Aktualitet

Meta kokë më kokë me Papa Franceskun: S’duhet të vuani nga dimri demografik, rrallë kam parë…

Një takim shumë i rëndësishëm ka qënë ai i Presidenti i vendit, Ilir Meta të zhvilluar me Papa Franceskun ne Vatikan. Presidenca ben me dije se Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e jashtëzakonshëm të Selisë së Shenjtë në rimëkëmbjen shpirtërore e sociale të komunitetit katolik dhe popullit shqiptar, veçanërisht pas daljes së vendit nga izolimi i gjatë komunist dhe vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta e falënderoi Papa Françeskun, për lartësimin mbarëbotëror të simbolit më domethënës shpirtëror të kombit shqiptar, Nënë Terezës, përmes shenjtërimit të saj.

Duke shprehur mirënjohjen për vëmendjen e veçantë që Papa Françesku ka treguar për popullin shqiptar, Presidenti Meta, e siguroi Atin e Shenjtë për vokacionin e qartë e të pandryshuar evropian të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe vendosmërinë e tyre për të ecur në rrugën e integrimit evropian. “Shenjtërimi i Nënë Terezës, si dhe lumturimi i 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare dhe emërimi i At Ernest Troshanit si Kardinal Nderi në Vatikan, na bëjnë krenarë ne shqiptarët dhe na japin më shumë besim e forcë për ta ruajtur e promovuar me vendosmëri e përkushtim bashkëjetesën e harmoninë shembullore ndërfetare e kanonike” – nënvizoi Presidenti Meta.

“Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut na rikthen në kujtesën tonë jo vetëm marrëdhënien e ngushtë të Heroit tonë Kombëtar me Selinë e Shenjtë, por edhe rolin e tij të pazëvendësueshëm në mbrojtjen e civilizimit evropian duke përcaktuar qartë identitetin evropian të shqiptarëve,” vuri në dukje Presidenti Meta gjatë takimit me Atin e Shenjtë. Presidenti Meta dhe Ati i Shenjtë diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka bashkëjetesa ndëretnike dhe fetare në dobi të stabilitetit, sigurisë, paqes dhe mirëqenies të popujve tanë për të mos u rikthyer më kurrë në konfliktet e përgjakshme të viteve 90-të.
Ati i Shenjtë vlerësoi forcën e shqiptarëve dhe përkushtimin e tyre për t’u ringritur shpirtërisht pas periudhës së gjatë të shtypjes dhe ndalimit të besimit, nënvizoi arritjet e deritanishme të Shqipërisë veçanërisht në fushën e lirisë së besimit dhe shprehu mbresat e tij të jashtëzakonshme nga vizita e tij në Shqipëri dhe mikpritja që ju rezervua gjatë kësaj vizite historike.

“Gjatë kthimit nga Shqipëria një nga gazetarët më pyeti se përse kisha zgjedhur të bëja vizitën e parë në Evropë, në Shqipëri, në një vend jo anëtar të Bashkimit Evropian, unë iu përgjigja se zgjodha Shqipërinë për të dhënë një mesazh,” – tregoi Ati i Shenjtë gjatë audiencës së posaçme me Presidentin Meta. Presidenti Meta dhe Ati i Shenjtë diskutuan gjithashtu edhe për çështjen e mprehtë të emigracionit, luftën kundër varfërisë, rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe kujdesin ndaj familjes dhe veçanërisht ndaj gruas dhe fëmijëve, në këndvështrimin e ndërtimit të një shoqërie më njerëzore dhe të një bote në paqe.

Ati i Shenjtë dhe Presidenti Meta diskutuan mbi rëndësinë e madhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të rinjtë me qëllim ndalimin e fenomenit të largimit nga vendi i tyre dhe mbajtjes larg nga veset, droga dhe fenomenet negative sociale. “Evropa po përjeton një dimër demografik,” – u shpreh Papa Françesku, ndaj, vendi juaj duhet të mos vuajë nga ky fenomen, i cili kërkon një përkujdesje, përkushtim dhe vëmendje më të madhe në edukimin, arsimimin dhe krijimin e mundësive më të mira për ta. “Rrallë kam parë”, – tha Papa Françesku gjatë audiencës, “aq shumë të rinj gjatë vizitës sime në Tiranë sa në asnjë vend tjetër e duhet bërë gjithcka që ata të qëndrojnë në vendin e tyre.” Gjatë kësaj audience të posaçme të Atit të Shenjtë, Papa Françesku, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta shoqërohej nga familja e tij.

Meta kokë më kokë me Papa Franceskun: S’duhet të vuani nga dimri demografik, rrallë kam parë… Read More »

Rrëfimi i Arton Hoxhës: Pse mafia kërkon eliminimin tim, do të preferoja që ta bënin…

Faqja ndërkombëtare e informacionit, Tsarizm, i ka kushtuar një shkrim të gjatë gazetarit investigativ Artan Hoxha. Shkrimi merret me kërcënimet ndaj gazetarit që vijnë nga investigimet e Hoxhës. Gazetari ndër të tjera deklaronte se nëse mafia do ta vrasë duhet ta bëjë me kallashnikov ose bombë që të jetë një vdekje e shpejtë.

Shkrimi i plotë:

Artan Hoxha është një gazetar shqiptar investigativ i cili për 19 vjet ka trajtuar çështje të drogës dhe të klaneve të tjera, ka takuar informatorë, policë, politikanë dhe biznesmene. Gjatë kësaj karriere të rrezikshme ai është rrëmbyer, persekutuar, shantazhuar dhe ofenduar, duke vënë në rrezik jetën e tij në shumë raste përmes programit të tij hetimor televiziv në Neës24, “Xhungël”. Shumica e temave që ai trajton konsiderohen tabu në Shqipëri, veçanërisht çështjet e mafies. Në një intervistë të kohëve të fundit me revistën gjermane “Stern”, ai rrefeu se mori shantazhin e fundit vetëm disa orë përpara intervistës.

Ai thotë: “Ne (gazetarët) duhet të merremi me produktet më të” suksesshme “të eksportit shqiptar – drogës dhe dhunës. Në ditët e këqija, gjej veten duke folur me vrasësit e mi, njerëzit e Mafias, duke i pyetur se si do të më ekzekutojnë. Do të kisha pëlqyer te vritesha nga Kallashnikov ose një bombë e mbjellë në makinën time, diçka e shpejtë. Gjithmonë rri me fytyrë nga dera kur rri diku … nëse vrasësit mbërrijnë, mund të kem disa sekonda për të ikur “.

Artan Hoxha nuk është paranojak, por e gjithë kjo nuk e ka ndaluar atë që të hetojë. Ka shumë opinione rreth mbijetesës së tij deri më tani. Disa thonë se ai është pjesë e vetë mafias; të tjerë se ai është i mbrojtur nga CIA. Por ai thotë, “Sa më shumë që unë të gjykohem, aq më shumë mundësi kam për të mbijetuar”.

Operacioni i madh i policisë në Shqipëri, kapen 15 tonë drogë

Në artikullin e tij në “Stern”, shkrimtari gjerman, Jonas Breng, bën një analizë të thellë të mafias së drogës në Shqipëri dhe Evropë. Ai thotë se Artan Hoxha është i suksesshëm në hetimet e tij pasi merr informata faktike nga publiku, duke i dhënë atij prova për biznesin e drogës. Njerëzit i besojnë më shumë se zyrtarëve shtetërorë; ata e quajnë Robin Hood të Shqipërisë.

Sipas Hoxhës ka tre arsye kryesore që favorizojnë krijimin e mafias së drogës në Shqipëri: • Strukturat e klanit • Pozita gjeografike • Politika “Shqipëria është si një serë, me një klimë të mirë në të cilën lulëzojnë bimët e paligjshme”, thotë ai. Gazetari shqiptar ka hetuar shumë çështje të rëndësishme të mafies, siç janë vendet ku transportohet kanabisi, pastrimi i parave, korrupsioni, vrasja e katër protestuesve të paarmatosur gjatë protestave të opozitës më 21 janar 2013 ose vrasjen e bankierit Santo, i cili ishte përfshirë në mafiën e vajit, në qershor 2014, vrasësit e të cilëve, sipas Hoxhës, u ekzekutuan gjithashtu nga të njëjtit njerëz që urdhëruan vdekjen e tij. Ai gjithashtu jep një shembull të një prej informatorëve të tij, i cili u rrëmbye dhe u ekzekutua dy muaj pas një hetimi. Hoxha po heton 2 milionë euro që janë transferuar nga Panama në Shqipëri, të cilat mbeten të dyshimta.

Për shkak të ndërhyrjeve të mëdha, hetimi i tij u mbyll. Ai gjithashtu ka hetuar rastin e “Pablo Escobar” të Shqipërisë, Klement Balili, shefi i drogës, i cili është ende i lirë. Të gjitha përpjekjet për ta kapur atë kanë dështuar. Hoxha thekson se ka lidhje të forta me politikanët dhe policinë, të cilët përpiqen të heshtin çështjen e tij. “Detyra ime është t’u kujtoj atyre”, thotë ai, duke ofruar dëshmi se ai udhëton si një turist në vend, në një kohë kur autoritetet këtu dhe jashtë saj po kërkojnë për të. Gazetari shqiptar është dërguar disa herë në Prokurorinë për zbulimin e sekreteve hetimore, siç është rasti i avionit italian të drogës që u ul në Ishem afër Tiranës disa vite më parë. Dhe pse ai ka dhënë reagime ndaj policisë dhe Prokurorisë për të gjitha çështjet aktuale të mafias, askush nuk i ka kushtuar vëmendje hetimeve të tij. Gazetari “Stern” jep një panoramë të qartë se si klanet shqiptare të drogës veprojnë në Gjermani dhe vende të tjera. Nëpërmjet pyetjeve të tij, ai pohon se kartelet shqiptare të drogës janë ndër më të fuqishmit në Evropë. Ata janë përpjekur për të marrë kontrollin e tregtisë së drogës në Gjermani për vite me rradhë, duke lënë pas rusët dhe tregtarët turq të drogës.

Sipas tij, shqiptarët kanë përparësi pasi lindin të mos flasin. Ata nuk janë grupe të zakonshme të njerëzve të dhunshëm, por njësi me organizim brutal dhe hierarki vertikale. Ata janë njerëz besnikë, të gatshëm të paguajnë çdo çmim, madje edhe vdekjen. Disiplina është çelësi i tyre. Kartelat paguajnë paga edhe për familjet e tyre në Shqipëri. Shqipëria zë vendin e parë për prodhimin e marijuanës. Ka 20 familje të mëdha klanore në vend. Klanet shqiptare janë më të vogla se në Mafia Italiane, Cosa Nostra, ose Ndragheta. Politika është e lidhur ngushtë me kartelet e drogës dhe sistemi gjyqësor është i korruptuar. Në 2016, u arrestuan 1349 shitës droge, por vetëm 100 u dërguan në burg. Me negociatat e vazhdueshme për anëtarësimin e mundshëm në BE, qeveria shqiptare është e detyruar të jetë e angazhuar zyrtarisht për luftën me drogë, duke pretenduar se situata është nën kontroll.

Rrëfimi i Arton Hoxhës: Pse mafia kërkon eliminimin tim, do të preferoja që ta bënin… Read More »

Nga sot Rruga e Kombit bëhet me pagesë, Forcat Speciale marrin në mbrojtje sportelet

Duke nisur nga dita e sptme kushdo që do të kalojë në Rrrugën e Kombit me automjet do të paguajë tarifë. Ndërsa është paralajmëruar proptestër pranë sporteleve janë Forca Speciale të dërguara prej ditës në Kukës, për të evituar incidentet.

Më 31 mars të këtij viti në sportelet ku do të paguhet taksa pati protesta të dhunshme nga banorët e Kukësit të cilët parashikoheshin të paguanin të njëjtën tarifë si kalimtarët e tjerë.

Por pas një sërë negociatash është vendosur që banorët e Kukësit dhe zonave përreth saj të paguajnë një tarifë të reduktuar.

Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe banorët lokalë do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetëm 100 lekësh me TVSH. Çdo mjet që i korrespondon Qarkut të Kukësit, targat e të cilave janë futur në sistem, dhe çdo banor do të verifikohet përpara se të paguajë tarifën e reduktuar.

Ndërkohë që tarifa për automjetet e tjera do të jetë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).

Për të shmangur vonesat gjatë pagesës, apo radhët e automjeteve, në dispozicion të drejtuesve të tyre do të jenë 10 sportele, ndërsa banorët e Qarkut të Kukësit do të kalojnë në korsinë 1 dhe 10, me korsinë e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe tjetra në kthim.

Për të eliminuar kostot për banorët, pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincesuar në qark. Sipas firmës koncesionare, e cila do të merret me mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, përveç projekteve sociale që synojnë punësimin e mbi 200 banorëve të Kukësit, gjatë 4 viteve synohet realizimi i një sërë projektesh.

Koncesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me ‘Digital Pass’.

Për kategorinë ‘Përdorues të shpeshtë’, pavarësisht nga klasa e automjetit, zbritja e tarifës do të bëhet për numrin e kalimeve, pasi sistemi do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo automjet.Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në Rrugën e Kombit lëvizin rreth 5.000 automjete.

Nga sot Rruga e Kombit bëhet me pagesë, Forcat Speciale marrin në mbrojtje sportelet Read More »

Rama e nis ditën kështu për hapjen e shkollës, Ardit Gjebrea kujton fëmijërinë e tij

Kreu i qeverisë, Edi Raa me rastin e nisjes së vitit shkollpr për ciklin e ulët arsimor, e ka nisur ditën me një postim në Facebook. Në postim sillet shembulli i ndërtimit të shkollës “Kosova”.

Personi qe prezanton kete shkolle eshte ish nxenes i saj shume vite me pare, por edhe nje emer shume i njohur, Ardit Gjebrea.

“MIRËMËNGJES 😃 dhe pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam 👫”- shkruan Rama.

Klikoni ketu per videon

Rama e nis ditën kështu për hapjen e shkollës, Ardit Gjebrea kujton fëmijërinë e tij Read More »

Priten arrestime në rradhët e Prokurorisë

Sipas burimeve te sigurta Kryeprokurorja e Tiranes pritet të ekzekutoje këto dite flet-arreste lëshuar pikerisht për prokurorë në varesi të institucionit që drejton.

Informacioni ka rrjedhur nga MPB e cila është e angazhuar në këtë operacion me metoda speciale të cilat kanë faktuar raste flagrante mitmarrjeje dhe korrupsioni pikërisht në radhet e atyre që paguhen për të qëënë gardiane te ligjit.

Ndonëse jo me aksion e fushatizëm duket se Organi i akuzes nuk rrin i fjetur siç përflitet, por do të procedojë pikërisht me katarsis në radhët e tij.

Për vite me radhë sidomos nën drejtimin 5-vjeçar të Adriatik Llalles ky eshte ndoshta institucioni më i përfolur i shtetit për korrupsion e padrejtësi aq sa dhe rëndom u quajt në zhargonin e popullit si “Banda e babagjysheve”.

Priten arrestime në rradhët e Prokurorisë Read More »

Të gjithë për në shkollë, por 7 vjeçarja nga Elbasani ka një tjetër mision… të sigurojë bukën e gojës

Ndërsa për të gjithë fëmijët sot ka qënë dita e parë e shkollës, për Dashurie Zenollarin, 7 vjecaren nga Elbasani, 17 shtatori është si gjithë ditët e tjera, kur ajo duhet të dalë në rrugë për të siguruar bukën e gojës. Ajo nuk është veshur me rroba të reja, as nuk mban buqeta me lule në duar, por është strukur në vendin e saj të përditshëm fare pranë kalasë në Elbasan. Teksa e pyet nëse do të shkojë në shkollë menjëherë përgjigjet jo, pasi nuk I pëlqen shkolla. Në fakt nuk ka faj pasi në familje nuk ka dëgjuar ti flasin me dashuri për shkollën, pasi prindërit mezi po shkollojnë vëllezërit e motrat më të rritur.

Me sytë që shkëlqejnë plotë dritë , sikurse një fëmije Dashuria thotë se lyp për të ndihmuar familjen. E di që nuk mund të ngarkoj prindërit , ndaj herë thotë që del për të lypur vetë, herë tjetër e nxjerrë nëna. E paqartë për rolin e shkollës, 7 vjecarja dëshiron që kur të rritet të ketë një dyqan të vetin ku të shese. Pasi në këtë mënyrë ndoshta fëmijët e saj nuk do të përjetojnë këtë ndjenjë që Dashuria po përjeton sot. E ulur në tokë, 7-vjecarja spikat për qetësinë e saj. Asnjëherë nuk kërkon lëmoshë, pavarësisht se janë të shumtë ata që I ofrojnë. Ëndrrat e kësaj vogëlushjeje janë shtypur pa u celur ende. Diku pak metra saj dëgjohet zëri qortus I nënës j e cila e nxiton të lëvizë që të mos flasë për dramën e saj. Pavarësisht se në bashkinë e Elbasanit operon njësia e mbrojtjes së fëmijëve, ende numri I fëmijëve në situatë rruge vijon të jetë I lartë. Më së shumti ata I përkasin komunitetit egjyptian dhe rom.

Të gjithë për në shkollë, por 7 vjeçarja nga Elbasani ka një tjetër mision… të sigurojë bukën e gojës Read More »

Me skafandra e snajperë në duar, i moshuari tregon momentin e plagosjes nga policia: Isha duke…

Gjatë një aksioni të policisë në fshatin Remas të Lushnjës, një 77-vjeccar mbeti i plagosur. I moshuari Haxhi Lika tregon se, në ato momente ishte duke veshur pantallonat dhe nuk e kuptoi pse u qëllua. Kryefamiljari Haxhi Lika ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa djemtë e bashkëshortja e tij kanë pritur dje dhjetëra të afërm e banorë të fshatit. Dje në shtëpinë e tyre mbërritën edhe deputetët Ervin Salianji dhe Myslim Murrizi. Gjatë takimit me dy deputetët e PD-së, bashkëshortja e 77-vjeçarit të plagosur ka shpërthyer në lot, ndërsa shihej qartë efekti i traumës së shkaktuar nga ngjarja e papritur në familjen e tyre.

“Neve na kishte zënë gjumi. Dëgjuam zhurma, por nuk e morëm vesh ç’u bë. Filluam të bërtisnin. Unë isha afër te burri, por atë e kapi plumbi direkt në kokë. Thamë se i doli truri. Jemi në hallin tonë, në punë tonë e nuk i njohim ata emra që na thanë sot se kërkoheshin. Ne jemi në punën tonë e djemtë po ashtu”, tregoi e moshuara duke qarë. Edhe familjarët e tjerë kanë kërkuar që Policia të zbardhë ngjarjen.

“Pse nuk venë në Lushnjë në qytet me bandat e Aldo Bares, apo me bandat e tjera këta, por merren me ju… Neve nuk duhet të themi më, Zoti na ruajt, por duhet të jemi zot të vetes tonë, sepse këta vijnë të vrasin natën e të qajnë ditën”, u shpreh mes të tjerash Salianji. Ndërkaq, dje nga Spitali i Traumës, 77-vjeçari i plagosur, rrëfeu shkurtimisht për shkak të shëndetit ende të rënduar, se çfarë ndodhi në të gdhirë të së premtes.

Sipas tij, Policia ka qëlluar me plumba edhe pse ai nuk ka pasur armë në dorë. I moshuari mohon që ai apo familja e tij të kenë njohje apo dijeni për dy emrat që Policia i ka në kërkim, Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

Haxhi, a mund të shpjegosh se çfarë ndodhi në shtëpinë tuaj? Dëgjova një zhurmë… atje kishte ardhur Policia. Unë isha duke veshur pantallonat drejt dritares, se ishte dritarja drejt krevatit dhe më qëlloi Policia.

Po ju mbani armë zjarri në banesë? Po, kam një armë. Jo çifte, por kam armë… Keni dalë ju në dritare me armë kur Policia bëri thirrje të dilnit nga banesa? Jo, jo, as e kam kapur armën. Nuk është e vërtetë që unë kam marrë armën dhe kam dalë në dritare. Unë po vishja pantallonat kur më kapi plumbi.

Pse mendoni se u rrethua shtëpia juaj? Keni pasur ndonjëherë probleme me Policinë? Nuk e dimë, erdhën dje e na shqetësoi. Ne s’kemi pasur asnjëherë probleme me Policinë. A i njihni ju shtetasit Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili? Jo, nuk i njohim as unë e as familjarët e mi.

Me skafandra e snajperë në duar, i moshuari tregon momentin e plagosjes nga policia: Isha duke… Read More »

Prokuroria bën goditjen e madhe, 16 peshq të mëdhenj përfundojnë në pranga ditën e parë të…

Reforma në drejtësi nuk ka dhënë ende frytet e para, sa i takon arrestimit të peshqve të mëdhenj, atyre që i shkaktojnë shtetit miliona euro dëme apo të qytetarëve që kryejnë krime të rënda.

Por, prokuroria ka pezulluar nga detyra 16 mësues të shkollës 9-vjeçare në Çerme e Siperme të Lushnjes. Kërkesa për pezullimin e tyre kishte ardhur nga Prokuroria e cila i akuzon për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Sot mësohet se Gjykata ka pranuar kërkesën e akuzës dhe ka vendosur: “Per ta ka regjistrim si persona nen hetim me akuzat Shperdorim detyre dhe falsifikim i dokumenteve shkollore, mbeshtetur ne nenet 248 e 187 te. K. Penal. Procedimi penal me nr 400 viti 2017. Komunikimi i mases eshte kryer me date 14.09.2018.

Prokuroria bën goditjen e madhe, 16 peshq të mëdhenj përfundojnë në pranga ditën e parë të… Read More »