Aktualitet

Paralajmërimi i rëndësishëm për çdo shenjë horoskopi. Çfarë duhet të keni kujdes sot

Ky është parashikimi i Horoskopit për ditën e sotme, 3 nëntor.

Dashi
Ne raportet e dashurisë mund të hidhni një hap të gabuar, prandaj kujdes. Në punë sot yjet do të jenë me ju, prandaj pritet të kaloni një ditë përgjithësisht të mirë.

Demi
Nëse jeni në një lidhje, duhet të tregoheni më tolerant ndaj partnerit tuaj. Me financat po kaloni një moment të mirë, prandaj mund të bëni blerje që i keni pasur në mendje.

Binjakët
Lëreni mënjanë stresin duke ushtruar frymëmarrjen. Joga, meditimi apo prania juaj në një objekt fetar do të ishte një opsion optimal për të larguar energjinë negative që keni përreth prej disa ditësh.

Gaforrja
Parashikohet një ditë e mbarë dhe me fat në dashuri. Nëse jeni i paangazhuar në këtë drejtim, mund të krijoni një raport të ri. Sharmi nuk do ju mungojë për të bërë për vete partnerin.

Luani
Parashikohet një ditë pa impenjime. Mund të qëndroni në ambientet e shtëpisë për t’u qetësuar. Në aspektin e financave mund të merrni një shumë të mirë parash.

Virgjëresha
Për disa momente do t’i harroni vështirësitë në punë falë një takimi me një mik të mirë. Përgjithësisht dita do të jetë e mbarë si në fushën e financave, ashtu edhe në dashuri.

Peshorja
Përpara se të ndërmerrni një vendim rreth punës tuaj, do të ishte mirë që këshilloheni me një person me eksperiencë. Pengesat do t’i kaloni falë inteligjencës dhe bashkëpunimit.

Akrepi
Në fushën profesionale keni nevojë për një ndryshim qoftë në ambient, por edhe në eksperiencë. Mos hezitoni, nëse dëshira e brendshme jua kërkon këtë.

Shigjetari
Mund të jetë një ditë pak e lodhshme kjo e sotmja. Merreni me qetësi, sepse vetëm kështu do e kaloni mirë. Ndjeni mungesën e një personi, i cili së shpejti do të jetë pranë jush.

Bricjapi
Mund të përfshiheni në një debat me partnerin. Tërhiquni në momentin e duhur, pasi mund të shkatërroni një raport. Në vendin e punës dikush mund të përhapë thashetheme për ju.

Ujori
Tregoni kujdes sa i përket shpenzimit të parave. Yjet nuk ju favorizojnë në këto çaste me financat. Për rrjedhojë, edhe daljet me miqtë mund t’i keni të kufizuara.

Peshqit
Aspekti planetar ju bën sot shumë pasionant. Një njohje e re duket në sfond dhe gjërat në këtë raport mund t’ju ecin mbarë. Me pak fat mund të nisë një marrëdhënie e lumtur për ju.

Paralajmërimi i rëndësishëm për çdo shenjë horoskopi. Çfarë duhet të keni kujdes sot Read More »

Vlorë- Rritet me 20% numri i tusitëve në monumente dhe parqe arkeologjike

Monumentet e kulturës dhe parqet arkeologjike në Vlorë kanë zgjuar interesin e turistëve të huaj dhe vendas gjatë sezonit turistik të këtij viti.

Në raport me vitet paraardhëse dhe kryesisht me vitin 2017, shihet qartë që këto monumente dhe parqe arkeologjike që administrohen nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë, kanë patur një numër më të madh vizitorësh.

Sipas DRKK Vlorë, numri i vizitorëve është rritur me 20% numri i vizitorëve me biletë për periudhën e sezonit veror 2018, krahasuar me një vit më parë.

Një rritje e numrit të vizitorëve është shënuar në kalanë e Porto Palermos, kalanë e Kaninës dhe Parkun Arkeologjik të Orikut, në të cilat është investuar për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, por edhe në përmirësimin e shërbimeve, infrastrukturës së brendshme dhe sinjalistikës në ndihmë të vizitorëve.

Konkretisht në kalanë e Porto Palermos numri i vizitorëve për periudhën janar-tetor 2018 është rreth 33 mijë persona, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë regjistrohen rreth 28 mijë vizitorë.

Ndërsa kalaja e Kaninës për periudhën janar-korrik 2018 u vizitua nga rreth 3 mijë persona krahasuar me rreth 1500 në 2017.

Numri i vizitorëve në kalanë e Himarës për periudhën janar-tetor ishte e rreth 4 mijë, po aq edhe në 2017. Ndërsa Manastiri i 40 Shenjtorëve u vizitua nga rreth 1 mijë vizitorë krahasuar me 500 në 2017.

Po ashtu Parku Arkeologjik i Orikut tërhoqi rreth 2500 vizitorë, nga 2 mijë që u regjistruan në 2017. /atsh

Vlorë- Rritet me 20% numri i tusitëve në monumente dhe parqe arkeologjike Read More »

Reagim të pazakonta të banorëve të Bularatit ndaj gazetarëve: Ikni zagarë, zhulsa

Një gjendje jo e zakontë është ajo me të cilën përballen banorët e fshatit Bularat ku mbeti i vrarë me armë zjarri 35 vjeçari Kostandin Kaçifas. Banorët janë të heshtur në pjesën më të madhe, ndërsa të tjerë sillen në mënyrë agresive me gazetarët nga Tiranë. Në reportazhin e “360 Gradë”, shumica e njerëzve preferojnë të mos flasin me pretendime nga më të ndryshme, duke nisur nga ata që thonë se nuk “dinë mirë” shqip e deri tek ata që kundërshtojnë pranë e gazetarëve atje, duke folur dhe sharë në gjuhën greke.

“Zagarët e m…. E di unë çfarë duan. Dua që të Ç’duan këtu. Të ikin në qendër. Të ikin të dy grupet poshtë..këta zhulsat. Të ikin. Zhulsa, bravo ju qoftë. Ikni”, thotë një prej banorëve të irrituar nga prania e kamerave.

Reagim të pazakonta të banorëve të Bularatit ndaj gazetarëve: Ikni zagarë, zhulsa Read More »

Akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri, flet për herë të parë gruaja e tij

Gruaja e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar sot në lidhje me akuzat që i janë bërë bashkëshortit të saj.

Në një postim në Fatlinda, kërkon ndihmën e përkrahësve për të shpërndarë një video shpjeguese për akuzat që i janë bërë Saimir Tahiri dokumentit nga gjykata italiane që është i pafajshëm.

“Të lutem shpërndaje. Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth botës, ndërkohë që e vërteta është duke veshur këpucët, por kur i ka veshur ato, s’do ndalë më kurrë”.

Akuzat ndaj ish-ministrit Tahiri, flet për herë të parë gruaja e tij Read More »

Jeton prej 20 vitesh në Itali, por emigrantin e gjen belaja me drejtësinë shqiptare…

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së enjtes sesi një emigrant shqiptar në Itali është dënuar nga drejtësia shqiptare për vjedhje të energjisë elektrike, pa qenë fare në Shqipëri gjatë kohës kur është konstatuar lidhja e paligjshme e energjisë elektrike.

Iqmet Bala denoncoi në emisionin investigativ se, vjedhja e energjisë elektrike është kryer në vitin 2014, ndërkohë që ai nuk ka qenë në Shqipëri që prej vitit 2011, por prokuroria dhe gjykata e kanë dënuar me 1 muaj burg dhe 2.2 milionë lekë të reja gjobë.

Qytetari është vënë në dijeni të rastit vetëm pak javë më parë, kur ka ardhur në Shqipëri për një dasmë, por që ditët e qëndrimit në atdhe i ka kaluar në burg.

Ai tregon se, prej shumë vitesh jeton në Itali, madje ka edhe pasaportë italiane. Në muajin shtator, ai ka ardhur në Shqipëri, pasi një miku i tij e ka ftuar për një dasmë. Por, sapo ka shkelur në Durrës, policia e ka arrestuar, pasi ai rezultonte person në kërkim, sepse është dënuar në mungesë me një muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas dosjes penale, Bala thuhet se ka vjedhur energji elektrike në vitin 2014, por ai nuk ka qenë në Shqipëri atë vit. Këtë e vërteton edhe nga një shkresë e policisë, që ka verifikuar në sistemin TIMS hyrje-daljet e Iqmet Balës. Madje, sipas tij, ai nuk ka as ndonjë kontratë me OSHEE-në, pasi shtëpinë që ka pasur në Fushë Krujë e ka shitur që në vitin 1998. Ndërkohë ai thotë se kontrata për të cilën është dënuar, rezulton se nuk është në emër të tij, por në emër të personit që ka blerë shtëpinë e tij.

Pas ankesës së qytetarit, “Fiks Fare” siguroi dosjen penale ndaj Iqmet Balës, ku vihet re se kallëzimi është bërë nga OSHEE më 31 mars të vitit 2014, pasi prej saj ishte konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. OSHEE-ja bëri denoncimin në prokurori dhe u dorëzoi oficerëve të policisë gjyqësore provat e rilidhjes së energjisë elektrike, kopje të procesverbalit, si dhe numrin e kontratës së dritave, që mbante emrin e abonentit Bala.

Pas kësaj, organi hetimor nuk ka kryer asnjë veprim, madje as nuk verifikuar se kush banonte në shtëpinë ku ishte bërë rilidhja e paligjshme e energjisë elektrike.

Sipas dosjes penale, ai thuhet se ka vjedhur energji elektrike në vitin 2014, por pretendon se që nga viti 2011 e deri ditën që është arrestuar në Durrës, ai nuk ka qenë në Shqipëri. Këtë e vërteton edhe nga një shkresë e policisë që ka verifikuar në sistemin TIMS hyrje-daljet e Iqmet Balës.

Për këtë arsye, “Fiks Fare” pyeti edhe në Prokurorinë e Krujës, nëse ka hetuar mbi kallëzimin e kryer nga OSHEE-ja, apo ai është dërguar i mirëqenë në Gjykatën e Krujës, ku Iqmet Bala është dënuar padrejtësisht për vjedhje energjie elektrike.

Prokurori Bujar Çiçi deklaroi se në atë kohë janë kryer hetimet, i është kërkuar policisë informacion mbi vendndodhjen e Iqmet Balës. Sipas tij, policia ka sjellë informacion se ai nuk ndodhet në Shqipëri, por nuk ka kontrolluar në sistemin TIMS për të verifikuar se ai nuk ka qenë në Shqipëri, në momentin e kryerjes së veprës penale. Ai tha se prokuroria e ka kërkuar këtë informacion, por gjykata nuk e ka kërkuar një gjë të tillë nga policia.

Pra, edhe pse rezulton se ai nuk ndodhej në Shqipëri në momentin e kryerjes së veprës penale, ky verifikim nuk është kryer as nga policia, as nga prokuroria dhe as nga gjykata. Mosthellimi i organeve kompetente në hetime i kushtoi Iqmet Balës 11 ditë burg.

Pas arrestimit, Iqmet Bala u detyrua të kërkojë rivendosje në afat për të apeluar dënimin e dhënë në atë kohë. Më 26 shtator, Gjykata e Krujës pranoi kërkesën e të dënuarit gabimisht dhe e liroi atë. Pas lirimit nga burgu, Iqmet Bala tha se do e ndjekë rastin hap pas hapi dhe do të kërkojë dëmshpërblim për gafat e kryera që nga OSHEE-ja, prokuroria dhe gjykata./Top Channel

Jeton prej 20 vitesh në Itali, por emigrantin e gjen belaja me drejtësinë shqiptare… Read More »

E ngacmon vëllai i burrit, e reja merr dy fëmijët dhe …

Arjani është babai i 2 vajzave të vogla të cilat prej disa kohësh nuk po i takon dot. Historia e rrallë vjen në emisionin “Me zemër të hapur” në Neës24. Arjani jeton në qytetin e Kuçovës dhe për të siguruar jetesën punon me pastrimin e rrugëve gjatë natës. Me bashkëshorten thotë se janë njohur me mblesëri, por e dashuron ende. Në korrik të këtij viti pas shumë debatesh të cilave ai nuk u jep dot një shpjegim, nusja u largua, kishte zënka me prindërit dhe vëllain e tij, por ai nuk iu ka dhënë dot një zgjidhje për shkak edhe të punës që e mban në një pjesë të madhe të kohës larg shtëpisë.

Pas debatit të ashpër të ndodhur gjatë natës, e shoqja vendosi të largohej së bashku me 2 vajzat e vogla. Që nga ajo ditë ajo po jeton tek xhaxhai i saj dhe ka dorëzuar në gjykatë edhe një padi për divorc. Teksa shkoi të sqarohej me të Arjani thotë se ajo e denoncoi dhe kërkoi urdhër mbrojtje. Që nga korriku e deri tani janë parë vetëm në 2 seancat në gjykatë. Bashkëshortja kërkon ndarjen pasi ai është përherë në punë dhe nuk plotëson më kushtet për të qenë burri i saj.

“U njohëm me lajmësi me gruan. Unë jam tip i qetë, shikoj punën time. Në shtëpi nuk kemi pasur probleme, as sherre. Unë kam punuar gjithmonë me pastrimin. Ne kemi 6 vite bashkë. Jetonim me prindërit, vëllain. Nusja më thoshte se kishte disa shqetësime nga vëllai. Faji im ishte që nuk dolëm në shtëpi veç”, tha burri. Ai nuk ka pranuar të deklarojë se cili ka qenë problemi mes gruas së tij dhe vëllait por nga informacionet në emision, u kuptua se mes tyre ka pasur një incident shumë të rëndë që ka qenë një arsye për largimin e bashkëshortes së Arjanit nga shtëpia. Pas daljes në emision, ai tha se ndihet i kërcënuar dhe se kishte frikë të kthehej në shtëpi, ndërsa moderatorja Evis Ahmeti i ka bërë thirrje ‘live’ policisë së Beratit ta shikojë këtë denoncim. Nga ana tjetër Arjani ka kërkuar nga bashkëshortja që të kthehet pranë tij.

E ngacmon vëllai i burrit, e reja merr dy fëmijët dhe … Read More »

Ngjarja me ekstremistin grek, pritet mbërritja e zyrtarit të policisë greke. Do kërkojë…

Pesë ditë pas ngjarjes me Konstandinos Kacifas, një zyrtar i policisë greke do të vijë në Shqipëri për t’u njohur me rrugë zyrtare me gjithçka rreth ngjarjes dhe hetimeve të deritanishme. Lajmin e ka dhënë “Protothema” e cila duke iu referuar burimeve zyrtare njofton për këtë vizitë të oficerit grek.

“Ne do të punojmë me policinë shqiptare, në mënyrë për të marrë të gjitha informatat në lidhje me hetimin rreth rrethanave të vdekjes së Kacifas”, thone burimet.

Oficeri do të jetë në vendin e ngjarjes, në Bularat. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarëve, zyrtari i policisë do të udhëtojë në vendin fqinj “siç është rënë dakord në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh”.

Në të njëjtin komunikim “oficer grek do të punojë me policinë shqiptare për të marrë të gjitha informatat në dispozicion në lidhje me hetimin e deritanishëm”. Ndërkohë familja ka refuzuar autopsi të re, pasi sipas saj, kjo tashmë nuk ka më kuptim.

Ngjarja me ekstremistin grek, pritet mbërritja e zyrtarit të policisë greke. Do kërkojë… Read More »

Letra që do ju përlot: Jam shumë i frikësuar se mund të humb motrën e vogël

Jo të gjitha letrat që i dërgohen ekspertes Deidre janë për histori dashurie. Një djalë është tepër i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të motrës së tij dhe është shumë i frikësuar se mund ta humbë atë. Për këtë arsye, ai kërkon një këshillë për të menaxhuar këtë situatë të vështirë.

Letra
Jam shumë i frikësuar se mund të humb motrën time për shkak të kancerit. Ajo është 29 vjeçe dhe unë jam vëllai i saj i madh, 33 vjeç.

Ne kemi qenë gjithmonë shumë pranë njëri-tjetrit. Ajo shkoi në spital për operacionin e gjirit, por është në fazë të avancuar dhe pamja nuk është aspak e mirë.

Të gjithë në familje u përlotën, përveç meje. Unë duhet të jem mbështetje për çdo njeri që qan. Unë dua që ajo të jetë këtu e të shohë vajzën time të rritet dhe ta dojë hallën ashtu siç unë e dua.

Deidre
Ne të gjithë kemi nevojë që të përlotemi ndonjëherë. Kjo mund të na çlirojë dhe të na bëjë më të fortë. Në këto momente, ti ke nevojë për mbështetje dhe mirëkuptim. Nëse e ke të vështirë ta pranosh, mendoje si dicka të domosdoshme që duhet bërë pasi je shtylla kryesore për të tjerët.

Letra që do ju përlot: Jam shumë i frikësuar se mund të humb motrën e vogël Read More »