Aktualitet

Arrestimet e ditëve të fundit, Rama humb durimin: Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën

Skandalet e ditëve të fundit duket se po ia sosin durimin kryeministrit.

Pas arrestimit të dy ish-deputetëve socialistë, si dhe ndalimit të disa zyrtarëve të institucioneve publike, rama ka mbledhur ditën e sotme grupin parlamentar të PS-së.

Para të tijve Rama ka qenë tepër i ashpër duke folur për të korruptuarit dhe ata që kanë dështuar në drejtimin e këtyre institucioneve.

“Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën me korrupsion e keqmenaxhim”, – mësohet të jetë shprehur Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist. .

Po ashtu, Rama ka urdhëruar mbledhje urgjente kryesie pasditen e nesërme.

Arrestimet e ditëve të fundit, Rama humb durimin: Kemi ca drejtore legena që po na nxijnë fytyrën Read More »

‘Mos më prek, mos më prek’ Studentja i prish konferencën Ramës, 3 bodyguardë e tërheqin me forcë

Një incident është regjistruar në takimin e kryeministrit Edi Rama me studentët.

Në takimin e sotëm të kryeministrit Rama me studentët, profesorët dhe dekanët, ku Rama po fliste në lidhje me arsimin e lartë, një grup prej aktivistëve të Lëvizjes së Universitetit shpalosën banderolën: “Boll i zhvatët studentët”.

Për fat të keq, banderola u shqye nga disa prej shoqëruesve të Ramës të cilët e nxorrën studenten me forcë jashtë sallës së konferencës, në praninë e heshtur të drejtuesve të universitetit publik. “Mos më prek, mos më prek”, dëgjohet t’u thotë studentja njerëzve të Ramës.

“Me siguri ngelëse”… tha kryeministri për studenten e cila i ndërpreu konferencën.

SHIKONI KETU

‘Mos më prek, mos më prek’ Studentja i prish konferencën Ramës, 3 bodyguardë e tërheqin me forcë Read More »

E dashura e Izet Haxhisë paralajmëron një gjë të rëndë: Alibia do të jem unë…

Ish-truproja i Sali Berishës, ende nuk ka marrë të drejtën për rigjykim lidhur me çështjen e Azem Hajdarit. Po e dashura e Izet Haxhisë, në një shënim në Facebook paralajmëron një gjë të rëndë, eliminimin e tij fizik. Erjona Parruca thotë se, përgatitet helmimi dhe alibia do të jetë se e eliminoi e dashura me ushqimet që i dërgon nga Franca.

Më tej Erjona shkruan se “Izeti ha ushqimet e burgut dhe s’po ankohet, as po kerkon asgje! Leréni te qete, o monstra!!! MJAFT!!! Te shitur te Berisha per eleminimin e tij! Por une, deri ne varr do t’ju ndjek.. e as me intereson me asgje, nese dicka i ndodh Izetit! Kam foto dhe prova te akuzave tuaja per alibine e helmimit gjoja nga Franca…”

POSTIMI I PLOTË

Kemi arsye te dyshojme, qe po pergatitet eleminimi fizik i Izet Haxhia . Dhe nese ndodh gje ne burg( helmim) ,e kane bere gati alibine: e helmoi ajooo( une dmth)qe i çokam ushqime nga Franca.. Po pse me disa pako qe i kam cuar une , prej muajsh, do helmohet Izeti????

Ai nuk ushqehet me gjera nga Franca , qe jane me shume carcafe e batanije ( meqe te gjithe e tradhetuan, dhe ai s do me asnje kontakt). J a kéni mbushur mendjen gjithe atyre tyryfyleve te fisit, qe po e helmokam une…Groteske!

Ne mengjes Izeti ha 1 ose 2 veze te skuqura me vaj, ne dreke 1 gjelle me nje mish te zi qe mban ere dhe qe nuk e ha kurre, kurse ne darke , vetem fasule, cdo darke!!! Menyja e burgut! Me ato po ushqehet…, dmth, po mbijeton, mensakte

Kjo eshte menyja e Izetit!! NESE PO PERGATITENI PER ELEMINIMIN E TIJ FIZIK, duke nxjerre alibine qe ushqimet i vijne nga Franca, ne burg jane te kontrolluara dhe te provuara perpara nga te tjere, ato qe coj une! Keshtu qe s ju pi uje!!!

Kujdes.. Po shkoni shume larg..
Izeti ha ushqimet e burgut dhe s po ankohet, as po kerkon asgje! Leréni te qete, o monstra!!! MJAFT!!! Te shitur te Berisha per eleminimin e tij! Por une, deri ne varr do t ju ndjek.. e as me intereson me asgje, nese dicka i ndodh Izetit! Kam foto dhe prova te akuzave tuaja per alibine e helmimit gjoja nga Franca… KUJDES!!!

E kam personalisht me 3 persona…! Qe u kthyen ne veglat e Berishes , te mbrojtur nga sistemi mafioz i tij, dhe qe i kane duart me gjak!!! Sidomos njeri…

Mos m a prekni dashurine, se s ka Zot e Perendi qe do te me ndaloje per t ju shkaterruar..!!

E dashura e Izet Haxhisë paralajmëron një gjë të rëndë: Alibia do të jem unë… Read More »

Zbulohet pse i shpëtoi Lul Berisha prangave, kush e dekonspiroi operacionin

Me gjithë operacionet e bujshme të policisë dje në Tiranë e Shijak, dikush mundi t’i shpëtonte prangave.

Një operacion i gjerë i ndërmarrë pasditen e djeshme nga Policia e Shtetit në Shijak dhe Durrës ka çuar në pranga disa persona, emra të njohur, të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Kështu dje u arrestua në Shijak Flamur Avdyli, emigrant prej vitesh në Gjermani, vëllai i Astrit Avdylit, i dënuar për vrasjen e Durim Kusit.

Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe Jasin Avdyli, Fatos Llaftiu, Shkelqim Avdyli dhe Shaqir Gjepali.
Por me gjithë masat e policisë prangave i ka shpëtuar një personazh mjaft i përfolur.

Në kuadër të këtij aksioni është kërkuar dhe arrestimi i Lul Berishës, por gjatë kontrollit në banesë ai nuk është gjetur. Nga verifikimet e bëra Lul Berisha rezulton se ndodhet jashtë Shqipërisë së bashku me familjen.

Sipas të dhënave, hetimi ndaj Lul Berishës i përket së njëjtës dosje me atë të të fortëve të Shijakut,.
Policia e Shtetit ndërhyri duke goditur familjen Avdyli në Shijak dhe arrestuar tre vëllezër dhe kushëririn e parë të tyre. Gjithashtu janë shoqëruar edhe 20 anëtarë të bandës që akuzohet për trafik heroine në Shqipëri dhe në Gjermani.

Në emër të vëllezërve Avdyli janë të regjistruara dhjetëra biznese, mes tyre hoteli luksoz në Durrës “Germany”. Sipas informacioneve nga Policia e Shtetit, operacioni nisi pas përgjimeve dhe të dhënave që janë sjellë nga Gjermania./korrieri

Zbulohet pse i shpëtoi Lul Berisha prangave, kush e dekonspiroi operacionin Read More »

Ndodh ajo që nuk pritej në Tropojë, banorët i vënë drynin…

Kjo vjeshtë ka qenë një verë e dytë për bizneset e turizmit në të gjithë vendin për shkak të temperaturave të larta dhe mungesës së reshjeve, por bujtinat në veri të vendit në zonën e Valbonës kanë vënë drynin. Vizitorë ka ende, por fluksi i lartë tashmë ka kaluar ndaj llogaritë nuk dalin pas përfshirjes në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Nga dhjetëra bujtina dhe hotelet në zonë aktualisht janë të hapura vetëm katër prej tyre që kanë kapacitet të lartë akomodimi. Disa nga administratorët e bujtinave të mbyllura thanë se nuk hapen para prillit-majit 2019, duke shpjeguar se do të konservojnë në status pasiv aktivitetin.

“Tani vizitorët janë më të rrallë dhe kryesisht fundjavave, ndaj bujtina ku punoj u mbyll për të evituar pagesat e energjisë, pagave të punonjësve dhe taksave të tjera” tha Astrit Selimaj banor i zonës i punësuar në një nga restorantet e Valbonës.

Ai tha se përfshirja në TVSh dhe aksioni i tatimeve për kuponin tatimor ku u vendosen disa gjoba këtë vit i ka bërë bizneset me racionale në zgjedhjet e tyre. Për momentin zgjidhja më e mirë është mbyllja për 6 muaj.

Si rezultat i kësaj gjendje dje turistët nga Tirana e kanë pasur të pamundur të rezervojnë, pasi shumica e bujtinave janë mbyllur edhe pse koha për udhëtime është mjaft e favorshme.

Më herët në verë të këtij viti në kumin e sezonit turistik, shumë bujtina janë penalizuar nga inspektorët tatimore me shumë se sa për taksat për disa rregulla që kanë të bëjnë me mjedisin dhe shërbimet mjekësore ndaj klientëve.

Një nga bujtinat mori gjobë se nuk kishte një kontrate me mjek, ndërkohë që numri i turistëve dhe punonjësve ishte shumë i ulët se kërkesat që ka ligji.

Këto biznese e ushtrojnë aktivitetin në skajin më verior të vendit në një terren që krijon kosto për aktivitetin e tyre. Largësia me institucionet e shtrembëron zbatimin e ligjit, ndoshta më shumë se kudo tjetër. Një nga hotelet është gjobitur për moslëshim kuponi, ndërkohë që në zonë nuk ka pasur furnizimin me energji për më shumë se 12 orë.

Larg gjykatave dhe pamundësive për të kërkuar drejtësi, ata kanë zgjedhur ti vënë drynin aktivitetit deri në pranverë. Vite e tjera bujtinat ishin të hapura gjatë gjithë kohës./Monitor

Ndodh ajo që nuk pritej në Tropojë, banorët i vënë drynin… Read More »

Dalin emrat e 27 anëtarëve të 4 bandave. Tre zyrtarë policie të implikuar

Policia e Shtetit ka dhënë detaje sot nga operacionet e ditëve të fundit të ndërmarrë në 12 rrethe të vendit.

Ka qenë vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu që ka folur për operacionin.
Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe në bashkëpunim me agjenci të tjera ligjzbatuese kanë finalizuar përgjatë orëve të fundit një Mega Operacion të koduar “VOL-VO 4”, të shtirë në 12 qytete nga Hasi deri në Sarandë ku janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës.

Procedimi për këtë operacion ka nisur pas një referimi të Policisë së Shtetit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gjatë kësaj periudhe, veçanërisht me intensitet në muajt e fundit, për dokumentimin e kësaj dosjeje, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Në këtë procedim penal janë me mijëra orë përgjime, filmime, përgjime ambientale, vëzhgime me dron, mijëra faqe me shkresa dhe këmbim informacioni e korrespodencë me agjenci ligjzbatuese brenda e jashtë vendit.

Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë.

Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.

Në datë 18 tetor në mëngjes u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit Mustaf Shuti në fshatin Brenogë, Has, ku u gjetën prekursorë për prodhimin e lëndës narkotike.

Të arrestuar në flagrancë janë 5 shtetas për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale: 1. Vehbi Berushi, 57 vjeç
2. Flamur Çela, 48 vjeç; 3. Xhevit Shuti, 48 vjeç; 4. Mustaf Shuti, 76 vjeç; 5. Anila Shuti, 42 vjeç.

U shpallën në kërkim 4 persona: 2 shtetas turq, 1 kosovar dhe 1 shqiptar.
Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda, janë ekzekutuar vendime penale në disa qytete, si dhe janë ushtruar rreth 100 kontrolle banesash dhe ambientesh të tjera.

Të arrestuar për veprat penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ”Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale janë 18 persona:

1. Jasin Kala, alias Jasin Avdyli, me pseudonimin “Cine”, nga Shijaku; 2. Shkëlqim Avdyli, me pseudonimin“Kiçi”, nga Shijaku; 3. Denis Llaftiu, nga Shijaku; 4. Fatos Llaftiu, nga Shijaku;
5. Hajri Seferi, nga Shijaku; 6. Petro Kuci, alias Abedin Kuçi, nga Delvina; 7. Ilirjan Prifti, nga Fieri; 8. Elton Shehaj, nga Tirana; 9. Armand Spiro, nga Tirana; 10. Astrit Balliu, alias Avdyli, Sulejmani, me pseudonimin “Titi”, nga Shijaku; 11. Altin Avdyli, me pseudonimin“Niçja”, nga Shijaku;
12. Saimir Gjepali, nga Shijaku; 13. Gjevi Ndoka, alias Xhevahir, me pseudonimin“Xhevi”, nga Lezha;
14. Esat Mehmeti, me pseudonimin“Çakja”, nga Fieri; 15. Saimir Sulejmani, nga Fieri; 16. Orges Jahelezi, alias Artan Elezi, me pseudonimin“Nita”, nga Tirana; 17. Elis Bahushi, nga Elbasani;
18. Elis Guri, nga Shkodra. 19. Artur Balla, nga Elbasani.

Gjithashtu u shpallën në kërkim 2 shtetas: M.Z., dhe P.S.
Në kuadër të këtij mega operacioni, ku u goditën këto 4 grupe kriminale, është zbuluar edhe implikimi i 3 punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufijve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatës kriminale:
1. Ardit Gjyriqi, nga Tirana; 2. Jasin Abdul, nga Saranda; 3. Bledar Koçi, nga Lushnja.

Ndërkohë në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar më herët edhe 12 persona për vepra të ndryshme penale që lidhen me fushën e narkotikëve.
Gjatë kontrolleve të ushtruara u sekuestruan: • 3 pistoleta; •3 armë gjahu, çifte dhe fishekë; • 1 shotgan; • Presë për lëndë narkotike të llojit heroinë; • Peshore elektronike; • Sasi lëndë narkotike heroinë e kokainë; • 13 mjete, njëri i blinduar; • Sasi e konsiderueshme parash; • Rreth 75 telefona celularë.

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për të zbardhur rolin dhe aktivitetin e tyre apo personave të tjerë të lidhur me ta.

Ne i sigurojmë qytetarët se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri, duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal. Operacioni “Forca e Ligjit” vazhdon.

Dalin emrat e 27 anëtarëve të 4 bandave. Tre zyrtarë policie të implikuar Read More »

Policia nis kërkimin për ish kreun e bandës së Durrësit Lul Berisha

Një tjetër aksion i RENEA-s është duke u zhvilluar këtë pasdite të diele për kapjen e të forit të Durrësit, Lul Berishës. Policia ka shkuar në shtëpinë e Berishës, por nuk e ka gjetur këtë të fundit në banesë. Një urdhër arrest është lëshuar për të, por ende nuk dihet se kush është akuza ndaj Berishës. Nga informacionet e deritanishme dyshimet janë se operacioni mund edhe të jetë dekonspiruar pasi Lul Berisha i ka humbur gjurmët. Kujtojmë se Lul Berisha u la i lirë disa muaj më parë  nga gjykata, 10 vite pas burgut. Gjykata e Durrësit e liroi në një mënyrë të dyshimtë kapon e bandës së Durrësit.

Vrasjet e Bandes se Durresit: 17 tetor 1998 Organizata kriminale e drejtuar nga Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku, më 17 tetor të vitit 1998 në qytetin e Durrësit. Kjo mbahet si vepra e parë kriminale e këtij grupi.

29 tetor 1998 Pa kaluar as dy javë nga vrasja e parë, organizata e Berishës dhe Saliut akuzohet se ka kryer dy vrasje të tjera. Bëhet fjalë për ekzekutimin e shtetasve Viron Curri e Arjan Paja më 29 tetor 1998. Në këtë ngjarje u plagos edhe Marsel Sotiri

22 gusht 1999 Një vit më vonë, i vetmi person që arriti t’i mbijetojë atentatit të 29 tetorit 1998 është zënë në pusi nga ana e grupit të Berishës dhe Saliut. Më 22 gusht 1999, Marsel Sotiri ekzekutohet në një pritë, në lagjen Plazh të qytetit të Durrësit.

9 korrik 2000 Organizata kriminale e drejtuar nga Lulëzim Berisha dhe Klodian Saliu akuzohet nga prokuroria e policia edhe për një tjetër vrasje. Këtë herë ata kanë kryer atentatin ku u vra shtetasi Dritan Disha. Kjo vrasje ka ndodhur më 9 korrik 2000 në fshatin Shënavlash të Durrësit

14 janar 2002 Një tjetër vrasje i është faturuar organizatës kriminale Berisha-Saliu. Më 14 janar të vitit 2002 i kanë zënë pritë dhe më pas ka kryer ekzekutimin e shtetasit Ervin Lame në lagjen numër 3 të Durrësit 2003. Në vitin 2003, si pasojë e kontradiktave të brendshme, organizata është ndarë në dy organizata të tjera, të kryesuara respektivisht nga Lulzim Berisha dhe Klodian Saliu. Të dyja këto organizata tashmë janë bërë rivale të njëra- tjetrës duke filluar një luftë ndërmjet tyre

26 shkurt 2005 Pas kësaj ndarjeje, organizata e kryesuar nga Lulzim Berisha ka marrë hak ndaj rivales së saj duke organizuar atentatin për vrasjen e Klodian Saliut. Kjo vrasje është kryer në autostradë më datë 26 shkurt të vitit 2005, pranë fshatit Maminas të rrethit të Durrësit.

13 tetor 2005 Vetëm 9 muaj ka vonuar kundërpërgjigjja e ish- organizatës së Klodian Saliut. Tashmë ajo drejtohet nga Indrit Dokle dhe akuzohet se ka kryer vrasjen e Avni Gashit, më 13 tetor 2005 në Tiranë. Pas vrasjes, trupi i Gashit është hedhur në fshatin Romanat të Durrësit.

30 tetor 2005 Hakmarrja e grupit të kryesuar tashmë nga Indrit Dokle nuk është ndalur me kaq, por 27 ditë më vonë ai ka organizuar vrasjen e shtetasit Ilir Kolgjini, i njohur si mik i Lul Berishës. Kjo vrasje ka ndodhur më 30 tetor të vitit 2005 pranë stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”

Policia nis kërkimin për ish kreun e bandës së Durrësit Lul Berisha Read More »

Policia e Vlorës ka zhvilluar gjatë natës një sërë kontrollesh në qytet

Policia e Vlorës ka zhvilluar gjatë natës një sërë kontrollesh në qytet dhe në lokalet e natës.

Policia ka kontrolluar për persona me precedentë penal si edhe persona që lëvizin me armë.Aksioni ka vazhduar gjatë gjithë natës, në shumë lokale.

Kontrollet janë bërë me qëllim për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike.

Mësohet se mbi 10 persona janë shoqëruar, por nuk ka ende informacion nëse ka patur të arrestuar nga ky aksion, por mësohet se do të ketë kontrolle edhe në ditët në vijim.

Policia e Vlorës ka zhvilluar gjatë natës një sërë kontrollesh në qytet Read More »