Aktualitet

Ja çfarë kurthi bëri policia për të kapur shoferët e “ç mendur”

Pavarësisht apeleve dhe arre stimeve janë ende të shumtë shoferët e pabindur që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit duke rrez ikuar jetën e tyre, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia Rrugore njofton se prej mëngjesit të sotëm deri në orën 16:00 janë pezulluar për shpejtësi në rrugët interurbane, që varionte gati dyfish mbi normën e lejuar, 24 leje drejtimi, me afat nga 1 muaj deri në 6 muaj. Drejtuesve të mjeteve u janë vendosur edhe masa administrative nga 10.000 lekë deri në 25.000 lekë të rinj. Po gjatë monitorimit janë vendosur 54 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara, 4.000 lekë të rinj për secilin prej tyre.

Policia Rrugore thekson se në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në fundjavë, duke qenë se në shumë akse rrugore ka fluks të lartë të qarkullimit të automjeteve, nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, ka rritur prezencën e patrullave në rrugë, duke përdorur mjete të loguara, por dhe të paloguara për të kapur “mat” shoferët që vijojnë që të bëjnë “çm enduri” në rrugë. Gjithashtu radarë, kamera, dronë dhe aparate fotografike janë nën përdorimin e policisë për të evidentuar shkelësit. Gjatë monitorimit, edhe pse në kushte lagështire, janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia e Shtetit, për shkak edhe të motit të keq me reshje shiu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rr ezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të de hur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike./ Abcnews.al

Ja çfarë kurthi bëri policia për të kapur shoferët e “ç mendur” Read More »

Lajmi i fundit/ Babë e bir a ksidentohen, ja si është gjendja e tyre

Një aksident është regjistruar këtë të dielë në aksin Këlcyrë-Ballaban, në afërsi të fshatit Bedyqas.

Uniformat blu bëjnë me dije se një automjet me drejtues 37-vjeçarin A.B., ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur 62-vjeçari A.B., babai i 37-vjeçarit.

Aktualisht 62-vjeçari është transportuar në spitalin e Gjirokastrës ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Sakaq policia po heton për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Këlcyrë/Informacion paraprak.

Në datën 10.10.2021, rreth orës 15:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Këlcyrë-Ballaban, në afërsi të fshatit Bedyqas, automjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, ka dal nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar pasagjeri (babai i drejtuesit të mjetit), shtetasi A. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të ak sidentit.

(BalkanWeb)

Lajmi i fundit/ Babë e bir a ksidentohen, ja si është gjendja e tyre Read More »

A ksident në aksin Levan-Tepelenë, përmbyset makina me tre anëtarët e familjes

Nje a ksident ka ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Frakull. Një mjeta ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal.

Mësohet se nga aksidenti janë lënduar tre anëtarë të një familjeje që po udhëtonin për në Vlorë.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë nisur

SHQIPERIA IME

A ksident në aksin Levan-Tepelenë, përmbyset makina me tre anëtarët e familjes Read More »

Ja kush është 33-vjeçarja që t rafikoi të miturën dhe e shfrytëzoi për p rostitucion

Historia daton në dhjetor të vitit 2013. Një vajzë 15 vjeçare, M. Lekica, ishte njohur rastësish në një lokal me Enea Sinanin dhe i kishte kërkuar ndihmë për t’u strehuar, pasi nuk jetonte me familjen.

Enea ka marrë në telefon një shokun e tij të quajtur Koli, i cili ka mundësuar edhe strehimin e vajzës. Gjatë kësaj kohe, 15 vjeçarja është shfrytëzuar për pr ostitucion nga i pa ndehuri Elton Drapi dhe të gjitha par atë e fituara i merrte vetë. E mitura në atë kohë, ka arritur të evidentojë shfrytëzuesin e saj dhe ka bërë deno ncimin ndaj tyre. Ajo ka rënë dakord me oficerin e policisë që të përgjojë disa biseda me shfrytëzuesit e saj.

Në dosjen e organit të akuzës, thuhej se vajza 15 vjeçare është detyruar të punojë si pro stitutë dhe gjithashtu nga ana e të pandehurit Enea Sinani i është kërkuar që të shkojnë së bashku jashtë shtetit me qëllim shfrytëzimin e saj si pr ostitutë.

Pjesë e kasj dosje është edhe e arr estuara Salie Kovaçi. Sipas hetuesve, edhe ajo vetë ushtronte pro stitucion dhe përfitimet ia jepte Elton Drapit. Madje në disa raste siguronte edhe klientë. Kovaçi akuzohej nga prokuroria se ka pasur djeni për veprimet që kryente Elton Drapi, si dhe ka qenë e pranishme në të gjitha situatat në raport me vajzën 15 vjeçare./Abcnews.al

Ja kush është 33-vjeçarja që t rafikoi të miturën dhe e shfrytëzoi për p rostitucion Read More »

Zbulohet mënyra se si Florian Marku i fuste dhe i shiste k ontrabandë ilacet e C OVIDIT

“ABC” zbardh skemën se si 6 personat e arr estuar dy ditë më parë kryenin kontrabandë të ilaçeve anti-C ovid dhe i shisnin ndaj personave të prekur nga kor onavirus. Burime zyrtare nga grupi hetimor konfirmojnë se gjatë hetimeve 10 mujore, oficerët e policisë kanë k ryer blerje të stimuluara në këto biznese, duke dokumentuar edhe aktivitetin e kundraligjshëm të shitjeve dhe tregtimit të ilaçeve ko ntrabandë.

Blerjet e stimuluara janë kryer nga oficerët më shumë se sa 5 herë për ilaçe të ndryshme anti-C ovid që nuk rezultonin të regjistruara apo se mund të kishte gjendje në depot far maceutike. Operacioni për arr estimin e 6 personave, 4 prej të cilëve administratorë farmacish, u krye me urdhër të Prokurorisë mbrëmjen e të premtes.

Mes të arr estuarve është edhe 39-vjeçari Florian Marku, administrator farmacie. Referuar Qendrës Kombëtare e Regjistrimit të Bizneseve, ai zotëron 3 farmaci në zona të ndryshme në Tiranë, të regjistruara si “Flori”, “Flori 2” dhe “Flori 3”. Burime pranë grupit hetimor konfirmuan për “ABC” se, nëpërmjet një pike kufitare, medikamentet mjekësore kalonin në doganë pa u regjistruar. Ato fshiheshin kryesish në kamionë me produkte të ndryshme.

Pasi mbërrinin në vendin tonë, ilaçet shpërndaheshin në këto farmaci dhe më pas u shiteshin qytetarëve të prekur nga C ovid me 2 apo 3-fishin e çmimit të tregut. Policia arr estoi edhe 64-vjeçaren Margarita Xhaxhiu. Nga hetimet ka rezultuar se ajo kishte rolin e ndërmjetëses që porosiste ilaçet nga jashtë vendit, për llogari të farmacive në vendin tonë. Këto medikamente, 64-vjeçarja ia jepte vëllait të saj, Jani Papuli. Ky i fundit kishte rolin e korrierit duke i shpërndarë ato nëpër farmaci.

Ky operacion u kodua me emrin “Përfitimi”. Gjatë kontrolleve të policisë në banesat e të arr estuarve u gjetën dhe u sekuestruar barna të ndryshme.

“ABC” mëson se nën hetim janë edhe 6 farmaci të tjera dhe në banesat e administratorëve të tyre janë kryer kontrolle të imtësishme. Tashmë, të arrestuarit akuzohen për “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kon trabandë”.

Të arr estuarit;

Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie

Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie

Margarita Xhaxhiu 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë

Jani Papuli 66 vjeç, i punësuar nga Margarita Xhaxhiu

Florian Lila 40 vjeç, administrator i një farmacie

Bashkim Osmani 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

SHQIPERIA IME

Zbulohet mënyra se si Florian Marku i fuste dhe i shiste k ontrabandë ilacet e C OVIDIT Read More »

Dojna Mema tregon sa të dashur ka pasur para Vlashentit

Dojna Mema është një nga prezantueset e dashura të ekraneve tona, e cila përpiqet që jetën e saj private ta ketë sa më të rezeruar në sytë e publikut.

Megjithatë, pas lidhjes së saj me Vlashent Satën, Dojna , duket se është disi më e çlirët për të ndarë detaje personale. Ndoshta kjo vjen nga komoditeti që ka në këtë raport. Së fundmi, në “Goca dhe gra”, ajo ka folur për lidhjet e saj, duke pohuar se nuk është një vajzë që eksperimeton shumë kur vjen puna tek njohjet.

“Unë jam një ndër ato vajza që pa zgjedhjen time vij nga lidhje shumë të gjata. Gjithmonë thosha pasi përfundonte një lidhje ‘tani ky është momenti im që të gëzoj pak jetën edhe të jem me një të dashur që nuk do rri gjatë’, por përfundoja gjithmonë në lidhje shumë të gjata. Unë jam tek i treti. I treti, i vërteti besoj”,– rrëfeu Dojna.

Ky rrëfim, duket se i shkon për shtat profilit që ajo ka si në ekran si dhe jashtë tij, sepse për të të gjithë thonë se është vajzë e mirë. Edhe pse kjo nuk lidhet fare, po fare me numrin e lidhjeve. Shpesh, ky është një detaj aq personal, sa nuk thotë asgjë rreth një personi.
(Balkanweb)

Dojna Mema tregon sa të dashur ka pasur para Vlashentit Read More »

Rama për BE-në: I ka ngecur ora nuk i dinë mirë gjërat për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për TV shtetëror spanjoll e cila u transmetua sot, disa ditë pasi u zhvillua vizita e tij në Spanjë.

Edhe në këtë intervistë, Rama fashikullin BE-në duke vlerësuar se detyrat nuk i ka bërë Brukseli dhe jo Tirana.

“Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga kufinj evropianë, jemi një organ i trupit të Evropës dhe njëkohësisht jemi të iz oluar nga po ky trup, diçka që nuk ka kuptim dhe nuk është gjëja më e përshtatshme as për sigurinë dhe as për të ardhmen e Evropës që kjo pjesë e trupit, të mos jetë totalisht e integruar po të jetë një zonë gri si të thuash, ku aktorë të tjerë mund të zhvillojnë lojën e tyre”, tha z.Rama ndër të tjera në intervistë.

Kurse aku zoi zyrtarët evropianë se u ka ngecur ora në të dhënat që kanë për vendin tonë:

“Perceptimet kanë të bëjnë me të shkuarën, me nje informacion që ende nuk është fluid, i rrj edhshëm. Por mund t’ju them se tashmë po e thonë të gjithë, edhe një numër përherë e më i madh turistësh spanjollë që vijnë në Shqipëri, se ka një ndryshim të madh midis asaj që perceptohet nga larg për Shqipërinë dhe realitetit të saj. /noa.al

Rama për BE-në: I ka ngecur ora nuk i dinë mirë gjërat për Shqipërinë Read More »

Epoka e bollëkut, lamtumirë/ Ja pse cmimet e karburanteve do të vazhdojnë të mbeten të larta

“The Economist”

Gjatë pjesës më të madhe të dekadës së fundit, fjala më e përdorur në sektorin e energjisë ishte “bollëk”. Një industri që kishte synuar prej kohësh të raciononte prodhimin e lëndëve djegëse fosile për të mbajtur çmimet e larta, u gjend befas me sasi të mëdha furnizimesh të tepërta, pasi bumi i naftës argjilore në SHBA, e uli çmimin e naftës në të gjithë botën.

Ndërkohë burimet e energjisë së pastër, si era dhe dielli, nisën të konkurronin fort me lëndëtdjegëse të tjera të përdorura për prodhimin e energjisë, si qymyri dhe gazi natyror. Megjithatë javët e fundit, ajo që ka tërhequr vëmendjen e botës, është mungesa dhe jo bollëku energjetik. Në pamje të parë, manifestimet e saj janë kryesisht pa lidhje me njëra-tjetrën. Shoferët britanikë po vuajnë aktualisht për shkak të mungesës së drejtuesve të kamionëve qëfurnizojnë pikat e karburanteve. Ndërprerjet e energjisë në disa pjesë të Kinës, po ndodhin pjesërisht nga përpjekjet e vendit komunist për të frenuar emetimet e gazrave serrë në atmosferë.

Pakësimi i rezervave të qymyrit në stacionet energjitike në Indi, lidhet me një rritje të çmimit të importeve të mallrave. Megjithatë, një faktor themelor pritet që ta përkeqësojë akoma më shumë mungesën në vitet e ardhshme:një rënie e investimeve në puset e naftës, në rrjetet shpërndarëse të gazit natyror, si dhe në minierat e qymyrit.

Kjo tendencë është e kundërt me periudhën e bollëkut, dhe vitet e investimeve të mëdha. Por kjo krizë është gjithashtu rezultat i presioneve në rritje për të de–karbonizuar ekonomitë kombëtare. Këtë vit, mungesa e investimeve është një nga arsyet kryesore pse janë rritur çmimet e të 3 produkteve energjetike kryesore.

Nafta e kaloi kufirin e 81 dollarëve për fuçi pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj si Rusia, të cilët janë pjesë e aleancës OPEC+, i rezistuan thirrjeve për të rritur prodhimin, gjatë takimit të tyre më të fundit të 4 tetorit.

Kjo krizë me pasoja inflacioniste, nuk do të jetë aspak pozitive për një botë që e siguron ende nga lëndët djegëse fosile pjesën më të madhe të energjisë. Por të paktën ajo mund të përshpejtojë kalimin në burime më ekologjike dhe më të lira të energjisë.

Lë te marrim fillimisht naftën, një industri që ka nevojë për ri-investime të vazhdueshme, në mënyrë që të funksionojë normalisht. Një rregull i përgjithshëm, është që kompanitë e naftës supozohet të ndajnë çdo vit rreth 4/5 e shpenzimeve të tyre kapitale vetëm për të ndalur shterimin e nivelit të rezervave të tyre.

Megjithatë, niveli vjetor i kësaj industrie ka rënë nga 750 miliardë dollarë në vitin 2014 (kur çmimet e naftës i tejkaluan 100 dollarë për fuçi), në rreth 350 miliardë dollarë këtë vit.Ndërkaq banka e njohur amerikane “Goldman Sachs”, thotë se gjatë së njëjtës periudhë, rezervat kanë rënë nga 50 në rreth 25 vite.

Një krizë e furnizimit me naftë, u shmang përkohësisht vitin e kaluar për shkak të pandemisësë Covid-19. Por sapo ekonomia botërore të nisë të rimëkëmbet, do të jetë vetëm çështje kohe para se kriza të shfaqet në formën e saj të plotë.

Zakonisht industria i përgjigjet kërkesës së madhe dhe çmimeve më të larta duke investuar për të kryer më shumë shpime për më shumë naftë. Por kjo gjë është më e vështirë në epokë ede–karbonizimit të ekonomive. Së pari, kompanitë e mëdha të naftës si ExxonMobil dhe Royal Dutch Shell, janë nën presion nga investitorët për t’i trajtuar investimet në naftë dhe gaz si peshqit 1-javorë.

Kjo ndodh sepse aksionerët e tyre mendojnë se kërkesa për naftë do të arrijë kulmin dhe pastaj do të bjerë, duke i bërë joekonomike projektet afatgjata. Ose sepse ata do të preferojnë të ruajnë aksionet tek kompanitë që mbështesin kalimin tek energjia e pastër.

Ndonëse çmimet po rriten, investimet në sektorin e naftës duket se nuk do të rriten. “The Economist” ka analizuar parashikimet e shpenzimeve kapitale të 250 prodhuesit më të mëdhenj të mallrave në botë në vitin 2022 në krahasim me vitin 2019.

Ndërsa kompanitë minerare dhe ato bujqësore parashikojnë rritje të mëdha të investimeve, ato në energjitikë pritet të bien me 9 për qind. Një faktor tjetër që po pengon investimet nësektorin e naftës është sjellja e vendeve të OPEC+.

Gjysmë–dekada e çmimeve relativisht të ulëta gjatë “epokës së bollëkut”, e cila arriti kulmin me një rënie të çmimeve në fillim të pandemisë, i boshatisi arkat e shteteve. Kjo i reduktoi fondet për investime. Ndërsa çmimet po rriten, prioriteti i qeverive nuk është të zgjerojnë kapacitetin e prodhimit të naftës, por të rrisin buxhetet kombëtare.

Për më tepër, prodhuesit shtetërorë janë të shqetësuar se një shpërthim i ri i rasteve meCovid-19 mund të godasë sërish kërkesën. Dhe siç deklaron Osvald Clint nga “Bernstein”, një kompani investimesh, shumë njerëz po pyesin “E pse të mos nxisim për disa kohë çmimete larta?”.

Në çdo rast, edhe nëse situata do të frymëzonte investime të reja, do të duheshin disa vjet që të arrihej një rritje domethënëse e prodhimit. Investimet më të pakta në sektorin e naftës, kanënjë ndikim direkt edhe në prodhimin e gazit natyror, që shpesh është një nënprodukt i shpimeve për naftën e papërpunuar.

Shtojini kësaj edhe një mungesë të terminaleve të gazit të lëngshëm natyror (LNG) për transportimin e gazit nga vendet ku qasja mbetet relativisht e lehtë (Amerikë), dhe në ato ku është më e vështirë (Azi dhe Evropë). Duke pasur parasysh kohën e gjatë që duhet për të ndërtuar pikat e reja të shpimit, mungesa e kapaciteteve të mëdha rezervë në Amerikë, pritet të zgjasë të paktën deri në vitin 2025.

Investimet tek sektori i nxjerrjes së qymyrit janë më të pakt nga të gjithë sektorët e energjisë. Edhe në Kinë dhe Indi, të cilat kanë termocentraleve të reja me qymyr, prirja është kundër karburanteve fosile. Një rënie e investimeve, mund të bëjë që disa investitorë të naftës, gazit dhe qymyrit, të duket si banditë.

Por sa më gjatë që çmimet të qëndrojnë në nivele të larta, aq më shumë ka gjasa që kalimi tek energjia e pastër ta varrosë industrinë e karburanteve fosile. Ndërkohë konsumatorët, duhet të përgatiten për më shumë mungesa në treg. Epoka e bollëkut ka mbaruar. / bota.al

Epoka e bollëkut, lamtumirë/ Ja pse cmimet e karburanteve do të vazhdojnë të mbeten të larta Read More »