Aktualitet

Ndihmohen 3 djemtë e familjes Hametaj në fshatin Vajzë të Vlorës, pas premtimit të Kryeministrit

Ju kujtohet familja Hametaj në fshatin Vajzë të Vlorës? Ju kujtohet historia e trishtë e tyre si një familje në nevojë, si një familje me të ardhura të pamjaftueshme për të pasur një mundësi më të mirë jetese? Sot, shpresa e tyre është më e fortë se kurrë dhe mundësitë janë reale dhe konkrete.

Pas premtimit të mbajtur nga vetë Kryeministri dhe MSHMS për rikonstruksionin e banesës 🏠 dhe furnizimi me energji elektrike 💡 një tjetër dritare e hapur për familjen e Nikos është mundësia për ndjekjen e kurseve profesionale për djemtë tij siç vetë Borisi, Sandri dhe Arseni dëshirojnë. Në bashkëpunim me Zyrën Rajonale të Formimit Profesional Vlorë u realizua takimi dhe ndjekja e kurseve për të tre djemtë. Nuk do të jenë tre djemtë e familjes Hametaj, por tre profesionistë me zanatin e elektriçistit 🔌, berberit✂ dhe hidraulikut🛠 të përgatitur për tregun e punës. Urojmë shumë sukses në vazhdimësi. #SHSSHVLORE#FamiljaHametaj#MSHMS.

Ndihmohen 3 djemtë e familjes Hametaj në fshatin Vajzë të Vlorës, pas premtimit të Kryeministrit Read More »

“Mos u lodhni kot”, zbardhet dëshmia e Xhisielës, ajo e di kush ja ka vendosur tritolin

Ekspertët e Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit kanë nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur dy net më parë në fshatin Larushk të Krujës, ku një sasi lënde artizanale shpërtheu pranë banesës së Xhisela Malokut.

Kjo e fundit është marrë në pyetje, por për hetimorët mbetet disi e dyshimtë dëshmia e vajzës, por edhe qetësia me të cilën ajo ka deponuar. Ko ka bërë që hetimorët të dyshojnë për një inskenim të mundshëm të ngjarjes, duke mos përjashtuar as pista të tjera.

Gjyshi, gjyshja dhe nëna e Xhiselës kanë deklaruar se ndihen të rrezikuar, por nuk kanë dhënë ndonjë emër konkret si të dyshuar për ngjarjen. Në këto kushte, Policia ka parë të arsyeshme të marrë në mbrojtje familjen e 25-vjeçares, duke vendosur një patrullë policie në ambientet e jashtme të banesës ku jeton Xhisela me të ëmën, motrën dhe gjyshërit. Sipas burimeve, gjatë marrjes në pyetje, vetë Xhisela pretendon se autorët janë persona të pajtuar nga Partia Demokratike, raporton Panorama. Edhe në Polici, ajo ka përjashtuar mundësinë që sulmi me lëndë plasëse të jetë vepër e të afërmve të ish-të dashurit të saj, Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist për Qarkun Durrës, Rrahman Rraja.

“Mendoj se sulmi me lëndë plasëse është vepër e opozitës. Opozita nuk do që të mbyllet kjo ngjarje, pasi po e përdor politikisht, me qëllim për të dëmtuar Rrahmanin. Unë jam e sigurt se familja Rraja nuk ka lidhje fare në këtë ngjarje. Ata, përkundrazi, po më qëndrojnë pranë këto ditë të vështira. Mos u lodhni kot, duke kërkuar dhe shoqëruar në Polici të afërm të Rexhepit, por kërkoni në tjetër vend. Unë pretendoj se eksplozivin e ka vendosur opozita, pra, persona të pajtuar nga Partia Demokratike. Unë nuk mund të ndihmoj më shumë, sepse nuk kam marrë asnjë kërcënim. Nuk di çfarë të them”, ka deklaruar për oficerët e Policisë 25-vjeçarja, vajza që prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes pas denoncimit dhe tërheqjes nga akuzat për djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja.

“Ne po punojmë me intensitet me qëllim të zbardhim këtë ngjarje, si dhe të mësojmë rreth motivit apo identifikimit të autorëve. Deri tani nuk kemi asnjë të dyshuar konkret për sulmin, por kemi disa pista dhe dyshime tona. Nuk përjashtohet fakti që nëpërmjet këtij sulmi me lëndë plasëse, vajza të ketë marrë një mesazh nga të afërm të ish-të dashurit. Nuk përjashtohen as pretendimet e saj, por as mundësia e një inskenimi të mundshëm, bëjnë të ditur burime nga Policia.

“Mos u lodhni kot”, zbardhet dëshmia e Xhisielës, ajo e di kush ja ka vendosur tritolin Read More »

‘Prokurorët na kapën në makinë’! Artan Hoxha tregon çfarë ndodhi mbrëmë në emisionin e Fevziut

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka zbuluar çfarë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në emisionin e Blendi Fevziut, ku prokuroria ka zbarkuar për të sekuestruar videon e re të publikuar nga deputeti demokrat, Ervin Salianji, mbi çështjen ‘Babale’. Hoxha tha se me të mbërritur prokurorët të gjithë njerëzit janë shpërndarë.

“U shpërndanë njerëzit, se i kemi parë të dy. Prokuroria na ka kapur në makinë. E mori zv. Prokurori i Krimeve të Rënda, që dua të sekuestroj videon që sapo ka dalë. I them Fevziut që ti s’ke video, se videon e mori me USB Salianji. Ata s’mund të marrin emisionin, se aty ka edhe zëra të tjerë. Se ajo video po u çua për ekspertizë, do thonë aty ka shumë zëra të tjerë.

Duke mos qenë pajisja origjinale, ti s’çon kampionin e duhur atje matanë. Kjo video është e sigurtë që është problematike, se zëri nuk është origjinal, dhe e montuar. Video del me timecode, këtu nuk doli. Prokurorin e shajnë nga nëna e nga motra…”, tha Hoxha në Report Tv.

‘Prokurorët na kapën në makinë’! Artan Hoxha tregon çfarë ndodhi mbrëmë në emisionin e Fevziut Read More »

Llogaraja një ndër destinacionet turistike më të vizituara

Parku Kombëtar i Llogara-së vazhdon të mbetet një ndër destinacionet turistike mjaft të vizituara nga turistët, pavarësisht mbylljes së sezonit turistik.

Një grup prej 30 turistësh të ardhur nga Gjermania, vizituan sot një nga shtigjet mjedisore brenda parkut “Shtegu i Qafës së thellë”.

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Vlorë do vazhdojë punën e saj në mirëpritjen e turistëve, duke promovuar dhe duke dhënë jo vetëm informacione lidhur me parkun, por duke i shoqëruar kudo në mënyrë që ata të ngelen gjithmonë të kënaqur.

Llogaraja një ndër destinacionet turistike më të vizituara Read More »

Dëshmia e Ervis Martinajt: I dashuri i Elvanës një dele, po të mos isha unë, ‘kokëmadhi’ do kishte …

Të shtëna nga të katër anët dhe sherr mes njëri tjetrit që nuk po zbërthehet dot nga organet e drejtësisë është ajo që ka ndodhur në Bllok ku u përfshi edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata, e cila është shpallur në kërkim nga policia. Gazeta Shqiptare zbardh dëshminë e njërit prej të përfshirëve në këtë ngjarje Ervis Martinajt.

DËSHMIA E ERVIS MARTINAJT/Gjykata ka pyetur mjeken e pranishme nëse personi nën hetimi (Martinaj) është në gjendje për të folur. Mjekja është përgjigjur se është në gjendje për të folur. Ndërsa vetë Martinaj ka thënë: “Po, mund të flas, thjesht qafën kam të paralizuar”. Më pas 36-vjeçari nën hetim ka dëshmuar për ngjarjen: “Unë, si puna e atyre dy çunave njoh gjithë Tiranën. Në këtë ngjarje kanë qenë palë në konflikt dy persona që kanë hyrë nga jashtë. Personat që kanë qenë të pranishëm fillimisht në lokal nuk kanë lidhje me ngjarjen. Kur unë po pija me Ervin Matën dhe Redin kanë hyrë dy persona nga jashtë lokalit. Njërin prej tyre e njoh, quhej Fabi, ndërsa tjetrin nuk e njoh dhe ata të dy kanë pasur konflikt me një tavolinë tjetër. Të gjithë të tjerët në lokal i kam miq dhe s’kam pasur asnjë konflikt me ta. Kur ata po konfliktoheshin, unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj që jam plagosur pa dashje nga “Kokëmadhi”.

Ai më gjuajti me refleks, pasi nëse ai do të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha. Nipçja në ato momente (Elion Hata), i cili ishte në tavolinë me mua i tha ‘Kokëmadhit’: ‘Mos, çfarë bëre, t’u thafshin krahët’ dhe ai në këto momente është goditur. Vetëm oficeri i komandës ka qëlluar. Unë u hodha në mes, isha me gotë vere në dorë për të qetësuar situatën. Unë e njoh Fabin, kisha 4 muaj pa e parë”. Gjatë dëshmisë së tij, Ervis Martinaj ka folur për viktimën Fabian Gaxhajn, për të cilin është shprehur se ishte shumë problematik dhe për këtë arsye nuk e afronte në miqësi. “Ai para 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer dhe sipas mje-këve, atij i kishin ngelur edhe shumë pak muaj jetë. Kjo vërtetohet edhe me raportet, pasi ai nuk ishte mirë nga mendtë kohët e fundit. Ai ishte çuni i dajës tim, por ishte shumë konfliktual dhe kishte bërë disa konflikte rresht. Me Fabin vriteshe edhe për një shikim. Këngëtarja s’ka lidhje fare”, ka pohuar Martinaj.

I pyetur nga gjykata nëse e kishte lënë me Matën për t’u takuar, Ervis Martinaj ka deklaruar: “Me Ervin Matën s’kam pas lidhje fare. Me të jam takuar rastësisht. Unë jam rritur me babën e Ervinit. Vetëm Fabi është fajtor në këtë mes, por sherri nuk ishte aq i madh sa për të goditur aq shumë plumba. Unë isha ai që i thashë Fabit ‘mos’ se po të mos kisha ndërhyrë unë, ‘Kokëmadhi’ do të kishte vdekur sot, pasi ai e kishte të pamundur të qëllonte se e kishin kapur nga krahët e s’kishte mundësi të nxirrte armën. Ai u tregua legen, pasi kur unë i thashë Fabit, ‘mos çfarë po bën’, ai gjuajti me refleks.

Do të ishte Fabi gjallë dhe nipçja ime nuk do të kishte vdekur, se ai i vdekur është. Jeni duke rënë në qafë kot, pasi unë isha duke pirë një gotë. Unë në spital kam shkuar vetë me një taksi. Nëse nuk do të kisha shkuar për 3 minuta, do të kisha vdekur, pasi kisha humbur 2.5 litra gjak”. I pyetur nga gjykata se dy personat u konfliktuan me sy para se të hynin në lokal, personi nën hetim (Martinaj) tha: “Ervin Mata është një dele. Ai tani do të jetë në një copë dhomë, duke pirë. Unë s’kam asnjë lloj konflikti me të, por do të flas me babin e tij dhe do i them të vijë të sqarojë. Ai ka frikë se mos ngel në burg, se ju e arrestoni, e mbani kot”.

Dëshmia e Ervis Martinajt: I dashuri i Elvanës një dele, po të mos isha unë, ‘kokëmadhi’ do kishte … Read More »

Urdhëri i Ramës për mediat: Portalet i hoqën menjëherë reklamat e …

Pas vendimit të qeverisë, AKEP ka njoftuar se portalet i kanë hequr, menjëherë dhe vullnetarisht të gjitha reklamat për lojërat e fatit. Nga monitorimi i kryer, kontatohet: “Mbi verifikimin dhe bllokimin e faqeve domain me përmbajtje publiciteti mbi lojërat e fatit në kundershtim me aktet ligjore dhe nënligjore ne fuqi. Në mbështetje të Ligjit Nr. 9918, datë 19.05.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” AKEP në bashkëpunim me Autoritetitn e Mediave Audioviziove ka kryer sot verifikimin e faqeve web në domain. al dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al

dhe domaine të tjera( si psh .com, .net etj), të cilat përmbanin publicitet mbi lojërat e fatit në kundërshtim me nenin 9 pika 2 të Ligjit Nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Pas verefikimeve të kryera, grupi i punës në AKEP ka konstatuar se nga ana e mediave dhe portaleve online ka patur një veprim efikas në heqjen vullnetare të reklamave nga faqet e internetit deri në orën 17.00 të ditës së sotme, 10 tetor 2018.

Ndërkohë që AKEP në bashkëpunim me AMA dhe institucionet e tjera të perfshira do të vijojë monitorimin e zbatimit të legjislacionit në këtë fushë dhe do të bllokojë çdo domain i cili do të tentojë të rikthehet në praktikën e shkeljes së ligjit në këtë drejtim”, shkruhet në njoftim.

Urdhëri i Ramës për mediat: Portalet i hoqën menjëherë reklamat e … Read More »

Prokuroria: Jetmir Olldashi zhduku audion origjinale të “Babales”, ia dha …

Versioni origjinal i audiopërgjimit është zhdukur dhe këtë e ka bërë gazeari Jetmir Olldashi. Kështu bën të ditur Prokuroria për Krime të Rënda duke thënë se Jetmir Olldashi e ka zhdukur videon origjinale të “Babales”.

Ajo thotë se në Prokurori, Enkelejd Alibeaj ka paraqitur një DVD të audio-përgjimit, ndërsa sipas pretendimeve të Olldashit, materialin origjinal e ka Ervin Salianji.“Shtetasi Jetmir Olldashi nuk ka dorëzuar në asnjë moment materialin origjinal si dhe mjetet, me të cilat është pretenduar se është realizuar audiopërgjimi që lidhet me bisedën e pretenduar të zhvilluar midis shtetasve Albert Veliu dhe Geron Xhafaj duke pretenduar se nuk e disponon më dhe kopje të tij ia ka dorëzuar shtetasit Ervin Salianji”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë. “Lidhur me materialin e dërguar për ekspertim sqarojmë së objekt ekspertimi është DVD-ja e sekuestruar në Partinë Demokratike nga deputeti Enkelejd Alibeaj si përfaqësues i kësaj force politike”, thotë Prokuroria.

Prokuroria: Jetmir Olldashi zhduku audion origjinale të “Babales”, ia dha … Read More »

Deputeti demokrat: Sot Salianji dhe Olldashi duhej të ishin në burg, provat flasin se …

Deputetët e opozitës insistojnë se qeveria ka sajuar prova dhe dëshmi për të hedhur poshtë audiopërgjimin e Babales, ndërsa rreshtohen në mbrotje të kolegut të tyre Salianji. I radhës ka qenë deputeti demokrat i Vlorës, Agron Shehaj, thotë se sot Ervin Salianji dhe Jetmir Olldashi duhej të ishin në burg. Por sipas tij, ata janë të lirë, për shkak se provat e Policisë dhe Prokurorisë janë të sajuara.

“Plani i qeverisë për të burgosur një deputet të opozitës dhe një gazetar. Për t’u mbrojtur nga akuzat e rënda për lidhjet e qeverisë me krimin, policia e Fatmir Xhafajt dhe prokuroria fabrikuan prova për të burgosur një deputet të opozitës dhe një gazetar. Nëse nuk do kishte patur provë për të zbuluar fabrikimin e policisë dhe Prokurorisë, sot Ervin Salianji do të ishte në burg. Në Shqipëri është vendosur de facto diktatura, sepse vetëm në diktaturë shteti burgos kundërshtarët politikë përmes proceseve të montuara”, shkuan Shehaj.

Deputeti demokrat: Sot Salianji dhe Olldashi duhej të ishin në burg, provat flasin se … Read More »