Aktualitet

Ambasada e SHBA jep këshillën: Ja udhëzimet në shqip për Lotarinë amerikane

Vizitoni faqen e internetit të Ambasadës amerikane dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit. Kjo është këshilla e sotme e Ambasadës së SHBA në Tiranë për aplikantët e Lotarisë.

Udhëzimet mund t’i gjeni KETU

Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.

Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.

Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.

Ambasada e SHBA jep këshillën: Ja udhëzimet në shqip për Lotarinë amerikane Read More »

Meta firmos dekretin, ja kush është ushtaraku që merr gradën “Gjeneral Major”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka firmosur dekretin për dhënie grade madhore për një nga drejtuesit e Forcave të Armatosura. Sipas njfotimit të Presidencës, Meta ka dekretuar dhënien e gradës “Gjeneral Major” për Gjeneral Brigade Nazmi Cahani.

Nazmi Cahani aktualisht është me detyrë Komandant i Komandës së Forcës Tokësore

Dekreti i Presidentit vjen në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura” dhe hyn në fuqi menjëherë.

Meta firmos dekretin, ja kush është ushtaraku që merr gradën “Gjeneral Major” Read More »

“Po llafos, sa”, arrestohet zyrtarja e hipotekës. Policia jep detajet

Ndalohet nga policia punonjësja e ZVRPP-Devoll, me akuzen për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Policia ka bere me dije se Valbona Beshi, 49 vjeçe, banuese në Bilisht (me detyrë hartografe) eshte ndaluar pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, teksa ajo u kap me ze e figure duke i marre ryshfet qytetarit qe kerkonte te mbaronte pune ne keto zyra.

Po sot Ministrja e Drejtesise, Gjonaj, ne nje deklarata per mediat, bëri me dije se është larguar nga detyra specialistja në sektorin e Hartografisë në Hipotekën e Devollit, e cila është denoncuar nga një qytetar në media se kishte marrë para në mënyrë të paligjshme për një shërbim publik.

Njoftimi i policise
Pas denoncimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ndalohet punonjësja e ZVRPP-Devoll, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët e Seksionit për krimin ekonomik-financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetases:
Valbona Beshi, 49 vjeçe, banuese në Bilisht (me detyrë hartografe)

Kjo shtetase duke qenë me detyrë hartografe në ZVRPP-Devoll, i ka marrë një qytetari sasinë prej 20000 lekë, për një shërbim pranë kësaj zyre, duke konsumuar elementë të veprës penale të sipërpërmendur.

Falenderojmë mediat për bashkëpunimin dhe garantojmë se Policia është e gatshme për të ndjekur dhe vendosur përpara përgjegjsisë, çdo shkelës ligji.

“Po llafos, sa”, arrestohet zyrtarja e hipotekës. Policia jep detajet Read More »

Shqipëria shkundet nga tërmetet, ja epiqendrat

Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në vend. Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 3:05 të mëngjesit, rreth 3 km në veriperëndim të Golemit në GJirokastër.

Tërmeti ka qenë më magnitudë 2.5 dhe me thellësi 19 km, ndërsa sipas raportimeve është ndjerë në të gjithë zonën përreth.

Lëkundja e dytë ka qenë në Myzeqe, rreth 3.7 km në Perëndim të fshatit Bubullimë, Lushnjë, me magnitudë 2.4 dhe me thellësi 13.2 km. Lëkundjet kanë qenë relativisht të lehta dhe nuk raportohet për dëme materiale.

Shqipëria shkundet nga tërmetet, ja epiqendrat Read More »

Dikur “i forti i Tiranës”, habit Nehat Kulla me kërkesën e tij nga burgu

Një ndryshim qëndrimi i papritur i një prej emrave më të përfolur.

Nehat Kulla i dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Halim Gjuzit ka kërkuar liri me kusht, por pas 7 seancash gjyqësore sot është tërhequr nga kjo kërkesë.

Më nje vendim të papritur, Kulla kërkoi u tërhoq nga kërkesa për lirim me kusht, duke u shprehur se kërkon të kryejë të gjithë dënimin e mbetur.

“Kam respektuar lejet shpërblyese. Kam gruan në gjendje të rënduar shëndetësore. Pjesën e mbetur të dënimit kërkoj ta kryej në shtëpi. Dua ta kryej gjithë dënimin”, është shprehur ai para gjykatës.

Nehat Kulla i dënuar me 20 vite burg për vrasjen e shoferit ish-zv/ministrit të Arsimit, Halit Shamat qëndron në qeli prej vitit 2005.

Dikur “i forti i Tiranës”, habit Nehat Kulla me kërkesën e tij nga burgu Read More »

Zgjidhet anëtari shqiptar në Gjykatën e Strazburgut

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës (PACE) ka zgjedhur këtë të martë Darian Pavlin si gjyqtar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, me seli në Strasburg, përfaqësues të Shqipërisë.

Pavli, i cili ka marrë shumicën absolute të votave, zgjidhet gjyqtar në GJEDNJ për një mandat 9-vjeçar, të cilin duhet ta fillojë jo më vonë se 3 muaj nga dita e zgjedhjes.

Gjykatës zgjidhen nga “PACE”, nga një listë prej 3 kandidatësh të nominuar nga secili shtet, që ka ratifikuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Pavli është votuar me 98 vota pro, nga 170 vota të hedhura në kutinë e votimit, prej të cilave 13 rezultuan të pavlefshme. Rivalë të tij ishin Sokol Berberi me 13 vota dhe Marjana Semini me 59 vota. Ai zëvendëson Ledio Biankun në këtë detyrë.

Vlen të theksohet se qeverisë shqiptare iu desh që të hapte disa herë procesin për përzgjedhjen e kandidaturave pasi listat iu rrëzuan për shkak të parregullsive në procedurat e ndjekura.

Zgjidhet anëtari shqiptar në Gjykatën e Strazburgut Read More »

Balla i dikton vendimin gjykatës: Do fitoj ndaj Bashës

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla u shpreh i bindur se do ta fitojë gjyqin ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për shpifje. Balla deklaroi në një prononcim pas seancës së parë se do i shkojë deri në fund procesit.

“Ata që na ndjekin thonë që ja këta këtë punë kanë dhe nuk merren me hallet e njerëzve po me njeri-tjetrin. Besoj që sot edhe në procese të ngjashme po i bëjmë një shërbim politikës shqiptare në tërësi për të ndarë përfundimisht shpifësit nga e vërteta dhe në rastin në fjalë unë e dija, ju të gjithë e dini që Lulzim Basha ka fobi nga këto godinat dhe nuk besoj që do paraqitet ndonjë ditë pavarësisht se burrërrisht i takon të vijë e të përballet.
Unë do t’i shkoj deri në fund këtij procesi sikurse dhe një procesi të ngjashëm. Dhe jam i bindur që në fund të këtij procesi do fitoj një vendim gjykate që nuk do më vlejë vetëm mua por edhe PD.
PD sot është shndërruar në një parti që kalon nga një puntatë në puntatën tjetër të Babales”, deklaroi Balla.

Ai ka paditur Bashën për shpifje si dhe nxjerrje të sekretit hetimor për çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në dy makina “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit.

Balla i dikton vendimin gjykatës: Do fitoj ndaj Bashës Read More »

Fshehje pasurie e afera të dyshimta, shkarkohet një tjetër gjyqtare e korruptuar

Fshehje pasurie, shitje blerje makinash për të mbuluar paratë e korrupsionit. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra gjykatësen e Korçës Entela Prifti.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi seancën dëgjimore për gjyqtaren Prifit nën trupën gjykuese të përbërë nga Firdes Shuli, Roland Ilia dhe Etleda Çiftja.

Sipas raportit të ILDKPI të lexuar në seancë, rezultoi se gjyqtarja Prifti ka bërë deklarim të rremë.

KPK deklaroi se pas këtyre indicieve janë zhvilluar hetime të thelluara dhe rezultoi se gjyqtarja ka burime financiare të paligjshme.

Po kështu u tha se Prifti ka apartament 55 m² në Korçë një pasuri e bashkëshortit dhe nuk është deklaruar bashkë-pronësia. Sipas KPK ka mungesë të dokumentacionit ligjor justifikues.

Ndërkaq rezulton se gjyqtarja ka të ardhura nga shitja e makinave. KPK deklaroi se Prifti i shet disa herë më shtrenjtë makinat se sa çmimi i blerjes dhe çmimet nuk reflektojnë me tregun.

Një tjetër problematikë sipas KPK ka qenë mosdeklarimi i transfertave në llogarinë e së motrës. Ndaj KPK theksoi se gjyqtarja Prifti ka disa pasuri dhe llogari të padeklaruara.

Entela Prifti ushtron prej 10 vitesh detyrën e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, që pas emërimit të saj në vitin 2008. Më parë, ajo ka ushtruar detyrën e gjyqtares pranë së njëjtës gjykatë. Në vitin 2011, Entela Prifti ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Paralelisht me detyrën, ajo ka ushtruar gjithashtu mësimdhënie në degën e universitetit “Kristal” në Korçë për një periudhë disavjeçare.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Fshehje pasurie e afera të dyshimta, shkarkohet një tjetër gjyqtare e korruptuar Read More »