Aktualitet

Flinte gjumë në Bashki, përgjigjet për herë të parë Basha: Më mirë gjumash se…

Për një kohë të gjatë kundërshtarët e kanë ironizuar dhe shpotitur Lulzim Bashën, se gjatë katër vjeçarit të tij në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ai ka fjetur gjumë dhe nuk ka bërë asnjë punë. Kjo kulmoi madje gjatë fushatës së fundit elektorale kur PS publikoi një spot (shiko videon poshtë) që e tregonte duke gërhitur në një mizanskenë të paraqitur sikur ishte zyra e tij.

Dhe në fakt ky imazh e ka ndjekur nga pas liderin demokrat i cili duhet thënë se për hir të së vërtetës, megjithëse premtoi çudira si tramvaji, nuk la ndonjë gjurmë në kryeqytet.

Por tani, këtë pikë të errët duket se Basha po përpiqet ta kthejë në favor të tij. I nisur nga nje perceptim popullor i rrënjosur prej vitesh se në Shqipëri kush politikan “punon” më shumë vjedh disa fish më tepër ai e ka hapur vetë këtë temë në emisionin ‘Open” të Eni Vasilit (Linku poshte).

Më akuzonin se flija gjumë kur isha në krye të bashkisë së Tiranës, sepse unë nuk bashkëpunoja me këta oligarkë për të dhënë leje kullash dhe për të shkatërruar pronën e përbashkët” ka thënë ai duke bërë edhe një krahasim mes vetes dhe kryeministrit aktual: “…ndryshe nga ai, që përcakton fituesit e tenderave nga zyra, pa hapur fare garën, unë kam punuar vetëm me procedura të rregullta tenderimi, duke nxitur konkurrencën e lirë, ashtu siç duhet të jetë në një rend demokratik”.

Pas këtij diferencimi që është bërë në kuadrin e një përçapjeje për të treguar se është krejt i ndryshëm nga Rama, i takon vetë qytetarëve të zgjedhin mes dy të këqijave, atij që punon më pak e si rrjedhim vjedh edhe më pak dhe atij që si ndahet zyrës nga mëngjesi në mbrëmje, për të mos i shpëtuar asnjë qindarkë.

 

Flinte gjumë në Bashki, përgjigjet për herë të parë Basha: Më mirë gjumash se… Read More »

Hapen letrat për skandalet e LSI, Klement Balili fut në telashe ish-ministrat

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka kërkuar dje nga prokuroria që të nisin hetimet për të gjithë kontratat e nënshkruara nga LSI, sidomos asaj me Balilin. Gjatë kohës që ishte në pushtet dhe drejtonte ministrinë e Bujqësisë, LSI ka nënshkruar kontrata toke për dhënie me qira, me shoqërinë Balili gjatë kohës që ky i fundit ishte në arrati. Përveç drejtorëve dhe punonjësve të administratës duket se janë hapur letrat edhe për ish-ministrat e kësaj partie politike.

Paralajmërimi nënkupton se nuk do të ketë vetëm denoncime të skandaleve , por në të gjithë ministritë e drejtuara nga LSI do të kryhen auditime nga qeveria dhe për të gjitha shkeljet e identifikuara do të kryen kallëzime në prokurori. Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla në fjalën e mbajtur dje në Kuvend, i kërkoi prokurorisë që me këtë rast të identifikuar në ministrinë e Bujqësisë të nisë menjëherë hetimet.

Balla tha gjithashtu se strukturat audituese dhe prokuroria duhen nxitur për t’i parë të gjitha kontratat pasi LSI ka nënshkruar kontrata abuzive dhe për privatizimet e liqeneve. Deklaratë kjo që ka lënë të nënkuptohet se të gjithë ish-ministrat e Ilir Metës do t’i nënshtrohen skanimit në lidhje me abuzimet.

“Z.ministër edhe diçka tjetër, për shkak se ministria e Bujqësisë është qeverisur katër vitet e shkuara nga ish-aleati ynë Lëvizja Socialiste për Integrim, por edhe për shkak se në tetë vitet përpara 2013-ës është bërë një abuzim jo vetëm me tokat bujqësore, por edhe me liqenet, duhen parë të gjitha kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qira për gjoja kultivim peshku, por në qendër të Belshit ende ushqehen peshqit me glasat e pulave, sipas kontratave që ka firmosur ish-aleati ynë në qeveri. Këto kontrata duhen prishur Z.Ministër, sepse realisht dëmtojnë zhvillimin e turizmit në zemër të Belshit, por nuk mund të vazhdohet më me kontrata të këtij lloji. Auditet, Prokuroria, duhen nxitur për t’i parë të gjitha këto kontrata njëra pas tjetrës”, tha ai.

Hapen letrat për skandalet e LSI, Klement Balili fut në telashe ish-ministrat Read More »

“Jam sëmurë”, çfarë ndodhi në seancën ndaj Emiljano Shullazit

Dështon pa nisur seanca e pretencës për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët. Arsyeja ka qenë kërkesa e Blerim Shullazit. Ai ka deklaruar se është sëmurë dhe ka kërkuar shtyrje të seancës.

Në seancë mungonin të gjithë të pandehurit si dhe një nga avokatët. Blerim Shullazi ka kërkuar që ta përfaqësojë avokati Aldo Tabaku por vetë Tabaku kërkoi shtyrje të pretencës për probleme personale.

Avokatët e kanë justifikuar kërkesën për shtyrje të kolegut të tyre Aldo Tabakut si humane. Nga ana tjetër Prokuroria e ka quajtur shtyrjen të qëllimshme. Seanca e radhës është vendosur më 2 tetor.

Seanca ishte parashikuar të niste në orën 9:00 ndërsa shteti do përfaqësohej nga një grup prokurorësh të Krimeve të Rënda, në krye të të cilëve është vetë drejtuesja Donika Prela. Po kështu edhe zëvendësi i saj Gentian Osmani si dhe Besnik Muçi e Anton Martini.

Në bankën e të akuzuarve janë Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi.

“Jam sëmurë”, çfarë ndodhi në seancën ndaj Emiljano Shullazit Read More »

E pabesueshme, 81 vjet martuar! Ky është çifti shqiptar për rekordin Guiness

Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga Tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë.

“Në Krujë, në qytetin e njohur për historinë dhe kulturën e pasur. Po një tjetër histori, ajo unikale e një çifti, ruhet në këtë qytet si dëshmi e mirëkuptimit dhe dashurisë”.

Në familjen Hoxha ka festë. Hamidi, 105 vjeçar dhe Xhemja që pret të mbushë të 100-tat celebrojnë 81-vjetorin e martesës. Dy të panjohur që u panë vetëm në ditën e dasmës se tyre, i thanë “po” njëri-tjetrit në 24 Shtator të 1937-ës.

“Nuk e njihnim njëri-tjetrin”. “U pamë ditën e dasmës.”
Po Hamidi e kujton edhe sot të parin mendim kur Xhemja u shfaq në dasmë.
“Vallaj e bukur”.

Si prindër të 11 fëmijëve, për Hamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse durimi dhe mirëkuptimi në çift kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeçare.

“Unë kam qenë njëçikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar.” “I kemi dëgjuar fjalën njëri-tjetrit, e kemi respektuar njëri-tjetrin.”

E megjithatë mes çiftit Hoxha nuk kanë munguar as xhelozitë.
“Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me çadër me thoshte “ule çadrën mos të të shohë kush”, tregon Xhemja.

“Sepse pleqtë kishin shumë fjalë”, shprehet Hamidi.
Po Xhemja bëhej xheloze për ty?
“Po bëhej”.

Për fëmijët e çiftit Hoxha, jeta e prindërve të tyre ka qenë shembulli më i mirë.
“Na kanë edukuar me dëshirën për të punuar”, thotë Hasani, djali i madh i çiftit Hoxha.

“Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi të vazhdojnë sipas edukatës që na kanë dhënë prindërit”, shprehet Xhevria.
Edhe për më të vegjlit e familjes, stërgjyshërit shekullorë mbeten kalaja e familjes.

E pabesueshme, 81 vjet martuar! Ky është çifti shqiptar për rekordin Guiness Read More »

I riu nga Shkodra: Lali Eri më vodhi aplikacionin e autobusëve, e kisha prezantuar në TV

Ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm për një aplikacion të ri në Tiranë, me anë të të cilit qytetarët do të lëviznin nëpër kryeqytet.

I publikuar me emrin “Tirana Public Transport”, aplikacioni në fjalë tregon lëvizjen në kohë reale të autobusëve, duke përdorur pajisjet GPS që janë të instaluara në to.

Programuesi i këtij aplikacioni tha dje se me këtë aplikacion po sjell një risi për komunitetin.

Mirëpo një tjetër i ri nga Shkodra ka dërguar një mesazh denoncues në redaksinë e JOQ.al, ku pretendon se i është vjedhur idea e aplikacionit.

Sipas Aurel Hasanit ai ka prezantuar të njëjtin aplikacion një vit më parë në programin “Do you have an idea” në Vizion Plus.

I riu thotë se nuk është e drejtë që idea e tij të përdoret nga dikush tjetër pasi ka qenë ai i pari që e ka prezantuar publikisht.

Ai thekson se jua ka dërguar këtë ide të gjitha bashkive në vend, mirëpo asnjëra nuk i ka kthyer përgjigje.

Madje i riu shkon edhe më tej kur thotë se programin e ka porositur vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe ai e ka financuar, duke i vjedhur idenë.

Aurel Hasani shkruan:

Vitin qe kaloi e prezantuam kte ide ne Vizion Plus , dhe shkuam ne gjysme finale me pas ksaj kerkova ndihme publike ne emision per ta vendosur ne te gjitha Bashkite e Shqiperise dhe nuk mora pergjigjen e asnjeres. Madje ne disa na refuzuan dhe disa te tjera as qe moren mundimin te na takonin. Tani shohim qe ka dale i njëjti aplikacion, e njeta ide .

Bashkangjitur ju dërgoj edhe videon prezantuese qe kam bere live ne televizion. Minuta 56:20. Pse na duhet te punojme ne kete vend ose me qarte si mund te ec perpara ne punen qe bej tani nese gjithcka qe do bej une do vidhet dhe do i jepet dikujt tjeter?! E ka porositur Erion Veliaj pasi para 6 muajsh ka lajmëruar për daljen e aplikacionit. Ndërkohë që ne kemi një vit që jemi pas dyerve dhe askush nuk na pret.”

I riu nga Shkodra: Lali Eri më vodhi aplikacionin e autobusëve, e kisha prezantuar në TV Read More »

“Ju kam lënë Zotin”/Policia bashkiake i merr bukën e gojës nënës

Në Tiranë thuajse janë bërë normale skenat kur Policia Bashkiake sekuestron pa mandat thasë me kanaçe që mbledhin njerëzit në kosha.Deri tani nuk kemi parë asnjë reagim nga shoqëria civile për këtë sjellje vandale ndaj atyre që punojnë për bukën e gojës.

Edhe ditën e sotme është publikuar një video në rrjetet sociale teksa mallkon policinë bashkiake të kryeqytetit e cila i sekuestron thesin me kanaçe.“Ju kam lënë Zotin” tha nëna me lot në sy , i morën” 3 mije lek te vjetra kanaçe” i morën bukën e gojës nënës. Policia si në të gjitha rastet vepron me force, me sjellje vandale dhe sekuestron pa mandat dhe asgjë tjetër.

Gruaja më lot në sy duke parë se i iku ushqimi nuk i mbetet gjë tjetër vetëm që të mallkojë.Kurse nëna tjetër grua gjeti dy gisht vaj në një bidon në plehrat dhe e morri për të bërë makaronat. Varfëria është ulur këmbëkryq në kryeqytet.

“Ju kam lënë Zotin”/Policia bashkiake i merr bukën e gojës nënës Read More »

Reagon drejtoria e spitalit rajonal Vlorë, Lidhur me denoncimin për djegien e mbetjeve të rrezikshme

Lidhur me denoncimin për djegien e mbetjeve të rrezikshme në spitalin e Vlorës, drejtoria e spitalit rajonal Vlorë sqaron opinionin publik si vijon:Spitali I Vlorës nuk kryen procesin e djegjes së mbeturinave spitalore por ky proces kryhet përmes një kontrate ligjore me një kompani të licensuar për trajtimin e mbetjeve spitalore.

Mbetjet spitalore ndahen në burim, depozitohen dhe transportohen sipas ligjit për trajtimin e mbetjeve spitalore.Lidhur me ngjarjen në fjalë, vendi I ekspozuar është rreth 200 metra larg godinës së spitalit në anën verilindore të tij, ku ndahet muri rrethues me lagjen “Partizani”.

Në këtë vend depozitohen VETËM mbeturina urbane dhe nuk ka asnjë rrezikshmëri për pacientët përsa I takon mbetjeve të rrezikshme spitalore.Duke ftuar këdo të mos spekulojë me shëndetin e qytetarëve, sigurojmë edhe një herë pacientët dhe qytetarët që nuk ka asnjë rrezik për shëndetin e tyre.

 

Reagon drejtoria e spitalit rajonal Vlorë, Lidhur me denoncimin për djegien e mbetjeve të rrezikshme Read More »