Aktualitet

Arrestimi i biznesmenit, hoxha i njohur i kthehet demokratëve: Abuzues, a do gjeni faltore?

Hoxhë, Imam Ahmed Kalaja, i ka dale ne mbrojtje biznesmenit Edmond Bego, i arrestuar dhe liruar sot nga Greqia, pas akuzave te PD.

Ne nje reagim ne rrjetet sociale, hoxha tregon se e njeh Begon. “Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt”, shkruan ai, teksa pyet, “a do te gjejne faltore apo altar ku te falen

Rasti i Mond Begos, Zoti i falte abuzuesit me dinjitetin e tij!

“I penduari nga një gabim konsiderohet si një i pafajshëm tek Zoti”. Keshtu sanksiononte Profeti Muhamed para 15 shekujsh.
Mirepo Islami nuk eshte mjaftuar me kaq po na meson se vuajtja e denimit eshte pjese e pendimit si edhe domosdoshmeri per funksionimin e pendimit, siç edhe na meson se ne momentin qe drejtësia të dënon për një gabim dhe ti e vuan atë dënim nuk ka kush më të drejtë të hedhë baltë mbi dinjitetin e dikujt.
Por fatkeqësisht shoqëria jonë, e etur për t’i bërë gjyqin njerëzve si dikur, ia kalon dhe Gjykatësit Suprem duke ia përmendur gjithmonë gabimin edhe nëse për këtë gabim e ke marrë një herë dënimin. Kështu po ndodh dhe me rastin e Mond Begos.Një qytetar i cili e ka shlyer dënimin dhe ka plotësisht të drejtën të jetojë i qetë nga hijet e së shkuarës.

Në statusin e imamit të xhamisë që z. Bego frekuentonte, më lind e drejta të them se e njoh si një njeri të rregullt dhe korrekt. Një familjar që sakrifikonte gjithçka për edukimin dhe shkollimin e fëmijëve të tij. Por jo vetëm, ai është prind dhe për shumë jetimë, duke u dhënë pension mujor shumë prej tyre, e disa të tjerëve u ka rregulluar dhe shtëpitë, perkushtimet e tij ndaj njerzve ne nevoje saqë nje status do të zgjatej shumë edhe do të humbte sensin, po qe jam i sigurte se ai kurre nuk do ta deshironte qe te permendim gjera te tilla se qellimi i tij nuk ka qenë reklamimi.

Le të merremi me të tashmen tonë dhe të mos e përdorim të shkuarën e dikujt për kapital politik.

Pa dyshim qe shume shpejt gjerat u zbardhen edhe u sqaruan.

Tani pyetja eshte: a do te gjejne faltore apo altar ku te falen abuzuesit me dinjitetin e tjetrit per padinjitetin e tyre?!

Arrestimi i biznesmenit, hoxha i njohur i kthehet demokratëve: Abuzues, a do gjeni faltore? Read More »

Byroja e Hetimit do të shtrihet në qarqet kryesore të vendit. Të korruptuarit nuk do t’ia hedhin dot

Të korruptuarit në Shqipëri duket se nuk do vijojnë t’ia hedhin paq me ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit. Politika po zvarrit qëllimisht reformën, që këto dy organe të shtyhen sa më shumë të jetë e mundur. Kur ato të jenë plotësisht funksionale politika dhe drejtësia shqiptare duhet të dridhen. SPAK do të qëndrojë te godina aktuale e Krimeve të Rënda, ndërsa Byroja e Hetimit do jetë te godina e ish-Ministrisë së Shëndetësisë, ngjitur me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Siç raporton ”SOT” fokusi i Byrosë Kombëtare të Hetimti nuk do jenë vetëm pushtetarët e Tiranës, pasi në skaner do kalojë dhe pushteti vendor. Sapo të ngrihet njësia qendrore e BKH në Tiranë, më pas do ngrihen dhe disa degë të saj në qarqet kryesore të vendit, ku ka dyshime për krim të organizuar dhe rritje të korrupsionit. “Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kanë vendndodhjen në Tiranë dhe e ushtrojnë juridiksionin e tyre penal në të gjithë territorin e Shqipërisë. Byroja Kombëtare e Hetimit mund të krijojë zyra të përkohshme ose të përhershme jashtë Tiranës, për të përmbushur qëllimin e saj”, thuhet në nenin 10 të ligjit për luftën ndaj korrupsionit.

Trajnimet

Byroja Kombëtare e Hetimit do jetë një organ që do të kontrollohet nga ndërkombëtarët, por sidomos nga amerikanët. Sipas një raporti të publikuar nga EURALIUS, ekspertët e BE dhe SHBA kanë gati planin për ngritjen e SPAK. Po ashtu, janë përcaktuar pajisjet që do të instalohen aty, bashke me vlerën e secilës. Pajisjet do vijnë nga SHBA dhe BKH do jetë një institucion që do të operojë mbi bazën e hetimeve mbi metoda speciale. Por rolin më të madh aty do e kenë padyshim ekspertët. BKH do ketë ekspertë ligjorë, financierë, kontabilistë, ekspertë përgjimi, etj. Momentalisht SHBA ka nisur një proces trajnim pranë Akademisë së Sigurisë për shumë emra, që më pas ata të garojnë për në BKH. Të gjithë kandidatët do i nënshtrohen vetingut dhe po ashtu do u nënshtrohen trajnimeve të vazhdueshme. Pra sinjalet janë se SHBA e BE i kanë piketuar emrat kryesorë të BKH, por tani po pritet vetëm ngrija e KLGJ dhe e KLP, që i hap rrugë ngritjes së SPAK dhe të Byrosë.

Përbërja e BKH

Sipas ligjit, Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e specializuar e Policisë Gjyqësore, që vepron vetëm nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Drejtori, Zëvendësdrejtori dhe hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit gëzojnë statusin e oficerit të Policisë Gjyqësore. Byroja Kombëtare e Hetimit përbëhet nga drejtori, zëvendësdrejtori, hetuesit dhe punonjësit e administratës. Ajo ka gjithashtu në përbërje të saj shërbime të Policisë Gjyqësore,të përbëra nga oficerë të Policisë Gjyqësore, nga Policia e Shtetit dhe institucionet e tjera përkatëse, të cilët janë nën drejtimin administrativ të Zëvendësdrejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe nën varësi procedurale hetimore të Prokurorisë së Posaçme./korrieri

Byroja e Hetimit do të shtrihet në qarqet kryesore të vendit. Të korruptuarit nuk do t’ia hedhin dot Read More »

Amerikanët fundosin Berishën, zbardhin skemën e pastrimit të parave me firmat piramidale, më 1997 u fshehën 20 mln dollarë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se kanë të dokumentuar çdo skandal dhe aferë të bërë nga pushtetarët shqiptarë. Periudha më e errët e vendi tonë është padyshim ajo e vitit 1997, ku u krijuan firmat piramidale dhe vendi shkoi drejt luftës civile. Por edhe pse kanë kaluar 20 vite nga kjo periudhë, amerikanët kanë informacion të detajuar mbi atë se çfarë ndodhi dhe politikanët e përfshirë. Gazeta ka siguruar një raport të FINCEN, Rrjeti për Hetimin e Krimit Financiar, pjesë e Departamentit Amerikan të Thesarit. FINCEN është ndër agjencitë më të forta në botë për pastrimin e parave dhe së fundmi ka treguar se ka të dhëna dhe për pushtetarët shqiptarë. Në raportin e siguruar nga gazeta jepen detaje mbi historikun e pastrimit të parave në botë dhe për vendin tonë periudha më negative shihet vitit 1997. Agjencia amerikane tregon se vetëm në verën e vitit 1997 dolën nga Shqipëria plot 20 milionë dollarë dhe ato u futën kryesisht në banka greke e disa turke. Bëhet fjalë për para të firmave piramidale, të cilat i kanë nxjerrë të gjitha jashtë dhe shteti i drejtuar nga Sali Berisha nuk mori asnjë masë. “Në rajonin e Detit të Zi vetëm dy rajone, Greqia e Turqia, i përkisnin FATF (më 1997). Afërsia e tyre me 15 vendet e ish-Bashkimit Sovjetik ngre një problem të veçantë në lidhje me pastrimin e parave. Një tjetër problem me bankat e tyre ishte rrjedhja e fondeve të mëdha nga Shqipëria të lidhura me skandalin e piramidave të kursimit. Hetimet pas raportimeve për transaksione të dyshimta kanë treguar se shuma të konsiderueshme parash të thata, rreth 20 milionë dollarë, janë depozituar në bankat e vendeve fqinje në verën e 1997”, thuhet në dokumentin e FINCEN.

Përfshirja e qeverisë

Pas publikimit të raporti nga agjencia e pastrimit të parave në SHBA, gazeta ka bërë një sërë kërkimesh mbi informacione të tjera që i disponojnë amerikanët lidhur me firmat piramidale të vitit 1997. “SOT’ ka siguruar një raport të ngjashëm, të nxjerrë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, po me bazë në SHBA. Aty jepen të dhëna shumë të detajuar, që do i publikojmë në ditët në vijim, mbi përfshirjen e qeverisë së asaj kohe. “Kishte shumë probleme menaxhimi, si në sektorin financiar dhe në përgjithësi. Kuadri rregullator ishte i përshtatshëm dhe nuk ishte e qartë se cili kishte përgjegjësi për monitorimin e tregut informal. Edhe pas aprovimit të ligjit të bankave në shkurt 1996 që në dukje i dha fuqi Bankës së Shqipërisë të mbyllte institucionet ilegale financiare, banka qendrore nuk mund të merrte mbështetjen e qeverisë. Dhe vërtet qeveria po mbështeste kompanitë piramidale dhe zyrtarë të lartë shfaqeshin shpesh në takime të këtyre kompanive. Edhe në nëntor 1996 teksa kompanitë po shembeshin, kryeministri dhe kryetari i Parlamentit pranuan medalje nderi në përvjetorin e një prej kompanive”, thuhet në dokument.

Paralajmërimi i amerikanëve

Amerikanët janë duke investuar në Shqipëri për realizimin e reformës në drejtësi dhe shfarosjen e krimit dhe korrupsionit. Por me publikimin e raporti nga FINCEN, SHBA jep një mesazh të qartë për të gjithë politikën se ata kanë në dorë dokumente dhe të dhëna për çdo situatë të ndodhur në vendin tonë që më 1990 e deri më sot. Jo më kot në raportet e DASH thuhet se pushtetarë shqiptarë janë të lidhur me krimin dhe janë të korruptuar. Por me SPAK thuhet se do hapen të gjitha çështjet e bujshme dhe SHBA po tregon se ka dijeni mbi të gjithë skemën piramidale të 1997. Po ashtu, amerikanët kanë rënë dhe në gjurmët e parave dhe po tregojnë se janë të përfshirë zyrtarë të lartë, ku në atë kohë president ishte Sali Berisha dhe qeveria varej prej tij. Në ditët në vijim gazeta do tregojë fakte mbi rolin që kishte qeveria në firmat piramidale të 1997./Kliti TOPALLI

Amerikanët fundosin Berishën, zbardhin skemën e pastrimit të parave me firmat piramidale, më 1997 u fshehën 20 mln dollarë Read More »

Motra e Haklajve takohet me Izet Haxhinë, ja paralajmërimi i frikshëm që vjen

Zylfije Haklaj, motra e vellezerve të vrarë në Tropojë, Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt, duket se ka pasur nje takim ne burg me Izet Haxhine, te denuarin per vrasjen e Azem Hajdarit, e ka treguar detaje nga ky takim.

Kete e ka bere duke shkruar nje koment ne statusin e shkruar ne FB e Izetit, nga partnerja e tij, e kjo e fundit i eshte pergjigjur duke paralajmeruar se Izeti “eshte shume i qete, por do jete po aq i pameshirshem ndaj kujtdo qe do ti dale para te vertetes. Asnje dhe asgje nuk do kurseje!!!!”

“Ishte shume kenaqesi dje kure fola me Izet Haxhia! Ishte shume i qete dhe pa emocione, me e ashper isha une qe isha ne liri se Izet Haxhia! Por patjeter qe nga njehre njeriu ka ato shqetsimet dhe streset e jetes Izet Haxhia eshte shume i ekulibruar dhe ashtu deshiroje te jete gjeer ne fund te betejess aspak te lehte por me te drejeten e Zotit!”, shkruan Zylfie Haklaj.

REPLIKAT

zylfie izetizylfie izeti2

Motra e Haklajve takohet me Izet Haxhinë, ja paralajmërimi i frikshëm që vjen Read More »

Urimi për Kurban Bajramin, bashkia e Fierit ndan 500 pako me ushqime

Bashkia e Fierit në bashkëpunim me fondacionin “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR kanë shpërndarë sot 500 pako me bazë mishi për familjet në nevojë.

Në ditën e shenjtë të Kurban Bajramit, bashkia Fier në bashkëpunim me fondacionin “Alternativa e së Ardhmes” ALSAR, kanë shpërndarë sot 500 pako me bazë mishi për familjet në nevojë.

“Shpërndarja u bë pranë tregut të fruta-perimeve, pranë Agro Pikës për familjet brenda qytetit, ndërsa për zonat rurale shpërndarja u bë në njësitë administrative respektive. Me këtë rast, bashkia Fier uron të gjithë besimtarët myslimanë”. /atsh

Urimi për Kurban Bajramin, bashkia e Fierit ndan 500 pako me ushqime Read More »

Policia e Shtetit, patrullim në zonat turistike

Policia e Shtetit vijon të patrullojë në plazhet e vendit për t’u ardhur në ndihmë turistëve, vizitorëve dhe pushuesve, që kanë zgjedhur plazhet e Shqipërisë për të pushuar.

“Fatjona me Aldon! Së bashku me kolegë të tjerë të Stacionit të Policisë Velipojë patrullojnë në zonën e plazhit në ndihmë të pushuesve dhe turistëve. Ashtu si kolegët, sot është radha jonë të kujdesemi për pushuesit vendas, por edhe të huaj të cilët kanë zgjedhur plazhin e Velipojës për të kaluar disa ditë pushimi dhe qetësie”, bën të ditur Policia e Shtetit, duke shtuar se ju themi me bindje se kanë zgjedhur vendin e duhur.
Policia e Shtetit i bën thirrje të gjithë pushuesve dhe qytetarëve që për çdo emergjencë telefono Policinë e Shtetit në numrin falas 112. /atsh

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/273465856597985/?t=0

Policia e Shtetit, patrullim në zonat turistike Read More »

Dhuna në familje, mbrojtje që në momentin e parë të denoncimit në polici

Duke filluar nga kjo javë, kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare, të miratuara në Kuvendin e Shqipërisë më datë 27 Korrik 2018. Këtë lajm Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ka ndarë me përfitueset në Qendrën Kombëtare  të Trajtimit  të Viktimave të Dhunës në Familje, gjatë vizitës së saj në këtë qendër.
Gjatë bashkëbisedimit me gratë e strehuara në këtë qendër, Manastirliu theksoi se me ndryshimet e reja ligjore, gratë që përballen me dhunën në familje do të kenë mbrojtje që në momentin e parë të denoncimit në polici. Me ligjin e ri do të garantohet urdhër paraprak i menjëhershëm të mbrojtjes për viktimat e dhunës, për të vazhduar më pas me masat e tjera të parashikuara.
Ndryshimet e reja në ligjin për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare sjellin disa risi me qëllim forcimin e ligjit, trajtimin e viktimave të dhunës dhe mbi të gjitha riintegrimin e tyre në shoqëri. Risi në ndryshimet e reja është dhe zgjerimi i mbrojtjes përtej marrëdhënies juridike burrë-grua, duke parashikuar masa të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që bashkëjetojnë apo janë në lidhje afektive.
Manastirliu u ndal edhe tek ndryshimet ligjore që garantojnë një mbrojtje më të mirë për fëmijët që asistojnë dhunën në familje, pasi për herë të parë, me urdhrin e mbrojtjes për nënën, automatikisht do të garantohet urdhëri i mbrojtjes për fëmijët, edhe nëse mbi ta nuk është ushtruar dhunë e drejtpërdrejtë.
Ndryshimet ligjore synojnë parandalimin dhe reduktimn e rasteve të dhunës në marëdhëniet familjare dhe në njësinë shtëpiake, për të garantuar mbrojtje të  veçantë dhe pa diskriminim të çdo grupi që paraqet nevoja të veçanta mbrojtjeje.
Ministrja u shpreh se, duhet të punojmë çdo ditë për të forcuar sistemin e denoncimit, të referimit, për të përmirësuar shërbimet për gratë, për të mbështetur më shumë gruan për strehim, për punësim, për shërbime sociale.
Në Qendrën  Kombëtare  të Trajtimit  të Viktimave të Dhunës në Familje akualisht trajtohen 53 përfitues, nga të cilët 34 janë fëmijë. Përfituesit marrin shërbime të ndryshme si shërbime psikologjike, strehim, shërbime psiko-sociale, juridike, mjekësore, arsimore dhe programe të riintegrimit. Në përpjekje për një riintegrim të qëndrueshëm dhe afatgjatë përfituesve u janë ofruar mundësi për të ndjekur kurse të ndryshme të formimit profesional me qëllim punësimin e tyre. 10 nga përfitueset aktualisht janë të punësuara në kompani të ndryshme falë ndërmjetësimit të bërë nga Qendra në bashkëpunim me Shërbimin Kombëtar të Punësimit. /atsh

Dhuna në familje, mbrojtje që në momentin e parë të denoncimit në polici Read More »

Legalizimet, 380 qytetarët që marrin lejet në qarkun e Vlorës

Drejtoria e ALUIZNI-t, Vlorë ka publikuar listën me 380 pronarët që kanë gati lejen në qark. Bëhet fjalë për leje të nxjerra në muajin e fundit. “Vetëdeklaruesit që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t, të rrethit ku ndodhen me dokument identifikimi për tërheqjen e lejes së legalizimit. Për të gjithë vetëdeklaruesit e tjerë që nuk figurojnë në këtë listë ju informojmë se nga ana e ALUIZNI-t po punohet në mënyrë intensive për pajisjen e tyre me leje legalizimi”, bën të ditur Drejtoria e ALUIZNI-t.

Përfituesit duhet të tërheqin lejen e legalizimit dhe më pas presin që Agjencia e Legalizimeve të ndjekë procedurën për pajisjen e tyre me certifikatën e pronësisë. Tapia Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m²./Shekulli

Legalizimet, 380 qytetarët që marrin lejet në qarkun e Vlorës Read More »