Aktualitet

Tiranë/ P ërplasen dhe q ëllohen me a rmë disa persona, 4 të p lagosur (detajet)

Një konflikt është regjistruar mëngjesin e sotëm te shkolla ‘Çajupi’ në kryeqytet. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në k onflikt, ku janë përdorur dhe sende të forta, janë përfshirë disa qytetarë, ndërkohë që 4 prej tyre kanë përfunduar të pl agosur në spital.

Po ashtu mësohet se një prej tyre ka nxjerrë a rmën dhe ka qëlluar në ajër.

Policia ndodhet në vendngjarje. Mes të tjerash bëhet e ditur se sherri i dh unshëm nuk ka lidhje me shkollën, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që çuan në p ërleshjen e dh unshme. Ndërkohë, është sekuestruar një ar më zja rri p istoletë, ndërsa dy persona janë shoqëruar ne komisariat.

(BalkanWeb)

Tiranë/ P ërplasen dhe q ëllohen me a rmë disa persona, 4 të p lagosur (detajet) Read More »

Semi Jaupaj: “Dashuria ime e parë ishte Bojken Lako”.Ajo tregon diferencën e madhe në moshë, ndarjen dhe…

Një nga personazhet e Big Brother VIP është edhe Semi Jaupaj.

Ajo foli për ndarjen e saj nga Bojken Lako gjatë një sfide në këtë reality show. Ajo tha se këngëtari ka qenë dashuria e saj e parë dhe se vazhdojnë të mbeten miq edhe pas ndarjes.

“Dashuria ime e parë. Jemi njohur kur isha vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. E pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha 29-vjeçarja.

Kujtojmë se Semi e konfirmoi ndarjen nga Bojkeni në maj të këtij viti në skenën e “Këngës Magjike”.
/noa

Semi Jaupaj: “Dashuria ime e parë ishte Bojken Lako”.Ajo tregon diferencën e madhe në moshë, ndarjen dhe… Read More »

Bylykbashi:Lulzim Basha bënë ‘pazare’ me Edi Ramën

Ditën e djeshme deputeti demokrat Oerd Bylykbashi me anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Partia Socialiste i ka ofruar një marrëveshje Partisë Demokratike, në lidhje me zgjatjen e mandatit të anëtarëve të vetingut.

Sipas Bylykbashit, nëse PD do të pranonte zgjatjen e mandateve, atëherë PS dotë binte dakord për shtimin e disa bashkive në Hartën Territoriale. Por këto aludime kanë shkaktuar një përplasje mes tij dhe kryedemokratit Basha në mbledhjen e Kryesisë së PD, e cila zgjati rreth 2 orë, raportojnë mediat vendase.

Basha ka ngritur tonet ndaj deputetit dhe e ka kritikuar qëndrimet publike të Bylykbashit, teksa drejtuesit e Grupit Parlamentar e kanë pyetur deputetin nëse ishte kontaktuar nga mazhoranca, por diçka e tillë është mohuar nga Bylykbashi.

Kujtojmë se Oerd Bylykbashi është një nga 8 deputetët që i janë bashkuar “Foltores” së ish-kryeministrit Sali Berisha, me këtë të fundit që kërkon largimin e Lulzim Bashës nga PD.
/Noa

Bylykbashi:Lulzim Basha bënë ‘pazare’ me Edi Ramën Read More »

Jonida Vokshi: Do të pranoja skena intime në një film, vetëm nëse…

Skenat intime në një film, janë krejt normale sa kohë gjithçka realizohet në mënyrë artistike e profesionale.

Kështu është edhe për aktoren e moderatoren, Jonida Vokshi, e cila e pyetur në “E diell” në Top tha se gjithçka varet nga mënyra sesi ndërtohet historia.⁷

“Ashtu sikurse ne në jetën e përditshme, të gjithë çiftet e kanë pjesë të jetës skenën intime, edhe në një film, filmi në fund të ditës është jeta reale. Nëse në një skenar filmi një skenë intime do të ishte e integruar bukur brenda historisë së filmit dhe që vjen natyrshëm, pse jo”, u shpreh ajo duke pranuar se është e gatshme të luaj edhe role të tillë, të cilët tek ne vijojnë të bëjnë akoma bujë ose të komentohen si diçka që thyen tabu.

Në fakt, për aktorët, aktrimi është thjesht një punë, me apo pa skena intime, të cilat nuk janë gjithçka në një film.
(Balkanweb)

Jonida Vokshi: Do të pranoja skena intime në një film, vetëm nëse… Read More »

Gruaja i thotë:” Të mora në rrugë të madhe” Burri: Unë nuk kam qenë p rostitutë

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” ka qenë një çift ish-bashkëshortësh të cilët janë ndarë para 17 viteve Zefi dhe Terezina.

Zefi ka treguar se ka punuar gjithë jetën për të ndërtuar shtëpinë e tyre dhe si përfundim nuk e ka shijuar asnjëherë sepse pasi u nda nga gruaja e tij në 2004 dhe ngeli pa shtëpi pasi ia mori ish-bashkëshortja Terezina.

Ai shprehet se i ka kryer të gjitha detyrimet që i ka lënë gjykata si për ish-gruan dhe për vajzën ku thotë se të gjithë pensionin ushqimor ia ka ruajtur në bankë.

Terezina tregon se kur u martuan në 1995 Zefi nuk kishte asnjë gjë përveçse dy valixhe me rroba. Pasi u martuan ka shkuar tek nëna e vetë sepse nuk kishin ku shkonin.

Vëllai i jep Terezinës 100 mijë Lekë merr dhe pjata e lugë me vete dhe gjejnë një shtëpi me qira për të jetuar. Ajo tregon se Zefi ka qenë i martuar më parë dhe nuk e ka ditur.

Terezina: Me Çfarë të mora, i kishe paret ti? Kishe shtëpi kund? Në rrugë të madhe të mora.

Zefi: Jo nuk më more në rrugë të madhe se nuk kam qenë prostitutë unë.

Terezina: Kur ke pasur gruan më përpara, ku ishe ti, a ishe me të në shtëpi? Pse s’më çove dhe mua tek shtëpia. Ka qenë i martuar me 3 fëmijë zonja Eni dhe unë nuk e kam ditur. Pas 4 muajsh e zbulova se ka qenë i martuar. Kur kam vënë kurorë me të ka qenë i pasaportizuar vetëm. Gruas se parë i ka lënë 10 dylym tokë, shtëpi dhe nuk e kam ditur. Kur e pa që po më ndihmonin vëllezërit e mi që merreshin me naftë.

Zefi mohon ti ketë marrë Lekë vëllezërve të saj dhe thotë se ia ka dalë vetë me forcat e veta. Terezina tregon se kur ai shkoi në Itali e kanë ndihmuar dhe pritur njerëzit e saj. 7 vite martesë ata kanë ndërruar 11 shtëpi me qira duke mos u rehatuar kurrë.
/Fierisot

Gruaja i thotë:” Të mora në rrugë të madhe” Burri: Unë nuk kam qenë p rostitutë Read More »

“Bota serbe” do ta ndalonte “Shqipërinë e Madhe”.Ministri serb “p ërplaset” me Ramën

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Aleksandar Vulin ka replikuar në distancë me kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama. Zyrtari i lartë serb reagoi sot ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar dy ditë më parë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Vulin tha se vetëm “bota serbe” do ta ndalonte “Shqipërinë e Madhe”.

“Kur Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se detyra e karrierës së tij politike është “bashkimi i Shqipërisë me Kosovën”, të gjitha vendet e Ballkanit heshtin, UNMIK -u, i cili kontrollon Kosovën dhe Metohinë sipas Rezolutës 1244, hesht, dhe BE nuk lëshoi deklaratat e saj të famshme që bëjnë thirrje për të dyja palët për vetëpërmbajtje” tha ai.

Sipas tij, për shkak se të gjithë heshtin për “Shqipërinë e Madhe”, serbët duhet të flasin. “Çdo gjë që lejohet për shqiptarët nuk do të jetë në gjendje të ndalohet për serbët. Pengesa e vetme për “Shqipërinë e Madhe” dhe forca e vetme që do të mundësojë që serbët të mos drejtohen nga të tjerët është uniteti politik serb dhe krijimi i një “bote serbe”. Shpresoj që të gjithë ata që heshtin për deklaratën e Ramës për krijimin e një “Shqipërie të Madhe” do të heshtin kur ne serbët të flasim për “botën serbe” tha Vulin.

Por çfarë tha Edi Rama?

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e së premtes në emisionin “Zonë e Lirë” u pyet nëse e ka në plan që të bëhet Presidenti i trojeve të bashkuara të Kosovës dhe Shqipërisë. Kreu i qeverisë u shpreh se nuk e ka ndërmend këtë gjë pasi do që të zhvillojë një jetë të tretë ku do të fokusohet tek njerëzit e tij të dashur. Rama tha se nuk është në planet e tij që të jetë President i Kosovës dhe i Shqipërisë, por tregoi aspiratën e tij për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Pjesë nga intervista
Për mua personalisht është shumë e qartë, e kam thënë shpeshherë dhe një ditë do ta them që unë me ndihmën e Zotit dua të kem edhe një jetë tjetër. Një e kam pasur si artist dhe si rebel, një si njeri në shërbim të publikut. Një tjetër dua ta kem si një jetë ku mos të kem detyrim ku ti përgjigjem cilitdo qoftë dhe as më pak t’i gjendem cilit do qoftë për shkak të detyrës. Tani jam i fokusuar tek mandati i tretë. Të katërtin do ta fitojmë pa diskutim. E shoh veten diku tjetër pas 2030-ës.

Pra President i Kosovës dhe i Shqipërisë?
Jo.

Ose i trojeve të bashkuara?
Jo.

Pse jo?
Sepse dua të kem edhe unë të drejtën që të kem një pjesë të fundit të rrugës së jetë ku të marr frymë i çliruar nga superngarkesa e kësaj pjese të rrugës. Nuk bëj sikur ma kanë dhënë me zor. Në këtë pozicion qëndrohet deri kur ke të gjithë zjarrin e nevojshëm brenda. Mendoj se është mëse e mjaftueshme për mua, por edhe me gjithë të tjerët që shërbimet e mia ndaj të gjithë këtij vendi si i pari i punës të kenë një limit. Përtej atij limit të kem mundësinë që t’i rikthehem disa pasioneve dhe disa gjërave të tjera që janë të rëndësishme për njeriun dhe t’i kthej sa të mundem nga gjithë ky borxh i madh i akumuluar njerëzve të mi të dashur.

Kur unë të them Presidenti i Shqipërisë dhe i Kosovës, është kjo në planet e tua zotëri?
Nuk është në planet e mia. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën por jo unë President.

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, por kjo shoqërohet me një lidership apo jo?
Por kjo nuk është projekt personal. Kjo është aspiratë. Nuk ka asgjë që nuk ka lidhje me personalen tek secili person, por tjetër është një projekt personal dhe tjetër është që personi yt të jetë në dispozicion të një aspirate që është më shumë sesa personale.

Pra Ramë ti nuk e projekton dot veten dhe nuk e thua dot që po është ambicia ime që një ditë të udhëheq shqiptarët kudo në trevat e tyre. Nuk e thua dot këtë gjë. Nuk do ta thuash publikisht?
Ambicia ime është që të kem një jetë të tretë. Jeta e tretë nuk do të ketë lidhje me politikën e përditshme dhe me punën e përditshme si njeri i zgjedhur nga populli.

Unë nuk ta besoj këtë që thua.
Jeta ime do të jetë e bazuar në atë që unë bëj si njeri i zgjedhur për të lindur dhe për të jetuar.

Nuk je i sinqertë në këtë gjë se unë të njoh. Nëse ka një gjë që ty të punon 24 orë në 24 orë është pikërisht kjo.
Ajo që mua më fasinon kur thonë kosovarët është që të gjithë ju mendoni se më njihni.

Të njoh aq sa të kuptoj që pushteti për ty është një objektiv madhor.
E pra nuk më njeh.

Ne kemi prova. Për herë të parë në Shqipëri, një kryeministër fiton mandatin e tretë dhe thotë që do të fitojë mandatin e katërt.
Nuk e çoj nëpërmjet të bëhem mbret. As të jem presidenti i Shqipërisë dhe i Kosovës.

/ Abcnews.al

“Bota serbe” do ta ndalonte “Shqipërinë e Madhe”.Ministri serb “p ërplaset” me Ramën Read More »

A rrestohen për vjedhje zyrtari i bashkisë dhe biznesmeni i njohur

Drejtuesi i njësisë Administrative Zhepë në Skrapar Ferruzan Shallari 65-vjeç dhe një biznesmen, Ernest Shallari janë arre stuar për vj edhje të energjisë elektrike.

Policia thekson se kishte informacion se dy personat përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme.

Grupi i policisë së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll duke konstatuar se informacioni që kishin ishte i vërtetë.

Një burim i tha “ABC”-së se drejtuesi i njësisë administrative nuk ishte hera e parë që kapej duke vj edhur energjinë elektrike.

Personi i dytë, Ernest Shallari kishte bërë një lidhje të paligjshme për pularinë që kishte në pronësi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme, ndërsa dy të arr estuarit a kuzohen për v jedhje të energjisë elektrike.

SHQIPERIA IME

A rrestohen për vjedhje zyrtari i bashkisë dhe biznesmeni i njohur Read More »

Aksion blic ku u v ranë Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri

Forcat “Shqiponja” dhe efektivët e Policisë Rrugore zhvilluan mbrëmjen e djeshme një a ksion blic në qytetin e Elbasanit.

A ksioni u zhvillua në vendin e quajtur “rrethrrotullimi i luleve”, ku pak ditë më parë u ekzekutuan me armë z jarri nga persona ende të pa identifikuar Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri.

Mësohet se efektivët po kryejnë kontrollin e automjeteve luksoze që lëvizin në atë zonë, ndërkohë që qëllimi është kapja e personave me precedentë penalë. Ky aksion do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, ndërkohë që bëhet me dije se deri tani nuk ka asnjë person të shoqëruar.

/Shqiperia ime

Aksion blic ku u v ranë Ardjan Çollaku dhe Lulzim Bitri Read More »