Aktualitet

Denoncohet skandali, ja cfarë do të bëjë Rama me vajzën e dhunuar në Fushë-Krujë

Xhisela Maloku nga Fushë-Kruja e denoncuar si viktëm e dhunës së ushtruar nga djali i deputetit të PS, Rrahman Raja, pritet të dalë sërish para publikut për të folur për ngjarjen. Sipas kreut të grupit parlamentar të Levizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili këtë gjë do ta bëjë vetë Rama.

Ja shenimi i tij i plotë në facebook:

Maskarenjtë e qeverisë e dhunuan Xhisielen dhe duan ta nxjerrin në konference për shtyp për të mbrojtur dhunuesit dhe kriminelet. Qeveria do të nxjerre Xhiselen në konferencë për shtyp duke e dhunuar serish.

Pasi dhuna e ndyrë fizike dhe psikologjike ndaj saj është provuar botërisht, maskarenjtë duan të fshehin gjurmët, tu hedhin hi syve qytetarëve dhe mbi të gjitha: TE DEVIJOJNE VEMENDJEN NGA SJELLJA KRIMINALE E POLICISE, që e la pa mbrojtje vajzën, mbrojti kriminelet, braktisi oficerin Nuhu dhe mbylli çeshtjen. Emiljano Nuhun pasi e kërcenuan me vdekje kriminelët, dje të njëjtin kërcenim bëri edhe kryeministri zhabe, duke u bërë edhe ai vetë pjesë në krim. Bejnë gjithshka për të mbrojtur turpin dhe gjestin e felliqur të deputeteve.

Nxjerrja e Xhensiles në konferencë për shtyp është vetëdemaskimi i kryeministrit dhe qeverisë ne hall të madh, si dhe të bërë njësh me kriminelët dhe instrument i verbër në duart e tyre. Nxjerrja e Xhensiles në konferencë për shtyp në vend të vënies së maskarenjve përpara drejtësisë është provë se maskarenjtë qeverisin dhe për këtë arsye këta maskarenj duhet të trajtohen nga populli si të tillë.

Denoncohet skandali, ja cfarë do të bëjë Rama me vajzën e dhunuar në Fushë-Krujë Read More »

“Çmendet” presidenti grek, kërcënon Shqipërinë: Hiqni dorë nga pretendimet për Çamërinë, për ndryshe…

Presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos ka bërë një deklaratë të fortë kundër Shqipërisë sa i takon çështjes çame. Sipas tij, Shqipëria duhet të heqë dorë nga pretendimet për çamët pasi në të kundërt, Greqia do të pengojë integrimin e saj në BE.

Me një deklaratë të fortë dhe jashtë kornizave diplomatike, Presidenti grek ka akuzuar Shqipërinë se mbështet çështjen çame, për të cilën, sipas tij, duhet të pranojë disa të vërteta historike që ata ishin bashkëpunëtorë të nazizmit.

Pavllopullos kërcënoi se nëse Shqipëria dëshiron mbështetjen e Greqisë në rrugën e saj europiane, atëherë duhet të pranojë të vërtetën historike lidhur me çështjen çame, dhe e vërteta është se Shqipëria mbështet bashkëpunëtorët e nazisteve.

Deklarata e presidentit grek u bë gjatë ceremonive përkujtimore në Paramthia, ku sipas grekëve, ata u bashkuan me nazistët dhe ekzekutuan 49 banorë të zonës, në operacionet e spastrimit të kryera prej ushtrisë gjermane në 29 shtator 1943.

Deklaratat e Pavlopulos, pikërisht në momentin e finalizimit të dialogut mes Shqipërisë dhe Greqisë, për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve për një sërë çështjesh mes dy vendeve, duket se do të hapin një kapitull të ri që mund të reflektojnë edhe ne shtyrjen e firmosjes së një marrëveshje midis dy vendeve.

Ndonëse palët kanë dakortësuar qëndrimet për pothuaj gjithë çështjet që shqetësojnë në marrëdhëniet dypalëshe, siç është ajo e detit, abrogimi i ligjit të luftës, çështjet e njohjes se patentave, tekstet shkollore, çështjet e monitorimit të krizave, bashkëpunimit për vijën kufitare, çështjet e minoriteteve, pak muaj më parë Top Channel ka zbuluar se pala greke nuk pranon në asnjë mënyrë të diskutoje çështjen çame, duke e venë atë si kusht për vazhdimin e negociatave mes dy vendeve.

“Çmendet” presidenti grek, kërcënon Shqipërinë: Hiqni dorë nga pretendimet për Çamërinë, për ndryshe… Read More »

Flakët pushtojnë aksin Shkodër-Tiranë, rrezikojnë makinat, ja ç’po ndodh

Edhe pse temperaturat këtë fund shtatori kanë rënë ndjeshëm, zjarrvëniet e qëllimshme janë kthyer në një problem.

Një vatër zjarri ka rënë mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Zjarri ka dalur jashtl kontrollit dhe ka përfunduar në rrugë, nga  ku një makinë është përfshirë nga flakët.

SHIKONI VIDEON KETU

Flakët pushtojnë aksin Shkodër-Tiranë, rrezikojnë makinat, ja ç’po ndodh Read More »

Prokurorët vënë Rexhep Rrahjen përballë Xhisielës, çfarë ndodhi mes dy të rinjve

Një ditë pasi ekspertiza mjekoligjore nxori raportin në lidhje me dëmtimet fizike që ishin konstatuar në trupin e Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë sërish në pyetje në Prokurorinë e Krujës gjatë paradites së të shtunës.

Vini re se prokuroria është aktivizuar, vetëm pasi ka plasur skandali në media dhe pas tronditjes që shkaktoi në opinionin publik. Nëse çështja nuk do të ishte denoncuar nga ish oficeri i policisë Emiljano Nuhu, me siguri që gjithçka do të ishte mbyllur në heshtje dhe prokuroria do të kishte qëndruar pasive, siç bëri për më shumë se dy muaj.

Vajza u pyet në lidhje me dëmtimet që kishte konstatuar ekspertiza mjekoligjore në trupin e saj, si djegie cigareje në kofshe apo shenja dhunë në shpatull që shkaktojnë paaftësi të e përkohshme deri në 9 ditë.

Burimet pohojnë se Xhisiela është pyetur dhe për mënyrën se si dhe nga kush ishin shkaktuar këto dëmtime. Pothuajse paralelisht është marrë në pyetje edhe ish i dashuri i Xhisielës, Rexhep Rraja.

Ndërkohë, oficeri i policisë gjyqësore të komisariati të Fushë Krujës, Gentian Çitozi i cili dyshohet së nuk ka zbatuar procedurat standarde duke mos i afruar mbrojtje ligjore të dëmtuarës Xhisiela Maloku, ka dëshmuar përpara oficerëve të SHÇBA se ai kishte marrë dijeni për këtë ngjarje nga salla operative pas denoncimit që e dëmtuara kishte bërë në komisariatin nr 3 në Tiranë.

Prokurorët vënë Rexhep Rrahjen përballë Xhisielës, çfarë ndodhi mes dy të rinjve Read More »

‘Më mori në shtëpi më dha bukë’, Nuhu tregon si njohu Dritan Zaganin

Emiljano Nuhu ka treguar se si është njohur me ish-shefin e antidrogës Dritan Zaganin.

“Me ish-oficerin Zagani jam njohur përmes hallit që më ka zënë. Nuk dija kujt t’i kërkoja ndihmë, kam kontaktuar me të.

Më ka treguar portën e institucionit ku duhet të trokisja. Më ka marrë në shtëpi më ka dhënë bukë”, u shpreh ish-oficeri.

Më tej Nuhu ka zbuluar arsyen pse nuk pranon të shfaqet me figurë në ekran.

“Për arsye të punës ku kam punuar, nuk shfaqem për shkak të grupeve kriminale që unë kam futur nmë burg.

‘Më mori në shtëpi më dha bukë’, Nuhu tregon si njohu Dritan Zaganin Read More »

Akademia e ”100 fshatrave” zbret në Vlorë, Leli takim me grupin e punës

Akademia e ”100 fshatrave” zbret në Vlorë, Leli takim me grupin e punës.Grupi i punes, i perzgjedhur ne akademine e “100 fshatrave” per Vloren ka mberritur ne Bashkine e qytetit,ku eshte pritur nga Kryetari i Bashkise Dritan Leli.

Grupi i arkitekteve te rinj profesioniste do te jene 10 dite ne terren,ku do te vizitojne tri fshatrat e percaktuara ne liste:Kanina,Tragjasi dhe Zverneci per te komunikuar me banoret dhe per te hartuar me pas nje projekt konkret, ndersa ka bashkebiseduar me arkitektet e rinj kreu i Bashkise Dritan Leli ka percielle nje mesazh per banoret e fshatrave,duke ju kerkuar te jene mikeprites dhe bashkepunues me vizitoret e tyre ne funksion kjo te nje turizmi elitar.

Ne bashkebisedim me te rinjte Leli i ka njohur ata edhe me nje iniciative tjeter te ndermare nga Bashkia Vlore ne kuader te projektit 100 fshatra,ku krahes tri fshatrave te perfshira tashme ne projekt eshte perzgjedhur edhe Dukati,nje fshat ku do investohet nga vete Bashkia,ne funksion kjo te turizmit. Dorina Papa e cila kryeson grupin e punes te “100 fshatrave”,ne lotin 20 eshte shprehur se per 10 dite te rinjte do te jene ne kontakt me banoret e 5 fshatrave per ti kthyer me pas idete ne projekte konkrete. Akademia 100 Fshatra zhvillohet ne kuader të Programit te Rilindjes Rurale, Akademia KA MBLEDHUR se bashku studente masteri te arkitetktures e planifikimit, projektimit te peisazhit e mjedisit, te sapodiplomuar te ketyre fushave, si edhe pedagogë të tyre. Akademia 100 Fshatrat do te bazohet ne 20 atelier projektimi te veçanta, por te lidhura me njera-tjetren dhe nen udheheqjen e Agjensise kombetare te planifikimit te territorit .

Akademia e ”100 fshatrave” zbret në Vlorë, Leli takim me grupin e punës Read More »

Trafik emigrantësh drejt SHBA, Britanisë e Kanadasë, policia finalizon mega-operacionin

Përgjatë natës së kaluar dhe gjatë orëve të para të mëngjesit është përmbyllur pjesa e dytë e Mega-Operacionit të koduar “One If By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimi të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-së, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

I gjithë hetimi i zhvilluar me metoda speciale nga Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka zgjatur disa muaj.  Në datën 17 mars 2018 u finalizua me sukses pjesa kryesore e këtij operacioni ku u arrestuan 39 persona. Ndërkohë hetimi intensiv ka vazhduar edhe gjatë kësaj periudhe në koordinim me Agjentët Special të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë të Departamentit të Shtetit në SHBA, që janë atashuar në Tiranë, dhe që kanë asistuar në zhvillimin e hetimeve dhe realizimin e këtij operacioni.

Në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal, i cili ka ushtruar veprimtarinë e paligjshme, për një kohë të gjatë, në drejtim të ”Dhënies  ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Grup të strukturuar kriminal” nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve”, vepër penale kjo e parashikuar nga nenet 298/a, 333 të Kodit Penal.

Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Mbretëri e Bashkuar, SHBA, Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e mbi 300 personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të vendeve si Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë.  Për çdo person paguhej nga 7000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 – 30 000 dollarë për në SHBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumenta udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Ata përdornin iteneraret : Shqipëri-Itali-Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Francë- Mbretëri e Bashkuar; Shqipëri-Bullgari- Belgjikë – Republika Domenikane-SHBA/Kanada; Shqipëri-Spanjë- Amerika Latine-SHBA/Kanada.

Lidhur me provat dhe faktet e grumbulluara gjatë hetimit me metoda speciale nga hetimi, Prokuroria për Krimet e Rënda Tiranë, pas  ekzekutimit të 39 masave të sigurimit personal arrest në burg nga Policia e Shtetit në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë gjyqësore, por dhe partnerët që mbështesin këtë Mega Operacion ka urdhëruar shpalljen në kërkim ndërkombëtar për 12 shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ndërkohë pas vijimeve të hetimit, nga bashkëpunimi midis SHÇBA, Oficerë të Departamentit të Policisë Kriminale dhe të Institutit të Policisë Shkencore, është bërë e mundur që të identifikohen dhe më pas të arrestohen në datën 28 shtator 2018 si bashkëpunëtor në këtë grup të strukturuar kriminal 2 punonjës policie me detyrë kontrollor (roje kufitarë në PKK Rinas si dhe një agjent i kompanisë ICTS në aeroportin e Rinasit.

Më konkretisht janë arrestuar me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, punonjësit e policis: Almir DODA, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, për veprat penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal; Edmond Llaçini, për kryerjen e veprave penale të “ Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë si rrjedhojë e hetimit intensivë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar me kërkesë të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka nxjerrë masën e sigurimit “Arrest në burg” për 5 shtetas maqedonas, si  dhe 1 shtetas shqiptar që është punonjës pranë Kompanisë Security të Aeroportit “Nënë Terza” të Rinasit dhe konkretisht: B.V., lindur e banues në Maqedoni, A.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni, G.D., lindur e banues Strugë –Maqedoni, Z.D., lindur e banues në Strugë-Maqedoni, I.M., lindur e banues në Ohër-Maqedoni, E.S, lindur në Durrës dhe banues në Tiranë

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas kishin role drejtuese në këtë grup të strukturuar kriminal. Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat ligjore dhe po bashkëpunohet me homologët tanë, për ekzekutimin e këtyre masave të sigurimit personal për këta shtetas./atsh

Trafik emigrantësh drejt SHBA, Britanisë e Kanadasë, policia finalizon mega-operacionin Read More »

Kuko: Policia zbatoi qartësisht ligjin në rastin “Xhesila”

“Policia e Shtetit ka vepruar qartazi sipas ligjit me rastin “Xhesila”. Këtë pohoi të shtunën gjatë një deklarate për mediat, Romina Kuko, zv.ministre e Punëve të Brendshme.

“Pas një hetimi të hollësishëm të rastit të Xhesila Malokut, rezulton qartazi se Policia e Shtetit ka vepruar në mënyrë strikte konform ligjeve të shtetit dhe procedurave standarde,
gjë e cila është verifikuar edhe nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave si dhe Drejtoria e Standardeve të Policisë së Shtetit”, tha Kuko.

“Ne i qëndrojmë fort linjës institucionale e ligjore për të pasur një Polici të pandikuar ne veprimtarinë e saj nga askush pavarësisht ngjyrimit partiak, funksionit apo pozitës shoqërore. Në jo pak raste ne kemi dëshmuar për qëndrime të ashpra të Ministrisë së Brendshme ndaj çdo lloj devijimi në respektimin e këtij parimi”, theksoi ajo.

“Pezullimi i menjëhershëm nga detyra dhe referimi në prokurori i oficerit i cili nuk zbatoi siç duhet ligjin; pikërisht vlerësimi i rrethanave dhe mos tërheqja e policisë. Referimi i rastit në prokurori edhe pas tërheqjes së vetë kallëzueses. Bashkëpunimi me prokurorinë për t’i shkuar kësaj çështjeje deri ne fund, si dhe hetimi, i cili po vazhdon nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, siç u prezantua dje me detaje, janë prova më e qartë e punës korrekte dhe institucionale e policisë”, nënvizon ajo.

“Hedhim poshtë me keqardhjen më të thellë të gjitha akuzat, shpifjet dhe insinuatat në kurriz të Policisë së Shtetit. Shprehim keqardhje që po abuzohet me të vërtetën dhe me vetë vajzën e cila sot ka nevojë për solidaritetin e të gjithëve. Keqardhje dhe për përdorimin si flamur beteje të letrës së një ish-oficeri policie i cili ka shkelur ligjin, ka braktisur detyrën dhe që i përdor këto për interesa të ngushta personale”, tha Kuko.

“Ne nxisim fort SHÇBA dhe Prokurorinë të vazhdojnë me vendosmëri punën e tyre për t’i shkuar deri ne fund hetimit te ngjarjes konkrete për të ndëshkuar ashpër çdo shkelje të mundshme ne strukturat e Policisë se Shtetit, ashtu si edhe ndëshkimin e çdo abuzimi me detyrën dhe ndëshkimin çdo lloj shpifje që synon te ndikoje apo të godasë autoritetin dhe imazhin e Policisë së Shtetit. Ne inkurajojmë procesin e nisur nga Avokati i Popullit për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të Policisë”,  theksoi zv.ministrja Kuko./atsh

Kuko: Policia zbatoi qartësisht ligjin në rastin “Xhesila” Read More »