Aktualitet

480 efektivë në gatishmëri për sigurinë pranë shkollave

Pranë të gjitha shkollave në kryeqytet sot ka pasur prezencë policie, për të garantuar sigurinë e procesit mësimor. Punonjësit e policisë presin një bashkëpunim sa më të mirë me drejtoritë e shkollave për të reaguar në kohë përballë çdo ngjarje të mundshme.Rreth 80 mijë nxënës iu drejtuan shkollave të Tiranës. Në institucionet e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm nuk jane pritur vetëm nga mësuesit por edhe 480 efektive të policies, të cilët ishin pozicionuar në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Idriz Daulle, shefi i rendit dhe i sigurisë publike në Tiranë: “Drejtoria e Policisë Tiranë me qëllim sigurimin e rendit ka hartuar një plan masash me detyra konkrete me të gjitha strukturat e saj varëse. Sot si ditë e parë, drejtoria e Tiranës ka organizuar 400 efektivë, duke përfshirë qarkullimin rrugor, qarkullimin e rendit, policinë në komunitet, policinë kriminale të cilët kanë qenë në terren për mbarëvajtjen e ditës së parë të shkollës.”Për shefin e rendit në Tiranë, fokusi në këtë sezon të ri do të jetë tëek parandalimi i shpërndarjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të mesme.

“Dhe këtë vit, gjatë kontrollit dhe monitorimit të policisë në shkolla do jenë edhe shtetas të tjerë të cilët vijnë nga jashtë për të hyrë në ambjentet e shkollave ose që mund të tregtojnë lëndë narkotike dhe gjëra të tjera të kundraligjshme.”
Efektivët e policisë do të vijojnë të patrullojnë pranë shkollave edhe në ditët e ardhme, duke filluar nga ora 8 e mëngjesit e deri në mbyllje të aktivitetit mësimor“Për të eleminuar trafikun, të paktën pranë ambjenteve të shkollave pasi sot në orët e para ka qenë pak i rënduar, por çdo gjë ka kaluar në normalitet falë ndërhyrjes së efektivëve. Mund të themi se të gjithë punonjësit e qarkullimit kanë qenë 100% në detyrë për të shmangur trafikun, do të jenë dhe në ditët në vazhdim.”Punonjësit e Policisë kërkojnë nga drejtoritë e shkollave që të njoftohen sa më parë për çdo incident që ndodh ne institucionin arsimor./abcnews.al

480 efektivë në gatishmëri për sigurinë pranë shkollave Read More »

Përkujtohet 75 vjetori i Luftës së Drashovicës

Eshtë përkujtuar 75 vjetori i Luftës së Drashovicës. Beteja e Drashovicës apo siç njihet Lufta e Drashovicës është përplasja e parë frontale kundër pushtuesit nazifashist.

Ngjarja u zhvillua nga data 15 shtator deri më 4 tetor 1943. Kjo ishte beteja e parë në shkallë qarku dhe ndër të parat dhe më të ashpra në shkallë vendi, kundër pushtuesit të ri nazist gjerman dhe zgjati plot 19 ditë.

Në këtë luftë ranë 20 dëshmorë dhe mbetën 50 të plagosur.
Shprehim sot respektin, mirënjohje dhe nderimet e veçanta për heronjtë e luftës!!!

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Fotografia e Welcome To Vlora - Albania

Përkujtohet 75 vjetori i Luftës së Drashovicës Read More »

Denoncimi tronditës/ “Ja emrat e killerave serialë në Vlorë”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim tronditës në rrjetet sociale.
Këtë herë denoncimi i bërë publik vjen nga Vlora dhe përmenden tre vrasës serialë, dy prej të cilëve vazhdojnë të qarkullojnë të lirë dhe me mjete të blinduara ndërsa njëri prej tyre i denoncuar më parë është i arrestuar në Itali me burg të përjetshëm.

Postimi i Berishës:

Vlora ne kthetrat e serial killerve dhe bandave te lidhura me Xhafen!
Lexoni denoncimin e policit dixhital. sb

Pershendetje nga Vlora Doktor Berisha.jam punojes policie dhe po ju jap disa te dhena ti beni publike.Gjendja ne. Lore sot esht me kritike se kurr,bandat e lidhura me Xhafen dhe qeveritare te tjere bejne ligjin,nje vrases shume i rezikshem po leviz lirshem prej kohesh ne Vlore.

ai quhet Tesi Basho dhe eshte njeri nga 3 te aratisurit nga burgu i Rebibbia ne Rome ne daten 27.10.2016.eshte i denuar ne shtetin italian me burgim te perjetshem ( ergastro )pere vrasje te dyfisht.prej aratisjes se tij nga burgu dhe ardhjes ne shqioeri me gomonet e trafikut,ne Vlore perflitet shume se ai eshte autori i disa ngjarjeve shume te renda kriminale te ndodhura si,vrasje,grabitje,gjob venie,dhe rembim personi me zhdukje te kryera keto kundrejt pagesave dhjetera mijera euroshe ne bashkepunim me grupet kriminale.

Tesi Basho lindure ne Selenic dhe banues ne Selenic dhe Vlore shihet te levizi lirshem ne qytet dhe nepere ambiente publike me nje automjet Toyota Land Cruis te Blinduar.ai leviz ne shoqerin e te fortit te Selenices dhe nen garancin e tij pere te mos ta prekure kushe nga policia e shtetit ne Vlore.i forti i Selenices quhet Ferdinand Llanaj, njihet edhe me pseudonimet si ( Robi Batos ) ose ( Robi nga Selenica ) Robi ne Vlore eshte shume i pushteçem,dhe njihet si kapo band dhe eshte drejtus i nje grupi shume te fuqishem kriminal qe bashkepunon ngusht edhe me grupe te tjera kriminale

.Ferdinand Llanaj dhe vellai i tij Klodi kane ne perdorim 4 automjete te Blinduara.njera prej te cilave e blere se fundmi qindra mijera euro nga te ardhurat e aktivitetit tetyre kriminal.eshte tip Toyota Land Cruis ngjyre zeze e vitit 2014 me targe AA 495 UE.automjetet e tjera jane,Mercedes Benz S clas AA 125 NZ. BMW seria 7 ngjyre blu e heret AA 999.. dhe fuoristrad Land Rover Discovery me ngjyre te bardh me targe Kosove 01 127 CU.Robi Batos eshte vrases, dhe eshte sponsor i fuqishem i partis ne pushtet dhe ne bashkepuni me grupin e tij kriminal mere pjese nepere fushata elektorale.ka investuar edhe ne rindertimin e postes te policis ne Selenic aty ku era e shtetit pere te dhe banden e tij nuk ndihet fare.Robi batos Doktor, ka 2 gomone te fuqishme me 4 dhe 3 motora mbi 10 metershe te gjata me te cilat ka sjelle edhe te aratisurin nga burgu i Italis drejt Vlores dhe e ka perdorur pere ngjarje te renda kriminale.dhe pritet ta perdori pere interesat e partis ne fushaten e ardhshme elektorale.gomonet e fuqishme i perdor pere transportimin e lendeve narkotike qe ka stok me tonellata dhe te parcelave gjigande qe ka aktualisht ne zonen e Selic Trebloves ,dhe pere transportin e armeve drejt Italis Greqis dhe Turqis dhe anasjelltas.keto te dhena qe po ju jap Doktor Berisha jane 100 perqind super te sigurta.i keni te gjitha muncit pere ti verifikuar dhe ti beni publike.kam shum respekt dhe ju uroj gjithe te mirat nga Vlora…

Denoncimi tronditës/ “Ja emrat e killerave serialë në Vlorë” Read More »

Nuk protestuan për Rrugën e Kombit, Rama i kënaqur me kuksianët dhe premton: Shumë shpejt për ju do…

Prej ditës së sotme Rruga e Kombit do të jetë me pagesë dhe ndryshe nga sa ndodhi pak kohë më parë, askush nuk është parë të protestojë për këtë.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një falënderim për gjithë kuksianet, për mirëkuptimin dhe qytetarinë e treguar sot ne ditën e pare te aplikimit te pagesës për kalimin ne Rrugën e Kombit. Me një shënim ne Twitter, Rama premton se do t’u kthehet çdo qindarke ne investim, pasi shpejt do te kenë aeroportin dhe stadiumin e ri, qe do te sjelle me vete edhe punësim real.

Reagimi i Rames/ Faleminderit kuksianëve për mirëkuptimin e qytetarinë. Dhe njëherë ndjesë për shqetësimin e krijuar. Do bëjmë çmos që jo vetëm çdo qindarkë për rrugën të kthehet në investim, po dhe që Kukësi të bëhet shpejt me aeroport e të ketë më shumë investime e punësim real +stadium të ri.

Nuk protestuan për Rrugën e Kombit, Rama i kënaqur me kuksianët dhe premton: Shumë shpejt për ju do… Read More »

Para ikjes së Donald Lu-së, ambasadori dhe ministri Fatmir Xhafaj shkëmbejnë ‘’përqafimin e fundit’’

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka pritur në një takim përshëndetës ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, i cili është në mbyllje të detyrës së tij në Shqipëri, zv.ambasadoren e re Leyla Moses-Ones dhe përfaqësues të agjencive ligj zbatuese pranë kësaj ambasade.

Palët diskutuan mbi domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit dhe sukseset e përbashkëta të arritura, si: reforma në drejtësi, lufta kundër krimit të organizuar, reformimi në proces i Policisë së Shtetit etj.

Përfaqësuesit e Uashingtonit zyrtar konfirmuan mbështetjen në vijimësi për operacionin “Forca e Ligjit”, duke synuar përfshirjen më të madhe të agjencive ligj zbatuese amerikane, për rezultate konkrete.

Gjatë takimit u fol për bashkëpunimin e Policisë shqiptare me agjencitë DEA dhe FBI. Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe nevoja për thellimin e këtij bashkëpunimi ishte një tjetër pikë e diskutimit.

Një çështje me interes për të dyja palët ishte Vetting-u në Policinë e Shtetit, ku Ministri informoi për ecurinë e procesit.

Gjithashtu u fol për implemtimin e sistemit ‘PISCES’ të hyrje-daljeve në Pikat e Kalimit Kufitar, i cili do të integrohet bashkë me sistemin aktual ‘TIMS’, në kuadër të menaxhimit të integruar të kufijve, për të rritur elementët e sigurisë.

Ambasadori amerikan Donald Lu gjatë takimit shprehu vlerësime për bashkëpunimin dhe rolin e posaçëm të ministrit Xhafaj, në kohën kur drejtonte Komisionin parlamentar për Reformën në Drejtësi, si dhe lidershipin politik të këtij të fundit, në kuadër të luftës që Shqipëria po bën kundër krimit të organizuar në tërësi dhe kultivimit të narkotikëve në veçanti.

Para ikjes së Donald Lu-së, ambasadori dhe ministri Fatmir Xhafaj shkëmbejnë ‘’përqafimin e fundit’’ Read More »

I vranë mbesën në derën e shtëpisë, gjyshërit akuza të forta: Drejtuesi i mjetit ishte i dehur, u fshehën provat!

Sot Afifela Metohu do të niste ditën e parë të shkollës nëse një aksident nuk do t’i merrte jetën te porta e shtëpisë së saj në Kurjan të Roskovecit.

E megjithë plagën që u shkaktoi humbja e vajzës së tyre, familjarët janë vrarë për së dyti për shkak se drejtësia për aksidentin e 5-vjeçares nuk është vendosur.

Personi që shkaktoi aksidentin u la i lirë nga ana e gjykatës, ndërsa sipas familjarëve janë manipuluar provat e aksidentit, dhe shkak ka qenë vetëm shpejtësia e lartë me të cilën lëvizte mjeti.

Lumturi Metohu, gjyshja e së voglës ka zgjedhur që të protestojë sot me foton e mbesës së saj që nuk jeton më në hyrje të prokurorisë së Fierit. Ajo tregon se prokurori nuk i pret që t’iu japë sqarime lidhur me çështjen dhe se eksperiza nuk iu është bërë e ditur.

“Nuk më ka ardhur shteti për asgjë. Kërkojmë prokurorin, e kemi takuar dhe i kemi kërkuar sqarime. Na e ka dhënë. Kërkuam ekspertizen rrugore se kemi dyshime. Nëse ka qenë vërtetë me 20 km në orë, atëherë i bie të dyshoj se e ka vrarë me qëllim.

E nxjirrja vetë nga burgu, jo prokuroria se ska ardhur në vendngjarje. Ngjarjen e kam parë vetë. Kemi bërë edhe prova. Makina ishte me shpejtësi marramendëse. U bë zhurmë e madhe.

Nuk kemi marrë sqarimet që duam. Avokati i ka kërkuar informacion dhe i është dhënë jo e saktë.

Kam qene e më parë këtu. Duam riekspertim. E kemi kërkuar që në 24 korrik.

Duam drejrësi. E vetëm drejtësi, i kemi dërguar letër kryeministrit e Arta Markut por s’kemi marrë përgjigje. Vettingu jonë jane mediat. Sot është dita e parë e shkollës. Ndaj kam ardhur në shenjë protestë sot. Mos u lëndofshin fëmijët siç u lëndova unë”, shprehet gjyshja.

Gjyshi Azmi Metohu është shprehur:Kam një pyetje të thjeshtë. Pse mbrohet vrasësi i fëmijës? Kush fshihet? Pse e mbron prokuroria? Me aq sa kemi parë dosjen janë fshehur fotografi. Goditja e makinës. Makina ka dalë nga policia pa e parë ne. Autori është lënëe i lirë derisa i ka dalë pija.

Sot eshte protesta e pare. Do të vazhdojme. Thirrje qytetarëve të luftojmë korrupsioin. Të vihet drejtësia në vend.

I vranë mbesën në derën e shtëpisë, gjyshërit akuza të forta: Drejtuesi i mjetit ishte i dehur, u fshehën provat! Read More »

Këngë partizane në ditën e parë të shkollës në Tiranë. Shikoni videon

Pas kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi që i këndonte Enver Hoxhës, skandali i radhës ka ardhur mëngjesin e sotëm nga Tirana.

Në shkollën ‘Misto Mame’ në Tiranë nxënësit janë pritur me këngë lufte, këngë partizane.

Denoncimi është bërë nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj.

‘Pas 27 vitesh të rënies së komunizmit në Shqipëri, dita e parë e shkollës së fëmijëve fillon me këtë këngë partizane’.

Nxënësit janë pritur me këngën ‘Lule Velo partizani’.

Këngë partizane në ditën e parë të shkollës në Tiranë. Shikoni videon Read More »

Rama në “Përgjigja ime” për Eduardin: Libri është çështje kulture dhe jo lekësh, kete i dashur…

Ankesat e qytetarëve për një sërë çështjesh kanë marrë përgjigjen e Kryeministrit Edi Rama. Një ndër ta ka qenë edhe qytetari me emrin Eduart për të cilin Rama ka rezervuar një përgjigje të gjatë. Duke iu përgjigjur Eduardit, Rama thekson dhe iu jep përgjigje të gjithë shqetësimeve të qytetarëve për shpërndarjen e librave fals. Sipas Ramës, ruajtja dhe kthimi i librit është një çështje kulture dhe kjo nuk ka të bëjë fare me çështjet ekonomike.

“Që nga rrugët e lënë rrugëve dhe deri tek shtretërit e spitalit pa çarçafë. I kam parë të gjithë reagimet edhe për librat falas. Disa e quajnë hajni, por librat falas nga klasa e parë tek e katërta , dhe vitin tjetër presim të bëjmë deri në klasë të nëntë, nuk është e tillë. Kthimi i librave në fund të vitit nuk është çështje lekësh, por është çështje sjelljeje dhe kulture”. tha fillimisht Rama. Ndërkohë, Rama tregon edhe modelet e vendeve të zhvilluara , të cilat përdorin këtë strategji.

“Këtë i dashur Eduard, shtetet si Suedia kanë këtë strategji. Kjo s’është çështje parash, por çështje klulturash. Libri nuk është për tu ngrenë, as për t’u zhgaravitur”, shtoi Rama. Kreu i qeverisë mes tjerash ka theksuar faktin se sot po jetohet në një periudhë ku të gjithë e kanë harruar librin. “Sot shumë kush e ka harruar librin. Ata nuk stresohen nga nevoja për të mbajtur librat. As nuk ndihen keq se libri është për t’u ndarë me të tjerët. Shkolla jonë po rilind Eduard, gjithnjë e më shumë nxënës të mirë janë të gatshme të shkëlqejnë si këtu, por edhe në vendet ku kanë shkuar”, tha Rama.

Rama në “Përgjigja ime” për Eduardin: Libri është çështje kulture dhe jo lekësh, kete i dashur… Read More »