Aktualitet

Nis seanca, Taulant Balla ‘përballet’ me Lulzim Bashën në Gjykatë

Ka nisur në Gjykatën e Tiranës seanca gjyqësore mes kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Balla ka paditur Bashën për shpifje si dhe nxjerrje të sekretit hetimor për çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se kryedemokrati përfaqësohet në gjyq nga avokatët Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso, ndërsa socialisti Balla ka zgjedhur të jetë edhe vetë bashkë me avokatin.

Dje Balla i bëri thirrje Bashës të merrte pjesë në seancën e sotme dhe të mos paraqiste raport mjekësor.

Kreu i PD akuzoi Ballën si garanti i  .4 mln eurove të sekuestruara, para këto sipas liderit të PD-së të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.

Nis seanca, Taulant Balla ‘përballet’ me Lulzim Bashën në Gjykatë Read More »

Kamerat nxjerrin zbuluar Elvana Gjatën, merr kthesë ngjarja në Bllok

A do ketë një pistë tjetër apo një kthesë në hetime pas zbulimeve të reja?

Detaje të reja dalin në dritë nga sherri i së enjtes së 4 tetorit në zonën e Bllokut që përfunoi me vrasjen e 28-vjeçarit Fabian Gaxha dhe plagosjen e dy të tjerëve në një konflikt me të dashurin e këngëtares Elvana Gjata dhe miq të tij.

Ndonëse nuk ishte e qartë masa e përfshirjes në ngjarje e këngëtares pasi u tha se ajo ishte larguar sapo kishte nisur sherri, burime të sigurta bënë me dije se Elvana ka hyrë brenda lokalit dy herë.

Kanë qenë kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes që kanë kapur këngëtaren dhe në momentin e ngacmimit dhe më pas kur ajo ka shkuar dy herë brenda, me sa duket për t’i thënë të dashurit të saj Ervin Mata të largohej e të mos priste Ervis Martinajn për sqarime, shkruan BW.

Ndërkohë dje u bë e ditur se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.

Këngëtarja u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes nga Rinasi drejt një vendi të BE.

Në kërkim për ngjarjen janë shpallur dhe i dashuri i saj Ervin mata, Fabian Allushi, Mevjol Bilo, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë.

Kamerat nxjerrin zbuluar Elvana Gjatën, merr kthesë ngjarja në Bllok Read More »

Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, ja arsyeja

Është shkarkuar nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani.

Mësohet se shkarkimi i kreut të Burgjeve ka ndodhur për çështjen e Ervis Martinaj. Policia e Burgjeve nuk arriti ta marrë Martinaj nga spitali Amerikan 2 ku ndodhet i shtruar për shkak të plagëve që ka marrë.

Mbrëmjen e djeshme pati tensione mes mjekëve të spitalit Amerikan 2 dhe policisë së burgjeve të cilët kërkuan të shoqëronin Martinajn në spitalin e burgut. Mjekët e spitalit Amerikan 2 duke parë gjendjen shëndetësore të Martinajt nuk e firmosën fletëdaljen duke krijuar një situatë të tensionuar brenda ambienteve të spitalit.

Shkarkohet drejtori i përgjithshëm i Policisë së Burgjeve, ja arsyeja Read More »

Zbulohet emri i agjentit të FBI për rastet “Babale” dhe Xhisiela”, si i pajisi Visho Ajazi me përgjuesin si një çelës pult automjeti ‘Audi’

Institucione shtetërore, persona me influencë dhe zyrtarë politikë janë përfshirë në të ashtuquajturin skandali “Babale”. Lulzim Basha dhe deputetë të tij, në fund të majit “tronditën” politikën dhe opinionin publik, pasi publikuan një audio-përgjim, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm ka qenë i përfshirë në trafiqe droge.

Dje është zbardhur dosja e prokurorisë dhe vendimi i gjykatës. Vetë në fashikullin e prokurorisë bëhet me dije se në këtë skandal është përfshirë vetë Shërbimi Informativ Shtetëror. Sipas dosjes, plani për të realizuar një “film” të tillë ka nisur që në tetor 2017, kur në krye të SHISH ishte Visho Ajazi Lika. Fillimisht ka qenë Albert Veliu që e ka pranuar diçka të tillë.

“Për këtë përgjim ishte pajisur nga personeli i SHISH me një pajisje përgjuese me pamjen e një çelësi pult automjeti ‘Audi’. Përgjuesi e fillonte funksionimin në mënyrë mekanike duke shtypur butonin e pultit me shenjën e hapjes së automjetit. Në momentin kur hynte në funksion përgjuesi jepte një dridhje. Përgjuesi pushonte së funksionari nëpërmjet po të njëjtit buton dhe në momentin kur pushonte jepte dridhje. Sipas Albertit, pas realizimit të përgjimit, mjetin përgjues ia kishte dorëzuar punonjësit të SHISH, i cili e kishte pajisur me të. Grupi i SHISH përbëhej nga dy persona, ku njëri komandonte. Ky grup ishte i pajisur me aparatura vëzhguese dhe përgjuese”,thuhet në kërkesën e prokurorisë për dëshminë e Albert Veliut.

Ky i fundit shkon deri aty, sa ka deklaruar se gazetari Jetmir Olldashi është agjent i SHISH dhe ka qenë ai që e ka ndihmuar për realizimin e skenarit. Madje ai i është prezantuar me emrin Ledio.

“Personi që kreu intervistimin e që i dëgjohej zëri, por nuk i shfaqej figura, ishte i njëjti person, punonjës i SHISH, i cili kishte ardhur herën e parë në Vlorë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

Në një shkresë të dërguar prokurorisë, që mban datën 24.05.2018, SHISH pranon që është e përfshirë në këtë histori me agjentët e saj, por pa dhënë emrat e agjentëve. Sipas SHISH, kjo agjenci nuk disponon një përgjim midis shtetasit Albert Veliu dhe personit të pretenduar nga ai si Agron Xhafaj, por dispononte një regjistrim bisede mes Albert Veliu dhe shtetasit Agron Laver Hyseni të realizuar në Vlorë në datat 24 nëntor 2017, pra një muaj pas përgjimeve të pretenduara me Agron Xhafajn. Sipas prokurorisë, SHISH pranon se ka pasur gisht në ngjarje.

Nëse shihen me kujdes ngjarjet, organizimi i planit ka nisur në mes të tetorit, periudhë kur Visho Lika ishte në detyrë. Ky i fundit u largua më 30 tetor. Ka pasur disa instanca që kanë bashkëpunuar me qëllim goditjen e qeverisë. Rama dje tha se ka ngritur një grup pune për të hetuar ngjarjet e fundit. Ky grup pune drejtohet nga Lou Bladel, ish-kreu i Shërbimit Kundër Spiunazhit në FBI, mëson “Sot”. Sipas burimeve, grupi në fjalë ka siguruar mjaft prova për rastet “Babale” dhe Xhisiela” dhe ja ka vënë në dispozicion Ramës,tha Rama. Pra duket se ka qenë një plan shumë i strukturuar për të goditur qeverinë dhe ministrin Xhafaj. Dyshimet janë se pas Visho Likës fshihet Sali Berisha, pasi dihet që ish-kreu i SHISH e informonte për çdo gjë. Pra të përfshirë janë SHISH, Visho lika, prokuroria, gjyqësori dhe PD. Për këtë arsye pritet që prokuroria të dërgojë në gjykatë dhe përfaqësues të opozitës.

Zbulohet emri i agjentit të FBI për rastet “Babale” dhe Xhisiela”, si i pajisi Visho Ajazi me përgjuesin si një çelës pult automjeti ‘Audi’ Read More »

Videoja e Salianjit, reagon për herë të parë Drejtori i Policisë

Drejtori i Policisë së Shtetit ka reaguar pas shfaqjes së videos mbrëmjen e kaluar ku Fredi Alizoti, personi që sipas Prokurorisë ka imituar zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjim deklaronte se ishte shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu për në Prokurori.

Policia e Shtetit mohon se Veliu ka kontaktuar apo është shoqëruar me personin në fjalë duke e quajtur videon fund e krye të pavërtetë. Për më tepër policia deklaron se mund të verifikohet lehtë se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.

Veliu mohon totalisht përfshirjen në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

DEKLARATA E PLOTË
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk ka qenë për asnjë rast, në asnjë rrethanë dhe në asnjë cilësi shoqërues, kontaktues apo në çdo formë tjetër i shtetasit Alfred Alizoti.

Atë që ky i fundit deklaron në një video të regjistruar në mënyrë të fshehtë dhe e prezantuar publikisht nga deputeti Salianji, është fund e krye E PAVËRTETË.

Për këdo të interesuar është lehtësisht i verifikueshëm fakti se Drejtori i Përgjithshëm në ditën që shtetasi Alizoti është shoqëruar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ka qenë me angazhime të tjera.

Me përgjegjësi publike deklarojmë se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në asnjë rast nuk është përfshirë në veprime procedurale në lidhje me hetimin e çështjes të ashtu-njohur publikisht si çështja “Babale”.

Edhe nëse kjo mund të kishte ndodhur, ajo nuk do të përbënte asnjë shkelje ligjore për sa kohe do të ishte në zbatim të urdhërimeve të prokurorisë, ose gjykatës.

Me këtë rast bëjmë me dije publikisht se në lidhje me çështjen hetimore të sipërcituar Policia e Shtetit nuk ka kryer asnjë veprim procedural me iniciative të vetë, por në çdo rast ka vepruar kur ka patur urdhërime të prokurorisë, ose të gjykatës.

Në këtë kuadër edhe shoqërimi i shtetasit Alizoti është bërë në zbatim të urdhrit të prokurorit të çështjes. Ky veprim procedural është bërë nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier.

Jemi të hapur që prokuroria ta hetojë edhe këtë aspekt në detaje në kuadrin e procesit hetimor që ajo po kryen për këtë çështje.

Videoja e Salianjit, reagon për herë të parë Drejtori i Policisë Read More »

Prokuroria sekuestron videon e publikuar nga Salianji

Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar videon e transferuar mbrëmë në programin “Opinion”, ku shfaqej Fredi Alizoti. Oficerë të Krimeve kanë shkuar në selinë e PD ku kanë bërë administrimin e materialit filmik, në cilesinë e provës materiale.

Sipas Prokurorisë, Fred Alizoti luajti rolin e imituesit të zërit të Agron Xhafaj.

Prokuroria sekuestron videon e publikuar nga Salianji Read More »

“I dashuri i Elvanës një dele, Mevioli u tregua legen”, zbardhet dëshmia e Vis Martinaj

Këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cilësuar si “mollë sherri” për masakrën e ndodhur mbrëmjen e 4 tetorit në lokalin “Monopol”, ku mbeti i vrarë 28-vjeçari Fabian Gaxha dhe u plagosën dy të tjerë është shpallur në kërkim nga policia. Mësohet se prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja vetëm 20 minuta para krimit. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhet të japë deklarimet e saj për ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetin. Në të kundërt, do të bëhet shoqërimi i saj i detyruar. Pas sherrit në ish-Bllok, ku u përfshi edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, këngëtarja shqiptare u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes. Ajo është larguar nga Rinasi drejt një vendi të BE-së, ndërkohë që nuk dihet vendndodhja e saj.

Mësohet se Elvana Gjata, i dashuri i saj, Ervin Mata; Fabian Allushi dhe Mevjol Bilo, (të tre të shpallur në kërkim) kanë qenë të ulur në një tavolinë, ndërsa kanë nisur konfliktin me palën tjetër ku ishte viktima. Personi i dyshuar për vrasjen e Fabian Gaxhës dhe plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos pohohet se është truproja dhe kushëriri i këngëtares Gjata, njëherësh edhe pjesë e Forcave Komando ushtarake, Mevjol Bilo. Ngjarja me 1 të vrarë e dy të plagosur “kryqëzoi” këngëtaren Elvana Gjata, ndërkohë që i plagosuri Ervis Martinaj gjatë dëshmisë së tij para trupit gjykues që vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tij ka deklaruar se me “Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja nuk ka lidhje fare”.

Pak ditë pas masakrës në ish-Bllok, “Gazeta Shqiptare” ka siguruar një pjesë të dëshmisë së 36-vjeçarit. Ndër të tjera, ai ka thënë se me Ervin Matën s’ka pasur lidhje fare dhe se me të është takuar rastësisht. “Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flasë me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”, është shprehur Martinaj.

Gjithashtu, 36-vjeçari i plagosur ka pohuar se komando Mevjol Bilo, të cilin e quan “Kokëmadhi” e qëlloi atë për refleks, ndërsa ka sqaruar se nëse nuk do të kishte ndërhyrë ai (Martinaj), komando do të kishte vdekur, pasi s’kishte mundësi të nxirrte armën.

DËSHMIA E ERVIS MARTINAJT
Gjykata ka pyetur mjeken e pranishme nëse personi nën hetimi (Martinaj) është në gjendje për të folur. Mjekja është përgjigjur se është në gjendje për të folur. Ndërsa vetë Martinaj ka thënë: “Po, mund të flas, thjesht qafën kam të paralizuar”. Më pas 36-vjeçari nën hetim ka dëshmuar për ngjarjen: “Unë, si puna e atyre dy çunave njoh gjithë Tiranën. Në këtë ngjarje kanë qenë palë në konflikt dy persona që kanë hyrë nga jashtë. Personat që kanë qenë të pranishëm fillimisht në lokal nuk kanë lidhje me ngjarjen. Kur unë po pija me Ervin Matën dhe Redin kanë hyrë dy persona nga jashtë lokalit. Njërin prej tyre e njoh, quhej Fabi, ndërsa tjetrin nuk e njoh dhe ata të dy kanë pasur konflikt me një tavolinë tjetër. Të gjithë të tjerët në lokal i kam miq dhe s’kam pasur asnjë konflikt me ta. Kur ata po konfliktoheshin, unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj që jam plagosur pa dashje nga “Kokëmadhi”.

Ai më gjuajti me refleks, pasi nëse ai do të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha. Nipçja në ato momente (Elion Hata), i cili ishte në tavolinë me mua i tha ‘Kokëmadhit’: ‘Mos, çfarë bëre, t’u thafshin krahët’ dhe ai në këto momente është goditur. Vetëm oficeri i komandës ka qëlluar. Unë u hodha në mes, isha me gotë vere në dorë për të qetësuar situatën. Unë e njoh Fabin, kisha 4 muaj pa e parë”. Gjatë dëshmisë së tij, Ervis Martinaj ka folur për viktimën Fabian Gaxhajn, për të cilin është shprehur se ishte shumë problematik dhe për këtë arsye nuk e afronte në miqësi. “Ai para 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer dhe sipas mje-këve, atij i kishin ngelur edhe shumë pak muaj jetë. Kjo vërtetohet edhe me raportet, pasi ai nuk ishte mirë nga mendtë kohët e fundit. Ai ishte çuni i dajës tim, por ishte shumë konfliktual dhe kishte bërë disa konflikte rresht. Me Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja s’ka lidhje fare”, ka pohuar Martinaj.

I pyetur nga gjykata nëse e kishte lënë me Matën për t’u takuar, Ervis Martinaj ka deklaruar: “Me Ervin Matën s’kam pas lidhje fare. Me të jam takuar rastësisht. Unë jam rritur me babën e Ervinit. Vetëm Fabi është fajtor në këtë mes, por sherri nuk ishte aq i madh sa për të goditur aq shumë plumba. Unë isha ai që i thashë Fabit ‘mos’ se po të mos kisha ndërhyrë unë, ‘Kokëmadhi’ do të kishte vdekur sot, pasi ai e kishte të pamundur të qëllonte se e kishin kapur nga krahët e s’kishte mundësi të nxirrte armën. Ai u tregua legen, pasi kur unë i thashë Fabit, ‘mos çfarë po bën’, ai gjuajti me refleks.

Do të ishte Fabi gjallë dhe nipçja ime nuk do të kishte vdekur, se ai i vdekur është. Jeni duke rënë në qafë kot, pasi unë isha duke pirë një gotë. Unë në spital kam shkuar vetë me një taksi. Nëse nuk do të kisha shkuar për 3 minuta, do të kisha vdekur, pasi kisha humbur 2.5 litra gjak”. I pyetur nga gjykata se dy personat u konfliktuan me sy para se të hynin në lokal, personi nën hetim (Martinaj) tha: “Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”./korrieri

“I dashuri i Elvanës një dele, Mevioli u tregua legen”, zbardhet dëshmia e Vis Martinaj Read More »

Nga puna tek dashuria, çfarë ju pret sot? Njihuni me parashikimin e horoskopit

Dashi
Do të ndiheni shumë mirë, teksa do të përjetoni momente të lumtura me njerëzit përreth jush. Bëni kujdes me shëndetin dhe mos neglizhoni asgjë që iu duket e dyshimtë. Nëse detyroni dikë të marrë një vendim të rëndësishëm, ka gjasa të dëmtoni veten tuaj. Dikush pranë jush mund të përpiqet t’ju prishë reputacionin.

Demi
Mund të ndiheni shumë të lodhur për shkak të punës së tepërt që keni bërë gjatë këtyre ditëve. Përpiquni të evitoni stresin, pasi do të ndikojë negativisht në gjendjen tuaj psikologjike. Do ta keni shumë të vështirë të merrni vendime gjatë ditës së sotme.

Binjakët
Shmangni konfuzionin dhe acarimin, pasi do të përballeni me disa probleme bankare. Në punë, gjërat do të jenë në favorin tuaj. Tregohuni të kujdesshëm kur të komunikoni me disa persona të rëndësishëm. Sot do të kuptoni se dashuria e partnerit tuaj do t’ju shërojë çdo dhimbje në jetë.

Gaforrja
Miqtë do t’ju prezantojnë me një person të veçantë, që do të ketë shumë ndikim në vendimet tuaja. Ka gjasa të nisni një romancë të re. Nëse do të dilni me miqtë, sot do të kaloni një mbrëmje të paharrueshme.

Luani
Edhe pse do të shpenzoni shumë, sërish do të qarkulloni para. Do të shijoni një ditë të këndshme me anëtarët e familjes. Personat që do t’ju afrohen për interes në punë, bëni mirë t’i shmangni. Mbikëqyrja juaj e ashpër do t’ju bëjë të dilni mbi të tjerët. Problemet shëndetësore të një fëmije apo i një të moshuari në familje do të ndikojë menjëherë në jetën tuaj martesore.

Virgjëresha
Dita e duhur për të realizuar ato që keni parashikuar, çfarë do t’ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Shmangni investimet afatgjata dhe përpiquni të argëtoheni sa më shumë, duke dalë me miqtë. Partneri/partnerja do të tregohet shumë mbështetës ndaj jush.

Peshorja
Duhet të kontrolloni emocionet dhe të largoni frikën sa më shpejt të jetë e mundur, pasi kjo mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj. Dita e duhur për të komunikuar me disa persona që i takoni shumë rrallë. Tregohuni të kujdesshëm, pasi ka gjasa të humbisni një shoqëri shumë të mirë.

Akrepi
Nëse ndiheni shumë të stresuar, kaloni më shumë kohë me fëmijët tuaj. Përqafimet e ngrohta dhe buzëqeshja e tyre e pafajshme do t’ju lumturojnë pafund. Anëtarët e familjes do të mbështesim pikëpamjet tuaja. Sa u përket anës romantike, është dita juaj me fat.

Shigjetari
Ka gjasa të përballeni me disa probleme financiare, por do të dilni thjeshtë prej tyre, pasi do t’ju mbështesin prindërit. Lidhja romantike do t’ju mbushë me shpresë. Nuk është dita e duhur për të udhëtuar.

Bricjapi
Do të realizoni një udhëtim që do t’ju lumturojë dhe relaksojë. Përpiquni të mos i ofendoni të tjerët dhe përshtatuni me familjarët. Sot do të kënaqeni pamasë, pasi do të merrni materialet e nevojshme për të përfunduar një projekt të nisur shumë kohë më parë.

Ujori
Përpiquni të shmangni tendencën për të jetuar momentin dhe për të shpenzuar më shumë seç mundeni. Kërkoni ndjesë për sjelljen e ashpër në dashuri. Përpjekjet për një paraqitje më të mirë do të ndikojnë shumë mirë në gjendjen tuaj.

Peshqit
Buzëqeshja është kundërpërgjigja për çdo problem tuajin. Sjellja juaj e pakujdesshme do të shqetësojë prindërit. Do ta keni shumë të vështirë të qëndroni larg të dashurit. Do të kaloni një ditë shumë të këndshme me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Nga puna tek dashuria, çfarë ju pret sot? Njihuni me parashikimin e horoskopit Read More »