Aktualitet

Diplomimi i ushtarakëve të rinj në Turqi, shqiptari renditet i pari mes 1850 studentëve (Foto)

Klodian Kamberi është shqiptari që ka dalë i pari nga 1850 studentët që u diplomuan në Akademinë e Forcës Tokësore në Ankara.  Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ne një postim në rrjetet sociale.

Përvec Kamberit janë diplomuar edhe 9 studentë të tjerë shqiptarë që do shërbejnë  në Forcat e Aramatosura shqiptare.

Statusi i plote i ministres:

E ardhmja e Forcave të Armatosura e ndritur dhe në rrugë të mbarë!
#KlodianKamberi jo thjesht përfundoi një ndër akademitë më të mira botërore, por u diplomua si studenti më i mirë në Shkollën e Forcës Tokësore në #Ankara, mes 1850 studentëve.
Por bashkë me të u diplomuan 9 studentë të tjerë, të cilët do të kthehen për të shërbyer në Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Urime edhe stundentëve nga #Kosova!😀
#Krenari🇦🇱

Diplomimi i ushtarakëve të rinj në Turqi, shqiptari renditet i pari mes 1850 studentëve (Foto) Read More »

Revista e njohur italiane jep alarmin: Mafia shqiptare kupola më e fuqishme

Një nga revistat e njohura italiane L’Espresso i ka kushtuar hapësirë aktivitetit të bandave shqiptare në Itali. Në artikullin e fundit të kësaj reviste të marrë shkas nga grabitja e pak ditëve më parë e apartamentit të prindërve të ministrit të brendshëm Matteo Salvini thuhet se grupet kriminale shqiptare konsiderohen mjaft të rrezikshme.

Gjatë orëve të fundit policia italiane ka arrestuar autorët e kësaj grabitje, shtetas gjeorgjiane të njohur me nofkën “rusët” e pjesë e mafias gjeorgjiane me një biznes milionarë në grabitjen e banesave në të gjithë Europën. Për revistën italiane, në biznesin mjaft fitimprurërës të grabitjeve, pas gjeorgjianëve renditen grupet kriminale shqiptare.

“Biznesi fitimprurës nga grabitjet i gjeorgjianëve ndahet me kumbarët e Tiranës. “Mafia shqiptare për momentin konsiderohet kupola e huaj më e fuqishme dhe më e rrënjosur në Itali” –shkruan revista.

Së bashku me trafikimin e drogës, trafikun e qënieve njerëzore, së fundmi ajo merret dhe me grabitje kryesisht në territorin verior e qëndror të Italisë. Krahu kriminel i punës vjen nga Tirana , Durrësi dhe nga qyteti i vogël i Milotit ku kanë dhe bazën bandat më aktive shqiptare që veprojnë në Itali./korrieri

Revista e njohur italiane jep alarmin: Mafia shqiptare kupola më e fuqishme Read More »

Zbardhet marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Greqi, ja kushtet…

Është zbardhur marrëveshje me Shqipërisë dhe Greqisë për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve. Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Shqiptarët mund të përdorin këtë dokument edhe në territorin grek nëse plotësojnë disa kushte të thjeshta.

Shqiptarët që zotërojnë këtë leje drejtimi, model i lëshuar nga 1 korriku i vitit 2005, ose ata që janë të pajisur me formatin që ka nisur të shpërndahet nga  24 janari i vitit 2017,  mund të drejtojnë automjetin e tyre edhe në territorin grek. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka zbardhur marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Greqisë, mbi njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit.

Sipas kësaj marrëveshje shqiptarët mund të përdorin patentën e marrë në vendin tonë për aq kohë sa nuk kanë vendosur rezidencën normale në shtetin fqinj. Në momentin që nisin jetesën në Greqi ata mund të konvertojnë lejen e drejtimit nga shqiptarë në grekë duke zbatuar një procedurë të thjeshtë.

Mjafton të paraqesin një kërkesë pranë Drejtorive të Transportit dhe Komunikimit të Rajoneve në shtetin Grek. Një procedurë që bëhet pas kryerjes së kontrolleve që vërtetojnë se personi është fizikisht i aftë të drejtojë një mjet motorik ose një kombinim të mjeteve të kategorisë specifike.

Për të shmangur testet teorike dhe praktike mjafton përkthimi zyrtar i lejes së drejtimit të marrë në Shqipëri në gjuhën greke. Të njëjtat rregulla marrëveshja i parashikon edhe për grekët që udhëtojnë  në vendin tonë. Tashmë ky dokument ka hyrë në fuqi dhe vlefshmëria e tij ka afat të papërcaktuar. /abcneës

Zbardhet marrëveshja për njohjen e patentave shqiptare në Greqi, ja kushtet… Read More »

Në familjen e Klod Lalës pas sulmit, motra rrëqeth: Atë natë kishte dasmë, menduam…Vetëm fëmijët mos na prekin

U aludua se ngjarja lidhet me detyrën e të vëllait të gazetares, Rexhepit, i cili ka punuar prej 4 vjetësh si specialist në burgun e Fushë-Krujës dhe prej 3 javësh si jurist në burgun e Krujës. Por, për familjarët e saj ky variant nuk qëndron.

Antoneta Lala, motra e Klodianës, thotë: “Ky sulm nuk ka lidhje me babain apo me mua. Mendoj se ka lidhje me motrën sepse nuk është hera e parë që ndodh. Ka pasur edhe kërcënime të tjera”.

“Nuk e di se çfarë aludojnë mediat, por im vëlla nuk ka pasur probleme kurrë”, thotë Antoneta.

Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së enjtes. Po atë natë, shumë afër familjes Lala zhvillohej edhe një dasmë dhe të shtënat u mendua se vinin prej andej.

“Babai doli jashtë për të parë, por është errësirë këtu. Më vonë babai ka parë gëzhojat”, tregon motra e gazetares.

Antoneta tregon se në shtëpi kishte shumë njerëz atë natë: “Dy vajzat e Klodianës, babai, nëna dhe dy mysafirë. Nuk mendoj se kanë dashur të vrasin njeri, pasi po të donin, do të kishin vrarë”.

Familja Lala ka 20 vjet që jeton në Laknas: “Nuk kemi frikë, nuk i kemi kujt borxh, kështu që nuk do të largohemi këtu. Vetëm u kërkoj që të mos krijojnë terror te fëmijët”.

Në familjen e Klod Lalës pas sulmit, motra rrëqeth: Atë natë kishte dasmë, menduam…Vetëm fëmijët mos na prekin Read More »

Rama inspekton punimet, shihni si duket nga brenda ‘Arena Kombëtare’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në Instastory nga Stadiumi ‘Arena Kombëtare’.

Rama ka bërë një inspektim të punimeve, ku shihet se stadiumi po merr formë.

Ai ka bërë një shëtitje mes shkallëve të stadiumit dikur “Qemal Stafa” që do të vijë së shpejti me një pamje krejtësisht të re.

Rama inspekton punimet, shihni si duket nga brenda ‘Arena Kombëtare’ Read More »

Presidenti Meta ia shton në Alpet shqiptare, dolli për tropojanët: Jeni të jashtëzakonshëm

Pas majës së Jezercës, Presidenti Ilir Meta është ngjitur në Tropojë duke vijuari turin e tij në të gjithë vendin duke vizituar bukuritë natyrore. Ai është takuar me banorë duke ngritur një dolli për popullin e Tropojës, ndërsa ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Ambasadorit Minxhozi i kërkoj të marrë përgjegjësitë për këtë shëndet, për popullin e mrekullueshëm të Valbonës dhe Tropojës, që i mikpret të gjithë dhe është kaq i përkushtuar për të treguar këto bukuri të jashtëzakonshme të Bjeshkëve të Nemuna e Alpeve tona”, thotë Meta në dollinë e tij. Presidenti Ilir Meta vizitoi dje Alpet Shqiptare. Kreu i shtetit u ngjit në pikën më të lartë të Alpeve tona dhe më të vështirën në të gjithë Ballkanin, Majën e Jezercës 2696 metra.

Fotot dhe videot e kësaj aventure sportive dhe turistike janë duke bërë xhiron rrjeteve sociale dhe mediave online. Në fund të ngjitjes në Jezercë, Ilir Meta ka shkruar këtë mesazh në librin e përshtypjeve, në të cilin gjithë alpinistët dhe udhëtarët që arrijnë në Majë të Jezercës (që realisht janë të rrallë) shkruajnë për përvojën dhe emocionet e udhëtimit jo të zakonshëm.

“Mrekulli të ngjitesha këtu në kryemajën e alpeve tona, Jezercë. Falenderim të veçantë Fatos Kotollozit dhe Mentor Bojku të “Outdoor Kosova”, Dardanit e Julianit nga Valbona dhe Bashkim Kuliçit nga Tropoja“,- shkruan Presidenti.

Presidenti Meta ia shton në Alpet shqiptare, dolli për tropojanët: Jeni të jashtëzakonshëm Read More »

Sulmi ndaj gazetares, Artan Hoxha: Policia nuk e la të shkojë në shtëpi, kur e telefonova më tha se…

Gazetari invesitgativ, Artan hoxha ka dhënë të tjera detaje për sulmin me armë ndaj banesës së prindërve të saj. I ftuar në Report tv, Hoxha tha se në mëngjes asnjë portal nuk kishte nxjerrë lajmin, pavarësisht se ngjarja ndodhur natën. Ai tha se ka marrë në telefon edhe gazetaren Klodiana Lala e cila i ka thënë se është në punë dhe se policia nuk e ka lënë të shkojë tek banesa.

“Kanë kaluar 24 orë që nga momenti që ngjarja ndodhi. Për mua ka të bëjë me detyrën e koleges Lala. Kam parë impenjim të strukturave të policisë dhe prokurorisë, por vlen pak. Është ngjarje shumë e rëndë, sepse është reportere, syri dhe veshi i publikut. Fillimisht janë ata, e më pas nivelet e tjera të një redaksie. Është vajzë, ka 15 vite karrierë, pa lëvizur nga sektori. Ka mbuluar kronikën, gjykatat, prokurorinë. Ka mbuluar sektorin më të vështirë. Ajo që më bëri përshtypje është fakti se kishin kaluar disa orë dhe s’kishte asnjë lajm në media. Në orët e para të mëngjesit, takova një ish-drejtues policie dhe midis të tjerave më tha që kam dëgjuar këtë gjë.

Bëra një kontroll të portaleve kryesore dhe s’pashë asgjë. Më bëri përshtypje, bëra telefon tek policë të ndryshëm dhe më thanë që ngjarja ishte e vërtetë. Më dhanë të dhëna paraprake për ngjarjen. E mora Klodianën, më tha që ishte në punë. Më tha që policia s’më ka lenë të shkoj tek banesa. Çuditërisht lajmin se kam parë në asnjë media. Mediat ose nuk e dinin, megjithëse rrjetet sociale gëlojnë nga këto cicë-micet për këto ngjarje. Unë kam folur që në mëngjes. Në mesditë kam njoftuar drejtuesin e një portali, i dhashë informacionin, numrin e Lalës dhe lajmi doli në këtë formë”- tha Hoxha.

Sulmi ndaj gazetares, Artan Hoxha: Policia nuk e la të shkojë në shtëpi, kur e telefonova më tha se… Read More »

Prefekti i Qarkut Vlorë: “Për cdo vatër zjarri do të bëhet hetim serioz nga organet kompetente”

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik dhe angazhimit të shtabit të Emergjencave Civile, për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve të zjarreve, Prefekti i Qarkut Vlorë ben me dije se për cdo vatër zjarri do të bëhet hetim serioz nga organet kompetente për gjetjen e autorëve të cilët kanë shkaktuar zjarrvënie me ose pa dashje.

Për të minimizuar rastet e zjarreve ligjërisht nuk lejohet të bëhet më ‘zjarrvënie e kontrolluar’. Të gjithë ata persona të cilët kanë kullota ose parcela toke, nuk mund ti vënë zjarrin parcelës që disponojnë. Të gjitha materialet e mbledhura nga toka duhet të grumbullohen dhe të transportohen në pika grumbullimi.

Institucionet po bashkëpunojnë për vendosjen e saksioneve ekstra për co person që tenton dhe shkakton zjarr, duke vënë në funksion gjithë kompetencat në mbrojtje të natyrës, mjedisit dhe jetës së qytetarëve.

Për cdo rast zjarri, forca e ligjit do të veprojë në mënyrë të menjëhershme me qëllim vënien para drejtësisë për cdo person që shkakton zjarrvënie me ose pa dashje.

Prefekti i Qarkut Vlorë

L'immagine può contenere: 3 persone, persone sedute

L'immagine può contenere: 3 persone, persone sedute e spazio al chiuso

L'immagine può contenere: 8 persone, persone sedute e spazio al chiuso

L'immagine può contenere: 5 persone, persone sedute e spazio al chiuso

L'immagine può contenere: 2 persone, persone sedute e spazio al chiuso

L'immagine può contenere: 6 persone, persone sedute e spazio al chiuso

Prefekti i Qarkut Vlorë: “Për cdo vatër zjarri do të bëhet hetim serioz nga organet kompetente” Read More »