Pas nje pezullimi tejet te gjate te tyre , investimi i rinisur për rregullimin e portit të Vlorës, perfshin disa zera si thellimin e kalatave, rregullimin e një moli, por edhe rikonstruksionin e sheshit të këtij porti.
Investimi eshte nje bashkepunim i qeverisë Shqiptare dhe asaj italiane ne shifren prej 14.6 milion euro,ndersa do te rehabnilitoje plotesisht portin e Vlorës .
Pezullimi I zgjatur per shkak te vete firmes italiane zbatuese e projektit rehabilitees ,nderkohe qe ende nuk kemi nje informacion zyrtar nga autoritett portuale per rifillimin e punimeve
Porti i Vlorës është konceptuar si pjesë e projektit “Lungomare”, që vazhdon nga pjesa e mbetur pezull, drejt Pyllit të Sodës.
Pjesë e këtij projekti është edhe ndërtimi i një porti jahtesh, si dhe ndërtimiiI një sheshi kryesor mallrash dhe një terminali modern udhëtarësh,I cili aktualisht eshte ne ndertim .
Hamidi, 105 vjeçar dhe Xhemja që pret të mbushë të 100-tat, celebrojnë 81-vjetorin e martesës. Dy të panjohur që u panë vetëm në ditën e dasmës se tyre, i thanë “po” njëri-tjetrit në 24 Shtator të 1937-ës.
Ata deklarojnë:
Nuk e njihnim njëri-tjetrin. U pamë ditën e dasmës.”
Po Hamidi e kujton edhe sot të parin mendim kur Xhemja u shfaq në dasmë.
Ai shprehet:
Vallaj e bukur”.
Si prindër të 11 fëmijëve, për Hamidin dikur tregtar dhe Xhemen rrobaqepëse, durimi dhe mirëkuptimi në çift kanë qenë shtylla e martesës 81-vjeçare.
Ajo thotë:
Unë kam qenë njëçikë e durueshme, nuk e kam kundërshtuar. I kemi dëgjuar fjalën njëri-tjetrit, e kemi respektuar njëri-tjetrin.”
E megjithatë mes çiftit Hoxha nuk kanë munguar as xhelozitë.
Xhemja tregon:
Ka qenë fanatik, ashtu ka qenë koha. Kur dilnim në rrugë me çadër me thoshte “ule çadrën mos të të shohë kush”.
Hamidi thotë:
Sepse pleqtë kishin shumë fjalë. Edhe Xhemja bëhej xheloze për mua.”
Për fëmijët e çiftit Hoxha, jeta e prindërve të tyre ka qenë shembulli më i mirë.
Hasani, djali i madh i çiftit Hoxha shprehet:
Na kanë edukuar me dëshirën për të punuar. Kam dëshirë që edhe fëmijët e mi të vazhdojnë sipas edukatës që na kanë dhënë prindërit”.
Edhe për më të vegjlit e familjes, stërgjyshërit shekullorë mbeten kalaja e familjes.
Familja Hoxha vijon gëzimin e tyre me rekordin e martesës më të gjatë në Shqipëri, e ndoshta një rekordi të ri botëror.
Çifti japonez Masao dhe Miyako Matsumoto, të martuar që nga Tetori i 1937, mbajnë rekordin Guinness si bashkëshortët më të moshuar në botë.
Pas 21 vitesh shtegtim flamingot rikthehen në shtëpinë e tyre. Shpendi lozonjar i njohur edhe për baletin karakteristik ishte larguar nga kjo lagunë prej vitit të mbrapsht 1997, ku gjuetia e paligjshme bëri masakër mbi ta. Sot ata rikthehen në Lagunën e Nartës, të cilësuar si “Shtëpia e Flamingove” dhe shfaqin për turistët baletin e tyre klasik. Report TV ka vëzhguar për disa orë aktivitetin e këtij shpendi në lagunë, prej orëve të para të mëngjesit e deri në perëndimin e diellit.Prej vitit 1997 flamingot u arratisën në destinacione të tjera dhe shumë rrallë ishin parë në këtë lagunë.
Por në vitin 2016, qeveria vendosi të ndalojë gjuetinë me anë të një moratoriumi, që duket se dha efekt. Prej asaj kohe vihej re se ky shpend po kthehej në shtëpi, por ditët e fundit kjo lagunë është populluar më shumë se kurrë.Sipas specialistëve, flamingot nuk po shtegtojnë më nga Narta në periudhën e nxehtë por po qëndrojnë në lagunë gjatë gjithë vitit. Por, edhe prania e shumtë e turistëve dhe i vizitorëve është disi shqetësuese, pasi shkrepjet e aparatëve dhe dronët i bezdisin këta shpendë gjatë procesit të tyre të ushqimit apo dhe të shlodhjes. Ato tremben dhe ngrihen me vrull në ajër dhe herë pas herë dëmtojnë njëra-tjetrën por dhe duke i larguar nga vendi i zgjedhur.
Flamingot, klasifikohen tek shpendët me karakteristika të rralla. Në të shumtën e rasteve ata shihen të grupuar në hapësira të cekta uji dhe mblidhen si një grup baleti. Shumë teori janë ngritur për faktin se si ky shpend qëndron me një këmbë dhe për ngjyrat e tyre të ndryshme. Madje me një këmbë ata edhe flenë. Gjatësia e këmbëve të tyre shkon nga 81 deri ne 130 cm dhe pasha trupore deri në 4 kg. Sipas specialistëve ngjyra e flamingove është në varësi të ushqimit që hanë si edhe karkalecave të cilat kanë përmbajtje të lartë karroteni, e cila i jep ngjyrën karotë në portokalli. Një tjetër teori është se të qëndruarit me një këmbë ka të bëjë me ndërtimin e trurit tek Flamingot, ndërsa të tjetër teori është se të qëndruarit me një këmbë ka të bëjë me gjuetinë dhe ruajtjen e energjisë. Por edhe pse ka shumë teori, ende nuk ka një tezë të saktë për këtë veprim të këtij shpendi.Të gjithë flamingot kanë një veçori të përbashkët: një sqep që harkohet lehtë në mes dhe përkulet poshtë, duke krijuar një formë të këndshme për sytë. Kur nis të fluturojë, zogu rreh krahët me hijeshi dhe vrapon përmes ujit me këmbët e shkathëta, duke fituar vrullin që i nevojitet për t’u ngritur në qiell. Me qafën e gjatë, me kokën të drejtuar para dhe me këmbët që i tërheq si të ngrira nga pas, ai fluturon me elegancë nëpër qiell.
Veç flamingove në këtë lagunë rriten edhe disa shpendë të tjerë të rrallë në specien e tyre. Nga vëzhgimi i specialistëve pak kohë më parë, aty janë numëruar edhe rreth 17 pelikanë të cilët qëndronin të qetë në habitatin e tyre. Shpendë të tjera më pak në numër janë edhe Kryekuqa e mjeme, Sqepbiza, Dallëndyshja Bisht-Gërshërë, Dallëndyshja kërbishtbardhë apo Vrapuesi gushëbardhëLaguna e Nartës, një ndër më të mëdhatë në vendin tonë ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Vlorës, me një sipërfaqe rreth 42 km 2. Thellësia e saj më pak se 1 . 5 metër, e bënë këtë lagunë të preferuar për flamingot. Ajo ndahet nga deti Adriatik nga një rrip i ngushtë toke ranore, që përbëhet nga duna rëre dhe plazhe të vegjël pa bimësi të dendur. Veç ishullit të vogël ku ndodhet Manastiri i Shën Mërisë, kjo lagunë ka edhe një panoramë të mrekullueshme dhe për shkak të gjerësisë së saj të ofron edhe një perëndim unikal të diellit, I cili përshëndetet herë pas here edhe nga grupet e flamingove që banojnë tashmë aty.Armand Xhelili
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka folur për herë të parë për goditjen e grupit më të rrezikshëm të Shkodrës, atij të Bajrajve. Ministri është shprehur se grupi ‘Bajraj’ është një ndër grupet kriminale më të dhunshme në vend, i strukturuar prej afro dy dekadash.
Në ‘Real Story’, Xhafaj e ka pranuar publikisht se banda e rrezikshme e ‘Bajrave’ ka pasur influencë shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici. Ndër të tjera, ai paralajmëroi se pas goditjes së këtij grupi, policia pritet të godasë edhe dy banda të tjetra të rrezikshme, njëra në Elbasan dhe tjetra në një qytet tjetër.
“Kur flasim për grupe duhet të dimë që për policine dhe prokurorine që merren me hetimin e tyre nuk është punë e lehte, është proces i vështirë, gjurmimesh e ndjekjesh. Në rastin konkret, grupi “Bajri”, ka së paku që 6 muaj që është nën proces intesiv ndjekjeje nga task forca e policisë së shtetit, sepse është një nga ato grupe që është të listuara tek forca e ligjit për shkak të rrezikshmërisë së lartë shoqërore.
Konkretisht nga muaji shkurt kanë nisur hetimet ndaj këtij grupi dhe mbledhjen e provave. Është një ndër grupet që operojnë në Shkodër, një ndër 6-7 grupet më të rrezikshme në shkallë vendi dhe ndër më të fortet në veri.
Është një grup i mirestruktuar kriminal me bazë lidhje të forta familjare e krahinore. Ka shtrirje ndër vite që nga 1996-1997, dhe vit pas viti anëtarët kanë ushtruar veprimtari të rregullt krimiale në Shkodër dhe jashtë këtij qyteti.
Një karakteristike tjetër është lidhja me grupet e tjera kriminale që janë grupe të rëndësishme, të cilat po hetohen nga task forca jonë në Elbasan dhe një qytet tjetër. Shtrirja e aktivitetit të grupit ose kupola e saj në Holande dhe Belgjike. Është një grup shumë i dhunshëm, përdor dhunën ekstreme ndaj rivaleve dhe viktimave.
Akuzohet për disa vepra penle, trafik droge, qëniesh njerëzore, vrasje, përdhunime dhe vënie eksplozivi. Të gjitha këto e përcaktojnë këtë grup, me rrezikshmeri të lartë shoqërore. Ky grup ka pasur influence shtetërore në kohëra të ndryshme ndër vite, madje edhe në polici, në kohët e fundit ne kemi punuar shumë që t’ia heqim këto influence”, u shpreh Xhafaj.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Real Story”, ka vijuar të sulmojë paraardhësin e tij ish-ministrin Saimir Tahiri.
Duke folur për kanabizimin e vendit dhe përfshirjen e policisë në këtë vepër kriminale, Xhafaj tha se viti 2016 ka qenë viti i keq, vit ky kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri, i cili akuzohet për pjesëmarrje në trafik narkotikësh me grupin “Habilaj”.
“E pranoj viti 2016 ishte vit i errët, për këtë punë, por mos harroni se Lazarati nisi fuqizimi grupeve kriminale në Shqipëri. Për mua nuk ka rëndësi nëse është i majtë apo i djathtë, për mua është kriminel”, tha Xhafaj.
Fatmir Xhafaj herë pas herë i referohet kohës kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Saimir Tahiri, për t’u mbrojtur për gjendjen e policisë gjatë kohës që ai drejton.
Dy inspektorë të vetë prezantuar si punonjës të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), shfaqen duke marrë një ryshfet prej 10 mijë lekësh të reja në një investigim të bërë nga emisioni Fiks Fare. Ngjarja ka ndodhur para pak ditësh në qytetin e Durrësit, teksa inspektorët e shtetit sillen në biznese si gjobëvënës. Në redaksinë e Fiksit mbërriti një video e xhiruar në një lokal në qytetin bregdetar, ku dy persona të prezantuar si inspektorë të AKU-së kryejnë një kontroll dhe kërkojnë dokumentacionin nga punonjësit e lokalit. Në video duket mjaft qartë se ata kërkojnë librezën e dezinfektimit dhe, pasi menaxheri nuk arriti ta gjente, ata fillojnë dhe debatojnë me menaxherin e lokalit.
Fillimisht inspektorët prezantohen se janë të AKU-zë, ndërsa kontaktojnë me një kamerier në lokal, pasi pronari është jashtë Shqipërisë. Punonjësi telefonon pronarin dhe u thotë çfarë kërkonin punonjësit shtetëror, ndërsa nga ana tjetër pronari u thotë se vjen ditën e shtunë. Më pas, dy inspektorët vënë “në rreshtore” punonjësit, teksa u kërkojnë dokumentet. Më pas, punonjësit kontaktojnë sërish me pronarin, i cili kërkon të flasë me një nga inspektorët. Në bisedë, inspektori i thotë se “do i mbyllim sot”, ndërkohë inspektori tjetër i drejtohet një kamerieri duke i thënë se nuk i ka sqaruar shumë mirë.
Pas telefonatës dhe bisedës me punonjësit e lokalit, dy inspektorët bisedojnë me njëri tjetrën. Njëri prej tyre i thotë se “nuk na dhanë asnjë lekë”, ndërsa tjetri i përgjigjet “s’do me ja dit”. Inspektorët vijojnë me kërkesat dhe kërkojnë të tjera dokumente. Pasi ata nuk i gjejnë, një nga inspektorët i përgjigjet se “me këto që s’i ke ti, tre milionë lekë gjobë”. Punonjësi i përgjigjet që nuk është pronar, ndërsa inspektorët pyesin sërish se kur kthehet pronari. Ata mësojnë se ai kthehet të shtunën dhe ngrihen nga tavolina. Në këtë moment, një nga punonjësit e lokalit i afrohet dhe i jep 100 mijë lekë. Në fund, inspektorët i thonë punonjësve që të shikojnë dhe sistemojnë mirë dokumentet. Madje, një nga inspektorët, pas marrjes së ryshfetit, u jep këshilla punonjësve se çfarë dokumentesh duhen.
Kamarieri-Ju jeni të shëndetësisë? Inspektori i AKU-së – Të AKU-së Kamarieri- ëëë. Inspektori i AKU-së – AKU-ja . Kamarieri- (flet në telefon me pronarin) Ëmo kanë ardh këto të AKU-së, ça muaji i kemi mbyllur ne ato? Po i thashë unë të vijë ky.(pas telefonatës). Ju do më prisni mua sa të vijë ky? Inspektori i AKU-së-Kur vjen? Kamarieri- Vjen të shtunën. Inspektori i AKU-së- Auu. Ja këto vulat janë këtu. Kamarieri- Nga këto tvsh-të do ti mo? Inspektori i AKU-së- Aman morë burrë se u veç me u fut juve…. t’i flasësh (bie tel i pronarit). Inspektori i AKU-së 2 (personi që po telefonon)
Kamarieri- E … po,po,po. Dy (ja kalon telefonin inspektorit 2 të Aku_së) na foli vetë. Inspektori i AKU-së 2 -Po si më je?….. Po jo mo s’po të flas si.. po mirë është të jesh me rregulla. Ik se t’i mbyllim sot, më mirë t’i mbyllijm sot. (vazhdon dhe flet ne tel). Inspektori i AKU-së – Na shoku ( i jep dokumentat) nuk je duke na sqaruar krejt…. nuk ka asnjë plan. Inspektori i AKU-së 2 -(vazhdon telefonata me pronarin) Kam shumë nuk e di nuk e di, s’di si të të them. Ajt….
Bashkëbisedim midis inspektorëve të AKU-s/ Inspektori i AKU-së- Nuk na dhanë asnjë lekë. Inspektori i AKU-së 2- Ëëë? Inspektori i AKU-së- S’do me ja dit. Kamarieri- Këto tvsh-të t’i jap, të duhen? Inspektori i AKU-së 2-(I bën shenjë me dorë, që jo.) Dëgjo hajde këtu. Inspektori i AKU-së- Hajde këtu hajde. Inspektori i AKU-së 2-…… Për t’i dhënë muhabet…. për t’i dhënë përgjigje dmth si mund të vendosim me këtë fjalor Ti s’ke si të më sqarosh…Inspektori i AKU-së- Edhe ai…
Pronari i lokalit- Unë s’e di fare mo vlla kam edhe një dosje tjetër në shpi/ Inspektori i AKU_së 2- Ai thotë shifni i ka ky çuni. Me këto që s’i ke ti, tre milion lek gjobë. Kamarieri- Të thashë nuk jam pronar që… kamarier jam. Inspektori i AKU-së-Kur kthehet ai? Kamarieri- Kthehet të shtunën….. Kamarieri-Na mbaji këto(i jep 100 mijë lekë). Inspektorët lenë detyrat pë kontrollin e ardhshëm. Inspektori i AKU-së- Shikojini këto dokumentet. Kamarieri- Ore që janë janë. Inspektori i AKU-së 2- Sistemojini, tvsh-në…. Kamarieri- Ja t’i shkruaj në një letër o vlla se…. M’i shkruaj në një letër ça duhet ça s’duhet t’gjitha. Inspektori i AKU-së- Shkruaje mirë që ta lexojë shkrimin. Inspektori 2 – Sezoni u mbyll., u bo ç’u bo deri tani, do të mbyllet , do bllokohet fare, mendoje vetë, task force. Inspektori 2 – -Duhet te kesh analizat, dezinfektimi, raport analizat.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë sot një hap serioz lidhur me akuzat e pafundme që bën ndaj qeverisë, teksa shprehet se është e kapur nga oligarkët e kriminelët, duke u bërë më i besuar dhe mbi propozimin e tij për Vettingun në politikë.
Basha ka folur sot me emra, teksa ka shpalosur idetë e tij për “Çlirimin e ekonomisë nga oligarkët”. PD ka hartuar edhe një listë se kë cilëson ajo si biznesmenët më të mëdhenj që kanë përfituar para publike nga Rama, duke i kushtuar xhepave të shqiptarëve plot 2,2 miliardë euro.
Ata sipas PD janë: Vilma Nushi – përfituese e koncesionit të Check-Up it (120 milionë euro);
Shefqet Kastrati dhe Pëllumb Salillari – përfituesit e koncesionit të ndërtimit dhe mirëmbajtes së rrugës Milot- Morinë;
Shkëlqim Demir Fusha – përfituesi kryesor nga Ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar
Klodian Zoto – përfitues i koncesioneve të ndërtimit dhe menaxhimit të inceneratorëve të Tiranës (128 milionë euro), Fierit (28 milionë euro) dhe Elbasanit (22 milionë euro);
Bashkim Ulaj – përfitues i koncesionit të ndërtimit të rrugës Tiranë- Thumanë- Vorë (225 milionë euro);
Idajet Ismailaj – përfituesi i ndërtimit të stadiumit kombëtar dhe kullës 24-katëshe;
Gentian Sula – përfitues i koncesionit të kontrollit të instrumenteve matës të karburantëve dhe gazit të lëngshëm;
Arjan Leskaj – përfitues i ndërtimit të hekurudhës Fier- Ballsh- Vlorë Edmond Bego – përfitues i lejeve minerare në Elbasan;
Rrok Gjoka – përfitues i ndërtimit dhe menaxhimit të Rrugës së Arbrit (268 milionë euro);
Ilir Rrapaj – përfitues i koncesionit të sterilizimit (77 milionë euro);
Jani Karathano – përfitues i koncesionit të shërbimeve laboratorike (104 milionë euro);
Por përpos listës së emrave që kanë përfituar sipas PD në mënyrë të parregullt nga PPP e Koncesionet dhe çmimeve se sa është fatura ekonomike e këtij dëmi, PD ka treguar edhe se ç’do të bëhet në të ardhmen për të sekuestruar pasurinë e vënë në mënyrë të paligjshme të këtyre oligarkëve.
Ajo parashikon disa amendime në ligjin Anti Mafia që u lënë barrën e provës këtyre biznesmenëve të tregojnë se si i kanë bërë paratë. Në të kundërt ata do të përballen me sekuestrimin e pasurive.
Në CV e shumë politikanëve shqiptare shohim se punësimi i tyre daton pas viteve ’90 dhe asgjë nuk është shënuar prej tyre se çfarë kanë bëra ata përpara këtij viti. Përse nuk i publikojnë, të dhënat e jetës dhe punës së tyre, politikanët, shtetarët, zyrtarët, ambasadorët, deputetët, ministrat shqiptarë e kushdo tjetër, që paguhet nga taksat tona publike? Është detyrim zyrtar e ligjor, që shqiptarët të dinë, se cila ka qenë jeta, puna, aktiviteti, personaliteti i tyre publik, raportet me drejtësinë, arsimin dhe shoqërinë, para se të merrnin funksionet dhe detyrat e drejtimit, të jetës së shqiptarëve e të jetës së vendit.
Në “CV”-të e tyre, ka një dukuri totale, tashmë e bërë modë, që politikanët, publikojnë vetëm aktivitetin dhe punët, pas vitit 1992, kur regjimi komunist u zvendësua me sistemin demokratik (i thënçin), ndërsa për vitet e aktivitetit gjatë diktaturës, nuk deklarojnë asgjë. Askush nuk thotë, që ka qenë prokuror e gjyqtar i diktaturës, ndërkohë që citojnë me gërma kapitale në “CV”, se kanë qenë jurist, prokuror, gjyqtar, deputetë, komisionerë, profesorë e ministra drejtësie, pas vitit 1992. Askush nuk tregon, se ka qenë komunist, sekretar i PPSH, kryetar i gjykatave popullore, kryetar fronti, rinie, gruaje e bashkimesh profesionale, por i nisin “CV”-të, nga postet që kanë marrë në 26 vitet e fundit.
Askush nuk deklaron, që ka qenë hetues, shef sigurimi, kryetar kooperative, kryetar këshilli me shkollë të lartë partie, përkundrazi, të sulmojnë edhe kur ua kujton e fakton, duke lënë një hije dyshimi mbi aktivitetin e tyre të “pistë”, të para 26 viteve! Është detyrim ndaj qytetarit, votuesit, medias, vartësit e kolegut, të publikosh aktivitetin personal, me qëllim, që shoqëria dhe insticioni ku punon ose drejton, ta di secili je dhe nga vjen, me çfarë punësh të mira e të liga, je marrë në regjimin e diktaturës, sa e urreje dhe e luftoje dhe sa i shërbeje dhe e puthje regjimin! Sepse askush psh., nuk e ka ditur, që deputeti Tom Doshi paska kryer 3 fakultete dhe paragjykohej padrejtësisht, por edhe të tjerë deputetë, drejtorë, kryebashkiakë, kryepolicë, kryedoganier e tatimor, madje edhe ministra, të cilët nuk paqyrojnë “CV” të plota!,
Mirëpo, as ata nuk i tregojnë dhe as isntitucionet, nuk ua publikojnë në faqet zyrtare, por pranojnë “CV”-të e dorëzuara prej tyre, shpesh edhe me deklarime të rreme, për shkollimin, gjendjen penale, profilin moral e shumë të dhëna të tjera, që fshihen, siç ka ndodhur me ish-Kryeprokuroin Adriatik Llalla, i cili është me 8 klasë, por prezantohej e bëri karrierë, sikur ishte me 3 diploma juridiku e magjstrati! Deklarimi, vetëm i pjesës së jetës e punës, pas vitit 1992, siç kuptohet, përbën një siklet “plagësh të vjetra”, për poltikanët dhe shtetarët, që nuk i deklarojnë, ndaj dhe prej 26 vitesh, po bëhet luftë denoncimesh me dosje, tesera komuniste, dëshmi birucash e publikimesh fotografish mbi varka e nëpër vila bllokishtësh të dikturës komuniste. (Shenim: Pamfleti.net)