Aktualitet

Tronditëse/ Xhisiela detyrohet të kërkojë falje në burg

Rexhep Rraja dhe babai i tij Rrahman Rraja për kryeministrin Rama janë viktimat e dosjes “Maloku”, ndërsa autorët e krimit janë mediat dhe portalet.

Xhisiela Maloku për Ramën është aktore.

Rama dhe shpura e tij në Nikël, këto ditë po përpiqen që të lirojnë nga qelia Rexhep Rrajën.

Po transportojnë Xhisielën studio më studio televizive ku ajo të japë versionin që u intereson.

Ndërkohë nga të dhënat që disponon “Pamfleti” Xhisiela Maloku është çuar nga banda Rraja, që ka mbështetjen politike të Ramës, edhe tek një noter në Durrës, ku ka dhënë pëlqimin për lëshimin e një deklarate noteriale se të gjitha ato që ka thënë në prokurori janë të pavërteta dhe se me Rexhep Rrajën dhe familjen e tij tashmë janë bërë miq.

Po kështu të dhënat e mbledhura tregojnë se gjatë këtyre ditëve Xhisiela Maloku ka shkuar dhe në ambjentet e paraburgimit të Durrësit, ku ka zhvilluar një takim me Rexhep Rrajën, vetëm e vetëm për t’i kërkuar falje këtij të fundit dhe për t’i premtuar se do ishte me të në sallën e gjyqit, kur ajo të dilte si dëshmitare në proces.

Tashmë të gjitha palët si Artur Bushi, komisariati i Fushë-Krujës, vetë Rexhep Rraja dhe Rrahman Rraja, janë përgatitur për të liruar nga qelia Rexhepin sapo ai të dalë në gjykatë si i pandehur për akuzën e “Përndjekjes”.

Madje disa informacione nga burgu thonë se Rraja pas këtij arrestimi është mjaft i angazhuar dhe i motivuar për të marrë pjesë në fushatën elektorale që do fillojë për zgjedhjet lokale dhe të mbështesë kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi.

Një fjalë e urtë popullore thotë: “Selanik e tatëpjetë siç ka qenë do të jetë…”./Pamfleti

Tronditëse/ Xhisiela detyrohet të kërkojë falje në burg Read More »

Viziton Shqipërinë, turisti i huaj publikon videon e mrekullueshme

Xianlong Chow ka realizuar një video të shkurtër gjatë aventurës së tij në Shqipëri, ku qëndroi dhjetë ditë, për të promovuar tokën shqiptare.
“Parajsa e Fshehur”, e ka quajtur Shqipërinë Xianlong, duke inkurajuar njerëzit që ta vizitojnë atë.

Prej qyteteve më të njohura e deri te riviera shqiptare, Xianlong është mahnitur me atë çfarë ka gjetur në Shqipëri, transmeton Gazeta Express.

Në videon e publikuar në Facebook, shkruhet:

“S’keni qenë ende në Shqipëri? Është koha t’ju tregojmë se çfarë bëmë me Choose Balkans gjatë këtyre dhjetë ditëve aventurë nëpër Shqipëri”.
Ta shohësh me sytë e tu është më e pabesueshme sesa në video, thuhet tutje në përshkrimin e videos.

Shikojeni më poshtë:

https://www.facebook.com/XianLongChow/videos/241906099834170/?t=0

Viziton Shqipërinë, turisti i huaj publikon videon e mrekullueshme Read More »

Europol, DEA, FRONTEX, UNODC piketojnë mafiozët shqiptarë, mburoja e pushtetit drejt copëtimit

Partnerët ndërkombëtar po ndihmojnë Shqipërinë në arritjen sa më shpejt të rezultateve konkrete kundër krimit të organizuar. Mafia shqiptare synohet të tronditet dhe prej kohësh janë gjurmuar rrënjët e saj në Shqipëri dhe në shtete të tjera të botës, ku ka shtrirë aktivitetin e saj.

Në kuadër të këtyre operacioneve ministri Fatmir Xhafaj ka zhvilluar takime me krerët e institucioneve që më të rëndësishme ndërkombëtare.

“4 ditë të ngjeshura me takime&aktivitete për çështje të sigurisë në BE e rajon. 2-3 tetor, takim i Drejtorëve të Policisë së vendeve ballkanike, Europol, DEA, FRONTEX, UNODC”, shkruan Xhafaj në një postim të tij.

Po ashtu është bërë identifikimi dhe gjurmimi “i kokave” të bandave, aktiviteti i të cilave pritet të shpartallohet dhe t’i vihen para drejtësië.

Për autoritetet ndërkombëtare gjithçka është e qartë, mbetet vetëm që autoritetet shqiptare me “hir apo me pahir” , të bëjnë ekzekutimet.

Dosja e “613 kilogramëve kokainë” është zbërthyer, “Toytoa Yaris”  po ashtu, por mburoja politike e tyre po vonon ditët. Skema është e koklavitur pasi janë të përlyer pushtet –drejtësi-kriminelë, por provat dhe emrat janë të dokumentuar dhe askush nuk do të ketë shpëtim.

Europol, DEA, FRONTEX, UNODC piketojnë mafiozët shqiptarë, mburoja e pushtetit drejt copëtimit Read More »

Çfarë po ndodh? Taulant Balla thirret në Prokurori

Deputeti i PS Taulant Balla është thirrur për të dëshmuar në prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’, ku është i përfshirë djali i deputetit, Rrahman Rraja.

Balla do të japë sqarime për kallëzimin që ka bërë ndaj kreut të PD Lulzim Basha, deputeteve Edi Paloka dhe Enkelejd Aliebeaj si dhe oficerit Emiljano Nuhu dhe gazetarit Basir Collaku, ku u akuzon për ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘shpifje’. Balla do pyetet nga Prokuroria edhe për faktin se pse është përmendur nga oficeri Emiljano Nuhu në denoncimin e tij, ndërsa për këtë çështje është hapur një hetim.

Oficeri i Fushë Krujës, Emiljano Nuhu pretendon se u kërcënua me armë në praninë e Taulant Ballës, Rrahaman Rrajes dhe Artur Bushit më 21 korrik në komisariatin e Fushë-Krujës.

Ish-oficeri i Krujës pretendon se është kërcënuar më armë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja.

Çfarë po ndodh? Taulant Balla thirret në Prokurori Read More »

“Në nëntor Gjermania jep ndihmë rekord për Shqipërinë”, ambasadorja: Do shkojnë për…

Muajin e ardhshëm, Gjermania pritet të japë një shumë rekord ndihme për Shqipërinë. Këtë ka deklaruar ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz duke thënë se paratë do të shkojnë për përmirësimin e kushteve të jetesës në Shqipëri.

Në festimet me rastin e Ditës së Bashkimit Gjerman në Tiranë të mërkurën (03.10.) ambasadorja gjermane, Susanne Susanne Schütz dha një lajm të mirë. Në fjalën e saj përshëndetëse, Schütz tha se “në nëntor të këtij viti Qeveria Federale, në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, do t’i japë një shumë rekord Shqipërisë  për të realizuar projekte të mëtejshme”.

Ndihma gjermane e prekshme në Shqipëri

Rezultatet e bashkëpunimit ekonomik për zhvillimin Gjermani-Shqipëri janë të prekshme. Sivjet në 30 vjetorin e këtij bashkëpunimi, njerëzit e zakonshëm shohin në jetën e tyre të përditshme sesi mbështetja gjermane ka modernizuar bujqësinë, sesi në rubinetat e shtëpive vjen ujë i pastër, sesi energjia elektrike nuk ndërpritet më dhe mjediset, ku ata jetojnë po përmirësohen. Në kushte më të mira jetese njerëzit e thjeshtë shohin të përligjur edhe pro-europianizmin e  tyre. „Një gjë është e qartë: E gjithë mbështetja gjermane kontribuon në përmirësimin e qëndrueshëm të kushteve të jetesës së njerëzve në Shqipëri, për t’u dhënë atyre një perspektivë në atdheun e tyre dhe për ta bërë Shqipërinë të gatshme për integrimin në BE”, tha mbrëmë Ambasadorja Schütz.

Jugu i Shqipërisë – pasqyrë e përmirësimit të kushteve të jetesës nga mbështetja gjermane

Një udhëtim në Rajonin Bregdetar Jugor me potenciale të mëdha turistike, është një pasqyrë për të parë sesi bashkëpunimi ekonomik për zhvillim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë ka përmirësuar jetën e përditshme. Sektorët ku ndryshimi është i prekshëm janë jetikë: energjia elektrike, furnizimi me ujë të pijshëm, mjedis i pastër, mbështetje e sipërmarrjes në zonat rurale, edukim i fëmijëve në kopshte për të mbrojtur mjedisin dhe marrë pjesë në ekonominë ricikluese.

Nënstacioni elektrik në Himarë i ka dhënë fund ndërprerjeve të energjisë elektrike, humbjeve në rrjet. Kjo ka përmirësuar të përditshmen e banorëve dhe ka mundësuar zhvillimin ekonomik të zonës, veçanërisht zhvillimin e turizmit. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro tha për DË se ” Më shumë se 400 mijë banorë dhe mijëra turistë që vizitojnë rajonin bregdetar buzë detit Jon, janë përfituesit e drejtpërdrejtë nga ndërtimi i nënstacionit elektrik në Himarë.”

Nënstacioni elektrik Himarë

Ky nënstacion së bashku me nënstacionin elektrik në Orikum të Vlorës, janë pjesë e projektit të reabilitimit të linjës unazore 110 kV në Jug-Perëndim dhe në Jug-Lindje të Shqipërisë, një nga projektet më të mëdha në historinë e bashkëpunimit ekonomik për zhvillim mes Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Uji është jetë. Me këtë këndvështrim Qeveria gjermane, përmes Bankës KfË ( Banka Gjermane për Rikonstruksion) po investon në Himarë 40 milionë Euro për të përmirësuar në mënyrë rrënjësore shërbimin e ujit dhe mbrojtjen e mjedisit. Përfituesit janë banorët e Himarës dhe ekonomia lokale, që forcohet nga krijimi i kushteve bazë për një turizëm të qëndrueshëm në të gjitha stinët e vitit. Teknologjia e përdorur është ajo moderne gjermane që automatizon procesin në shërbimin e ujit.

Respekt për mjedisin- ekonomia ricikluese

Fëmijë 4-5 vjeҫarë, në kopshtin në qendër të Himarës krijojnë nga një bidon uji plastik një vazo lulesh, në formën e një derrkuci.  Ata nxiten për të qënë krijues, patur sens artistik dhe prodhuar objekte utilitare nga mbetjet prej konsumit të përditshëm në familje. Në sajë të projektit të përbashkët të qeverisë gjermane dhe asaj shqiptare, të financuar me 3 milionë Euro nga pala gjermane, për menaxhimin e integruar të mbetjeve të ngurta dhe ekonominë ricikluese, në respekt të mjedisit, në Himarë është modernizuar sistemi i menaxhimit të këtyre mbetjeve. Mbetjet mblidhen në mënyrë të diferencuar në kontenierë përkatës. Riciklimi i tyre është rritur. Kosto e transportit është ulur.

Një proces që ka hapur vende të reja pune. Në supermarketet kryesore në Himarë janë shpërndarë në sajë të projektit ҫanta pambuku dhe konsumi i qeseve plastike është reduktuar në 50%. Ndryshimi ndihet në ajër. Por ka ende shumë për të bërë që rinia të mbetet në Himarë dhe ta kthejë atë në një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në rajon. Rinia pret që prona të shkojë tek i zoti, që investitorë seriozë dhe të fuqishëm të kenë garanci ligjore që të investojnë në Himarë./Dw

“Në nëntor Gjermania jep ndihmë rekord për Shqipërinë”, ambasadorja: Do shkojnë për… Read More »

Nisin hallet me drejtësinë për ish presidentin Nishani, Gjykata e Tiranës e shpall në kërkim

Politikani i radhës i cili i ka hyrë halleve me drejtësinë është Bujar Nishani i cili për shkak të deklaratave që bën pa i menduar gjatë, ka bërë që Gjykata e Tiranës ta shpallë në kërkim.

Gjykata e Tiranës i ka dërguar një letër zyrës së gjendjes civile për të gjetur adresën e Bujar Nishanit, pasi do i kërkojë të paraqitet si i paditur pas kallëzimit nga trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit Christain Panuçi. Me 1 tetor 2018, gjykata iu drejtua me shkresë zyrës së gjendjes civile për të kërkuar informacion mbi palën e paditur që është Bujar Nishani. Pergjigjia që gjykata ka marrë nga gjendja civile është: ‘Ka ndërruar adresë’.

Pas kësaj, Gjykata është detyruar ta ‘shpallë në kërkim’ ish – presidentin pasi nuk dihet se ku banon, për t’i dërguar etëthirrjen./korrieri

Nisin hallet me drejtësinë për ish presidentin Nishani, Gjykata e Tiranës e shpall në kërkim Read More »

Ja një “shpifje”: Rama i firmosi deputetit Alket Hyseni, resortin 11 mijë m2 në Himarë, për ta ndërtuar mbi tokë të vjedhur

Në raportin e “Taskë Forcës”, nuk publikoi vjedhjen 90 hektarë toka në Panaja, Mifol, Darëzezë  e deri në bregdetin e  Semanit, të zhvatura me falsifikime nga Pëllumb Petritaj e Artur (Genc) Shehu, nga të cilat ka marrë 12 hektarë, si “shpërblim”
Bëhet fjalë, për Alket Hysenin, i cili, pasi klani Rama, përzuri “pashain” Koço Kokëdhima, u bë “aga” i bregdetit Vlorë-Sarandë dhe po grabit në çdo milimetër.

Kujtojmë, që në vitin 2014, kryeministri “i vari mëlçitë e pronave në qafë”, duke e caktuar kryetar të “Taskë Forcës”, për zbulimin e tokave të vjedhura, kur vetë Alket Hyseni është krye-falsifikatori i dosjeve dhe kryehajduti i tokave në bregdet, së bashku me dy mafiozët Pëllumb Petritaj, në favor të të cilit, deputeti Hyseni, në raportin e “Taskë Forcës”, nuk publikoi vjedhjen 90 hektarë toka në Panaja, Mifol, Darëzezë  e deri në bregdetin e  Semanit, të zhvatura me falsifikime bashkë me Artur (Genc) Shehun, nga të cilët ka marrë 12 hektarë, si “shpërblim”.

“Shpifja” që po publikojmë sot, është kjo:

Me Vendim nr. 11, datë 7 qershor 2016 të KRRTSH, kryetari dhe kryeministri Edi Rama, ka miratuar lejen për ndërtimin e kompleksit turistik “Ionian Olea”, me vila e apartamente në bregdetin e Dhërmiut, mbi tokë bujqësore në plazhin e Drimadhes, ZK. nr. 1481, nr. 1481  dhe nr. 1739, kërkuar nga Mirela Papuli e Artan Dumi, si ndërtues.

Prapa këtij resorti, fshihet deputeti Alket Hyseni, me profesion “falsifikator e hajdut tokash”, mbasi dy parcelat me sipërfaqe 5 mijë m2 dhe 6 mijë m2 tokë bujqësore, janë prona të Zyrës ligjore private “Hyseni & Associates”, regjistruar në QKR, në janar 2006, në emër të babait të tij 80 vjeçar, Namik Hyseni, administruar prej Alket Hysenit deri në vitin 2014, kur u emërua drejtor i “Taskë Forcës për pronat në bregdet”, zëvendësuar nga kunati i tij Idajet Çelaj.

Sipas dokumenteve ligjore (vendim gjykate), toka 11 mijë m2, pronë e studios ligjore “Hyseni&Associates”, rezulton e përfituar nga deputeti Hyseni, me falsikim dosjesh pronësie, të pronarëve legjitimë.

Për t’i shpëtuar sekuestros së mundshme, kur të mos jetë ky pushtet hadutësh, me leje të qeverisë “Rama” dhe Vendim nr. 11, datë 7 qershor 2016, të KRRTSH, deputeti bëri tjetrësimin me klering (vila e apartamente), te firma ndërtuese  e resortit “Ionian Olea”.

Këto 11 mijë m2 tokë, që ka vjedhur deputeti Hyseni, kryeministri Rama e di që nuk është shpifje, por vjedhje me falsifikim dokumentesh, dosje false e shit-blerje fiktive, që kanë kaluar nga duart e Pëllumb Petritajt, tek deputeti Alket Hyseni, i cili është organizatori i gjithë këtij skenari vjedhjeje me falsifikim, mbasi kishte në dorë lejen dhe vulat e qeverisë./Pamfleti

Ja një “shpifje”: Rama i firmosi deputetit Alket Hyseni, resortin 11 mijë m2 në Himarë, për ta ndërtuar mbi tokë të vjedhur Read More »