Aktualitet

U shkarkua për Ervis Martinajn’, por ish-kreu i Policisë së Burgjeve del me njollë të zezë…

Gent Strazimiri ka zbuluar një tjetër fakt lidhur me ish-drejtori e Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, të shkarkua pas përplasjes për shkak të Ervis Martinajt. Sipas Strazimirit, Enrik Sulejmani ka qenë i shkarkuar në vitin 2013 për shkak të dekriminalizimit, falë edhe presionit të opozitës.

Postimi i plotë

Enrik Sulejmani shkarkohet per here te dyte! Si u rimor në punë drejtori i shkarkuar për shkak të dekriminalizimit, pas presionit të opozitës në vitin 2013?! Me Rilindjen, rilindin të gjithë; kriminelë që bëhen deputetë apo që kur nuk bëhen dot vetë, bëjnë baballarët deputetë.

Por rilindin edhe të tjerët pas tyre, e shembulli më i fundit është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Enrik Sulejmani, ish i burgosur për trafikim qëniesh njerëzore kur kryente detyrën e shefit te komisariatit në Rinas në vitin 2003, që u largua nga detyra pasi Rilindja e emëroi Drejtor të Pergjithshem te Policise se Burgjeve ne vitin 2013!

Ministrja e Drejtësisë, e paska rishkarkuar nga detyra, sepse i krijoi favore të arrestuarit Evis Martinaj, te cilin nuk pranoi ta transferonte nga spitali privat ne spitalin e burgjeve! Po si u rikthye ne të njejtën detyre nga ku ishte shkarkuar 5 vjet me pare Enrik Sulejmani?

Kush e propozoi per te njejten detyre ish te arrestuarin per trafik qeniesh njerezore Enrik Sulejmani? Kush e emeroi perseri Drejtor te Pergjithshëm të Policise se Burgjeve Enrik Sulejmanin?

U shkarkua për Ervis Martinajn’, por ish-kreu i Policisë së Burgjeve del me njollë të zezë… Read More »

Rama ngacmon ndërtuesin e Rrugës së Arbrit: Po ç’të ka bërë PD-ja mo?

Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka lënë pa ngacmuar pronarin e firmës Rrok Gjoka që po kryen punimet, duke i kujtuar bindjet e tij politike të dikurshme.

“Kur do përfundojë rruga? Në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD. Po çtë kanë bërë mo? Po të sakatuan mo”, pyeti Rama. Në aksin e ri që po ndërtohet kryeministri Rama, u shoqërua edhe nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Rrok Gjoka është themelues i Partisë Demokratike. Rrok Gjoka është financionues i rregullt i fushatave të PD.

Batutat mes Gjiknurit, Ramës dhe Gjokës:

Gjoka: Ura e Vashës do të bëhet brenda një viti.

Rama: Unë e di që do e bëjmë më shpejt se afati por që brenda një viti. Është gjë e madhe.

Gjiknuri: Këta po ecin me ritëm më të shpejtë se financime nga buxheti i shtetit.

Rama: Sepse këta kanë paratë e tyre. Duan të fillojnë sa më shpejt të marrin para.

Gjiknuri: Me këtë ritëm që kanë këta 3 vjet është i garantuar.

Rama: Kur e kemi lënë bahskë?

Gjoka: Ishte katër vjet të kam thënë tre.

Rama: Në prill të 2021? Bile bile në 22 mars, kur çel pranvera. Kur ke votuar për herë të parë për PD. Po ç’të kanë bërë mo? Po të sakatuan mo.

Rama ngacmon ndërtuesin e Rrugës së Arbrit: Po ç’të ka bërë PD-ja mo? Read More »

Zbulohet roli i Elvana Gjatës në ngjarjen e Bllokut. Këngëtarja hyri dy herë në lokal për të…

Elvana Gjata është tashmë e shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pasi nuk ka dhënë dëshmi lidhur me ngjarjen e ndodhur në Bllok. Por,  detaje të tjera mësohen lidhur me rolin e këngëtares së njohur në momentin e ngjarjes.

Ndonëse nuk ishte e qartë masa e përfshirjes në ngjarje e këngëtares pasi u tha se ajo ishte larguar sapo kishte nisur sherri, burime të sigurta bënë me dije për “BalkanWeb” se Elvana ka hyrë brenda lokalit dy herë.

Kanë qenë kamerat e një biznesi pranë vendit të ngjarjes që kanë kapur këngëtaren dhe në momentin e ngacmimit dhe më pas kur ajo ka shkuar dy herë brenda, me sa duket për t’i thënë të dashurit të saj Ervin Mata të largohej e të mos priste Ervis Martinajn për sqarime.

Ndërkohë dje u bë e ditur se Prokuroria ka urdhëruar shoqërimin e detyrueshëm të këngëtares, e cila ishte në lokalin ku ndodhi ngjarja. Shpallja në kërkim policor e detyron Gjatën që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.

Këngëtarja u largua nga Shqipëria më 5 tetor, vetëm pak orë pas ngjarjes nga Rinasi drejt një vendi të BE. Në kërkim për ngjarjen janë shpallur dhe i dashuri i saj Ervin mata, Fabian Allushi, Mevjol Bilo, të cilët kanë qenë të ulur në një tavolinë./korrieri

Zbulohet roli i Elvana Gjatës në ngjarjen e Bllokut. Këngëtarja hyri dy herë në lokal për të… Read More »

Ervis Martinaj flet për herë të parë për mediat: Kur nisi sherri osha me Ervin Matën duke…

Ervis Martinaj është emri më i përfolur i momentit, për shkak se është protagonist i ngjarjes në Bllok, por edhe emër i njohur për Policinë. Prej 24 orë qëndron i izoluar në ambientet e spitalit të burgut, pranë QSUT, ndërkohë që ka pranuar ti përgjigjet disa pyetjeve të “Shqiptarja.com”, pyetja të cilat janë përcjellë tek ai nga avokati mbrojtës.

Martinaj ka rrëfyer se është qëlluar me një plumb, pikërisht kur ka hyrë në mes dy personave që po kacafyteshin me grushta, Fabiol Gaxha dhe Marvil Bilo. Në rëfimin e tij, Martinaj thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk është në gjëndje të kujtojë se çfarë ka ndodhur, madje nuk ka qënë në gjëndje të dëgjojë krismat që kanë vijuar. Martinaj, thotë se kur është përmendur, ka shkuar tek banaku duke u zvaritur dhe aty ka parë Redi Popeskun me një shishe ëiski në dorë. I ka kërkuar ndihmë, dhe ashtu siç ishte i dehur ai e ka ndihmuar, duke e çuar deri tek taksitë, ku është nisur në spital.

Sipas Martinaj, kur ka mbërritur në spital, shikimi i tij është dobësuar,dhe gjëndja është përmirësuar vetëm pas ndërhyrjes së mjekëve. I plagosuri thotë se Eljon Haton, të plagosurin tjetër e ka kushëri. “Kur ka filluar debati, unë kam qënë me një gotë në dorë duke pirë bashkë me Ervin Matën. Sherri ishte mes Fabiolit dhe një personi që ishte ulur në tavolinën tjetër. Siç isha me gotë në dorë, kam hyre duke thënë “Mos, mos u zini!”, sepse kur hyra unë ata po ziheshin me grushte”-thotë Ervis Martinaj.

Ervis Martinaj flet për herë të parë për mediat: Kur nisi sherri osha me Ervin Matën duke… Read More »

Publikohet ekspertiza për ngjarjen në Bllok, katër plagë tej shpuese…

Ekspertët e mjekësisë ligjore kanë publikuar rezultatet për ngjarjen e ndodhur në Bllok pak ditë më parë. Në këtë ngjarje humbi jetën Fabian Gaxha, si dhe u plagosën dy të tjerë.

Pas këqyrjes që i është kufomës së shtetasit Fabian Gaxha, ku ka rezultuar se në trupin e tij u konstatuan 4 plagë tejshpuese, në vendet pranë sisës së djathtë, tjetra në linjën aksiale të majtë, pikërisht në ligamentin e majtë, në brinjën 12, tjetra në parakrahun e majtë në pjesën e brendshme të tij, në distancë 1 cm nga artikulacioni i poshtëm, vihet re një plagë 1X1 cm, si edhe një plagë në pjesën e kokës.

Nga këqyrja e kufomës u nxorën dy predha dhe një këmishë. Gjithashtu u bë sekuestrimi i një tamponi steril me mostër ADN-je, dy lastra të faktorëve plotësues të qitjes, çka tregon se viktima kishte kryer qitje. Gjithashtu u bë sekuestrimi i një triko me ngjyrë të zezë me kapuç, me mbishkrimin “Rebook” dhe një bluzë me mëngë të shkurtra, ngjyrë e zezë.

Publikohet ekspertiza për ngjarjen në Bllok, katër plagë tej shpuese… Read More »

Hakmarrje e pastër ndaj mediave! Rama heq reklamat e basteve nga portalet, por ende jo nga zyrat e shtetit (Foto)

Kryeministri Edi Rama urdhëroi të gjitha portalet në Shqipëri të heqin reklamat e kompanive të basteve, por një urdhër i tillë nuk funksionon ende për zyrat shtetërore.

Opinion.al publikon një foto të një sporteli të postës shqiptare në Tiranë, ku kompania e basteve sportive ‘Bastarena.com’, është edhe partner i saj.

Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama foli me ashpërsi për lojërat e fatit, duke i parlajmëruar biznesmenët në këtë fushë se që nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen kazinosh e llotosh në zonat e banuara.

Ai gjithashtu rezervoi një paralajmrim për mediat, duke bërë thirrje që “brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat e basteve sportive nga radiot, portalet apo televizionet” dhe i kërkoi AMA-s të monitorojë procesin.

AKEP ka njoftuar të mërkurën se pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për të hequr të gjitha reklamat, portalet i kanë hequr, menjëherë dhe vullnetarisht.

Ndërkohë që AKEP në bashkëpunim me AMA dhe institucionet e tjera të përfshira do të vijojë monitorimin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe do të bllokojë çdo domain i cili do të tentojë të rikthehet në praktikën e shkeljes së ligjit në këtë drejtim.

Hakmarrje e pastër ndaj mediave! Rama heq reklamat e basteve nga portalet, por ende jo nga zyrat e shtetit (Foto) Read More »

Tension në Laprakë, banorët përzënë Ulsi Manjën: Hiq fadromat, duam fushën e sportit

Bashkia e Tiranës duket se nuk ka ndërmend të ndalet në lejet e ndërtimeve që jep duke bërë që të zhdukë edhe ato pak hapësira që kanë mbetur. Këtë herë bëhet fjalë për një fushë në Laprakë. Për të takuar banorët ka shkuar një prej deputetëve të PS-së. Por Ulsi Manja nuk është mirëpritur nga banorët duke i kërkuar që të largohen fadromat.

Banorët të revoltuar kërkojnë që kjo fushë të mos betonizohet dhe kanë kërkuar lagimin e fadromave pasi kërkojnë që ajo të jetë një hapësirë e lirë publike sportive. Për t’i qetësuar banorët ka shkuar në protestë deputeti i PS-së Ulsi Manja, i cili është përzënë nga këta të fundit, shkruan Hashtag. Banorët të irrituar i kanë theksuar Manjës largimin bashkë me fadromat dhe se lagjia e tyre nuk ka nevojë për betonizim.

DEBATI:

Banorët: Duam fushën.

Manja: Për fushën mos më pyesni më, unë jam më i shqetësuar se ju. Nuk i largoj dot fadromat.

Banorët: Kush ti? Po të ishte nuk do e lije kështu.  Pa larguar eskavatorin ne nuk ikim që këtu. (Manja largohet nga fusha.)

Tension në Laprakë, banorët përzënë Ulsi Manjën: Hiq fadromat, duam fushën e sportit Read More »

Prokurori i fortë që i sekuestroi pronat Aldo Bares dhe kërkoi dënimin e Shullazit, para provës…

I njohur si prokurori që sekuestroi pronat e Aldo Bares dhe hetoi Emiljano Shullazin disa vite më parë kur kërkoi dënimin me 18 vite burg, Adnand Xholi del para komisionit të Vetingut.

Trupa gjykuese përbëhet nga; Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu, ndërsa prokurori do të kalojë në filtër në tre shtyllat; pasuria, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.

Aktualisht, Xholi është drejtor i Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve në Prokurorinë e Përgjithshme.

Prokurori i fortë që i sekuestroi pronat Aldo Bares dhe kërkoi dënimin e Shullazit, para provës… Read More »