Aktualitet

“The Washington Times” godet sërish qeverinë shqiptare: Vettingu po i jep fuqi absolute Ramës

The Washington Times godet sërish qeverinë shqiptare. Një shkrim tjetër ka pasuar atë për ambasadorin amerikand Donald Lu, për të cilin u tha se ka punuar kundër presidentit Donald Trump dhe ka mbështetur kryeministrin Edi Rama.

Shkrimi mban datën e djeshme, ndërsa kësaj radhe i kushtohet reformës në drejtësi dhe vettingut. Sipas The Washington Times vettingu po zhduk kundërshtarët politikë të Ramës dhe po i jep fuqi absolute duke vendosur pas gjithë kësaj miliarderin George Soros.

Në shkrim thuhet se  gjykatës të korruptuar janë mbajtur në detyrë dhe zyrtarë te ndershëm janë larguar nga detyra, nëse ata besojnë gjënë e gabuar ose mbështesin partinë e gabuar. “Në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, duke u zhvendosur në krye të listave të prodhimit të marijuanës që trafikohet në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës. Drogat e forta janë gjithashtu shumë të përhapura”, shkruan opinionisti.

SHKRIMI I PLOTË
Titulli origjinal: Axhenda devijuese e Soros simbolizohet nga prishja e reformës në Shqipëri
Nga L. Todd Wood – The Washington Times
Reforma në drejtësi dukej si një ide e mirë në Shqipëri, e cila, si shumë vende ish-komuniste, po përballet me pasojat e një trashëgimie dhjetëra vjeçare korrupsioni.

Nuk ka hapësirë të mjaftueshme në këtë rubrikë për të hyrë në detajet e ndërlikuara të kësaj reforme, por ndikimi keqdashës i organizatave dhe këshilltarëve të financuar nga miliarderi liberal hungarezo-amerikan George Soros, është i qartë në Shqipëri, ndërsa zyrtarët shqiptarë përpiqen të rishikojnë sistemin gjyqësor.

“Procesi i reformës” i cili filloi në vitin 2016, i ndihmuar dhe mbështetur nga ekspertë të financuar nga Soros dhe e nxitur fort nga Ambasada e SHBA në Tiranë, në të vërtetë, ka lënë vendin pa gjykata. Në këtë mënyrë, qeveria e tanishme socialiste, e kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, ka mundur të miratojë ligje, të cilat nuk kanë thuajse asnjë mundësi kontrolli ligjor, ndërkohe që Prokuroria është mbushur me emërime politike.

Askush nuk e di se kur gjykatat do të plotësohen e do të mund të jenë funksionale si një pushtet i pavarur. Kur në fakt ky ishte i gjithë thelbi i reformës.

Problemi duket se është struktura, që “ekspertët” shtynë popullin shqiptar të besonte. Pas injorimit të shumë paralajmërimeve nga shqiptarët me përvojë në sistemin gjyqësor, u krijua një proces i rreptë verifikimi (vettingu) me supozimin se do të garantonte largimin nga sistemi te gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar.

Por shumë pak kandidatë ia kanë dalë procesit të vettingut, duke i lënë gjykatat pa kuorumin e nevojshëm dhe të pamundura për të vendosur mbi kushtetutshmërinë e veprimeve të qeverisë mbi ligjet e miratuara.

Sa e favorshme për qeverinë!
Procesi i vettingut është përdorur gjithashtu për të zhdukur kundërshtarët politikë nga çdo rol në të gjitha pushtetet, duke ruajtur fuqinë absolute të z. Rama. Natyrisht, gjykatës të korruptuar janë mbajtur në detyrë dhe zyrtarë te ndershëm janë larguar nga detyra, nëse ata besojnë gjënë e gabuar ose mbështesin partinë e gabuar.

Kur e gjitha kjo kombinohet me ndryshimet kushtetuese të bëra në vitin 2008, të cilat vendosën që ligjvënësit të mos zgjidheshin më drejtpërdrejt, por u zëvëndësua me një sistem me listë partie, në thelb populli shqiptar u privua nga e drejta për të zgjedhur. Sërish, e gjitha kjo duket se ka qënë rezultati i dëshiruar gjatë gjithë kohës.

Në vitet e fundit, Shqipëria është kthyer në një narkoshtet, duke u zhvendosur në krye të listave të prodhimit të marijuanës që trafikohet në Itali dhe në pjesën tjetër të Europës. Drogat e forta janë gjithashtu shumë të përhapura. Varësia dhe problemet e tjera të drogës po bëhen normë në një vend me vetëm 2.5 milionë njerëz, që është duke u stërmunduar.

Gjithashtu, Shqipëria është duke u bërë një pikë trafikimi dhe një portë për në Europë për drogat e forta që vijnë nga Amerika e Jugut dhe Azia Qendrore. Kritikët thonë se ligjet e miratuara në parlament, që nuk janë subjekt i shqyrtimit të një Gjykate Kushtetuese, pasi është jofunksionale, po ndihmojnë në pastrimin e parave të kësaj tregtie droge.

Amerikanët dhe evropianët po injorojnë të gjithë këtë situatë, ndoshta për të shmangur pranimin e dështimit te axhendës Soros/globaliste, e cila pas shumë përpjekjeve për t’u futur, nuk funksionoi në këtë rajon. Ose, ka funksionuar shumë mirë, por rezultati nuk ka qenë ai që duhej për popullin shqiptar.

Socializmi nuk është asnjëherë për njerëzit, por gjithmonë për pushtet. Në fund të fundit, ka të bëjë me marrjen e kontrollit në mënyrat që Marksi i kuptoi qartë. Z. Soros është duke u përpjekur të kopjojë një shabllon të dështuar majtist në të gjithë Ballkanin, duke promovuar një shoqëri me kufij të hapur, e ngjashme me një Jugosllavi të re dhe sigurisht të kontrolluar nga socialistët.

Bashkimi Evropian i ka dhënë shumë rëndësi natyrës së supozuar antidemokratike të reformës gjyqësore në Poloni dhe Hungari, por ka injoruar situatën shumë më të tmerrshme dhe të pandershme, që po ndodh në Shqipëri. Siç dihet, rrezet e diellit janë gjithmonë dezinfektuesi më i mirë.

“The Washington Times” godet sërish qeverinë shqiptare: Vettingu po i jep fuqi absolute Ramës Read More »

Shqipëria goditet nga tjetër tërmet, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Nuk kane te mbaruar lekundjet e termeteve ne vend. IGJEUM raporton se ka regjistruar nje tjeter lekundje termeti pak pas mesnate.

Sipas te dhaneve, termeti u regjistrua ne oren 00:07 te dates se sotme dhe kishte epiqendren ne Fushe Kruje.

Ai nuk eshte ndier shume, pasi per fat ka pasur nje magnitude te vogel, 1.3.

termet

Shqipëria goditet nga tjetër tërmet, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë Read More »

Aksident i rëndë në Sarandë, një i vdekur nga përplasja e makinës me motorin

Nje aksident i rende u regjistrua diten e sotme ne Sarande.

Policia tha se me datë 24.08.2018, rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Sarandë – Butrint” në fund të Kanalit të Çukës ka ndodhur një aksident midis një automjeti dhe motori, me pasojë vdekjen e një personi.

Konkretisht në zonën e Hidrovorit, automjeti tip Ford me targa AA 609 UD është përplasur me një motoçikletë tip Piaggio me targa AL 429, ku si pasojë ka humbur jetën një shtetase italiane (pasagjeria e motorit) dhe është plagosur rëndë drejtuesi i këtij motori, të dy shtetas italian me banim në Genova, Itali.

I dëmtuari ndodhet në Urgjencën e Spitalit të Sarandës.

Po punohet për gjeneralitetet e tyre.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Aksident i rëndë në Sarandë, një i vdekur nga përplasja e makinës me motorin Read More »

Vrasja në Korçë, policia zbardh ngjarjen, arrestohet autori !

bardhet ngjarja në Korcë, viktima filimisht është dhunuar barbarisht.

Burime nga policia bëjnë me dije se Novruz Shyti para se ta vrisnin e kanë dhunuar barbarisht me grushta dhe sende te forta.

Është identifikuar autori dhe është shoqëruar për në komisariat.

Shyti ka qenë në gjendje të dehur kur është konfliktuar me autorin.

Autori I ka shkuar në banesë dhe e ka goditur derisa Novruz Shyti, 56 vjec ka humbur jetën.

Vrasja në Korçë, policia zbardh ngjarjen, arrestohet autori ! Read More »

Digjet makina e nënkryetarit të bashkisë, dyshimet e para

Gjatë natës është djegur automjeti i nënkryetarit të bashkisë Ballsh. Policia bën me dije se makina është djegur gjatë natës.

Mjeti në pronësi të Hajredin Serjanaj, nënkryetar i bashkisë Ballsh.

Mjeti ishte I parkuar kur përfshi nga flakët.

Paraprakisht dyshohet se makina është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike në mjet.

Digjet makina e nënkryetarit të bashkisë, dyshimet e para Read More »

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të përdoruesve të kokainës në botë

Shqipëria zë vendin më të lartë për konsumimin e kokainës më shumë se çdo vend tjetër në botë në raport me numrin e popullsisë, kjo edhe për shkak se vendi ynë është një rrugë e rëndësishme e trafikut të drogës afgane.

Një fakt i tillë është publikuar nga The Economist përmes një video të publikuar, ndërsa thekson se lufta ndaj drogës po shkon drejt një krize të re.

Ndërkohë, kartelet e dhunshme të drogës luftojnë për një fitim që kap shifrat e 320 miliard dollarë në vit.

Ndërkaq, bëhet me dije se prodhimi dhe furnizimi global i llojit të kokainës është në rritje.

“Rreth 18 milionë njerëz e përdorin atë në të gjithë globin dhe bota online e ka bërë atë më të aksesueshme më shumë se kurrë më parë”,- citohet nga materiali video.

Gjithashtu, theksohet se Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë konsumuesit më të mëdhenj. Por përqindja e konsumimit të drogës në Shqipëri është më e lartë se në çdo vend tjetër, kjo edhe për shkak se është një rrugë e rëndësishme e trafikut të kokainës Afgane.

Prodhuesit kryesorë janë vendet e Amerikës së Jugut. Kolumbia është e 34-ta në rënditje për konsum, por është gjithashtu prodhues dhe furnizues i gjysmës së sasisë së kokainës në botë. 1kg në xhunglat e Kolumbisë shkon rreth 2200 dollarë, ndërsa në Meksikë arrin 12-16 mijë dollarë. Ndërsa në Europë shkon 53-55 mijë dollarë 1.kg. Bandat e krimit të organizuara po kërkojnë rrugë të reja transporti, ndërsa volumin e kanë rritur më shumë se kurrë. Gjithashtu edhe linjat/rrugët e vjetra të kanabisit po përdoren për transport kokaine.

Si, p.sh, brigjet e Gjibraltarait, të cilat vitin e kaluar trafikuan 300% me shumë. Për këtë përdoren edhe metoda si ato me nëndetëse të ndërtuara në mënyrë gjysmë artizanale, siç ishte rasti i nëndetëses që transportonte 7.7 ton kokainë nga Kolumbia në Amerikën Qëndrore dhe Meksikë. Tashmë trafikantët kanë qasje edhe në sistemet e monitorimit në mënyrë që t’i shmnagen detektimit të tyre. Masat globale janë rritur, por gjithashtu është rritur edhe prodhimi global i drogës. Amerika shpenzon 40 milionë dollarë çdo vit në luftën kundër drogës, ku ndalohen rreth 1.5 milionë qytetar, nje e treta e të cilëve burgosen. Por ligjet e forta kundër drogës po ndikojnë në mënyrë jo të barabartë tek të varfërit.

Toleranca zero ndaj drogës ka ndikuar pak në varësinë ndaj saj, ku niveli i overdozave është më i larti në botë. Një rrjet i errët i përdoruesve dhe trafikantëve të drogës,  përdorin tani Webin për të blerë dhe shitur drogë në mënyrë të fshehur, duke e bërë luftën ndaj drogës të vëshitirë për autoritet të cilat nuk mund t’a fitojnë luftën.

Shqipëria ka përqindjen më të lartë të përdoruesve të kokainës në botë Read More »

Mushkonjat i kemi rrotull! Si të ruhemi nga rreziku i virusit të Nilit /KËSHILLA

Alarmi për virusin e Nilit Perëndimor që shpërndan ethet vdekjeprurëse dhe ka ngritur në këmbë Evropën, ka mbërritur më në fund tek Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri, e cila i është përgjigjur thirrjes së Organizates Boterore te Shendetesisë që qeveritë të marrin masa.

Ministria e Shëndetësisë ka pulikuar masat e mëposhtme në rrjetet sociale, për popullatën, me shënimin në fjalë:

“Transmetimi i infeksionit nga virusi i Nilit Perëndimor te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara.  Disa nga masat që duhen marrë për t’u mbrojtur nga mushkonjat:

Mushkonjat i kemi rrotull! Si të ruhemi nga rreziku i virusit të Nilit /KËSHILLA Read More »

Të 6-ët në botë! Nuk do e besoni sa cigare në vit pi një shqiptar mbi 16 vjeç!!!

Shqipëria renditet vendi i gjashtë në botë për konsum të lartë të cigareve për frymë.

 

Sipas të dhënave të publikuara nga tobaccoatlas.org, konsumi i cigareve për personat mbi 16 vjeç ishte 2,492 fije për person për vitin 2016, duke u renditur kështu ndër vendet me konsumin më të lartë në botë. Në Ballkanin Perëndimor konsumin më të lartë të cigareve, ku një person mbi 16 vjeç pi mesatarisht në një vit mbi 2000 cigare është Maqedonia dhe në vend të dytë Shqipëria.

Sipas tobaccoatlas.org konsumin më të ulët të cigares në rajon e ka Mali i Zi me 1101 cigare. Më pas renditet Bosnje dhe Hercegovina ku konsumi i cigares është 1767, e ndjekur nga Serbia me 1899 cigare.

Në të gjithë botën është përllogaritur se janë konsumuar rreth 5.7 trilionë  cigare. Edhe pse konsumi ka rënë lehtë në vitet e fundit, ecuria e kësaj industrie është e pasigurt.

Pavarësisht angazhimit të industrisë së duhanit për të pasur një shoqëri që konsumon sa më pak atë, në disa prej shteteve të botës vijon të bëhen fushata marketingu, ndërsa rënia e konsumit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi, Brazil, lidhet me implementimin e ligjeve të forta për të reduktuar konsumin e tij.

Sipas analizës së kryer nga tobaccoatlas.org. konsumi i cigareve parashikohet me rritje në shumë prej vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme si pasojë e zhvillimeve dinamike ekonomike dhe rritjes së vazhdueshme të popullsisë.

Vendet me konsumin më të lartë në botë

Vendi me konsumin më të lartë të cigares në botë është Andorra, ku sipas të dhënave konsumi i cigares për popullsinë mbi 16 vjeç në 2016 ishte 6398 cigare, pasuar nga Luksemburgu me një konsum prej 6330 cigare.

Më pas me një diferencë të konsiderueshme, renditet Bjellorusia ku konsumi i cigareve për frymë sipas të dhënave të tobbacoatlas.org llogaritet 2911 cigare.

Ndërsa vendet afrikane dhe një pjesë e vendeve të Amerikës Latine janë ato që kanë konsumin më të ulët, sikurse vërehet edhe nga harta.  /Monitor

 

Të 6-ët në botë! Nuk do e besoni sa cigare në vit pi një shqiptar mbi 16 vjeç!!! Read More »