Aktualitet

Audiopërgjimi/ A po e kërcënon Denar Biba, Lulzim Bashën? “Kujto takimin e 17 majit vetëm për vetëm me Ramën”

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba ka folur sërish për audiopërgjimin. Biba i akuzuar për shantazh ndaj gjyqtarit të Strasburgut Ledi Bianku për çështjen e pronave bën një analizë të gjatë të çështjes ku përfshihet, ndërsa i kujton kreut të PD-së Lulzim Basha takimin me kryeministrin Edi Rama më 17-18 maj të vitit të kaluar.

“Z.Basha, përpara se të shprehej për takimin tim me z.Bianku, do të bënte mirë të kishte sjellë ndër mend orët e gjata të kaluara vetëm për vetëm me z.Rama në mesnatën e 17-18 majit 2017, si edhe etiketimet e gjithfarë llojshme që i mveshën kësaj bisede keqdashësit e tij politikë. Shumë herë më e parëndësishme ishte biseda ime me z.Bianku, nëse merr parasysh faktin se, si unë dhe ai, nuk kishim asnjë kapacitet vendimmarrës në lidhje me shtyrjen e kërkuar”, thotë Biba ndër të tjera.

Nuk dihet nëse pas kësaj deklarate Biba aludon për ndonjë audio përgjim tjetër dhe kërcënon Bashën apo e merr si shembull për mbrojtjen e tij ndaj asaj që quan “babalizim”.

Ai thotë se biseda të tilla ka pasur e do të ketë, gjithmonë dhe se duke i “babalizuar” ato, opozita nuk bën gjë tjeter veçse, me naivitet, i jep një dimension negativ, krejtësisht të panevojshëm, një instrumenti që më së shumti është në favor të saj.

STATUSI I DENAR BIBËS
“Qasjet” mes shtetareve dhe diletantizmi i politikes
Kur e lexova per here te pare shkrimin e portalit Exit.al ne lidhje me audio-pergjimin mes meje e gjyqtarit te Gjykates se Strasburgut, z.Ledi Bianku, fillimisht nuk me beri ndonje pershtypje kushedi dhe, tani mbrapa, me vjen mire per kete. Te degjuarit e zerit tend permes nje linku, ashtu, publikisht, nuk ishte ndjesi e kendshme, por kjo vetem nga kendveshtrimi i cenimit te privatesise, per me teper ne zemer te gjykates qe mbron te drejtat e njeriut. Transkriptimi i bisedes, nga ana tjeter, me la indiferent, pasi nga teksti i publikuar nuk arrije dot te kuptoje gje.

Por, ndersa minutat kalonin, telefonatat e miqve gazetare shtoheshin dhe me pas, lajmi se kryetari i opozites do te dilte ne konference per shtyp posacerisht per kete ceshtje e do ta etiketonte ate si “shantazh” te qeverise Rama ndaj Strasburgut(!) me dha shqetesim.

I mesuar me lojrat politike prej vitesh tashme, me duhet te verej se ishte nje shqetesim ndryshe. Ishte i perzjere me habi. A mos valle e kishin keqinformuar z.Basha? Une e kujtoja (ajme se jo sakte) biseden dhe isha i bindur se nuk kishte asgje ne te gjithe ate (se ne tekstin e publikuar jo e jo) qe te meritonte vemendjen e kujdoqofte, aq me pak te shnderrohej ne debat publik me akuza e kunderakuza. Jam i vetedijshem per etjen qe ka opozita per skandale qeveritare, por serish, nga pozita e atij qe dinte te verteten, nuk arrija dot ta vendosja tekstin e publikuar ne kornizen e nje skandali. Dje lexova nje shkrim nga Prec Zogaj te “Panorama”, dhe me erdhi mire qe edhe brenda kampit opozitar ka njerez qe e mendojne si une (http://www.panorama.com.al/analiza-klasifikimi-i-bombave-p…/).

Sidoqofte, per tjeter gje u ula te shkruaj.
Se pari, por jo nga rendesia, dua te verej per lexuesin “babalizimin qe iu be nje bisede mes dy miqsh, ndonese ne nje pjese te saj u fol edhe per interesa shteterore. Pergjimi e degradon nje bisede, i humb asaj sinqeritetin dhe e teatralizon. E zhben qellimin e vertete, duke qene se qellimi i njerit prej bashkebiseduesve nuk eshte me diskutimi, perballja e ideve apo zgjidhja e problemit te parashtruar, por ajo cfare do kuptohet nga degjues te trete me pas, kohe me pas. Edhe ne hipotezen se te dy bashkebiseduesit nuk jane ne dijeni te pergjimit, serish, fenomeni “babale” ka potencial te rrenoje nje instrument, i cili eshte shume i rendesishem, vecanerisht ne nivele te larta te shoqerise, aty ku diskutohen politika. Historikisht, marreveshje te medha, te cilat kane vendosur deri edhe fate te nje shoqerie e me gjere, e kane gjenezen e tyre te nje bisede mes vetem 2-3 individesh. Ne historine e viteve te fundit – per te sjelle vetem nje nga disa raste, ishte pikerisht nje bisede e tille mes liderit te pozites dhe atij te opozites qe mundesoi zhbllokimin e situates politike ne vend dhe i hapi rruge zhvillimit te zgjedhjeve ne 2017.

Biseda te tilla ka pasur e do te kete, gjithmone. Duke i “babalizuar” ato, opozita nuk ben gje tjeter vecse, me naivitet, i jep nje dimension negativ, krejtesisht te panevojshem, nje instrumenti qe me se shumti eshte ne favor te saj. Etiketime te tilla si “ndikim”, “shantazh” “sekser”, “korruptim” jane budallalleqe – nese behen nga naiviteti, ose djallezore – nese behen me vetedije. Z.Basha, perpara se te shprehej per takimin tim me z.Bianku, do te bente mire te kishte sjelle nder mend oret e gjata te kaluara vetem per vetem me z.Rama ne mesnaten e 17-18 majit 2017, si edhe etiketimet e gjithefare llojshme qe i mveshen kesaj bisede keqdashesit e tij politike. Shume here me e parendesishme ishte biseda ime me z.Bianku, nese merr parasysh faktin se, si une dhe ai, nuk kishim asnje kapacitet vendimmares ne lidhje me shtyrjen e kerkuar.

Sikunder sqaroi se fundmi edhe Gjykata e Strasburgut, ajo ishte nje procedure qe nuk mund te realizohej en block, por vetem rast pas rasti. Mire per mua nuk mendoi, por z.Basha kishte detyrim te mendonte per imazhin e gjyqtarit shqiptar ne Strasburg dhe te parashikonte sesi do dilte ky imazh pas publikimit te nje bisede krejt te parendesishme per politiken.

Se dyti, dua te ndalem edhe te perceptimi i kesaj bisede dhe koncepti i “papershtatshmerise”. Kjo fjale ne fakt nuk te thote asgje, eshte sa anemike aq edhe keqdrejtuese, duke qene se eshte subjektive ne thelbin e vet. Nje ceshtje qe diskutohet eshte ose e drejte, ose e padrejte, ne kuptim te standarteve morale dhe/ose ligjore, qe e minimizojne subjektivitetin (ne pamundesi per ta zhdukur). Po jap nje shembull per ta konkretizuar idene. Media e famshme amerikane CNN, ne nje editorial te dates 4 Shtator (https://edition.cnn.com/…/a-sense-of-inevitabil…/index.html…) shpreh shqetesimin se nje jurisprudence e tere shumevjecare e Gjykates Supreme mund te ndryshoje nese Republikanet, te cilet kontrollojne Senatin dhe menaxhojne procesin e vetingut te kandidateve, ia dalin te zgjedhin te preferuarin e tyre, z.Brett Kavanaugh si gjyqtar te 9-te.

Sipas CNN, Gjykata Supreme, qe per momentin ka mbetur me 8 anetare, prej te cileve 4 te zgjedhur nga Demokratet – liberale dhe 4 nga Republikanet – konservatore, “qendron ne buze te humneres, me shume te drejta (ato qe lidhen me abortin dhe diskriminimin pozitiv – per te dhene si shembull vetem dy) qe varen nga nje vote e vetme”. Vota dhe qasja qe do adoptohet ne lidhje me to nga gjyqtari Kanavaugh.

Sepse kur behet fjale per te drejta e liri kushtetuese, e drejta i largohet konvencialitetit dhe i qaset filozofise. Natyrshem, nje individ qe s’ka edukimin profesional perkates mund te cuditet sesi thjesht nje gjyqtar i ri mund te ndryshoje kursin qe gjykata me e larte e SHBA ka mbajtur per disa dekada, por per studiuesin e te drejtes kushtetuese kjo eshte lehtesisht e kuptueshme, ndonese jo lehtesisht e pranueshme. Keshtu edhe ne biseden me z.Bianku, une dhe ai ndame qasje te ndryshme ne lidhje me kufizimin e te drejtave individuale. Ne gjykimin tim, atehere dhe sot, shtyrja me disa muaj e detyrimit te Shtetit shqiptar per te paguar disa individe ish-pronare, ishte nje mase e nevojshme ne nje shoqeri demokratike dhe ne interes te publikut te gjere, nga taksat e te cilit do te vilej pagesa. Perkundrazi, ekzekutimi i menjehershem i detyrimit do i linte punonjesit e administrates publike dhe pensionistet pa paga e pensione. Kjo ishte dhe eshte qasja ime filozofike dhe motivimi im ne ate bisede. “Babalizimi” i tekstit dhe kontekstit me tej eshte nje histori naivesh qe ju tashme e dini. Shume zhurme per asgje, vertet, por qe ekspozoi nje diletantizem te frikshem nga nje pjese e politikes shqiptare.

Audiopërgjimi/ A po e kërcënon Denar Biba, Lulzim Bashën? “Kujto takimin e 17 majit vetëm për vetëm me Ramën” Read More »

Nga Tirana në Londër, ja si e bënte trafikun e klandestinëve banda italo-shqiptare

Nga Tirana në Romë dhe më pas në Londër. Këtë rrugë ndiqnin një grup trafikantësh shqiptarë për të dërguar njerëz në Angli.

Tetë persona, shqiptarë dhe italianë janë vënë në pranga mëngjesin e sotëm në Romë.
Siç bëhet e ditur, operacioni është organizuar nga Policia e Romës, në bashkëpunim me Policinë Metropolitane të Londrës.

Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar ‘Tower Brigde’.

Nga hetimet është arritur në përfundimin se ura e kalimit të shqiptarëve drejt ëndrrës Angli ishte pikërisht aeroporti i Romës.

Nga Tirana në Londër, ja si e bënte trafikun e klandestinëve banda italo-shqiptare Read More »

Ndihmoi të prekurit nga flakët në Athinë, Greqia i jep nënshtetësinë shqiptarit her

Ditën e sotme Greqia i ka dhënë nënshtetësinë greke “Honoris Causa” shqiptarit Agim Cufe dhe dy egjiptianëve që ndihmuan dhjetëra njerëz gjatë zjarreve katastrofike të 24-korrikut në Athinë.

Dekreti i tyre iu dërgua presidentit të Greqisë Prokopis Pavlopoulos për miratim, ndërsa Kryeministri Alexis Tsipras gjatë vizitës së sotme në Mati e vlerësoi aktin e emigrantëve.

Agim Cufe nga Levani i Fierit me anë të një skafi shpëtoi dhjetëra njerëz të hedhur në det teksa tentonin që t’i shpëtonin flakëve.

Ndihmoi të prekurit nga flakët në Athinë, Greqia i jep nënshtetësinë shqiptarit her Read More »

Drama e familjes Huli, kryefamiljari i sëmurë dergjet në shtrat: Kur kemi uri, pimë ujë

Iku nga zonat e thella të veriut për të gjetur një jetë më mirë për fëmijët, ndërsa ndërtuan një shtëpi-barake që nuk e kanë përfunduar ende, sot ata përballen me kthetrat më të egra të mbijetesës. Historia e tyre nisi 11 vjet më parë kur familja Huli u vendos në zonën e Bathores në Tiranë, aty ku i tha “bujrum” varfërisë.

Kryefamiljari Bashkim Huli teksa rrëfen për Top Channel, thotë: “Kam 4 muaj e gjysmë shtrirë sepse jam sëmurë. 10 ditë në muaj punoj, gjej punë ku të dalë. Kam hernie diskale, nerv shiatik, variçe…”. Bashkëshortja e tij, Nazmie Huli shprehet: “Nuk ia plotësoj dot kushtet fëmijëve. Librat kushtojnë rreth 100 mijë lekë (të vjetra), pa fletore. Jam në borxhe”.

Përveç librave, për Izmirin dhe motrën e tij Veronikën mungon edhe ushqimi. “Mish kemi pak, na e kanë dhënë për Bajram. Kur nuk kemi për të ngrënë bukë në darkë, pimë ujë. E kalojmë urinë me ujë”, tregon Izmiri, djali i shtëpisë. 11-vjeçarja Veronika e ka një pasion, ajo është piktura: “Bëj punime me guaska dhe merrem me piktura”. Kushtet e vështira nuk e kanë penguar aspak Izmirin që të shkëlqejë në mundje dhe futboll. Po ashtu, edhe Veronika e përfundoi klasën e pestë me nënta dhe dhjeta.

Drama e familjes Huli, kryefamiljari i sëmurë dergjet në shtrat: Kur kemi uri, pimë ujë Read More »

KESH e nis sezonin me “shkundje” tenderash. Drejtori nën hetim për shit blerjen e energjisë nxjerr nga arka 150 milionë lekë për…

KESH e ka nisur sezonin e shtatorit, me një tender që bie “erë” hajdutëri. Drejtori i KESH, agronomi Agron Hetoja, ka nxjerrë nga arka e koorporatës shtetërore, 150 milionë lekë, për të blerë kompujtera të rinj personalë, për drejtuesit dhe zyrtarët e HEC-it të Komanit, më motivin “rinovim” i pajisjeve informatike për administratën. Drejtori agronom Agron Hetoja, “Mon Kukaleshi” i Edi Ramës, qysh prej qershorit 2018 është nën hetim nga prokuroria, për 2.8 milionë euro korrupsion, me shit-blerjen e paligjshme të energjisë elektrike.

as interesimit që bëri “PAMFLETI”, konstatoi se pajisjet informatike (kompjuterët-printerët) e administratës në HEC-Koman, janë në gjendje pune shumë të mirë, janë blerë para 1 viti dhe janë nivel programacionesh bashkëkohorë.
Por drejtori agronom Agron Hetoja, “Mon Kukaleshi” i Edi Ramës, që administron dhe “peshkon” këtë “liqen” miliardash, i njeh mirë “stinët e vjeljes së frutave” të korrupsionit, të cilat i çon tek 4 ministra, 5 deputetë, 2 dashnore dhe tek “kamarja” e kryeministrit, gjë për të cilën, qysh prej qershorit 2018 është nën hetim nga prokuroria, pas kallzimit të KLSH, për korrupsion 2.8 milionë euro, shit-blerje energjie elektrike, të pa miratuar nga qeveria shqiptare, por të firmosur prej tij.

JA NJOFTIMI I KESH/ Emri dhe adresa e autoritetit kontraktor: KESH sh.a (Korporata Elektroenergjitiko Shqiptare), Adresa Blloku” Vasil Shanto” Tiranë, E-mail [email protected]. Lloji i procedurës së prokurimit: E hapur, me mjete elektronike. Objekti: “Blerje pajisje informatike për zyrat e administratës së HEC-Koman”. Numri i referencës së procedurës/lotit: REF-83759-08-24-2018. Fondi limit: 12,300,000 (DYMBËDHJETËMILION E TREQINDMIJË) Lekë pa TVSH, Nga të ardhurat e vet KESH sh.a. Kohëzgjatja e kontratës, ose afati kohor për ekzekutimin: 2(DY) MUAJ . Afati kohor për dorëzimin e ofertave për pjesëmarrje: Data: 20/09 /2018, Ora: 10:00/korrieri

KESH e nis sezonin me “shkundje” tenderash. Drejtori nën hetim për shit blerjen e energjisë nxjerr nga arka 150 milionë lekë për… Read More »

Prishja e Teatrit Kombëtar, deputeti i PD paralajmëron: U shkelën vijat e kuqe, prisni revoltat…

Vendi do të shkojë në revolta. Ky është paralajmërimi që vjen nga deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji teksa ishte i ftuari i ditës nga gazetari Denis Dyrnjaja, “Top Talk”. Jo vetëm për cështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar, thotë Salianji.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për shembjen e teatrit kombëtar. Ne jemi për ruajtjen e goditën. Por problemi është se PS me ligjin “Fusha” do të vjedhë miliona euro. Filtrin e Presidentit të Republikës e rrëzuan. Gjykata Kushtetuese mungon. Nëse shkelet vija e kuqe atëherë qytetarët nuk do të lejojnë dhe do të dalin në ballë në qytetarëve dhe mund të ketë edhe një konflikt civil”, tha Salianji.

Prishja e Teatrit Kombëtar, deputeti i PD paralajmëron: U shkelën vijat e kuqe, prisni revoltat… Read More »

Vettingu gati për drejtësinë në Shkodër, ja verifikimet që i rrezikojnë detyrën togave të zeza

Shtatori ka nisur dhe brenda pak ditesh pritet te hidhet shorti ku komisionet e vettingut do te kalojne ne site gjyqtaret e prokuroret e Shkodres qe jane pjese e listes se dyte. Mes tyre jane edhe drejtuesit e gjykatave, Arben Zefi i shkalles se pare, Fuat Vjerdha i Apelit, Valbona Durraj e administratives e keshtu me radhe: Elvin Gokaj, drejtues, Prokuroria e Apelit Shkoder Ahmet Jangulli, Gjykata Administrative Shkoder, kandidat per KED, Luan Dervishi gjyqtar i Apelit Shkoder, Elidjana Kasaj, drejtuese e Prokurorise se Rrethit Puke, Izet Kadana, kryetar i gjykates se Rrethit Puke.

Shkodranews ka mesuar se tashme dosjet e tyre jane marre ne dorezim dhe filtri nis me pasurine, pastertine e figures dhe lidhjet me krimin. Veprimtaria e tyre do te jete pjese e verifikimit te hollesishem, e prej aty me pas do te vendoset fati i tyre, nese do te jene ne sistem apo do te dalin prej aty.

Te njejtat burime saktesojne se per disa prej tyre jane administruar edhe ankesa te bera nga qytetaret, qe jane nje pike ku mund te konstatohen probleme qe per keto gjyqtare mund te perbejne “flijimin” e tyre.

10 shtatori shenon seancen e pare te Komisionereve te Kolegjit te Posaçem te Apelimit. Me date 12 shtator Kolegji do te gjykoje ne dhome Keshillimi ankimimin e prokurores se Shkodres Besa Nikëhasani, e cila kërkon rrezimin e vendimit per shkarkimin nga detyra nga ana e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit.

Kolegji pritet te shtoje ritmet e punes nga shtatori, duke qene se thuajse te gjithe gjyqtaret e prokuroret e shkarkuar kane ankimuar prane tij vendimet e Komisionit te Kualifikimit per nderprerjen e karrieres./ShkodraNews

Vettingu gati për drejtësinë në Shkodër, ja verifikimet që i rrezikojnë detyrën togave të zeza Read More »

E mirëpritën në shtëpi, por Rama i refuzon glikonë, zonja e shtëpisë: Jeni shumë…

Kreu i qeverisë, Edi Rama për promovimin e librave falas ka vizituar një familje në Tiranë. Gjatë bisedimet me familjen Karaj, që ka dy fëmijë në shkollën fillore, Rama refuzoi qerasjen. Gjatë bashkëbisedimit, kreu i qeverisë është ndalur tek disa nga momentet më kyçe të reformimit të sistemi arsimor, siç i quajti ai, duke përmendur edhe risitë e këtij viti, siç është një prej tyre ndalimi i celularit në shkolla.

Në fund të këtij takimi, ku ndodhej i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe drejtoresha e shkollës “Ali Demi”, Dorina Kuka, zonja e shtëpisë ka shpejtuar t’i qirasë me gliko mysafirët e saj. Por pavarësisht insistimit të zonjës Karaj, kryeministri Rama nuk ka pranuar.

“Insistojmë që ta provoni glikonë tonë, se jemi me origjinë nga Përmeti”, u shpreh zonja Karaj. “Epo unë nuk jam nga Përmeti, dhe e kam kokën shumë të fortë”, tha kryeministri Rama, duke u çuar në këmbë, e për t’u larguar. E teksa po i përcillnin mysafirët, zonja e shtëpisë nuk ngurroi t’ia përmendte edhe njëherë kryeministrit Rama “refuzimin” e glikosë, “Shumë të fortë e kishit kokën me gjithë mend”. “Po shumë të fortë e kam kokën”, ia pret kryeministri Rama.

Klikoni KETU per te pare videon

E mirëpritën në shtëpi, por Rama i refuzon glikonë, zonja e shtëpisë: Jeni shumë… Read More »