Aktualitet

Tension në Jalë, banorët: Edi Rama je ISIS, djali yt jeton në luks ne na prish shtëpitë (Video)

Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë. Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion, dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive.

Në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks.

‘’Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prishën shtëpinë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.

Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë.Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë, dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit.

https://video.syri.net/upload/videos/2018/09/S5IsARGT18Ok1IePYPSW_18_8df3dcd6a8197f6b12d90ac067a9677f_video_720p_converted.mp4?_=3

Tension në Jalë, banorët: Edi Rama je ISIS, djali yt jeton në luks ne na prish shtëpitë (Video) Read More »

E ka ngujuar gjakmarrja, lutja e 6-vjeçares: Më lini të shkoj në shkollë

Fiks Fare” solli mbrëmjen e së hënës historinë e një vajze të vogël, Elvanës 6-vjeçare, të cilën gjakësi e ka detyruar të nisë shkollën disa fshatra larg familjes së saj, te gjyshërit. Elvana 6-vjeçare, nga fshati Pjollë i Malësisë së Madhe, është e detyruar ta ndjekë shkollën te daja, pasi familja e saj prej 15 vitesh është në gjak. Edhe pse është femër, sërish prindërit janë të frikësuar. Gjakmarrja, sipas tyre nuk i kursen më as femrat.

Historia e ngujimi të familjes së Elvanës fillon 15 vite më parë, kur gjyshi dhe gjyshja e saj u vranë nga një bashkëfshatar. Më pas, halla e saj vrau vëllanë e gjakësit. Gjykata dënoi si bashkëfajtor në këtë krim edhe babanë e Elvanës, i cili është në kërkim edhe sot e kësaj dite. Frika e gjakësit e detyron familjen të dërgojë vajzën e tyre 6-vjeçare disa fshatra larg për t’u shkolluar. Sot, Elvana është ulur në bankën e shkollës për herë të parë. Në çantë kishte dy fletoret që ia ka blerë mamaja, mbante veshur një pale xhinse të reja dhe një palë atlete të grisura që ia kanë falur.

Mes lotësh, ajo tregon se ka shumë frikë të kthehet në fshatin e saj dhe se dëshiron të shkollohet. Qan me ngashërim dhe tregon se e ka marrë malli për prindërit dhe motrat, por në shtëpinë e saj nuk mund të kthehet. Gjyshja e Elvanës thotë se familja e saj ka probleme me gjakmarrjen, “ndaj jemi detyruar ta marrim këtu, edhe pse kemi frikë edhe ne”. Ajo shton se gjendja ekonomike e familjes së Elvanës është e rëndë. Gjyshja shton se e bija ka frikë për vajzat.

E ka ngujuar gjakmarrja, lutja e 6-vjeçares: Më lini të shkoj në shkollë Read More »

Vlorë/ Gazetari Enrik Mehmeti ka vizituar dhe ndihmuar një familje në gjendje të mjerushme, ka dhe një apel…(Video)

Sot isha në familjen Dunishi në ish Uzinën e sodës kaustike në Vlorë ku e kisha vizituar kohë më parë dhe me maman dhe ishte ajo që më porositi përsëri për ti ndihmuar .Një familje që jeton në kufijt e skamjes.Sapo ndaloj makinën 5 fëmijët e familjes dolën të gjithe duke u afruar te makina.

Mësoj se nëna me të atin ,të dy për shkak se nuk kishin me se ti ushqenin fëmijët kishin debatuar dhe ishin larguar prej shtëpisë.Më i rrituri prej fëmijëve kishte shkuar dhe kishte marrë një bukë veresie që ta hanin të 5 fëmijët that.Ambienti ku jetojnë është plot helme ,lagështi por më e keqja është që nuk kanë bukë për të ngrënë.Sot nuk kisha plan për të shkuar atje thjesht u kujtova për fjalët e mamase ditë më parë ,gjë e cila mendoj se eshte pikërisht drejtimi i Perëndisë për të kryer këtë veprim minimal për të siguruar dicka për të ngrën

Un do ti ndihmoj me sa kam mundësi i kushtëzuar prej vajtjes dhe ardhjes ne Tiranë per shkak te gjëndjes shëndetësore të mamasë time por doja të jepja një apel për këdo që e prek sadopak kjo video.Ndihmojeni me sa keni mundësi këtë familje .I madhi prej fëmijëve më dha numrin e të ëmës së tij ‭068 214 2848‬ për këdo që ka mundesi .Ju lutem me sa keni mundësi ndihmojini këta fëmijë.Kush ka mundësi ti japi share postimit sepse ndoshta dikush mund të ketë mundësinë për ti ndihmuar….nga Enrik Mehmeti

https://www.facebook.com/enrik.mehmeti/videos/2102457433118475/?t=0

Vlorë/ Gazetari Enrik Mehmeti ka vizituar dhe ndihmuar një familje në gjendje të mjerushme, ka dhe një apel…(Video) Read More »

“Baba” Likja mëkaton edhe para Papës, nuk i “rrëfen” që fëmijët e tij, i ka larguar nga Shqipëria

Tre orë pas vizitës, Departamenti i Sigurisë i Vatikanit, deklaroi, se në Selinë e Shenjtë, nuk ka pasur asnjë vjedhje
Gjatë takimit, Ati i Shenjtë Papa Francesku, i ngarkoi presidentit Ilir Meta, misionin human, për t’u krijuar kushte të plota shkollimi, pune e jetese të rinjve, që ata të mos largohen nga Shqipëria, por të kontribuojnë në vendin e tyre.

Mirëpo Ati i Shenjtë, ndërsa po i ngarkonte këtë mision, nuk e dinte që “Baba” Likja po “mëkantonte” edhe para tij, duke pirë kafe në tavolinë, mbasi nuk i “rrëfeu”, që fëmijët e tij, i ka larguar prej vitesh nga Shqipëria, me studime 160 mijë paund dhe jetesë Sheik-ësh, në Londër!

Ku ta dinte Ati i Shenjtë, se në krahë të tij, qëndronte një nga vajzat e familjes së presidentit, që Shqipërinë e quan “vend plehrash” dhe bënë shkollim e jetë luksi, në në universitete e vila në mes të Londrës.

Ku ta dinte Ati i Shenjtë që fëmijtë e presdentit, jetojnë në Londër dhe kanë vila luksi në Shqipëri, Beograd, Ohër, Mali i Zi, Stamboll, Greqi e SHBA dhe studiojnë e jetojnë në Londër, me miliardat dhe floririn, që mami dhe babi, u kanë vjedhur shkollave, spitaleve, çerdheve e kopështeve të fëmijëve, rrugëve, pensionistëve, invalidëve, pronave, bankave e deri ushqimit të azileve të pelqve.

Ati i Shenjtë, i la “amanet”, njeriut pa “din e pa iman”, që të mendojë e punojë, për të siguruar të ardhme normale, për të rinjtë shqiptarë, me qëllim që ata, të mos largohen në emigracion por të kontribuojnë për zhvuillimin e Shqipërisë.

Por Ati i Shenjtë, nuk e dinte, se në krahë duke pozuar, kishte një familje mafioze, që i ka bërë m***in Shqipërisë, duke i zhdukur pyje, lumenj e minerale, rrafshuar male  me gurore e deri vjedhjen e floririt Thesar i Shtetit.

Pas takimit, zyra e Presidentit Ilir Meta, njoftoi se vizita doli me shumë sukses, ndërkohë që 3 orë pas largimit të Ilir Metës nga Selia e Shenjtë, Departamenti i Sigurisë i Vatikanit, deklaroi, se nuk ka pasur asnjë vjedhje./Pamfleti

“Baba” Likja mëkaton edhe para Papës, nuk i “rrëfen” që fëmijët e tij, i ka larguar nga Shqipëria Read More »

“Shfaqje kukullash” e “Kukulla e krimit”, Rama-Basha ‘luftë’ online për shkollat

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha janë përplasur në distancë nga rrjetet sociale për çështjen e shkollave. Ishte kryeministri Edi Rama që i quante shfaqje të kukullave, deklaratat e opozitës për problemet në shkolla dhe klasat kolektive.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se klasat kolektive janë një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim, pasi i futën fëmijët në terrin e paditurisë.

“Të pabesueshme shfaqjet e kukullave opozitare në mbrojtje të klasave kolektive, një kancer që kemi nisur ta operojmë me guxim pasi u zhvillua prej tyre deri në absurd, duke i zhytur fëmijët në terrin e paditurisë dhe analfabetizmit me dëftesë👎”, shkruan Rama.

Por Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke përdorur të njëjtën gjuhë e quajti Ramën “kukulla e krimit” ndërsa e akuzon se mbylli 133 shkolla.

“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Bahsa në një postim në Twitter.

“Shfaqje kukullash” e “Kukulla e krimit”, Rama-Basha ‘luftë’ online për shkollat Read More »

Këngë me partizan në mes të Tiranës, Majko: Bravo i qoftë shkollës

Ministri i Diasporës Pandeli Majko ka reaguar, pasi opozita protestoi se pse është dëgjuar në ambientet e një shkolle kënga “Partizani i vogël Velo”.

Në një postim në rrjetet sociale Majko shkruan se bravo i qoftë asaj shkolle që ka vënë këngë partizane për ditën e parë të shkollës.

Më tej ministri shkruan se ajo është kënga e atyre që rrëmbyen armët kur atdheun ja u pushtuan të huajt dhe se ky quhet patriotizëm dhe jo komunizëm.

Gjithashtu në  postimin e tij, ai ka shkruar se opozita nuk tha asnjë fjalë kur qeveria shqiptare mori vendimin për rikthimin në atdhe të eshtrave të Mithat Frashërit.

“Asnjë veteran apo familje të lidhura me Luftën nuk protestoi. Pasardhësin e Frashëllinjve megjithë ndarjet dhe kundërshtitë që vijnë nga historia e para 1944-ës si ish-kreu i Ballit Kombëtar ata e respektuan si njerëz dhe si shqiptarë dinjitozë”.

Postimi i plotë

Opozita sot ka protestuar pse është dëgjuar në ambjentet e një shkolle “kënga e partizanit të vogël Velo”… Kjo është për të qeshur dhe për të ardhur keq.

Cfarë të keqe paska kjo këngë dhe kë fyen ajo?!

Para pak kohësh, qeveria shqiptare mori vendimin për të rikthyer në atdhe të eshtrave të Mithat Frashërit. Asnjë veteran apo familje të lidhura me Luftën nuk protestoi. Pasardhësin e Frashëllinjve megjithë ndarjet dhe kundërshtitë që vijnë nga historia e para 1944-ës si ish-kreu i Ballit Kombëtar ata e respektuan si njerëz dhe si shqiptarë dinjitozë.

Opozita heshti për këtë vendim. Ajo merret sot me faktin pse këndohet kënga për një partizan që mori armët në moshë të re kundër okupatorit të vendit. “Këshillat e lagjeve” të dikurshme në kohën e komunizmit të shikonin me kë rrije, si i mbaje flokët dhe cfarë kënge këndoje…

Bravo i qoftë asaj shkolle që ka vënë këngë partizane për ditën e parë të shkollës. Ajo është kënga e atyre që rrëmbyen armët kur atdheun ja u pushtuan të huajt. Ky quhet patriotizëm jo komunizëm. Komunizmin nuk ja u sollën partizanët 14 vjecar. Shikoni sa ish-partizanë janë burgosur gjatë komunizmit dhe pastaj protestoni.

E djathta sot është në opozitë jo nga kënga që ju këndojnë kundërshtarët por nga padija për të kënduar një këngë të vetën… Sigurisht.

Këngë me partizan në mes të Tiranës, Majko: Bravo i qoftë shkollës Read More »

Deputeti LSI me pagë sa 30 pensione, 7 biznese, 10 shtëpi e 30 llogari bankare, jep alarmin: “Do na vonohen pagat”

Agallarët e partisë “Mori i kuq” (LSI), që dalin e ulërijnë nga 20 herë në ditë, për papunësinë, varfërinë, pagat e ulëta, vonesën e ndihmës ekonomike dhe pensionet e shqiptarëve, nuk e paskan hallin tek populli, por tek pagat e tyre si deputetë dhe, të familjarëve të tyre, që ende vazhdojnë të jenë drejtorë e nëpunës nëpër ministri, prefektura, ambasada e bashki, të “pushtetit mafioz” të Edi Ramës, siç e quajnë Monika e Vasali i saj.

Kjo mendësi e LSI-stëve të kamur e të pa ngopur, u shpreh nga deputeti Spahiu i Monës për Bulqizën, por që jeton në sarajet e tij në Tiranë, ndërsa në zonë shkon 1 herë në muaj, vetëm kur mbledh milionat e bizneseve dhe sekserizmave të minierave me qira, HEC-ve, pyjeve, rrugëve e doganës.

Me një mesazh në “FB”, deputeti i partisë “Morri i kuq” (LSI), ka dhënë alarmin, për rrezikun e bllokimit dhe vonesës së pagave, mbasi shteti është në krizë financiare, duke deklaruar, se vonesa e pagave është shqetësim, madje ankohet dhe për mos rritje të pagave të tyre.

Frika deputetit LSI-st, se mos i vonohet paga atij dhe deputetëve “varfanjakëve” të LSI, shprehet me këtë mesazh, të publikuaur në mëgjesin e së hënës: – “Mos u habisni, që një ditë do ngelemi të gjithë edhe pa paga, në fund të muajit”.

Kur vë kujen e krizës ekonomike, deputeti i Monës, me pagë sa 30 pensione mujore, me 7 biznese, me 5 makina luksoze, me 10 shtëpi e 30 llogari bankare, vallë ç’mund të bëjnë, 40% e familjeve që jetojnë në varfëri dhe 25%  familjeve, që jetojnë në mjerim esktrem?!

Ç’ulërimë e  kuje buke, duhet të vënë 88 mijë familje, që ushqehen me ndihmë ekonomike mujore, sa paga e 1 dite e deputeti, apo 30 mijë familjet, që nuk dërguan dot fëmijët në shkollë, prej varfërisë që u ka shkaktuar edhe hajdutëria gjigande e “komandës” Mona-Like dhe “ushtrisë” së kësaj partie “kuçkë”, ku bënë pjesë edhe ky deputet?!/Pamfleti

Deputeti LSI me pagë sa 30 pensione, 7 biznese, 10 shtëpi e 30 llogari bankare, jep alarmin: “Do na vonohen pagat” Read More »

Përfundon dënimin, lirohet me kusht Ermal Hoxha

Lirohet Ermal Hoxha. Nipi i ish-diktatorit i dënuar për trafik droge pas zbulimit të laboratorit të kokainës në Xibrakë ka përfunduar dënimit.

Hoxhës i kishte mbetur dhe 1 vit 6 muaj burg pa vuajtur por ka fituar lirinë me kusht. Nipi i ish-diktatorit ka lënë qelitë e burgut të Fierit më 13 shtator.

Ermal Hoxha u arrestua gjatë operacionit në Xibrakë dhe u dënua me 6 vite e 8 muaj burg për trafik narkotikësh mbetur në tentativë.

Në Xibrakë u zbulua një laborator i sofistikuar përpunimi kokaine. Në prill të këtij viti nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, kërkoi të shpallej i pafajshëm, duke i bërë rekurs vendimit të Apelit të Krimeve të Rënda në Gjykatën e Lartë.

Ermal Hoxha bashkë me tetë të pandehurit e dosjes, përfshi edhe dy shtetas kolumbiane, u deklaruan fajtorë nga Krimet e Rënda dhe u dënuan me 104 vite burg në total.

Në nëntor 2017, Apeli i Krimeve uli ndjeshëm dënimet e dhëna ndaj tyre, pasi pranoi zbatimin e gjykimit të shkurtuar, duke i ulur çdo të pandehuri një të tretën e masës së dënimit.

Përfundon dënimin, lirohet me kusht Ermal Hoxha Read More »