Aktualitet

Ky djalë nga Kuci i Vlorës kërkon shpresë për jetën, prindërit apel rrëqethës: Po na shuhet para syve…

Ky djale qe shihni ne foto eshte 19 vjec dhe esthe prekur nga semundja e shekullit. Tumori atij po i merr jeten dhe familja ka bere apel per ndihme qe te vetmen shprese qe kane per ta cuar jashte shtetit ta kurojne, te munden ta realizojne, pasi vetem nuk kane mundesi.

JA KERKESA

Pershendetje Nisma. Ju lutem kerkojme te na ndihmoni duke bere publik rastin e djalit tone, sepse jemi vertet ne pike te hallit.

Ne jemi Shemedin Kasaj dhe Etleva Spahaj Kasaj nga fshati Kuc i Vlores, prinderit e Ronaldo Kasaj. Po iu parashtroj me pak fjale dhimbjen e madhe qe kemi te djalit tone 19 vjecar i cili eshte diagnostikuar me tumor malinj nga nje gjender qe i ka dale para 8 muajsh ne pjesen e poshteme te veshit sic e shikoni dhe ne foto.

Kemi 8 muaj qe po luftojme me semundjen ne spitalin universitar Nene Tereza ne Tirane dhe prisnim permiresim te gjendjes, por fatkeqsisht nuk ndodhi.

Gjendja sa vjen e perkeqesohet me shume..me e keqja eshte qe doktori qe e mori persiper rastin ngriti duart lart dhe u dorezua per faktin se ne spital ka mungese ilacesh per kete rast.

Ndaj duhet ta cojme jashte vendit per kurim sa me te shpejt..Detyrimisht na duhet ta cojme ne Itali djalin urgjentisht. Per kte arsye po ju kerkoj ndihme dhe perkrahje nga kushdo qe mundesine dhe miresine te na ndihmoje. Na kuptoni gjendjen tone…dy prinder qe shohin femijen t’u shuhet pa pasur fuqine per te bere asgje.

Nuk ka fjale qe e pershkruan gjendjen tone.
Kerkojme ndihme nga kush mundet per arsye se kushton shume mjekimi ne Itali dhe ne nuk e perballojme dot me te ardhurat qe kemi ne fshat.

Kush e ndjen te nevojshme te na ndihmoje sadopak me kontributin tuaj ne llogarine tonë prane BKT NR.LLOGARI 408011244 Shemedin Selman Kasaj. Ju lutem te kontaktoni z.Shemedin Kasaj +355684638855.

Ky djalë nga Kuci i Vlorës kërkon shpresë për jetën, prindërit apel rrëqethës: Po na shuhet para syve… Read More »

“Qendra historike e Vlorës”, Leli: Po krijojmë një hapësirë të rëndësishme urbane/Foto

Në zonën historike të qytetit të Vlorës po vazhdon puna me ritme të larta për rivitalizimin e saj, gjë që do të ndikojë në rritjen e numrit të vizitorëve si dhe të investimeve.

Projekti “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i ansamblit ndёrtimor ‘Qendra historike Vlorë’”, pritet ta kthejë në identitet qytetin e bukur bregdetar në jug të vendit, ku ndërthuret në mënyrë të përkryer bukuria turistike me atë historike.

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, thekson se “në zonën historike të Vlorës po vazhdon puna edhe në këto ditë të nxehta të verës. Jemi duke krijuar hapësirën më të rëndësishme urbane, e cila do t’i kthehet në favor të qytetarëve të Vlorës”.

Sipas tij, puna po vazhdon me ritme të larta, në mënyrë që sezoni i ardhshëm turistik të gjejë të realizuar këtë projekt nga më të rëndësishmit e rikualifikimit urban të qytetit të Vlorës.

“Gjatë gjithë kësaj kohe firma ka realizuar punime, në periudhën e vjeshtës deri në pranverën e ardhshme do të ketë intensitet më të madh të realizimit të këtyre punimeve, në mënyrë që ky projekt të përfundojë sa më shpejt për banorët e Vlorës dhe për ata që duan të vizitojnë Vlorën si turistë, apo si njerëz që kanë dëshirë të marrin informacione për historinë e këtij qyteti”, nënvizoi Leli.

Zona në të cilën ka nisur projekti për “Restaurimin dhe rikualifikimin urban të ansamblit ndёrtimor ‘Qendra Historike Vlorë’”, është pjesë e qytetit të Vlorës që ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundit të shekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të.

Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike-historike që mbart: rruga “Justin Godard”.

Rruga “Justin Godard”, ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e Rilindjes dhe të Pavarësisë Kombëtare. Cepi perëndimor i saj të nxjerr tek “Sheshi i Flamurit”, kurse ana lindore në lagjen “Partizani” në drejtim të Babicës, ku ka shumë foto të hyrjes së luftëtarëve më 1920.

Do të restaurohen 50 objekte, duke treguar kujdes të veçantë sidomos në ruajtjen e arkitekturës dhe materialeve autentike si “Shtëpia e Qeverisë”, ish-Sinagoga apo xhamia e Tabakëve.

Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “Lagjja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga.
Në fund, nga ana lindore ka qenë dhe “Xhamia e Tabakëve”, më e madhja e qytetit. Rruga ka patur disa ndërtesa shoqërore në shekullin e 19-të, si një sahat (kullë) dhe Posta e qytetit.

Kompleksi e ka marrë emrin nga juristi i njohur francez Justin Godard, i cili ka mbrojtur të drejtat e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, më 1919. Godard ka qenë mik i shqiptarëve dhe ka ndihmuar edhe me fonde ekspeditën e arkeologut Leon Rey në Apoloni. /atsh

“Qendra historike e Vlorës”, Leli: Po krijojmë një hapësirë të rëndësishme urbane/Foto Read More »

Shkoi vapa me gushtin… në fundjavë kthehen stuhitë

Sinoptikanët bëjnë parashikimin për fundjavën e fundit të gushtit.

Sipas Meteoalb parashikohet që në datat 25 deri 27 gusht të vendi të përfshihet nga një sistem i organizuar vranësirash, rrjedhimisht edhe shira të konsiderueshëm thuajse në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do vijojnë me ndryshime të lehta, ku një rënie e lehtë pritet në temperaturat e mëngjesit.

Gjatë mesditës temperaturat do të variojnë nga 27 – 31°C në zonat malore dhe nga 33 – 36°C në zonat e ultësirës.

Shkoi vapa me gushtin… në fundjavë kthehen stuhitë Read More »

Shpërthen ambasadori Lu: Politika t’i trembet SPAK-ut sepse…

Kur flitet për reformën në drejtësi dhe për politikanët e korruptuar, ambasadori amerikan Dolald Lu, megjithëse po largohet nga Shqipëria, në fund të mandatit të tij është po aq energjik sa në fillim.

“Politikanët e korruptuar duhet të kenë frikë!” Kjo është një nga frazat më të njohura të Donald Lusë, e cila nuk mungoi as në përgjigjjet që ai i dha disa pyetjeve të Top Channel për ecurinë e vetting-ut dhe të ngritjes së institucioneve të reja. Optimizmi dhe besimi se procesi po ecën në drejtimin e duhur është mesazhi kryesor i ambasadorit amerikan, i cili mbështet pa rezerva organet e vetting-ut.

“Kam besim që reforma në drejtësi po prodhon rezultate reale për popullin shqiptar. Po largon gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të paaftë dhe po konfirmon ata të ndershmit për të vazhduar punën e rëndësishme të gjykatave. Rezultatet janë mbresëlënëse. Komisioni i vetting-ut ka shkarkuar 21 gjyqtarë dhe prokurorë si dhe ka konfirmuar 27. Ndërkohë që disa nga rastet do të apelohen, procesi përfaqëson një hap madhor përpara drejt një gjyqësori të drejtë dhe të pavarur. Qytetarët e zakonshëm tani duhet të presin të kenë gjyqtarë dhe prokurorë të rivlerësuar dhe të pastër, që nuk do të kërkojnë më ryshfete dhe nuk do t’i përgjigjen më trysnisë politike. Më në fund, qytetarët mund të kërkojnë dhe të presin drejtësi të vërtetë”, deklaron Donald Lu.

Por, a është ambasadori amerikan i shqetësuar nga vonesa në ngritjen e KLGJ-së dhe KLP-së? Ambasadori Donald Lu thotë se ndan të njëjtin shqetësim sikurse edhe opozita për vonesën në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, por beson se ky proces nuk do të vonojë.

Me këtë rast, Donald Lu ka një apel për të gjithë: “Jam dakord me opozitën se është imperative që organet e reja gjyqësore të ngrihen shpejt. Kjo do të lejojë emërimin e një prokurori me mandat të plotë, emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, si dhe krijimin e SPAK dhe BKH. Besoj se jemi pranë krijimit si të KLP edhe të KLGJ. Këshillit të Lartë Gjyqësor i duhet vetëm një gjyqtar i guximshëm i gjykatave të apelit për të dalë vullnetar që të shërbejë në Këshill. Kam besim që në javët e ardhshme ky proces do të përmbyllet dhe do të ecet përpara me emërimin e gjyqtarëve të rinj, SPAK dhe BKH. Procesi i vetting-ut po funksionon. Jemi shumë pranë hyrjes në fazën tjetër të reformës”./korrieri

Shpërthen ambasadori Lu: Politika t’i trembet SPAK-ut sepse… Read More »

E paskan kërcënuar! Pas intervistës, e dashura e Izet Haxhisë del me deklaratë bombë

E dashura e Izet Haxhise ka reaguar ne rrjetet sociale pas intervistes se dhene sot per Shqiptarja.com, ku thote se ka marre kercenime. Ajo ka nje mesazh shume të forte:

STATUSI I PLOTE

Shume zhurrme ,kercitje dhembesh sot…shume perplasje dyersh te terbuara… shume kercenime… shume monstruozitet, shume vrer e helm..

Po ju nuk njihni as dhimbje, as dashuri, as llogjike.. Vetem nje shtellunge te zeze urrejtjeje , me te cilin felliqni vendin tone, plànetin, energjine, universin… Vetem te keqen, vetem ànti-dashurine, vetem djallin…!

Fitoni duke kercenuar femije 6 e 2 vjeç… fitoni duke mohuar edhe gjakun tuaj, fitoni, sepse njerez si une e plot te tjere si une, nuk kane instiktin e te kthyerit me urrejtje, urrejtjes! Mund te debatoj, te zihem, te jem kokemushke dhe luftarake…Por kurre nuk do behem pjese e djallit, i cili eshte i vetmi qe te mbush me urrejtje!

Une dhe Izeti kemi vetem dashurine, drejtesine dhe te vertetat! Shpifet dhe hodhet balte mbi mua , me shate e kercenuat deri tek bebat e mi, me ulet ne gjunje, sepse jam nene.. dhe nje nene e di mire se kur rrezikohen bebat e saj, jeta jote s te ben me asnje pershtypje!!

Mos u beni naive,s jane aspak ata qe mendoni ju , o miq te mire! Joooo…

Shkaterrimi yne erdhi nga brenda, nga miku i ngushte ,, nga vellai..

Une nuk kam rendesi, por femijet dhe Izetin lereni te qete, o monstra te ndyra mashtruesish!!!

Dhe nese me ndodh gje, mua, Izetit apo femijeve, nuk do jete Sala ( qe ka boll krime te tjera) fajtori por, miku dhe vellai i ngushte!

Dashuria vret djallin, ndaj ai luftoi deri ne fund…! Une nuk mundem me… Jeta ime nuk ka piké e rendesise.. Por per Izetin eshte fundi edhe i jetes se tij….Ndaj, ndaj, ndaj… ju pergjerohem: Qendrojini afer Izetit, dhe ruajeni nga ata qe mendoni se i ka bashkeluftetare te kauzes se tij!!!

Zoti e di se sa ne mekat hyne me ne te dy, me femijet e mi, dhe me te gjithe ju, duke i kercenuar gjene me te shtrenjte qe kishte ne bote, dashurine!

Turpi eshte pak…. nuk do kete pasqyre qe t ju reflektoje tjeter forme, perveç se asaj te djallit dhe demoneve te tij!
Zot, ndihmoje dashurine time!!! Mbroje!
Dhe qetesoja plaget..!

Erjona

E paskan kërcënuar! Pas intervistës, e dashura e Izet Haxhisë del me deklaratë bombë Read More »

Historia e fermerit që transformoi biznesin e tij/Foto

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka ndarë historinë e një fermeri i cili transformoi biznesin e tij.

Resmiu transformoi të gjithë biznesin e mëparshëm në një fermë bujqësore, pa eksperiencë por me instiktin e sipërmarrjes investoi gjithçka në ngritjen e 5 hektarëve sera për prodhimin e specave dhe domateve.

Sipas Peleshit, tashmë ky fermer është i njohur me sfidat e mëdha që ka bujqësia, por beson tek përfitimi që shikon çdo vit dhe potenciali akoma shumë i madh që ka prodhimi i serave në Shqipëri. /atsh

Historia e fermerit që transformoi biznesin e tij/Foto Read More »

Fier – Forca Ajrore ndërhyn për shuarjen e zjarrit në Seman

Forcat Ajrore kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit në pyllin e plazhit të Semanit në Fier.

Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se helikopteri Cougar i FA-së, i pajisur me kovat e posaçme me kapacitet 2500 litra po ndërhyn për shuarjen e zjarrit të rënë mesditën e sotme.

Sipas MB-së, kovat u instaluan në helikopterët e FA-së dy muaj më parë dhe kanë rritur me 7 herë kapacitetin për përballimin e emergjencave civile.

Pylli i Semanit është i përbërë kryesisht nga drurë pishe dhe shkurre të shumta, ndërsa zona është e frekuentuar edhe nga turistë të shumtë, që vizitojnë plazhin e zonës. /atsh

Fier – Forca Ajrore ndërhyn për shuarjen e zjarrit në Seman Read More »

Gatuanin në pisllëk, AKU gjobit e mbyll dy restorante në Vlorë dhe Ksamil

Dy restorante ne Vlore dhe ne Sarande jane mbyllur nga AKU pasi pergatisnin ushqime ne kushte shume te renda higjieno-saniatre. Me konkretisht lokalet te cilat tashme jane mbyllur, ndodhen ne Jonufer dhe ne zonen e Ksamilit.

Burimet zyrtare thane se gjatë aksionit që AKU po ushtron në zonat bregdetare, trupa inspektuese DRAKU, Vlorë ka bllokuar 2 subjekte, me aktivitet “Restorant” dhe “Bar-Piceri” ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.

Ndërsa një tjetër subjekt me aktivitet “Restorant” është goditur nga AKU për shkak se tregtonte produktin “Dater” ose ndryshe “midhja hurmë”, tregtim i cili nuk lejohet sipas legjislacionit në fuqi.

Ndaj dy subjekteve Bar-Piceri “Kasamili” dhe Bar-Resorant “Donika Haxhiraj” në Jonufër, Vlorëjanë marrë masë administrative gjobë (për kushte të rënda higjeno-sanitare) si dhe bllokim të menjëhershëm të aktivitetit.

Ndëra ndaj subjekti, restorant “Lori”në Ksamil u mor masë administrative gjobë 100.000 lekë si dhe asgjësim i 1 kg “dater” duke e bërë të papërdorshëm për konsum.

Gatuanin në pisllëk, AKU gjobit e mbyll dy restorante në Vlorë dhe Ksamil Read More »