Aktualitet

Vlorë: Ndryshon pamjen bulevardi “Ismail Qemali”

Në qytetin e Vlorës vazhdon puna për rikualifikimin e bulevardit “Ismail Qemali”, i cili do të ketë një pamje moderne, ku do të dominojë gjelbërimi dhe mjediset shlodhëse dhe argëtuese.
Punimet janë përqendruar në pjesën e parë, nga rrethrrotullimi pranë Lungomares deri në kryqëzimin me rrugën “Petrit Bisha”, ndërsa javën e ardhshme do të fillojë puna në segmentin nga kryqëzimi i “Cipajve” deri te shkolla industriale, transmeton atsh.

Segmenti ku do të punohet është rreth 300 metra. Gjatë punimeve kryqëzimi i “Cipajve” do të qëndrojë i hapur për të penguar sa më pak qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

Projekti për rikualifikimin urban të bulevardit “Ismail Qemali” në Vlorë filloi në pranverë të këtij viti.

Ai financohet nga qeveria shqiptare me mbështetjen e Bankës së Këshillit të Europës dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të programit “Punët në Komunitet IV”.

Vlorë: Ndryshon pamjen bulevardi “Ismail Qemali” Read More »

NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë

SNMCMG2 (Grupi 2 i Gatshëm i Kundërzbulimit të NATO-s), Forca e NATO-s për Veprim të Shpejtë në Kundërpërgjigje ndaj Minave, zhvilloi këtë javë stërvitje me Flotën Ushtarake shqiptare në Vlorë.

Në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë janë publikuar foto nga stërvitja e përbashkët.

Ndërsa komandanti i SNMCMG2 është shprehur: “Shumë faleminderit për pritjen e ngrohtë në Vlorë. Ishte një vizitë e shkëlqyer dhe e suksesshme në det me flotën ushtarake shqiptare. Faleminderit për kohën e bukur që kaluam me miqtë tanë të ALS Butrinti dhe ALS Orikum”.

NATO, stërvitje të përbashkët me anijet shqiptare në Vlorë Read More »

‘Hidhini në det’! Guxon emigrantja shqiptare, ja kujton të gjitha ministrit Salvini përmes një letre publike: Nuk jemi budallenj!

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, është kthyer në tmerrin e emigrantëve, për shkak të deklaratave të forta kundër tyre. Por një letër e hapur e një emigranteje shqiptare drejtuar ministrit ka tërhequr vëmendje të gjerë dhe është bërë virale në mediat fqinje. Është emigrantja Sonila Alushi, e cila jeton prej shumë vitesh në Itali dhe ka marrë guximin t’i drejtohet ministrit.

Emigrantja Alushi me anë të letrës së postuar në profilin e saj në Facebook, është kthyer shumë vite pas dhe ka kujtuar kohërat kur në muret e Lombardisë shiheshin të shkruara shprehje të ndryshme për shqiptarët.

“Shqipëria u tregua solidare me këtë vend Zoti Ministër, jo me ju. Shqipëria është një popull emigrantësh, është një popull bujar dhe mikpritës edhe pse ende i varfër. Por mbi të gjitha Shqipëria nuk harron ndihmat e shumta nga fqinjët e vet italianë. Ashtu siç nuk harron deklaratat tuaja përbuzëse si kjo e fotografisë më poshtë marrë nga faqja juaj e Facebook-ut. Apo frazat e dhunshme të shkruara jo shumë kohë më parë, nga mbështetësit tuaj, në muret e Lombardisë, si “Shqiptarët duhen varur”!, shkruan Sonila mes rreshtave.

Më tej, ajo kujton edhe deklaratën e Pivettit, e cila në ato vite kur ishte Kryetare e Parlamentit Italian u shpreh se “shqiptarët duhen hedhur në det”.

“Oh jo, ne nuk harrojmë deklaratën e turpshme të deputetes tuaj (atëherë quheshit Liga e Veriut), asokohe Kryetare e Parlamentit italian, Irene Pivetti, e cila pa minimumin e druajtjes dhe ndjenjës, tha që SHQIPTARËT DUHESHIN HEDHUR NË DET! Dhe të hedhur në det ne përfunduam vërtetë vetëm pak ditë më pas: e kish emrin Katër i Radës ajo anija e vogël që u fundos në Otranto. U mbytën 81 shqiptarë e midis tyre fëmijë, gra, burra e të moshuar. I vunë emrin “Gjëma e të Premtes së Shenjtë” asaj tragjedie në 28 Mars 1997. Vajtuam nga veriu në jug për ata të vdekur, një vend i tërë mbajti zi. Por, më pas, anijet dhe skafet vazhduan gjithsesi të lundrojnë drejt Italisë sepse ishtë çështje mbijetese dhe ju Ministër e dini mirë, edhe pse bëni sikur s’dini! Ju bëni sikur s’e kuptoni pse njerëzit braktisin shtëpitë e tyre, për të ardhur drejt Europës, duke rrezikur jetën në det.

Ju bëni gjoja Ministër, bëni gjoja në lidhje me shumë gjëra. Edhe për faktin që, duke ju dëgjuar ju, problemet më të mëdha të këtij vendi duket sikur vijnë nga emigrantët dhe refugjatët. Nuk patëm kohën të na thahen lotët për viktimat e Xhenovas dhe Çivitës, se ja ku dolët ju me një vendim mizor (mbi anijen Diciotti e cila u bllokua në brigjet italiane me në bord refugjatët nga Eritrea të cilët po vuanin nga sëmundje të ndryshme në kushte higjenike të turpshme) për të na bërë të qajmë dhe turpërohemi për viktima të tjera; nuk arritëm të mbanim zi për ata të vdekur e të kuptonim diçka lidhur me rrëzimin e asaj ure, se ja ku na dolët ju me ankesat tuaja të zakonshme të cilat e drejtojnë gishtin vetëm nga emigrantët! Për të mos folur rreth shvendosjes së kapitaleve, për papunësinë, për Mafian, për degradimin social, për varfërinë në rritje, etj. Gjithçka mbetur në hije!

Sot del e thoni nëpër mitingje, ato ku fansat tuaj haharisen me sarkazmën tuaj të trishtë, se Shqipëria na qënkërkësh sjellë më mirë se Franca! Hajde o Ministër se e dimë shumë mirë që Francës nuk i bën as ngrohtë e as ftohtë një krahasim qesharak si ky. Dhe e dimë mirë të gjithë si e mendoni ju lidhur me komunitetin tonë: të ishte për ju dhe mbështetësit tuaj, ne shqiptarët nuk ishim ndihmuar atëherë dhe nuk do ishim të pranuar as sot.

Shqipëria, me këtë gjest, duke u pozicionuar qartë në krah me Italinë, u tregua mirënjohëse dhe bujare sepse ky vend e meriton dhe ky vend nuk përfaqësohet vetëm nga ju. Mos e përdorni këtë gjest në favorin tuaj personal, mos na trajtoni si budallenj. Faleminderit!”, përfundon letrën e saj emigrantja shqiptare, Sonila Alushi.

‘Hidhini në det’! Guxon emigrantja shqiptare, ja kujton të gjitha ministrit Salvini përmes një letre publike: Nuk jemi budallenj! Read More »

Kthesë e papritur, pasi koha u nxi me reshje e shtrëngata, nesër do na ndodhë kjo gjë

MOTI NE VIJIM SIPAS METEOALB:

Mbetet me vranësira dhe shira të herë pas hershëm, kryesisht në Qendër dhe Juglindje por vonë pasdite pritet kthjellim gradual i zonave Perëndimore dhe gjatë natës, kthjellimet bëhen dominante në gjithë vendin. Temperaturat maksimale sot janë ngjitur në 27 – 28°C në zonat malore dhe deri 30.5° në zonat Veriperëndimore.

Nesër pritet mot kryesisht i kthjellët duke sjellë rritje me 2°C të temperaturave të mesditës, në gjithë vendin.

Kthesë e papritur, pasi koha u nxi me reshje e shtrëngata, nesër do na ndodhë kjo gjë Read More »

Emigrantët, Rama: Nuk mund të rrinim spektatorë, bëmë sa mundëm

“Ne bëmë atë që mundëm, pasi nuk mund të rrinim spektatorë përballë një shfaqjeje dhimbje dhe turpi, ku njerëz që janë larguar nga ferri u kthyen në të burgosur të impotencës politike apo edhe europiane”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës.

Rama iu përgjigj interesimit të medias mbi vendimin e Shqipërisë për të pritur 20 emigrantë që ndodhen në brigjet italiane.

“Ne nuk e kemi bërë këtë për të ndikuar mbi këdo qoftë, por nuk mund të rrinim spektatorë përballë një shfaqjeje dhimbjeje dhe turpi, ku njerëz që janë larguar nga ferri u kthyen në të burgosur të impotencës politike apo edhe europiane”, tha Rama.

Ne natyrisht nuk mund ta zgjidhim këtë problem, tha Kryeministri, duke shtuar se “ne bëmë atë që mundëm, në pozitën e dikujt që rri e shikon dhe thotë: po bëj timen, aq sa mundem, po jap një dorë”.

“Është rasti për të rikujtuar se Ballkani në krizën e vitit 2015, ka bërë atë që duhet të kishte bërë gjithë Europa, duke u treguar një rajon mirëfilli europian, jo vetëm gjografikisht, por edhe sa i përket vlerave që mishëron Europa dhe na bëjnë të jemi kaq proeuropianë”, vijoi Rama.

Sipas tij, “ky ishte një gjest krejt i natyrshëm për ne si shqiptarë, por edhe si njerëz që ishim ne dje eritreasit e sotëm, dhe Italia nuk na la në mes të detit”.

“Gjesti jonë nuk ka pasur asnjë qëllim të fshehtë”, tha Rama. /

Emigrantët, Rama: Nuk mund të rrinim spektatorë, bëmë sa mundëm Read More »

Të huajt në aksion, pastrojnë plazhet shqiptare

Alice është një blogere e njohur angleze që prej disa kohësh jeton në Tiranë. Ajo erdhi për tri ditë në Shqipëri dhe vazhdon të qëndrojë prej muajsh këtu, e dashuruar me vendin tonë.

Këtë të diel ajo së bashku me persona të tjerë e kaloi në plazhin e Durrësit. Jo duke pushuar, por duke pastruar mbetjet e hedhura vend e pa vend nga pushuesit ditorë.

“Po bëjmë punë vullnetare. Ne jemi anglezë, amerikanë, gjermanë, austriakë dhe shqiptarë, dhe nuk jemi këtu vetëm për të pastruar, pasi brenda 2 javësh mund të kthehet sërish në gjendjen e mëparshme, por dhe për të ndërgjegjësuar njerëzit dhe ndryshuar mentalitetin e të hedhurit vend e pa vend mbeturinat. Ata na shohin e reflektojnë”, u shpreh Alice.

Shumë nga ata që po pushonin në plazhin e vogël të Currilave paraditen e sotme, teksa shihnin grupin që pastronte, kanë kujtuar aksionet e detyruara vullnetare të së dielës në vitet e monizmit. Të tjerë, ndonëse të paktë, iu bashkuan grupit për pastrimin e plazhit nga plastika dhe mbetjet e tjera urbane.

“Një grup turistësh që u ndjenë keq teksa na panë të punonim, u bashkuan me ne. Ne shpresojmë që edhe qeveria dhe pushteti vendor gjithashtu të reagojnë për të bërë më shumë në këtë drejtim. Njerëzit hedhin plastikën kudo, pa menduar ku përfundon. Ajo përfundon në det dhe rrezikon gjallesat detare. Peshqit e hanë dhe ne hamë peshqit. Është një situatë e keqe”, shprehet blogerja e njohur.

Nën moton “të bësh gjëra të vogla, me shumë dashuri”, ky grupim shoqëror synon ta shtrijë vullnetarizmin drejt qytetit të Beratit dhe liqenit të Shkodrës për periudhën në vazhdim, duke përcjellë përmes punës mesazhe të rëndësishme për të gjithë ne, në mbrojtje të mjedisit dhe jetës së përbashkët në komunitet./Top Channel

Të huajt në aksion, pastrojnë plazhet shqiptare Read More »

Lotari Amerikane, shqiptarët thyejnë sërish rekord. Ja sa është numri i aplikuesve për këtë vit

Të jetojnë në SHBA mbetet një prej ëndërrove më të mëdha për shumë shqiptarë. Për këtë arsye rreth 17% e shqiptarëve mbi 20 vjeç kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane ose e thënë në shifra janë 367 mijë persona. Kjo bën që Shqipëria të renditet e para në Europë me përqindjen më të lartë.

Krahasuar me vitin 2007, numri i shqiptareve që aplikuan për Lotarinë Amerikane është dyfishuar, nga 173 mijë shqiptarë që aplikonin në 2007-n, në 2018 numri i aplikimeve kapi shifrën rekord prej 367 mijë, sipas statistikave të Departamentit amerikan të Shtetit .

Rritja e aplikimeve në Lotarinë Amerikanë ka qenë e lartë, veçanërisht pas vitit 2013 sikurse shikohet edhe nga grafiku. Sipas analizës së Peë Research Center mbi aplikimet për Lotari Amerikane, në disa prej vendeve një pjesë e konsiderueshme e popullsisë aplikoi. Në Libi rreth 15% e qytetarëve aplikuan për programin, por edhe vende të thera të Afrikës kishin të njëjtën përqindje aplikimi. Në Sierra Leone rreth 14% e popullsisë aplikoi ndërsa në Gana vetëm 8%.

Në Europë vendet me përqindjen më të lartë që kishin aplikuar në programë ishin vendet e lindjes, ku Shqipëria mbante rekordin. Sipas të dhënave të Pee Research Center, pas Shqipërisë renditet Moldavia me 11% të popullsisë, Armenia me 9%. Ndërsa në Azi vendet që kryesojnë janë Uzbeksitani me 7% dhe Nepali me 4%. Gjatë 2017-s më shumë se 22.4 milionë njerëz aplikuan në të gjithë botën në programin e vizave amerikane, i cili jep rreth 50 mijë Green Cards, apo leje qëndrimi të përhershme nëpërmjet një sistemi lotarie.

Numri i aplikantëve thuajse iu afrua rekordit të vitit 2016 ku në të gjithë botën aplikuan 23 milionë njerëz, kryesisht për shkak se administrata Trump tha se do ta hiqte programin. Që nga 2005, më shumë se 200 milionë njerëz kanë aplikuar për lotarinë Amerikane, e cila kërkon që të diversifikojnë shtetësinë e popullsisë emigrante duke dhënë viza për emigrantët. Vetëm 8 shtete kanë të paktën nga 1 milion aplikantë në 2016, duke u përgjigjur për më shumë se gjysma e totalit: Si Gana, Uzbekistani, Irani, Ukraina, Egjipti, Nepal, Etiopi dhe Sierra Leone.

Lotari Amerikane, shqiptarët thyejnë sërish rekord. Ja sa është numri i aplikuesve për këtë vit Read More »

Rama me sytë nga qielli, për çfarë ju lut Zotit para Samitit në Durrës? Detajet që s’u panë

Rama duket me sytë nga qielli, sikur po i lutet Zotit për diçka, para se të nisë samiti. Në fakt, nuk e dimë çfarë ka menduar Rama teksa i është lutur Zotit, por sot qielli ishte i nxirë dhe binte në shi, e ndoshta kjo ka qenë një arsye pse sytë e kryeministrit i janë drejtuar qiellit.

Kryeministri Edi Rama priti sot homologët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e mbajtur në Durrës, ku u diskutuan shtyllat kryesore të rrugës për në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit me miqtë e rajonit nuk kanë munguar dhe momentet delikate për kryeministrin Rama.

Në një foto të shkrepur nga Report Tv, Rama duket me sytë nga qielli, sikur po i lutet Zotit për diçka, para se të nisë samiti. Në fakt, nuk e dimë çfarë ka menduar Rama teksa i është lutur Zotit, por sot qielli ishte i nxirë dhe binte në shi, e ndoshta kjo ka qenë një arsye pse sytë e kryeministrit i janë drejtuar qiellit.

Gjithashtu, para samitit nuk kanë munguar dhe detaje të tjera, siç ishte takimi i Ramës me Haradinajn, ku kryeministri shqiptar i kërkon homologut të heqë kollaren, apo dhe takimi i tij i veçantë me kryeministrin e Malit të Zi, ku Rama sishet që e kap për krahu.

Rama me sytë nga qielli, për çfarë ju lut Zotit para Samitit në Durrës? Detajet që s’u panë Read More »