuar në favor të kompanisë amerikane dhe për të shtendosur mosmarrëveshjet mes palëve.

Klark ka zhvilluar asokohe takim të posaçëm edhe me kryeministrin e vendit, Sali Berisha, ku i ka kërkuar që nënshkrimi i kontratës të mos vonohej më shumë, ndërsa ka lobuar pranë Saliut edhe në lidhje me disa pretendime të kompanisë për përqindjet e fitimit në prodhimin e Pullave Fiskale për asortimentet e akcizës dhe jo vetëm, siç janë alkooli, duhani, barnat etj.

Dy lobuesit duket se ia kanë dalë të marrin në kohë kontratën me kushtet që preferonte edhe kompania që pritej të merrte monopolin.

Një tjetër aspekt i lidhjes së kësaj kontrate lidhet me kompaninë konsulente të garës, të pajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa garë nga Ministria e Financave. Kjo kompani ishte “Field Fisher Ëaterhouse LLP” dhe ishte ngarkuar prej ministrisë së Financave që të hartonte procedurat për zhvillimin e garës për marrjen e koncesionit.

Dhe pajtimin e kësaj kompanie që do të hartonte “rregullat e lojës” për fitimin e koncesionit e ka sugjeruar i njëjti negociator që sugjeroi dhe fituesin, Damir Fazlliç. Kjo kompani konsulence, e sugjeruar nga Fazlliç, solli në Tiranë dy ekspertë të saj të quajtur Majkëll Krisik dhe Xhon Bridsman, të cilët asistuan Ministrinë e Financave gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë kontrata kishte probleme. Zgjidhja SICPA nuk është zgjidhje që lufton kontrabandën e duhanit dhe alkoolit, pasi shërbimi i SICPA-s eliminon produktet me pullë të falsifikuar, ndërsa në Shqipëri problem janë produktet pa pullë dhe jo ato me pullë të falsifikuar.

Ndërsa kredencialet e SICPA nuk janë më të mirat bazuar në raportin e OBSH-së dhe qeverisë amerikane etj, kompania ka pasur një skandal me abuzimin dhe fitimin e kontratës në Filipine çka shkaktoi dhe një skandal qeveritar.

Çmimi i ofruar në Shqipëri është tre herë më i lartë se ekzistuesi. Shteti humbet gati 60 përqind në krahasim me më parë aktualisht shteti merr 1 lek/pullë akcizë ndërsa në bazë të kontratës SICPPA do t’i japë shtetit 2 përqind të 3 lekëve/pullë akcizë ose 0.06 lekë/pullë.

Kompania nuk përfshihet në çmime TVSH-je dhe në taksa të tjera.

Kompania duke operuar në mungesën totale të transparencës mund të godasë dhe dëmtojë grupet e interesit për sa kohë që ka operuar pa bërë asnjë këshillim me askënd por duke operuar e privilegjuar në kontakt të drejtpërdrejtë me rangjet qeveritare. Ndërkohë që skandali konsistonte në faktin se Shqipëria do blejë Pullat Fiskale dy herë më shtrenjtë se vendet e tjera

E bllokoi Berisha për Fazlliç, Rama jep miraton Interkonjeksionin Kukës- Prizren

Qeveria shqiptare e drejtuar nga Rama, vetëm tre muaj pasi filloi punë, mori vendimin për ndërtimin e linjës së interkoneksionit me Kosovën, duke i dhënë fund makthit të krijuar nga qeveria Berisha, që e anuloi duke e lënë Kosovën në mëshirë të energjisë serbe./pamfleti

Berisha i dha Damir Fazlliç ‘Porto Romanon’ dhe ‘Pullat Fiskale’, bllokoi për të Interkoneksionin e energjisë Shqipëri-Kosovë, shkeli ligjet dhe Kushtetutën Read More »

Ilir Meta vesh bluzë me vija, bën ‘provën gjenerale’. Mbi një muaj ‘trajning’ në Veri për t’u mësuar me klimën e Reçit të Shkodrës

Shumëkush ka mbetur i habitur me qëndrimin e gjatë të Presidentit të Republikës Ilir Meta në Veri të vendit, ku i ka rënë disa herë kryq e tërthor nga Shkodra, Shkreli, Boga, Plava e Gucia e deri në gjirin e Bjeshkëve të Namuna.

Ilir Meta, asnjëherë nuk bën lëvizje boshe, pasi në këtë tur të stërgjatur në Alpet e Shqipërisë, nga Shkodra në Rugovë ai është njohur me këtë zonë dhe nuk përjashtohet mundësia që t’ia ketë vënë syrin për ta bërë ndonjë pikë turistike të tijën.

I punon mendja për biznes Ilirit, por dhe Monikës.

Por njëherësh ndoshta ka kaluar dhe mërzinë e mbylljes nga ana e Ramës e bizneseve të tij të mermerit dhe të guroreve teksa qeveria shpalli Park Turistik Malin e Tomorrit, ku ishin instaluar këto biznese.

Por teksa pamë në profilin e tij një foto me bluzë me vija burgu, mendojmë se e kemi gjetur arësyen se përse Ilir Meta ka mbi një muaj e ca që ka mbetur në malet e Veriut të vendit, sidomos në zonën e Mbishkodrës.

Ilir Meta me sa duket me këtë kostum burgu po bën “provën gjenerale” me shpresë të zotit për të qënë ndër banorët e parë të burgut të ri të Reçit në Shkodër, i ndërtuar me financim të BE dhe të qeverisë shqiptare.

Ndaj po kryen lëvizje ka një muaj andej rreth zonës së burgut të ri, ndoshta dhe për t’u mësuar me klimën e Reçit dhe për ta përballuar më me sukses jetën në qeli në këtë zonë./Pamfleti

Ilir Meta vesh bluzë me vija, bën ‘provën gjenerale’. Mbi një muaj ‘trajning’ në Veri për t’u mësuar me klimën e Reçit të Shkodrës Read More »