Nuk deshriron qe ta quajne dhe nuk e ndien veten hero. Edhe pse prej pak ditesh kane nisur ta quajnë të tillë. Një i ri i papunë shpëtoi dy vajzat binjake të 42-vjeçares Rudina Kishta nga Fieri e cila në një gjendje të rënduar psikike tentoi të mbyste në lumë dy 6-vjeçaret e saj dhe më pas dogji shtëpinë e bashkëjtuesit. Admir Murataj tregon me detaje atë që ndodhi pak metra larg vendit ku ai po peshkonte.
“Isha këtu dhe matanë ishte një burrë. Vjen një grua me dy kalamaj. Duke kaluar u hodh direkt në lumë. Një gocë e kishte në krah dhe një tjetër e kapi për flokësh”.
Murataj thotë se edhe priti derisa mbërriti policia e cila mori vajzat dhe shoqëroi 42-vjeçaren.
“Policia ka ardhur pas 5 minutash dhe mori gruan na e largoi nga fëmijët prapë. Gruaja tentoi t’i merrte fëmijët t’i mbyste në sy të policisë”.
Fshati Kaninë që qendron mbi Vlorë, me një pamje të mrekullueshme, mbi gjirin e Vlorës, në festen e saj tradicionale, për të pestin vit rradhazi. Organizuar në kalanë e Kaninës, për të përcjellë, vlerat histotike, kulturën, por edhe traditën, pjesë e aktivitetit edhe qindra qytetare, banore të zonës, por edhe pushues vendas dhe të huaj, të cilet kanë zgjedhur Vloren, për të pushuar dhe nuk mund të mungonin në një festë të tillë. Shoqeruar me muzikë, valle të zonës, por edhe të ftuar si parodistet e Vlorës, aktiviteti vje si një festë e të gjithë zonës, jo vetem Kaninës, por edhe të gjithë Vlorës. Mirenjohje dhe vleresim, për aktivitetin dhe mirenjohje e qakut të Vlorës, për grupin polifonik “Ismail Qemali” të Kaninës, dhe nga kryetari I bashkisë së Vlorës Dritan Leli.
Fshati I historisë dhe bukurisë Vlonjate, fshati I Ismail Qemalit dhe Donikës së Skenderbeut, me një pamje mbi Vlorë, që rrallë ke mundesi ta shohesh dhe shijosh, ka ringjallur prej vitesh festen tradicionale të fshatit, por që tashme nuk I perket vetem zonës, por të gjithë Vlorës. Një mundesi për të kaluar një mbremje ndryshe, por edhe të kesh mundësinë të viztosh kalanë e Kaninës dhe mbi të gjitha të shijosh pamjen e mrekullueshme të gjirit të Vlorës, me muziken e mrekullueshme të kengetarit Ervis Behari, lojen e parodisteve të Vlorës dhe kenget polifonike të zonës.
Vlora në festë dhe fshati Kaninë, në aktivitetin tradicional duke sjellë në kujtesë historinë dhe kulturen dhe bukurinë e një pamje që është me të vertetë e mrekullueshme.
24 KARATËSHI I HARRUAR
I rrethuar ndërmjet kontrastit të pemëve, rrjedhshmërisë së ujit të burimeve, rrugëve të dredhuara që sikur duan të mashtrojnë me thjeshtësinë e së bukurës natyrë përngjitur, gurëve të zinj e rrëpirave ku ngjit balta, ndodhet një fshat i quajtur Vithkuq. Me këtë pamje si të stisur ai të fton ta vizitosh. Rrethimi i dytë vjen nga shumëllojshmëria e pejizazheve historike kulturore që i japin identitet Vithkuqit. Pozicionohet 26 km në jugperëndim të Korçës. Dikur ka pasur 24 mijë banorë dhe 7 lagje, sot 1200 banorë.
Një mrekulli që të fton në 4 stinët e vitit ta shikosh, sot një nga vendet e rrezikuara sipas organizmave ndërkombëtarë pas Gjirokastrës e Voskopojës. Në të ka jo pak por 24 kisha, megjithatë problem është harresa.
Për nga rëndësia ai reshtohet në fshatrat më të bukura të Korçës, krijon trinomin e turizmit kulturor malor me Dardhën dhe Voskopojën.
Plot tri herë e kanë djegur po Vithkuqi qëndron në këmbë si mace me 7 shpirtra. Në luftën e I Botërore u dogj nga grekët që kryen masakra të papara aty. Në luftën E II-të botërore u dogj nga italianët. Nuk kishin të mbarruar djegiet, radha më pas ishte e gjermanëve. Aty ku shkel gjermani nuk mbin as bari thoshin të vjetrit dikur, por Vithkuqi rezistoi, më jeshillëk u bë.
Fshati ka nxjerre Naum Veqilharxhë po kohët e sotme nuk kanë Veqilharxhë, duhet t’i riformojnë ata.
Për çudi të madhe është një stoli 24 karatëshe që nuk ka kush ta mbajë në dorë e të gëzohet me të, një fshat pa turistë masivë. Resurset e shumta turistike nuk depërtojnë në mendjen e turistëve për arsye të ndryshme.
Dikur plakat e fshatit thoshin se më e vështirë se grindja mes njerëzve ishte harresa. Më mirë thoshin të më trokisë te pragu i portës e të më shajë, sesa të më harrojë e mos të më vijë fare. Kishin të drejtë, legjenda thotë se shtriga largohet vetëm duke qenë indiferentë me të. Po jo vetëm shtriga, edhe të bukurën plot sharm ne e largojmë me indiferencën e ‘egos’ sonë, në mos me ‘ego’ me harresë.
Ka disa arsye që Vithkuqi sot vuan për një turizëm të pasur kulturor. Një arsye e hapur është çështja e pronave. Akoma nuk është stabilizuar ky problem themelor ku fillon a-ja e turizmit. Nuk ka kapitalizëm pa prona, prona është a-ja dhe zh-ja e, jo vetëm kapitalizmit dhe demokracisë, por edhe dinjitetit dhe zhvillimit të njeriut.
Ndryshe Vithkuqi quhet fshati i 100 krojeve, që dhe po t’i numërosh humbet në shifra dhe në mendje, por ato duhen eksploruar më shumë se reklamuar.
Azis Panariti, kryetar i komunës, thotë për portalin korçajonë.com se ‘’Vithkuqi vuan që pas viteve 1990-të mungesën e një masterplani. Ai shton se nuk janë azhornuar tokat e fshatit, si toka bujqësore edhe toka truall, dhe kjo ka ndalur në vend çdo inisiativë në dobi të mirqënies e zhvillimit’’
‘’Vasil Shoren, është një inisiator që pret krahapur në lokal po ku ai në të shumtën e kohës rri i zbrazur.’’
Mungesa e infrastrukturës dhe e problemeve të pronave nuk duhet t’i stepë vithkuqarët që të mendojnë ta rikonstruktojnë fshatin e tyre për turizëm. Ka shumë mundësi që format organizative komunitare të jenë dobiprurëse për Vithkuqin.
Fare mirë shtëpitë të fshatit mund të rikonstruktohen si hotele. Të ardhurat prej tyre mund të shërbejnë edhe për rregullimin e rrugëve, shtëpive të tjera dhe të ngritjes së traditave të kaluara si përpunimi i leshit me grep ku vithkuqarët kanë qënë të mirë. Qilimat, velenxat, kuvertat, perdet e punuara nga duart e këtyre grave janë nga më të bukurat.
Nisma industriale si punishte të vogla mund të ngrihen për të tërhequr edhe me turizëm. E çfarë kërkon më shumë nga jeta një turist i huaj nga bukuritë e Shqipërisë. Një Vithkuq, po nuk e di ku bie ose di shumë pak për të. Të huajt janë shumë të interesuar për fshatra që ruajnë origjinalitetin e tyre.
E veçantë dhe mjaft e pasur është kulinaria e këtij fshati me pastërmatë, trahanatë, mishin e pjekur, turshi, lakrorë me miell gruri e misri, tava me qumështorë. Ushqimi në këto zona është një traditë e vjetër e gjithë krahinës, një ndërthurje midis tradicionales, autentikes dhe shkëmbimeve kulturore të ndryshme.
Mund të provosh dhe rakinë e dashur të kumbullës, karakteristikë e kësaj zone. Kjo mund të ndërthuret me prodhimet artizanale dhe shtëpitë karakteristike, aq të lakmuara për turistët.
Sot Vithkuqi përmblidhet në tre lagje, Grekasi, Saraqi, Dukasi. Botanika dhe zoologjia është mjaft e pasur. Kjo është diçka pozitive për ndërthurjen e turizmit, e zhvillon atë.
Pjesë e rëndësishme e zhvillimit të turizmit në Vithkuq duhet të jetë gjithashtu thesari historik që është jo i pakët. Ai fillon që nga antikiteti e deri në mesjetën e vonë për të ardhur në ditët tona si kulturë e trashëguar ku duhet të ndihemi krenar por edhe përgjegjës. Aty ka shumë monumente kulture, ngjarje dhe figura historike që i kalojnë përmasat e një fshati apo qyteti.
Vithkuqit të fton në monumente kulturore, do vetëm takat dhe nge. Shumë vizitorë i janë rikthyer fshatit si miq. Ndër vizitat që ngelen në mendje është Manastiri i Shën Pjetrit, Manastiri i Shën Kollit, i Shën Minait dhe Mitropolia e Shën Millit. 8 kisha të rikonstruktuara si Shën Pjetri, Kozma Damianov ose Qimitiri, Shën Kostandini, Vangjelizmoi, Shën Milli, Shën Gjergji, Shën Dëllia, Shën Mëria, Shën Nikodhimi.
Një rëndësi të veçantë si vepër historike dhe fetare, paraqet kisha e Shën Pjetrit, e cila u ndërtua në shek XVIII, rreth 1764-1773, e cila përbëhet nga afreske të mrekullueshme me rreth 2000 piktura, e punuar e gjitha me kontributin e vetë vithkuqarëve dhe e ndërtuar nga mjeshtërit vithkuqarë që kishin punuar në Venecia si Dhima Dukasi, Hari Venetiku, Dine Krekasi, Vaso Sumbulla, Kule Deti.
Në mesjetë zhvillimin kulturor, ku futej dhe arsimimi, e kishte në dorë kisha, duhet të nderohemi që kemi kaq shumë kisha dhe monumente kulturore fetare që i japin fizionomi kulturës tonë.
Në krah të Shën Pjetrit është ajo e Kozma Damianoit, në të cilën ruheshin eshtrat e të vdekurve. Kisha e Shën Millit të Vithkuqit, ka një bukurie të rrallë, ruan në brendësi thesare të afreskut pikturuar nga Zografët dhe Shpatarakët, të cilët kanë pikturuar dhe shumicën e kishave.
Sot Vithkuqi vuan nga indiferenca e bashkisë dhe e vetvetes. Lufta më e vështirë nuk është lufta me të tjerët, është lufta me vetveten, ne duhet ta ringrejmë vetveten tonë. Gjithashtu duhen menduar edhe bashkëveprime ndërkomunitare nga bashkia dhe komunat, komunitarizmi është pjesë e rëndësishme e ringritjes së turizmit kulturor.
Te njohesh Vithkuqin në miniaturë është si të njohësh një Korçë e gjysmë e nuk mjafton. Një kopësht Edeni që nuk duhet të presë përgjigjen e Zotit nga qielli. Ai e ka dërguar shenjën e tij plot me 24 kisha ku tashmë kanë ngelur 14. Vithkuqarët duhet të organizohen vetë të ringrejnë vithkuqarët.
Prej disa ditësh është folur për mundësinë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, duke aluduar se një gjë e tillë po mbështet nga Donald Trump. Por për këtë çështje, gazeta më e madhe në Gjermani dhe Europë, “BILD”, ka dalë sot me titullin e madh: “Komandantët luftojnë për ndarjen e Kosovës”, Foton e artikullit shfaqet presidenti, Hashim Thacci dhe kryeministri, Ramush Haradinaj.
Në shkrimin e “BILD” trajtohet absurdi, se si ish komandantë të rëndësishëm të UÇK të cilët luftuan kundër ushtrisë së Slobodan Milosheviçit, sot që janë në pushtet kërkojnë që betejën dhe gjakun që u derdh për këtë Kosovë që është sot edhe me investimin ushtarak dhe politik të SHBA, BE dhe NATO, ta kthejnë sërish në pikën zero!
Edi Rama përmes bashkëshortes së tij Linda Rama ka futur “duart” dhe në sistemin bankar, përmes “Abi Bank” që është pronë e familjes së tij. Dhe kjo bankë e nivelit të dytë, jo vetëm që po përpiqet të shkatërrojë tregun bankar në favorin e saj, por dhe po shtrin dominimin dhe në pushtetin qëndror dhe atë vendor.
Nuk po përmendim akuzat e Berishës për pastrim parash. Rasti më konkret është bashkia e Tiranës, ku pavarësisht mungesës së dëshirës ndoshta,
Erion Veliaj është i detyruar të mos lëvizë nga linja në shërbim të kryeministrit dhe familjes së tij. Fundja nga Edi Rama e ka pasur gjithnjë mbështetjen për karrierën politike, pasi e mbështeti tek “Mjaft” dhe më pas nga G99 e katapultoi në kryesinë e PS, në qeveri dhe tashmë në krye të bashkisë së Tiranës.
Veprim ky që jo pak ka ngjallur xhelozi dhe mëri tek garda e vjetër e PS por dhe tek “delfinët” e rinj të kësaj partie, që e shohin veten në fund të preferencave të kryetarit.
Dhe për të mbërritur tek fakti konkret, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka firmosur kundër një kërkese të kompanisë ‘Empire Investment Solutions’, që zotëron truallin ku ndodhet Universiteti Europian i Tiranës, për një godinë shtesë për institucionin arsimor në pronësi të Henri Çilit.
Mësohet se leja e zhvillimit nga firma kërkohet për ‘rikonstruksion të godinës D, ambientet e Laborantëve të Universitetit dhe shtesë kati”. Ambienti ndodhet pas UET të Çilit dhe është një ndërtesë e vjetër që përdoret rëndom si magazinë.
Marrja e kësaj leje nga ana e firmës dhe rikonstruksioni i godinës do t’i mundësonte UET zgjerimin me një godinë të tretë për të zhvilluar aktivitetet universitare. Pasi mësohet se drejtuesit e Universitetit kanë vendosur të zgjerojnë aktivitetin akademik dhe me disa fakultete të tjera.
Por arsyetimi i kryetarit të Bashkisë në përgjigjen negative të kthyer për drejtuesit e UET është se nuk mundet të jepet leja pa u hartuar PDV-ja ose Plani i Detajuar Vendor.
Rrëzimi i kërkesës për rikonstruksionin e godinës që do të shërbente më pas dhe si ambient për zgjerimin e UET nuk ka ardhur thjeshtë dhe vetëm si pasojë e një acarimi të marrëdhënieve mes Henri Çilit dhe Erion Veliajt.
Në vigjilje të përzgjedhjes së kandidaturave për krerët e bashkive dhe në rastin konkret dhe për Tiranën mediat e Çilit por dhe vetë ai kanë lënë për të kuptuar se një zgjedhje tjetër për kryeqytetin nga Rama do të ishte më efikase.
Por përplasja është akoma më e thellë, dhe nuk ka treguar asgjë me atë çfarë ka dalë në sipërfaqe.
Më konkretisht, UET është në vështirësi të thellë financiare dhe është një bankë e nivelit të dytë ajo që zotëron “kartonin” e tij. Banka Credins është ajo që kontrollon universitetin UET të Çilit pas vështirësive financiare dhe lëkundjeve të forta financiare që ka disa vite që ka shfaqur. Vështirësi që kanë ardhur dhe për shkak të disa investimeve të pagoditura dhe jodobiprurëse, por që kanë shkundur financat e UET.
Burime të “Pamfleti” saktësojnë se dhe për shkak rivaliteti bankar, kreu i Bashkisë së Tiranës po mbështet në këtë rast bankën “Abi Bank” të Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Rama.
Me sa duket Erion Veliaj kërkon të mos ketë asnjë mëdyshje dhe pengesë në përzgjedhjen e tij si kandidat për një mandat të dytë në bashkinë e Tiranës por dhe për karrierën politike përtej bashkisë. Për këtë arësye zgjedh të dëmtojë rivalin bankar të bashkëshortes së kryeministrit./Pamfleti
Para shpërbërjes totale të saj si pasojë e Vettingut, Gjykata Kushtetuese ”vulosi dëmshpërblimin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, me rreth 330 mijë euro, pas shkarkimit nga Kuvendi në shtator të 2014 dhe marrjes së pafajësisë pas akuzave të Prokurorisë si pjesë e përgjegjësisë për vjedhjen e 7 milionë USD në Bankën e Shqipërisë.
Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, i përbërë nga Altina Xhoxhaj, Fatmir Hoxha dhe Fatos Lulo, që të tre të shkarkuar nga Vetingu për shkak të mosjustifikimit të pasurisë kanë vendosur moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. Vendimi u mor më datë 30.01.2018.
Siç raporton ”Shqiptarja.com”, treshja e gjyqtarëve pretendoi se Banka e Shqipërisë e kishte paraqitur kërkesën në Kushtetuese jashtë afatit 4-mujor nga data e marrjes së vendimit të fundit nga Gjykata e Lartë për dëmshpërblimin e Ardian Fullanit.
“Bazuar në aktet bashkëlidhur kërkesës rezulton se vendimi më i fundit në kohë, i kundërshtuar nga kërkuesja, është ai i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë i datës 12.07.2017, kurse kërkesa është paraqitur në Gjykatë në datën 05.12.2017, pra jashtë afatit ligjor 4-mujor”, thuhet në vendim.
Argumenti i Bankës së Shqipërisë
Banka e Shqipërisë pretendon se kërkesën për rrëzimin e të gjitha vendimeve që i japin Ardian Fullanit rreth 330 mijë euro e ka paraqitur brenda afatit të parashikuar në ligj. Banka e Shqipërisë thotë se është vënë në dijeni për vendimin e Gjykatës së Lartë në datën 16.10.2017 nëpërmjet shkresës së përmbaruesit.
Por, trupi i gjykues nuk e ka marrë parasysh këtë fakt, duke pretenduar se Banka duhej të interesohej për vendimin dhe të mos priste ardhjen e përmbarimit.
“Nga materialet bashkëlidhur kërkesës rezulton se kërkuesja është një nga palët që ka vënë në lëvizje Gjykatën e Lartë për kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit. Në jurisprudencën kushtetuese është theksuar se personi që ushtron ankim/rekurs duhet të interesohet të ndjekë fatin e ankimit/rekursit të tij. Në këtë kuptim, në rastin konkret nuk rezulton që kërkuesja të ketë pasur ndonjë pengesë për tu informuar në lidhje me vendimmarrjen e Gjykatës së Lartë apo për tu njohur me vendimin e kundërshtuar të asaj gjykate. Për sa më sipër, Kolegji vlerëson se kërkuesja, Banka e Shqipërisë, nuk legjitimohet ratione temporis për t`iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për rrjedhojë kërkesa nuk mund të pranohet për shqyrtim në seancë plenare”, thuhet në vendimin e tre anëtarëve të Kushtetues.
Si i fitoi Adrian Fullani 54 paga
– Mbi bazën e propozimit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, me vendimin nr. 64, datë 18.09.2014, Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur shkarkimin e Ardian Fullanit si guvernator i BSH pasi u arrestua.
– Me vendimin nr. 2777 (80-2016-2776), datë 02.06.2016, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur: “Pranimin e pjesshëm të kërkesëpadisë së Fullanit, duke detyruar BSH t’i paguante 12 paga mujore.
– Me vendimin nr. 843 (86-2017-829), datë 01.03.2017, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë ka vendosur: “Ndryshimin e vendimit nr. 2777, datë 02.06.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Shfuqizimin e vendimit nr.64, datë 18.09.2014 të Kuvendit të Shqipërisë. Detyrimin e BSH t`i paguajë Fullanit pagat që do të përfitonte në detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, si dhe të Anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nga data e ndërprerjes së marrëdhënieve financiare deri në datën që ky mandat do të përfundonte sipas ligjit.
– Me vendimin nr. 00-2017-1866 (768), datë 12.07.2017, Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë ka vendosur: “Lënien në fuqi të vendimit nr. 843 (86-2017-829), datë 01.03.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë.
-Në datë 30.01.2018, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Bankës së Shqipërisë për të rrëzuar këto vendime.
Pretendimet e Bankës së Shqipërisë për vendimet pro Ardian Fullanit
Është cenuar standardi i arsyetimit të vendimit gjyqësor lidhur me të drejtën për t`u dëgjuar dhe parimin e kontradiktoritetit në gjykim. Gjykata Administrative e Apelit ka kryer shkelje procedurale, nuk ka kryer një hetim të plotë të çështjes dhe nuk u ka dhënë përgjigje pretendimeve të ngritura nga kërkuesja. Në vendimin e saj nuk ka asnjë analizë, argument apo referencë lidhur me problemet ligjore të ngritura në kundërankim.
Është cenuar parimi i gjykatës së caktuar me ligj. Gjykatës Administrative të Apelit dhe Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë u mungon kompetenca lëndore lidhur me kërkimin për pavlefshmërinë dhe shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, pasi shkarkimi i një funksionari të lartë nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit nga gjykatat e juridiksionit të zakonshëm. Po ashtu, Kolegji Administrativ duhet të kishte vendosur shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve.
Është cenuar parimi i gjykimit nga një gjykatë e paanshme. Kjo çështje është gjykuar me procedurë të përshpejtuar dhe më pas gjyqtarët që kanë votuar pro tij kanë dhënë dorëheqjen, duke deklaruar mbarimin e mandatit në Gjykatën e Lartë.
Është cenuar parimi i sigurisë juridike. Gjykata e shkallës së parë dhe ajo e apelit kanë ndryshuar objektin e padisë duke e transformuar në një padi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të punës, si dhe duke shtuar bazën ligjore. Pala paditëse në proces ka ngritur pretendime në kuadër të padisë për shkaktim dëmi dhe nuk ka pasur ekuivok nga ana e saj në lidhje me objektin e padisë apo me shkakun ligjor./korrieri
Fortlumturia e tij Kryepeshkopi i Tiranës Durrësit dhe gjithë Shqipërisë prof.dr. Anastasi dhe Ignatis Trantis, Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, kanë vizituar Vlorën ku së pari janë ndalur në Institucionin e prefektit të Qarkut.
Klerikët e lartë janë pritur nga prefekti Flamur Mamaj dhe stafi i prefekturës. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastasi është ndalur në historinë e lashtë të Vlorës, duke e quajtur atë një thesar historik e kulturor, ndërsa ktheu në vëmendje domosdoshmërinë e ndërtimit të një katedraleje në Vlorë.
“Shpresoj që brenda planeve dhe projekteve të bukura që keni edhe pse jeni vonuar shumë, edhe tani jemi në kohë të bëjmë këtë lulen e madhe”, – ka thënë Anastasi.
Ndalesa e dytë e kryepeshkopit Anastas ka qenë takimi me kryetarin e bashkisë së Vlorës, Dritan leli.
Ndërkohë mbrëmjen e së martës në Manastirin e Zvërnecit është zhvilluar një meshë për besimtarët e krishterë, ku i pranishëm ishte dhe kryepeshkopi Anastas, ndërsa bashkia ka organizuar një koncert në Manastirin e Zvërnecit.
Ritvan Zykaj masakroi pjesëtarët e fisit të tij, duke lene 8 te vrarë në Resulaj të Selenicës, Vlorë. Në polici ka deklaruar se shkak kane qene pulat e detit, per te cilat, njera prej viktimave e akuzonte për vjedhje. Por banorë të fshatit Resulaj theksojnë se mes dy familjeve kishte pasur konflikte të herëpashershme për çështje pronash. Sipas tyre, familja e tetë viktimave kishte jetuar më parë lart në kodrine, shkruan “Panorama”.
Pas viteve 2000, ata kishin zbritur në fshat ku ndërtuan banesat në tokat e tyre. Por kjo nuk është mirëpritur nga familja e autorit të krimit. Madje, kanë pasur mosmarrëveshje për një pjesë të kësaj prone.
Nënkryetari i Bashkisë së Selenicës, Neim Veshaj, pranoi se ishte në dijeni të këtij konflikti. Sipas tij, dy familjet nuk ishin ankuar asnjëherë zyrtarisht në bashki për mosmarrëveshje për çështje pronash. Por, ai theksoi se e kishte mësuar një gjë të tillë nëpërmjet banorëve të fshatit.
Pikërisht ky shkak dyshohet të ketë ndikuar që të tetë familjarët e vrarë të mos varroseshin në varrezat e fshatit, por në pronën e tyre. Një veprim i tillë nga ana e të mbijetuarve dhe familjarëve të tjerë të viktimave, dyshohet të jetë kryer edhe si një formë për t’i treguar familjes tjetër, djali i së cilës kreu këtë masakër, se kjo pronë do të jetë tashmë e tyre.
“E kam dëgjuar nga banorët këtë konflikt, por zyrtarisht asnjëherë nuk ka ardhur një ankesë prej tyre. Ne si bashki ende nuk kemi vendosur nëse do t’u akordohet një fond ndihmese të mbijetuarve. Mbledhja që organizuam për shpenzimet e varrimit ishte në kushte emergjente. Tashmë, ne do të vendosim sesi do të procedojmë më tej me të mbijetuarit e për t’i ndihmuar ata”, u shpreh Veshaj.