Aktualitet

Protestuan për shkollën, policia: Antiligjore, u përdorën politikisht fëmijët, deputeti demokrat rrezikon…

Rreth 300 nxënës të shkollës në fshatin Mengel të Elbasanit protestuan për hapjen e shkollës, por Policia e Elbasanit e ka quajtur atë antiligjore. Në një deklaratë shpërndarë për mediat, policia thotë se u përdorën fëmijët politikisht dhe kjo e detyroi Policinë të mos ndërhynte, ç’ka solli më pas bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, thuhet më tej në reagim. “Policia e Shtetit u bëri thirrje përfaqësuesve të protestës anti-ligjore dhe deputetit të subjektit politik Partia Demokratike Luçiano Boçi për të liruar rrugën, por pa rezultat për një kohë relativisht të gjatë.

Disa prej protestuesve të rritur, të keqpërdorur prej subjekteve politike që qëndronin pas tubimit të paligjshëm, provokuan dhe reaguan dhunshëm ndaj Policisë, e cila i procedoi dhe po referon materialet në Prokurori për ta.
Gjatë ndërhyrjes, Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan shtetasin K.Gj., 25 vjeç, për kundërshtim të dhunshëm të forcave të rendit.

Policia e Elbasanit, duke përfituar nga rasti, deklaron me përgjegjësi se fëmija, pamjet e të cilit janë publikuar nga disa media duke pretenduar dhunimin e tij nga forcat e rendit, nuk është lënduar për asnjë moment nga Policia.
Policia u bën apel banorëve të zonës, të mos lejojnë përdorimin e fëmijëve të tyre për protesta të nxitura, për të shmangur rrezikun e shtuar apo incidentet që mund të ndodhin”, përfundon reagimi.

Njoftimi i Plotë i Policisë së Elbasanit / Në fshatin Mengël të Njësisë Administrative Labinot Fushë, Elbasan, ditën e sotme rreth orës 12:00 një grup organizatorësh kanë përdorur gra e të mitur, për të bllokuar në mënyrë të paligjshme për disa orë rrugën nacionale Elbasan-Librazhd. Fakti që u përdorën fëmijë, e detyroi Policinë të mos ndërhynte, çka solli më pas bllokimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Policia e Shtetit u bëri thirrje përfaqësuesve të protestës anti-ligjore dhe deputetit të subjektit politik Partia Demokratike Luçiano Boçi për të liruar rrugën, por pa rezultat për një kohë relativisht të gjatë.

Disa prej protestuesve të rritur, të keqpërdorur prej subjekteve politike që qëndronin pas tubimit të paligjshëm, provokuan dhe reaguan dhunshëm ndaj Policisë, e cila i procedoi dhe po referon materialet në Prokurori për ta.
Gjatë ndërhyrjes, Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan shtetasin K.Gj., 25 vjeç, për kundërshtim të dhunshëm të forcave të rendit.

Policia e Elbasanit, duke përfituar nga rasti, deklaron me përgjegjësi se fëmija, pamjet e të cilit janë publikuar nga disa media duke pretenduar dhunimin e tij nga forcat e rendit, nuk është lënduar për asnjë moment nga Policia.
Policia u bën apel banorëve të zonës, të mos lejojnë përdorimin e fëmijëve të tyre për protesta të nxitura, për të shmangur rrezikun e shtuar apo incidentet që mund të ndodhin.

Protestuan për shkollën, policia: Antiligjore, u përdorën politikisht fëmijët, deputeti demokrat rrezikon… Read More »

Ilaçet e skaduara, mjeku: Thuaji Ramës që tall b***n gjithë ditën

Një qytetare u ankua në emisionin “Stop”, pasi ka të atin të sëmurë nga zemra dhe duhet të bëjë ndërhyrje urgjente për valvul dhe bypass. Por prej kohësh e sorollasin dhe i ati luan çdo ditë me jetën.

“Nuk po gjej zgjidhje në asnjë rrugë tjetër. Kam babin që vuan nga zemra. Pasi ka bërë një koronare në spitalin “Nënë Tereza”, i kanë kthyer përgjigje që është e nevojshme urgjente që të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale. Duke qenë që muaji Gusht është një muaj që sipas spitalit, nuk bëjnë operacione, na e lanë për në Shtator. Ndërkohë meqenëse ishte urgjente dhe neve muaji Gusht na u duk i gjatë u drejtuam në një spital privat, ku morëm një çmim që ishte shumë i lartë. Shkonte te 10000 Euro dhe ishte i papërballueshëm për ne.  Në këtë pikë ishim të detyruar të prisnim spitalin shtetëror. Erdhëm këtu dhe morëm përgjigje që nuk mund të futet në operacion se nuk ka bazë materiale”, u shpreh denoncuesja.

Ajo shtoi se janë ende në pritje për kryerjen e operacionit të pacientit, i cili sipas mjekëve duhet të kryhej në mënyrë urgjente, pasi rrezikon jetën.

Në një përballje me kardiologun, ky i fundit shpërtheu duke fajësuar kryeministrin Edi Rama.

Mjeku: Po presim të na sjellin materialet. Nuk do mërzitesh, do vish prapë. Hajde nga mesi i javës, nga e mërkura nga e enjtja. Të shohim se ça mund të bëjmë.

Qytetarja: Po u bë një muaj, data 3 shtator, po vjen tetori ..

Mjeku: Më fal, të të bëj një pyetje?

Qytetarja: Është jetë njeriu se të jemi për gjëra të tjera presim…

Mjeku: Mirë, më fal, pse më drejtohesh në atë mënyrë? Çfarë faji të kam unë? Mund të ma shpjegosh pastaj, që të të shpjegoj pak se ti më thua… Shko thuaja Edi Ramës, që tall bythën me njerëzit nga mëngjesi deri në darkë…

Ne nga katër operacione që duhet të bëjmë, bëjmë 2 operacione për mungesë materialesh dhe kemi bërë vetëm pacientë, të cilët janë në gjendje të rëndë dhe nuk dalin nga spitali. Unë nuk mund të përgjigjem për hajdutërinë dhe për pisllikun e tjetrit, që ne punojmë me materiale të skaduara, skadente komplet dhe punojmë në një ambient jashtë çdo lloj standardi. Këtë gjë nuk ta zgjidh dot!

Qytetarja: Po mirë, akoma nuk është bërë ky furnizimi me materiale? Akoma kjo puna e tenderit?

Mjeku: Vazhdon një herë për një herë.

Qytetarja: Akoma s’ka furnizime? Është bllokuar?

Mjeku: Po!

Moderatori i emisionit “Stop” u shpreh: “Ky është një tmerr i madh! Ne duhet të lëvizim vendit. Me këto ilaçe të skaduara na ka vdekur nervi, por ky është momenti që duhet të çohemi në këmbë përtej partive. Jemi në momentin që po tallen me shëndetin tonë. Po na trajtojnë si kavje!”/tvklan.

Ilaçet e skaduara, mjeku: Thuaji Ramës që tall b***n gjithë ditën Read More »

A ka dy Shqipëri?! Ja cilat qytete janë varfëruar shumë në 4 vitet e fundit

Vetë Instituti i Statistikave na ka treguar me të dhënat e tij se ka dy Shqipëri. Një pjesë që jeton në Tiranë dhe Durrës dhe pjesa tjetër. Shumë qytete janë varfëruar shumë në katër vitet e fundit. Sipas statistikave zyrtare mesatarja e shpenzimeve mujore të qytetarëve shqiptar ishte 73.400 lekë në muaj dhe vetëm në Tiranë e Durrës familjet shpenzojnë më shumë se kjo mesatare.

Pjesa tjetër e Shqipërisë duket se është varfëruar më shumë ose ka mbetur në vend vitet e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT në vitin 2017 familjet që jetojnë në Dibër, Lezhë, Gjirokastër e Shkodër kanë patur më pak para për të shpenzuar sesa në vitin 2014. Sipas të dhënave zyrtare familjet që jetojnë në qarkun Dibër janë prekur më shumë. Të dhënat tregojnë se një familje me katër anëtar që jeton në Dibër shpenzoi në 2017 vetëm 46.400 lekë në muaj ose 36% më pak se mesatarja kombëtare.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se nga viti 2014 deri në vitin 2017 familjet që jetojnë në këtë qark kanë mundur të shpenzojnë mesatarisht 19.000 lekë më pak në muaj se në vitin 2014. Po të njëjtin fat ka patur dhe qarku Shkodër ku familjet në këto katër vite kanë patur 3.000 lekë më pak të ardhura se katër vite më parë. Ndërkohë që Qarku Gjirokastër është prekur akoma më shumë me një vlerë prej 12.000 lekë më pak për të shpenzuar.

Përveç këtyre të dhënave ajo që vihet re është polarizimi i Shqipërisë ku tendenca është që pasuria të përqendrohet vetëm në zonën Tiranë Durrës. Në vitin 2009 ishin pesë qarqe në Shqipëri që kishin të ardhura mbi mesataren kombëtare (Tiranë, Shkodër, Lezhë, Gjirokastër e Fier). Ndërkohë që në vitin 2017 vetëm Tirana dhe Durrësi kishin të ardhura më të larta se mesatarja kombëtare.

Lajmi më i keq duket se është për qytetin e Elbasanit që në 10 vitet e fundit është qyteti që është varfëruar më shumë nga të gjitha qytetet. Të dhënat tregojnë se një familje në vitin 2007 shpenzonte mesatarisht 65.000 lek në muaj kurse në vitin 2017 një familje shpenzonte vetëm 57.800 lekë ose 12% më pak. Sot në Elbasan familjet shpenzojnë më pak se mesatarja kombëtare. Ndërkohë që zona që ka njohur rritjen më të madhe të shpenzimeve është Korça e cila ka 13.000 lekë më shumë në muaj. Kjo vjen pas vëmendjes së rritur të qeverisë për të investuar më shumë në këtë rajon të Shqipërisë. Kryeministri Rama në vitin 2012 pretendonte se do ta përgjysmonte varfërinë në vend në dy vitet e para të qeverisjes së tij.

A ka dy Shqipëri?! Ja cilat qytete janë varfëruar shumë në 4 vitet e fundit Read More »

Gjermania jep lajmin e mirë për shqiptarët, Merkel ndryshon ligjin për emigrantët…

Për shkak të një numri të lartë të vendeve të punës të pa plotësuar, Gjermania do t’i hapë rrugën afrimit të emigrantëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian. Ligji heq diskriminimin ku më parë për një vend pune kishin përparësi shtetasit e BE-së.

Partitë e koalicionit qeverisës gjerman janë pajtuar për një ligj të ri emigrimi të martën për të tërhequr më shumë punëtorë profesionistë nga vende jashtë Bashkimit Evropian, iniciativë kjo që po konsiderohet e rrezikshme për të mbushur një numër rekord të vendeve të lira të punës dhe për të stabilizuar sistemin publik pensional.

Kancelarja e qendrës së djathtë, Angela Merkel, ministri i Brendshëm i ashpër në qëndrime, Horst Seehofer dhe ministri Social Demokrat i Punës, Hubertus Heil, arritën marrëveshjen e kompromisit që heq vështirësitë tregtare për të gjithë qytetarët e vendeve jashtë BE-së me kualifikime për punë dhe shkathtësi të gjuhës gjermane.

Tri partitë e koalicionit u pajtuan për draft-ligjin, të parë nga Reutersi, që kompanitë do të lejohen të rekrutojnë punëtorë të huaj në të gjitha profesionet, pavarësisht një liste zyrtare të sektorëve që kanë mungesë të punëtorëve.

Dokumenti propozon po ashtu që qeveria nuk do të insistojë më që kompanitë t’u japin përparësi qytetarëve gjermanë për mbushjen e pozitave para se të kërkojnë për të huaj jashtë shteteve të BE-së.

Veç kësaj, të diplomuarve të huaj dhe punëtorëve me trajnime profesionale do t’u jepet mundësia të shkojnë në Gjermani për gjashtë muaj për të kërkuar punë nëse përmbushin kualifikimet e caktuara të punës dhe kërkesat për gjuhë gjermane.

Ata po ashtu duhet të dëshmojnë se kanë resurse të mjaftueshme financiare dhe nuk do të varen nga beneficionet e mirëqenies gjatë qëndrimit në Gjermani, janë pajtuar partitë.

Marrëveshja e kompromisit nuk përfshin propozimin e ashtuquajtur ‘Spurëechsel’ (ndryshim kahu) që do t’u mundësonte refugjatëve që jetojnë në Gjermani të heqin dorë nga statusi i tyre i azil-kërkimit nëse gjejnë një punë dhe e mësojnë gjermanishten.

Seehofer, partia e së cilit, CSU-ja, frikësohet se do të humbë votues në zgjedhjet që do të mbahen gjatë këtij muaji, ishte kundër një dispozite të tillë sepse frikësohej se do të nxiste imigrim të shtuar nga azil-kërkuesit pa shkathtësitë e duhura.

“E mbajmë parimin e dallimit mes azilit dhe migrimit për punë”, shkruan në draftin e ligjit. Por palët thanë se do të definojnë një status rezidencial për refugjatët e mirë-integruar që nuk mund të deportohen dhe janë në gjendje të sigurojnë të hyra për jetesë në mënyrë të pavarur në mënyrë që t’u japin punëdhënësve dhe migrantëve siguri më të madhe kur bëjnë planifikime.

Gjermania jep lajmin e mirë për shqiptarët, Merkel ndryshon ligjin për emigrantët… Read More »

Pamje tronditëse, nxënësi shpërthen në ngashërima: Më gjuajti polici nga koka (Video)

Prej disa orësh nxënësit dhe prindërit e tyre protestojnë për hapjen e shkollës Mengel në Elbasan. Nxënës, por edhe banorë kanë vendosur që të bllokojnë aksin Elbasan-Librazhd.

Situata është tensionuar, teksa Forcat Speciale janë përplasur me banorët dhe fëmijët.
Në pamje duken fëmijët të traumatizuar, duke qarë dhe shprehen se janë goditur nga Forcat Speciale.

‘Më gjuajtën policët te koka!’ dëgjohet të thotë një djalë i vogël i cili është i përlotur.

Banorët dhe fëmijët shprehen se do të qëndrojmë deri sa të vijë përfaqësuesi i ministrisë së Arsimit nuk lëvizim!

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/369273736947869/?t=0

Pamje tronditëse, nxënësi shpërthen në ngashërima: Më gjuajti polici nga koka (Video) Read More »

Mori përpara disa makina në gjendje të dehur, lihet i lirë shefi i policisë …(Emri)

Është lënë i lirë Shefit i Stacionit Policor në Patos, Flamur Veliu, i cili 2 ditë më parë u arrestuar në gjendje të dehur teksa shkaktoi një aksident. Gjykata e rrethit Fier i ka dhënë Veliut masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”, pas kërkesës së prokurorit Petrit Vukaj.

Flamur Veliu u arrestua ditën e diel, pasi përplasi disa makina në zonën e quajtur “Mulliri i Artë”, në aksin Fier-Lushnje.

Policia njoftoi se arrestimi ishte bërë nga SHÇBA dhe se në testin e alkoolit, rezultoi se Veliu ishte i dehur.

Mori përpara disa makina në gjendje të dehur, lihet i lirë shefi i policisë …(Emri) Read More »

Shpërthimi në studio që bëri bujë në Facebook: Janë shkatërruar familjet, jeta nuk është telenovelë turke

Erion Kristo ishte i ftuar në Top Show.
Në një intervistë të bërë vite më parë ai kishte shpërthyer në fjalimin e tij.

Madje, edhe sot ky fjalim shpërndahet dhe aktualizohet shpesh në Facebook.

Ndiqeni videon për më shumë.

https://www.facebook.com/tch.topshow/videos/10154134471376269/?t=0

Shpërthimi në studio që bëri bujë në Facebook: Janë shkatërruar familjet, jeta nuk është telenovelë turke Read More »

Topalli reagon ashpër për dhunimin e Xhisielës: Ka humbur 12 kilogramë në pak kohë, kush janë këta trimat që…

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar ashpër lidhur me rastin e dhunimit të Xhisiela Malokut, nga djali i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Ajo shkruan se Xhisiela e tregon në fytyrën e saj dhunimin që i është bërë, duke humbur 12 kilogramë në pak kohë.

Po ashtu Topalli ka kundërshtuar të gjithë ata ‘’trima” që i lejojnë vetes që të gjykojnë Xhisielën, sa kohë që kjo e fundit po e bën gjithçka për të mbrojtur jetën e nënës dhe të motrës së saj.

Ish-kryeparlamentarja shkruan më tej se askush prej nesh nuk e di sesa netë pa gjumë ka kaluar Xhisiela, në një fshat të dominuar nga bandat, ku nuk mund të hyjë as policia.

Reagimi i plotë i Topallit:

Xhiseila ka humbur 12 kg per pak kohe.

Ajo eshte nje vajze e bukur, e mençur , por me nje histori te tmerrshme. Fetyra e saj flet per vuajtjen e pafund te saj.Syte e fundosur tregojne te kunderten e fjaleve te saj.

Kush jemi ne qe te gjykojme vajzen nga fjalet.
Ajo eshte bere kocke e lekure, pa baba, pa vlla, dhe jeton ne nje fshat ku nuk hyn as policia. Ajo eshte e marre peng.

Kush jane keta trimat qe gjejne kurajo me e gjykue vajzen e re.
Ne fakt Xhiseila nuk ka frike per vehten. Ajo po kerkon te mbroje jeten e motres dhe nenes. Ajo e din se ne te gjithe e kemi lene vetem vajzen.

Cfare beme ne per te, pervecse e perdorem per qellime politike.

Kush prej nesh e di sa nete pa gjume, sa ankth e tmerr ka kaluar ajo. Kush prej nesh do e mbroje vajzen kur media e politika tegjejne nje tjeter teme.
Dikush thote se historia e saj ngjason me filmin “ Gruaja me e bukur”. Ne fakt nuk eshte krejt ashtu. Tek filmi shteti eshte me vajzen.

Ketu vajza eshte vetem,kundra shtetit e mafies bashke;Vetem perballe nje politike qe kerkon ta perdore; Vetem perballe disa mediave qe kerkojne ta perdorin per audience dhe nje shoqerie civile inekzistente. Vetem perballe nje drejtesie te kalbur …vetem e rrethuar nga frika e krimit qe i rrin ngjitur. Vetem … Ajo e ka kuptuar qe eshte vetem…

Topalli reagon ashpër për dhunimin e Xhisielës: Ka humbur 12 kilogramë në pak kohë, kush janë këta trimat që… Read More »