Aktualitet

Kryeprokurorja Arta Marku reagon për sulmin ndaj gazetares, ja çfarë thotë

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka reaguar pas sulmit me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala. Përmes një reagimi, Arta Marku shpreh shqetësimin për sulmin dhe thotë se mbështet hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht. Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës”- thuhet në reagimin e kryeprokurores.

Kryeprokurorja Arta Marku reagon për sulmin ndaj gazetares, ja çfarë thotë Read More »

“Janë plumba mbi ne”, protestë para kryeministrisë pas sulmit të gazetares

Pas sulmit me armë të gazetares Klodiana Lala, mbrëmjen e sotme është zhvilluar një protestë para kryeministrisë.

Në protestë marrin pjesë, gazetare, qytetarë e aktivistë të shoqërisë civile. Gazetarët shprehen solidaritetin e tyre dhe thonë se sulmi ndaj Klodiana Lalës është sulm ndaj gjithë gazetarëve në Shqipëri.

Sulmi ndaj gazetares ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa  gazetarët kërkojnë drejtësi dhe liri në profesionin e tyre.

“Janë plumba mbi ne”, protestë para kryeministrisë pas sulmit të gazetares Read More »

Gjykata e Lartë dënon sulmin ndaj gazetares: Kërkojmë të…

Gjykata e Lartë ka dënuar sulmin me armë në banesën e prindërve të gazetares së kronikes, Klodiana Lala. Në reagimin e Gjykatës së Lartë thuhet se ngjarja përbën një shqetësim serioz për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë shqiptare. Ky institucion kërkon të zbardhet sa më shpejt ngjarja e rëndë.

“Ngjarja e rëndë ndaj Znj. Lala, dhe rreziku që iu kanos sot pjesëtarëve të familjes së saj, përbën një shqetësim serioz për të gjithë qytetarët dhe shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për sigurinë dhe mirëqenien e kujtdo invididi, në ushtrimin e çfarëdo funksioni në shërbim të së vërtetës.

Gjykata e Lartë, duke vlerësuar raportin korrekt me gazetaren Lala dhe profesionalizmin e saj, i drejtohet organeve kompetente për zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje dhe vënien përpara drejtësisë së autorëve të këtij akti të shëmtuar”- thuhet në reagimin e Gjykatës së Lartë.

Gjykata e Lartë dënon sulmin ndaj gazetares: Kërkojmë të… Read More »

Ora po troket, krimi me kollare në krizë të thellë

Sulmi me breshëri automatiku ndaj shtëpisë së gazetares Klodiana Lala, ndërkohë që brenda saj gjendeshin familjarë të saj i fryn një rreziku shumë të madh nga i cili po kërcënohet vendi ynë. Mafia është vënë në veprim me parullën: Shteti jam unë.

Vetëm për shkak se ndodh që të zgjedhësh një profesion që kërkon shumë pyetje dhe ndriçon dritë, ndoshta paksa, për ata që punojnë në errësirë.

Mjerisht sot gazetarët janë të kërcënuar më shumë se kurrë, por misioni i tyre është të godasin fenomenet e errëta sado idhët t’ju vijë të përfshirëve në korrupsionin dhe krimin me kollare. Qeveritë përdorin një shumëllojshmëri të taktikave për të margjinalizuar, izoluar ose prishur punën e medias, por një gjë është e sigurtë: atëherë asnjë nga liritë e tjera nuk mund të garantohet.

Ndaj politikanët që nxituan të jenë në krah të gazetares si Rama, Meta, Basha, Berisha duhet t’i bëjnë mirë llogaritë. Sot jemi në një pikë, ku nuk mund t’ju hidhet hi syve. Bandat marrin kurajo me bekimin e politikës dhe pushtetit.

Luftimi i efekteve gërryese të krimit dhe lidhjeve me politikën në vendin tonë ka filluar dhe asnjëlloj kërcënimi nuk mund të mposhtë armën më të fuqishme: fjalën e lirë. Po ndodh “Revolucioni”. Kriminalizimi i politikës dhe strukturave të zbatimit të ligjit po shkakton një krizë të thellë. Revolucionet zakonisht ndodhin vetëm në vendet e bekuara me një prani diplomatike amerikane. Dhe Shqipëria e ka këtë bekim./pamfleti

Ora po troket, krimi me kollare në krizë të thellë Read More »

Mësohet autori i sulmit me breshëri kallashnikovi ndaj banesës së reporteres Klodiana Lala

Mësohet autori i sulmit me breshëri kallashnikovi ndaj banesës së reporteres Klodiana Lala.

Burime të besueshme pranë agjencive ligjzbatuese bëjnë të ditur se i dyshuari kryesor për sulmin është Durim Bami, një nga personat VIP të rrjeteve kriminale në Shqipëri.

Njeriu që konsiderohet një nga klientët më të kuotuar për eleminime në këmbim të pagesës ka pasur prej kohësh përplasje me reporteren, në lidhje me një dosje që Klodiana Lala ka për Bamin.

Personi që tashmë ndodhet i lirë por që bëri dy vjet burg, i akuzuar si pjesëtar i një makinacioni së bashku me deputetin Tom Doshi, i cili akuzoi Presidentin Ilir Meta që donte ta vriste, ka kërkuar nga reporterja që të mos mblidhte informacion për të.

Nuk dihen detajet e këtij komunikimi që gjithsesi nuk ka qenë intensiv, por fakt është se Lala prej kohësh ka qenë e kërcënuar jo vetëm për veten por edhe për familjen e saj.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, por sipas të gjitha gjasave, këto hetime do të shkojnë në kalenda, si gjithë dosjet e mëdha në vend.

Megjithatë çështja ka marrë menjëherë një diapason ndërkombëtar, pasi kanë reaguar organizmat e rëndësishme botërore.

OSBE ka qenë e para, por mësohet se edhe ambasada amerikane ka qenë në kontakt me Unionin e Gazetarëve dhe Prokurorinë e Përgjithshme për të mësuar më shumë rreth ngjarjes.

Edhe pse Klodiana Lala u kërcënua që prej mëngjesit, media ku ajo punon nuk shkroi asnjë radhë, deri sa ngjarja shpërtheu në mediat e tjera./ Pamfleti

Mësohet autori i sulmit me breshëri kallashnikovi ndaj banesës së reporteres Klodiana Lala Read More »

Fuga: Solidaritet i plotë me gazetaren Lala, Basha humbje kohe

“Solidaritet i plotë me Klodin dhe e gjithë vëmendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulzim Basha është humbje kohe”, tha sot drejtori i Komunikimit pranë Kryeministrit, Endri Fuga.

Në një postim në rrjetet sociale, Fuga shprehet se “Klodiana Lala falënderon qeverinë, policinë dhe ministrin e Brendshëm për gatishmërinë. Basha akuzon Ramën. Me një fjalë avazi vazhdon! Solidaritet i plotë me Klodin dhe e gjithë vëmendja tek zbardhja e ngjarjes, se Lulzim Basha është humbje kohe”.

Banesa e reporteres së njohur të televizionit “News 24” Klodjana Lala është sulmuar mëngjesin e sotëm me breshëri plumbash. /atsh

Fuga: Solidaritet i plotë me gazetaren Lala, Basha humbje kohe Read More »

Rritja e çmimeve në sezonin turistik? Rama: Hotelet plot tregojnë të kundërtën

Kryeministri Edi Rama pohoi sot se Shqipëria këtë sezon turistik ka çmimet më të lira, krahasuar me vendet e tjera të Mesdheut.

Duke folur për pretendimet se në sezonin turistik çmimet janë rritur, kryeministri Rama tha se  çmimet i vendos tregu, jo qeveria.

Më tej, Kryeministri sjell si argument faktin se hotelet dhe restorantet frekuentohen dhe kjo tregon se çmimet janë në interes të pushuesve dhe turistëve.

“Kur ka çmime të larta që e lënë restorantin dhe hotelin bosh, ato sjellin falimentim. Përderisa ka njerëz që frekuentojnë dhe hotelet dhe restorantet janë plot, kjo tregon se ka një balancë dhe çmimet janë në interes të turistëve.” tha ai.

Më tej Rama shtoi se “nga ana tjetër ka dhe një argument që numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë shteti është rritut kjo tregon se është rritje të fuqia e konsumit.

“Nuk diskutohet që në Shqipëri, çmimet janë të lira. Nga ana tjetër ka dhe një argument se numri i shqiptarëve që pushojnë jashtë shtetit është rritur. Kjo tregon rritje të fuqisë së konsumt, jo se është më lirë në vende të tjera, por janë dy komponentë që flasin shumë”, tha Rama. /atsh

Rritja e çmimeve në sezonin turistik? Rama: Hotelet plot tregojnë të kundërtën Read More »

Pas sulmit ndaj familjes së gazetares, Unioni i Gazetarëve zbulon çfarë fshihet pas ngjarjes

Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka bërë një reagim pas sulmit mbi banesën e gazetares së kronikës, Klodiana Lala. Në reagimin e UGSH-së, thuhe se, vetë gazetarja Klodjana Lala, i tha zyrës së shtypit të se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka mësuar se ngjarja është e rëndë dhe serioze, pasi ndaj banesës së koleges sonë është derdhur një breshëri me plumba, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes së saj prindërore”, thuhet më tej në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË

UGSH dënon ashpër sulmin ndaj banesës gazetares Klodjana Lala. Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon me forcë sulmin e kryer në banesën e reporteres së njohur Klodiana Lala në mëngjesin e ditës së sotme. Vetë gazetarja Klodjana Lala, i tha zyrës së shtypit të UGSH-së se sulmi është një tentativë e pastër për të frikësuar atë dhe ka ndodhur për shkak të detyrës së saj si reportere. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka mësuar se ngjarja është e rëndë dhe serioze, pasi ndaj banesës së koleges sonë është derdhur një breshëri me plumba, duke rrezikuar jetën e pjesëtarëve të familjes së saj prindërore.

UGSH i bën thirrje Policisë së Shtetit që urgjent të hetojë ngjarjen dhe të dërgojë autorët para drejtësisë, pasi çdo vonesë do të ndikojë edhe më shumë në acarimin e klimës së lirisë së shprehjes në Shqipëri. Policia nuk duhet të merret me detaje që çorodisin më shumë opinionin por të gjejë autorin ose autorët e kësaj ngjarjeje shumë të rëndë.

Kur sulmohet lajmësi, rrezikohet rëndë një nga të drejtat themelore kushtetuese. UGSH është në kontakt intensiv me organizmat ndërkombëtare në Shqipëri për të kërkuar një angazhim sa më aktiv në mbrojtje të gazetarëve. Ne u bëjmë thirrje institucioneve shqiptare që nga Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe veçanërisht Ministria e Brendshme të reagojnë menjëherë duke dënuar ashpër sulmin dhe të merren në mbrojtje reporterët. Zyra e shtypit e UGSH

Pas sulmit ndaj familjes së gazetares, Unioni i Gazetarëve zbulon çfarë fshihet pas ngjarjes Read More »