Aktualitet

“Nuk mund të besosh në Zot e të jesh mafioz”

“Nuk mund të besosh në Zot dhe të jesh mafia. Kush është mafioz nuk jeton si i krishterë, sepse blasfemon me jetën, emrin e Zotit që është dashuria” ishte ky mesazhi i Papa Franceskut.

Ati i Shenjtë  këtë herë iu drejtua mafias me një fjalim të mbajtur në Palermo, në nder të priftit Don Pino Puglisi të vrarë në vitin 1993 nga grupi mafioz Cosa Nostra.

Papa u prit në Palermo nga 40 mijë njerëz. “Unë jam i lumtur të gjej veten në mesin tuaj, dielli i Sicilisë është i bukur!”. Papa mbajti një fjalim të gjatë me besimtarët në Piazza Armerina.

“Nëse kërcënimi mafioz është “ do të ma paguash” atëherë lutja kristiane është “ Zot më ndihmo të dua. Prandaj u them mafiozëve: ndryshoni. Ndaloni së menduari vetëm për vete dhe paratë, besoni, në të kundërt jeta juaj do të humbasë dhe do të jetë humbja më e madhe. Të shohim brenda vetes. Sa më shumë të kesh aq më shumë do dhe kjo është një varësi e keqe. Kush do, nga ana tjetër rigjen veten dhe zbulon se sa bukur është të ndihmosh, të gjesh gëzimin brenda vetes dhe të buzëqeshësh jashtë” u shpreh Papa./tvklan.al

“Nuk mund të besosh në Zot e të jesh mafioz” Read More »

Rama: Këtë vit heqim celularët nga shkollat, së shpejti nga të gjitha institucionet shtetërore

Celularët do të ndalohen jo vetëm në shkolla, por edhe në administratën publike. Pa dhënë më shumë detaje për këtë nismë të qeverisë, kryeministri paralajmëroi masa për mësuesit që nuk do t’i binden këtij rregulli.

Ky vit do të jetë viti i një epoke të re për celularët në shkolla. Nuk do të lejojmë celulare në shkolla. As për fëmijët, as për mësuesit. Mësuesit do të duhet t’i dorëzojnë në fillim dhe t’i marrin në fund të mësimit. Muaji i parë do të jetë muaj edukimi, nga muaji i dytë celularët merren dhe hidhen në plehra, nuk i kthehen më atij që e ka sepse janë ndotës të rrezikshëm të mjedisit arsimorJam i bindur që ky do të jetë një ndryshim i madh, ndërkohë që ne po përgatitemi edhe për  vendimin që të heqim celularët edhe nga institucionet e shtetit, që janë bërë si klube interneti të gjithë.

Këtë vit në të gjithë sistemin arsimor do të përfshihet një numër më i madh i mësuesve për fëmijët me aftësi të veçanta.

Dega e mësuesisë sipas kreut të qeverise falë reformave në arsim këtë vit është përzgjedhur edhe nga nxënës të ekselencës.

Sa i takon mësuesve të përfshirë në sistem, i cili bëhet vetëm në mënyrë elektronike në Portalin mësues për Shqipërinë, sipas kryeministrit ka bërë që punësimet të mos ndikohen nga politika, por vetëm nga merita./TVKlan

Rama: Këtë vit heqim celularët nga shkollat, së shpejti nga të gjitha institucionet shtetërore Read More »

Blindohet Kukësi para protestës, forcat e policisë rrethojnë qytetin/Video

Prej disa orësh, në të gjithë qytetin e Kukësit janë shtuar forca të shtuara policore. Siç duket ng pamjet e siguruara nga Faxnews, mjaft forca të policisë po patrullojnë brenda në qytet.

Banorët kanë njoftuar protestë ditën e nesërme, ora 11:00./faxnews

https://youtu.be/HOilM8AwMp8

Blindohet Kukësi para protestës, forcat e policisë rrethojnë qytetin/Video Read More »

Sot fillon shkolla, Inspektorati Shëndetësor jep paralajmërimin e rëndësishëm

Të hënën pritet të nisë procesi mësimor, por me sa duket jo në të gjitha shkollat apo kopshtet.

Inspektorati Shëndetësor Shtetëror në fund të vitit të kaluar konstatoi se ishin plot 729 subjekte që nuk përmbushnin kushtet higjieno-sanitare, dhe paralajmëroi se nuk do të nisnin vitin e ri shkollor pa i përmirësuar ato.

Kryeinspektori Eltar Deda u shpreh për Top Channel:

“Nuk na rezulton të mbyllen shkolla, por nëse nuk i zgjidhin ato probleme që kemi konstatuar, do të bëjmë mbyllje të pjesshme.
Problemet që janë hasur në shkolla, çerdhe apo kopshte lidhen kryesisht me lagështirën, ndërkohë që në ato shkolla që kanë dhe kopshtet pranë, nuk janë përshtatur tualetet për më të vegjlit.
Rekomandimet kanë konsistuar kryesisht në eliminimin e lagështirës, në plotësimin e nyjave hidrosanitare, në plotësimin e hapësirave me dritë, në zëvendësimin e mjeteve mësimore të amortizuara dhe në rrethimet e shkollave.”
Edhe kopshtet apo çerdhet publike, ku prindërit paguajnë disa fish kanë shfaqur probleme, ndërsa që akoma nuk dihet se sa është numri i shkollave që rrezikojnë të mos e fillojnë vitin e ri shkollor nga e hëna.

Pritet që Inspektoriati të marrë masa të ashpra ndaj të gjitha shkollave që nuk zbatojnë udhëzimet e saj.

Sot fillon shkolla, Inspektorati Shëndetësor jep paralajmërimin e rëndësishëm Read More »

FOTO +18/ ‘S’dal me katunarët nga liqeni’! Shpërthen djali nga Tirana: Oj kurvë unë të bëra njeri …

Mirëpo, rrjetet sociale kanë arritur deri aty sa po na kontrollojnë edhe vetë ne si njerëz, duke luajtur dhe me ndjenjat tona.

Një i ri është protagonist i një bisede të pazakontë, me një vajzë, që nga se mund të kuptohet mund të jetë e dashura e tij.

Ai ka dërguar bisedën në redaksinë e JOQ, ku tregohet se si nga mesazhi për një ftesë nesër tek liqeni, gjithçka ka përfunduar në sharje.

Teksa dërgon bisedën, i riu shkruan:

Përshëndetje. Është e frikshme se si vajzat e sotme t’i thonë gjërat në moment, duke treguar se janë mjaft materialiste. Ç’të keqe ka të dalësh nga liqeni? Ajër i freskët, pemë dhe mbi të gjitha një vend romantik. Po e dërgoj bisedën me këtë vajzën vetëm sepse dua t’u bëj thirrje të gjitha vajzave, KUJDES sepse është shumë e lehtë të shkatërrosh atë që ke ndërtuar për shumë kohë. Sa për fjalorin tim, mos më gjykoni sepse në atë moment nuk di as vetë ç’mund t’i shkruaja. Mesazhi im në fakt shkoi pasi u qetësuam për një diçka tjetër”

Gjithsesi, ju vetë mund ta shikoni bisedën më poshtë dhe mund ta gjykoni.

Çfarë mendoni?

FOTO +18/ ‘S’dal me katunarët nga liqeni’! Shpërthen djali nga Tirana: Oj kurvë unë të bëra njeri … Read More »

Plazheve të Vlorës nuk i ndahen pushuesit edhe në shtator

Bregdeti i Vlorës ka ende shumë pushues që kalojnë fundjavën në plazh.

Temperaturat e larta i kanë bërë të huaj e vendas mos të shkëputen nga bregdeti.

Në foto është pamja e kësaj të diele. Një pushues tha për kamerën e tv klan se: “Këtë shtator unë po e shijoj shumë mirë se zakonisht rri në Tiranë. Sivjet e provova dhe jam shumë i kënaqur.”

E ndërsa një tjetër u shpreh: “Më kujtohet viti ’85 kur rrinim deri në mes të tetorit.”

Në këtë klimë nuk mungojnë edhe të huajt të cilëve plazhi në shtator u duket më mirë se në muajt tradicional të verës. Ka shumë nga ata që kanë udhëtuar nga Bjellorusia dhe Ukraina.

“Vlora, Ksamili dhe Borshi janë më të mirat”, tha një turist i huaj duke shijuar rrezet e diellit./dita

Plazheve të Vlorës nuk i ndahen pushuesit edhe në shtator Read More »

Piramidat, lavatriçet e mëdha të larjes së parave të drogës, si lindën dhe si u kthye Shqipëria në një Afganistan

Kush e ngatërron Shqipërinë me Kolumbinë, bën një gabim trashanik ose nuk di shumë gjë për historinë apo gjeopolitikën e trafikut të narkotikëve.

Ndërsa në Kolumbi, narkotrafikantët u bënë aq të fuqishëm sa arritën të korruptojnë me miliardat e tyre strukturën vertikale të shtetit, gjë që është mjaft manovër e mundshme dhe jo shumë e vështirë, në Shqipëri ndodhi e kundërta.

Që në fillim të nisjes së trafikut të heroinës në Shqipëri, droga u administrua nga njerëzit e afërt me pushtetin, madje edhe me majat më të larta të saj.

Pas humbjes së referendumit të Kushtetutës së nëntorit 1994, kur Sali Berisha e pa që kishte shumicën e njerëzve normal kundër tij, vendosi të ndryshojë totalisht skemën e lojës, i dha një akses më të madh njerëzve të fortë, trafikantëve, kontrabandistëve, njerëzve që do të arrinin të ndryshonin strukturën normale të jetesës në vend, duke e ndarë shoqërinë dhe zhvendosur atë.

U zerua pjesa normale e njerëzve që punonin ndershmërisht, duke u zëvendësuar me lumpenin i cili mori pozita shumë të rëndësishme në shoqëri.

Si në drejtimin e PD-së në rrethe ashtu edhe në drejtori e struktura vendore, u emëruan njerëz që ishin afër karteleve të sapolindura të drogës.

Ajo ndodhi kudo: në Tiranë, Shkodër, Shijak, Durrës, Berat, Dibër, Korçë, Gjirokastër, Sarandë, Permet e gjetke.

Këta njerëz u bënë aq të pushtetshëm sa ndikonin fuqishëm në veprimet e Sali Berishës, por edhe të qeveritarëve të tij.

Brenda një kohe të shkurtër në shtet u krijuan dy struktura; njëra e Berishës e tjetra e Aleksandër Meksit, që në fakt nuk ishte gjë tjetët veçse përplasja e dy klaneve të mëdha të drogës që ishin në armiqësi me njëri-tjetrin.

Dhe kjo luftë do të shoqërojë fuqishëm zhvillimet në Shqipëri, duke rrënuar e shkatërruar gjithçka; moralin njerëzor dhe strukturën pasurore në vend.

Sasia e madhe e parave në vend lindi nevojën për të pastruar paratë e drogës.

Dikush, një supertrafikant heroine nga Egjipti, i cili ishte njeri shumë i afërt me shërbimin sekret të këtij vendi me lidhje të forta me shërbimin ushtarak serb, pasi blinte armë dhe merrte drogë nga Arkani, solli në Tiranë idenë e piramidave.

Të cilat nuk ishin aspak firma rentiere, por thjesht skema larje parash, me një koficent normalisht të kuptueshëm humbjeje, për ti futur paratë në banka.

Lindi në fillim Aleksandër Grunjasi, më pas disa firma të vogla për tu ngritur gjigandët Gjallica, Vefa, Kamberi, por edhe “humanitarët “Populli” e “Xhaferi”.

Një material i shërbimit sekret Italian që iu dha Fatos Nanos që në vitin 1997, por që ky i fundit e hodhi në koshin e plehrave fliste për një lidhje të dy partive politike PD e PS me firmat rentiere.

Të cilat nuk ishin gjë veçse lavatriçet e mëdha të pastrimit të parave të heroinës.

Nuk e harruam Suden, lavatriçen që kishte lidhje të forta me shërbimin sekret dhe me segmente të qeverisë.

Maksude Kadëna edhe në burg jetonte si konteshë, por asnjë nuk e intervistonte, pasi ishte e ndaluar.

Paratë e heroinës që vinte lumë nga turqia laheshin papushim, futeshin në banka e bëheshin transaksione bankare.

Ndërkohë nisën të blisheshin edhe prona të patundshme pafund, duke krijuar kështu asetet kryesore të mafias në vend.

Duke falsifikuar kadastrat që më pas u dogjën në vitin 1997…

Të gjitha këto u zbuluan nga shërbimet sekrete perëndimore, si dhe nga DEA amerikane, e cila në vitin 1995, zbuloi dhe hetoi të parën ngarkesë të madhe kokaine që vinte në Shqipëri nga Nju Jorku për t’u shpërndarë në Europë.

Me një linjë ajrore që mbante një emër patriotik trafiku bëhej në Rinas në pikë të diellit dhe nga policia e kufurit.

DEA dokumentoi gjithçka. Më vonë kjo linjë ajrore u mbyll por jo kokaina, e cila vazhdoi dhe u kthye në një domen të madh për trafikantët shqiptarë, që nuk ishin gjë tjetër veçse kolonelët e politikës që furnizonin gjeneralët e mëdha.

Po ku shkuan paratë e piramidave ku shqiptarët lanë miliarda kursime? Kush i mori dhe si lëvizën ata.

Si u bënë të pasur: Vehbi Alimuça, një spiun i shërbimit sekret, Fitim Gërxhalliu dhe Shemsie Kadria, të dy agjentë të shërbimit sekret, po ashtu edhe xhaferrët dhe Bashkim Driza.

Gjithçka lidhet me Bashkim Gazideden dhe SHIK-un e tij, i cili edhe krijoi me anë të doganës së Bllatës grupin më të frikshëm kriminal në vend, i cili edhe sot e kësaj dite kontrollon Dibrën.

Por ajo më kryesorja, prishi linjën tradicionale që vinte nga Turqia, duke vrarë “turkun” njeriun që solli heroinën në Shqipëri.

Petrit Ameja, kushëriri i Gazidedes premtoi me anë të Arkanit, zgjatimin e rrugës serbe që sillte heroinën e Afganistanit, e cila ishte më e mira dhe kushtonte më shumë.

Ja pikërisht këtu nisi lufta e madhe që ishte realisht edhe shkaku real i shpërthimit jo vetëm të 1997-s por të një beteje pafund për influencën e tregut të narkotikëve në Shqipëri.

Ky vend, u kthye si Afganistani, jo një shtet normal ku kalonin edhe trafiqet, por një shtet që mbahet nga trafiqet dhe ku gjithçka tjetër ishte dytësore…

Në numrin e ardhshëm do të flasim pikërisht për nisjen e kësaj lufte./Pamfleti

Piramidat, lavatriçet e mëdha të larjes së parave të drogës, si lindën dhe si u kthye Shqipëria në një Afganistan Read More »

I dhanë tendera Edmond Begos, prokuroria nis hetimet për disa zyrtarë të lartë të shtetit

Zyrtarë të lartë të shtetit janë vënë nën hetimet e Prokurorisë së Tiranës si të dyshuar shpërdorim detyre kur kanë nxjerrë fitues në tendera një ish të dënuar droge, siç është Edmond Bego. Hetimet kanë nisur kryesisht menjëherë pasi Partia Demokratike denoncoi abuzimin me legjislacionin e prokurimit publik. Demokratët që e kthyen Begon si një kazus denoncues vunë në lëvizje akuzën me pretendimin e tyre se Edmond Begos i është dhënë tenderi i OST-së me vlerë 100 milionë lekë.

Organet shtetërore duhet të përjashtojnë çdo ofertues që ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për çështje droge. Sipas këtij ligji, është detyra e Autoritetit Shtetëror Kontraktor që të marrë të dhëna nëse subjekti ofertues ka qenë i dënuar apo jo. Ky ligj është në fuqi që në vitin 2006.

Përveç kësaj shkeljeje, për të cilën prokurorët e kryeqytetit po mbledhin dokumentacion, nga ana tjetër edhe Prokuroria për Krimet e Rënda është vënë në lëvizje. Aty po rihetohen pasuritë e 48-vjeçarit, për të parë edhe një herë nëse ish-trafikanti që hapi vitet e fundit disa kompani, çfarë asetesh ka dhe a e justifikon krijimin e tyre.
Pas arrestimit në Greqi, Edmond Bego, një ish i dënuar nga drejtësia italiane me 21 vjet burgim, gjatë verës u kthye në qendër të vëmendjes.

Autoritetet greke e liruan pasi nuk rezultonte i kërkuar, përderisa në atdhe i ishte konvertuar dënimi nga 21 në 4 vite burgim. Pas këtij telashi të mbyllur, megjithatë, Begos iu hap në Shqipëri një kapitull tjetër në të cilin duhet t’i vërtetojë prokurorisë se nga i burojnë pasuritë, një sfidë të cilën nuk është çudi ta fitojë si edhe herën e parë./korrieri

I dhanë tendera Edmond Begos, prokuroria nis hetimet për disa zyrtarë të lartë të shtetit Read More »