Aktualitet

“Kemi rrugeçër, jo banda”, Rama: Do vendosim vijën e kuqe në çdo qytet

TIRANE- Gjatë fjalës së tij ne Asamblene e PS, Rama tha se në përudhën kur ishte opozita në pushtet kishte më shumë vrasje. Ai tha se duhet të vendoset një vijë e kuqe për të gjithë rrugecërit në çdo qytet. Rama sulmoi edhe gjykata dhe prokurorinw, teksa tha se nw disa raste kanw liruar kriminale.

“Në përudhen maj gusht në vitin 2010 ka pasur 45 vrasje. Këtë vit për periudhën maj-gusht ka vetëm 13, duke përfshirë edhe masakrën e 8 të vrarëve nga një i çmendur. Në 2012 ishin 47. Tani këta që na flasin sikur këtu po ndodh hataja, janë këta që kanë drejtuar policinë e shtetit, ku kishte mbi 40 vrasje çdo verë. Ne jetojmë në kohën kur çdo shqiptar është një kameraman dhe një gazetar, janë rrjete sociale. Pra nuk ka vend për t’ju dhënë njerëzve pesë shifra. Ne duhet të vëmë një vijë të kuqe për të gjithë rrugecërit në çdo qytet. Se flitet për banda, por këta janë rrugaçër.

Duhet prokuroria duhen edhe gjykatat tw bwjne pjeswn e tyre. Po të llogarisim sa kanë hyrë e kanë dalë për shkak të gjykatave do të shikojmë që kemi një hendek shumë të madh. Kjo për të thënë se duhet ta komunikojmë me njerëzit, në të gjithë territorin me  të gjitha mjetet.”- tha Rama.

“Kemi rrugeçër, jo banda”, Rama: Do vendosim vijën e kuqe në çdo qytet Read More »

Rama përjashton live deputetin e Kurbinit: Ka bërë presione për…

TIRANE- Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS, Kryeministri Edi Rama tha se deputeti i Kurbinit Gjetan Gjetani duhet të përjashtohet nga grupi, pasi ka bërë presione për vendet e punës. Gjithashtu sipas Ramës deputeti i Kurbinit ka bërë deklarata kundër policisë.

Ja shenimi i plotë i deputetit të mazhorancës nje dite me pare ne Facebook:

Ngjarjet e fundit të ndodhura në Kurbin më kanë shqetësuar shumë. Duke bërë që, në Kurbin të mos ndihemi të sigurt. Eksploziv, kërcënim me armë dhe vrasjen e dy të rinjve tregon që poliicia është hallkë shtetërore shumë e paaftë. Kjo tregon se në Kurbin kanë sjellë oficerë dhe drejtues policie të paaftë, të korruptuar dhe ordinerë. Si deputet I kësaj zone kam pasur ankesa të shumta nga qytetarët, të cilat do t’I bëj publike në Parlament. Brenda muajit shtator do kërkoj interpelancë me Ministrin e Brendshëm dhe në qoftë nuk do të marrë masa për pastrimin e komisariatit të policisë Kurbin, unë I pari do ngrihem në protestë, duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Kurbinit, pa marrë parasysh ngjyrat politike.

Rama përjashton live deputetin e Kurbinit: Ka bërë presione për… Read More »

Qyteti antik i Orikut/ 1800 turistë në periudhën janar-gusht 2018

Qyteti antik i Orikut në qytetin e Vlorës, i themeluar në shekullin Vl p.e.r në trojet e fisit ilir të amantëve, mbi kodrën e njohur me emrin Paleokastër, gjatë periudhës janar-gusht 2018 është vizituar nga 1800 turistë vendas e të huaj.
Sipas shifrave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, gjatë kësaj periudhe ka pasur një trefishim të numrit të vizitorëve, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2017, kur ky qytet antik u vizitua nga 600 turistë.
Qyteti antik i Orikut gjendet pranë qytetit të sotëm të Orikumit. Ai përmendet nga autorët antikë të shekullit të V p.e.r si port i rëndësishëm i Adriatikut.
U shfrytëzua nga romakët në luftrat kundër ilirëve dhe maqedonëve, luajti një rol të rëndësishëm në luftën civile midis Cezarit dhe Pompeut.
Flota maqedonase e Aleksandrit të Madh e pushtoi në vitin 214 p.e.r dhe në shekullin e lll p.e.r preu monedha me emrin e bashkësive qytetare. Në shekullin e ll p.e.r u dëmtua nga një tërmet i rëndë, u rindërtua dhe fortifikua në shekujt V-Vl e.r.
Në kohën bizantine dhe në mesjetë njihet si një port i vogël me emrin “Jeriko”.
Në shekullin e Vll, pranë tij u ndërtua kisha e Marmiroit dhe disa kisha të tjera që në themel të emrit të tyre kanë emrin e Marisë.
Sot qyteti i Orikumit është një destinacion turistik tepër i preferuar, për natyrën e tij detare dhe malore, për historinë dhe kulturën, për detin dhe plazhet ranore.

Qyteti antik i Orikut/ 1800 turistë në periudhën janar-gusht 2018 Read More »

Ankesat e qytetarëve, shkarkohet live drejtori i Hipotekës së Fierit

Pas ankesave të qytetarëve për zvarritje të çështjeve që lidhen me pronësinë në Fier, Kryeministri Edi Rama urdhëroi sot shkarkimin e drejtorit të Hipotekës së Fierit.

Lajmin e bëri të ditur vetë Kryeministri Rama në takimin e përjavshëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes. Vetëm në këtë takim, u paraqitën 3 raste të ankesave të qytetarëve për çështje të pazgjidhura në Hipotekën e Fierit.

Njëri prej rasteve kishte të bënte me ankesën e një 77-vjeçari, i cili nuk pajisej me certifikatën e pronësisë së tokës bujqësore, edhe pse kishte ndjekur të gjitha hallkat administrative.

77-vjeçari atë pasuri e kishte marrë në mënyrë të ligjshme dhe donte t’ia linte trashëgim së bijës. Në tetor 2017, ai aplikoi, pasi kishte mbyllur të gjitha procedurat në bashkinë Roskovec. Iu drejtua ADISA-s, por edhe pse plotësoi dokumentacionin e kërkuar çështja vijoi të zvarritej nga Hipoteka. Pas ankesës në platformën e bashkëqeverisjes, ai u pajis me certifikatën e pronësisë.

E vërteta është, tha Kryeministri Rama, se 77-vjeçari jo vetëm ka marrë dokumentin, por ka shkarkuar edhe drejtorin e Hipotekës Fier. “Kemi pasur disa raste nga Hipoteka e Fierit për çështje të pronësisë në tokën bujqësore. Vetëm sot ishte një rast i mëparshëm, rasti i 77-vjeçarit dhe një rast tjetër më pas. Kur pashë raportin e sotëm kam kërkuar shkarkimin e drejtorit të Hipotekës dhe thellimin e hetimit administrativ për këtë zvarritje”, – tha Rama.

Në atë zonë, vijoi Kryeministri, ne jemi të interesuar të shpërndajmë një orë e më parë parcelat e tokës. “Platforma e bashkëqeverisjes na ndez llampat e kuqe aty ku duhet të ndërhyjmë. Fakti që qytetarët thonë kam 6-7 muaj, apo 1 vit, është e mjaftueshme në këtë aspekt”, – tha Rama, duke shtuar se platforma e bashkëqeverisjes nuk është thjesht një slogan, por është realitet.

Ankesat e qytetarëve, shkarkohet live drejtori i Hipotekës së Fierit Read More »

“M’u zu fryma bir, s’e desha veten sot”, gazetarja rrëfen dëshpërimin teksa regjistroi djalin në kopsht

Prej ditësh ka nisur regjistrimi i fëmijëve në kopsht dhe çerdhe, por ashtu si në çdo derë tjetër ku troket në Shqipëri, edhe aty paska allishverishte.

Këtë dhe shumë peripeci të tjera rreth mungesës së hapësirës për fëmijët i ka rrëfyer gazetarja Gentiana Rreshka, e cila ka çuar Davidin, djalin e saj për regjistrim në kopsht.

Gazetarja shkruan:

“M’u zu fryma sot David, teksa me dokumentat e tua ne dore prisja të të rregjistroja në kopësht. M’u zu fryma bir kur një gjysh para meje po ankohej e po shfaqte me zë e me gjeste merzinë që kishte se nuk i kishin regjistruar nipin sepse disa të tjerë i kishte nis deputeti e vendet ishin zenë.

Davidi mamit m’u duk se dikush më kapi për fyti kur të mendova në një klase me 45 fëmijë të tjerë e sikur të ta ndjente zemra, ke një javë që qan se s’do të shkosh. U ndjeva e pafuqishme edhe e pashpresë, ku të kam lindur e ku po të rris, në një vend ku duhet mik për t’u regjistruar në kopësht.

Qava dhe se desha veten sot David, sa në hak po të hyj, se ti mam s’ke as një centimetër vend ku të luash aty te lagjia, edhe fusha afër shtëpisë është nën lupën e ujqërve qe duan të ngrenë pallate.

Se ky vend David si me magji të zezë shndërron e shkatërron çdo gjë të mirë, prishen fusha për llac e tulla, priten pemë e gërryhen lumenj.

Kush ka faj bir do më pyesësh ti, mami ka faj dhe shumë mama e baba të tjerë që i lejojnë. Po fëmijët e “atyre”, si rrinë në çerdhe, si i kane kushtet ato mam, me siguri jo 50 fëmije në klasë, as edukatore të lodhura, të paguara pak, jo mam jo , ato rrijnë rehat.

Mu nxi mëngjesi sot e ndjeva thikën në palcë kur pashë e ndjeva se ti po cenohesh, të drejtat e tua s’t’i përfill njeri.

Fale mamin zemër fale!

Teksa po ikja më vinte të mallkoja, të mallkoja me gjithë shpirt, po më kanë mësuar të kthej mallkimin në lutje dhe u luta: Zoti im bëje mirë këtë vend!”

“M’u zu fryma bir, s’e desha veten sot”, gazetarja rrëfen dëshpërimin teksa regjistroi djalin në kopsht Read More »

Nesër dita “e madhe”, kush ministër e ka kokën “në thes”, emrat që rrezikohen

Pas muajsh në ankth , nesër do të jetë dita e madhe e socialistëve. Shefi i tyre do të bëjë të ditur nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar.

“Ndryshime në qeveri në shtator nëse duhet bërë, do të shohim cilët ministra, ministre, cilët nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, jo thjesht të tregojnë shifra e statistika, por të kenë vendin e tyre në mendjen dhe zemrat e atyre që na kanë dhënë besim. Do shohim cilët anëtarë të partisë do të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë, si ka punuar sekretariati dhe cilët do vijnë, cilët janë kryetarët e PS që do të ikin, detyra kryesore është bahskëqeverisja” , pati deklaruar Rama muaj më parë duke tronditur vartësit e e tij.

Në pritje të vendimit të kryeministrit nëse do bëjë ose jo ndryshime dhe nëse po, cilët do jenë ministrat e sakrifikuar?

Sipas reagimeve të publikut situata alarmante e krimit, përplasjet me Ramën dhe heshtja prej kaq kohësh janë sinjal se “kurbani” i parë pritet të jetë ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Kërkesa të vazhdueshme për largim nga qeveria i adresohen Ramës për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla.

Në “top listë” qëndron edhe ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Të tjerë emra që rrezikojnë vendin e tyre si ministra për shkak të performancës së pakënaqshme janë edhe minisrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, zëvendëskryeministrja Senida Mesi dhe ministrja pa portofol, Sonila Qato.

Një tjetër emër që diskutohet për t’u ndryshuar është edhe ai i Damian Gjiknurit, i cili gjithashtu ka 5 vite që është pjesë e kabinetit.

Nesër “dita e madhe” , kur do të marrim përgjigje të gjithë.

Nesër dita “e madhe”, kush ministër e ka kokën “në thes”, emrat që rrezikohen Read More »

Korrigjimi i kufijve, Thaçi: Presheva, Bujanvoci e Medvegja do na bashkohen, por…

Në një intervistë me gazetarin Blendi Fevziu, Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi ka folur për shkëmbimin e territoreve mes Kosoves e Serbisë. Ai u shpreh i bindur se Presheva, Medvegja dhe Bujanovci do t’i bashkohen Kosovës pa i dhënë asnjë territor në këmbim Serbisë.

Por në të njëjtën kohë, Thaçi u shpreh pesimist se kjo marrëveshje nuk do të arrihet. Thaçi u shpreh se nëse Presheva e Medvegja me Bujanocin bëhen pjesë e Kosovës, do të përfshihen si “një e tërë”, duke përfshirë edhe autostradën që lidh Nishin me Maqedoninë.

Pjesë nga deklarata e Thaçit:

As Trepça as Gazivoda nuk do të jenë në shkëmbim. Unë nuk mund të flas për diçka hipotetike që askush ende në asnjë takim nuk e ka parashtruar. Sot flitet për ndarje dhe shkëmbim territoresh, definitivisht nuk do të ketë ndarje dhe shkëmbim.

Korrigjim do të thotë, Kosova ka përmbyllur kufrin e demarkimit me Serbinë dhe Malin e Zi, për tre vite kemi humbur për mos ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Korrigjimi nënkupton demarkimin e 430 kilometrave që kemi mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe në Maqedoni ka patur raste kur një fushë e një pronari privat një pjesë ka mbetur në Maqedoni e një pjesë në Kosovë. Negociatat do jenë shumë të rënda, marrëveshja do jetë gati e pamundur, jam skeptik që do arrihet, por duhet të punojmë që do arrihet.

Unë mund të flas vetëm për idenë time. E mbështes fuqishëm kërkesën e liderve të Preshevës për t’u bashkuar me Kosovën, krejt është e papranueshme ajo pjesa e kuqe e hartës (Veriu, Mitrovica). Nuk do të ketë ndarje, nuk do të ketë korrigjim të kufijve.

Korrigjimi i kufijve, Thaçi: Presheva, Bujanvoci e Medvegja do na bashkohen, por… Read More »

Shefqet Kastrati ‘merr’ edhe Asamblenë e PS-së, socialistët thyejnë traditën

Ditën e nesërme do të mbahet Asambleja e Partisë Socialiste. Në rendin e ditës janë 11 çështje teksa bëhet e ditur se diskutimet do të nisin me raportin e ‘Llogaridhënies Publike të Qeverisë’.

Më tej, janë një sërë pikash sa i takon përgatitjes për zgjedhjet vendore të 2019-ës por edhe mbi gjendjen e partisë.

Mbledhja është njoftuar se do të nis në orën 10:00 ndërsa ajo do të mbahet në ambientet e Hotelit ‘Mak-Tirana’ ose ish-Sheratoni.

Duket se socialistët kanë thyer kështu traditën e vjetër pasi më herët Asambleja e PS-së është mbledhur në ambientet e lokal ‘Xibrakut’ ose tek ‘Hotel Tirana’ por duket se këtë herë drejtuesit e PS-së kanë vendosur të ndryshojnë vend dhe do të mblidhen tek hoteli që është në pronësi të biznesmenit Shefqet Kastrati.

Ky i fundit është edhe koncensionari i ‘Rrugës së Kombit’ ndërsa e bleu godinën ku ndodhej ish-hotel ‘Sheraton’ në fillim të këtij viti.

Shefqet Kastrati ‘merr’ edhe Asamblenë e PS-së, socialistët thyejnë traditën Read More »