Aktualitet

Vodhi gomarin e bashkëfshatarit, probleme me drejtësinë për 34-vjeçarin

Një ngjarje e pazakontë raportohet nga Policia, Ngjarja ka të bëjë me vjedhjen e një gomari në një fshat të Pogradecit.

Sipas Policisë Vendore, ngjarja ka ndodhur në fshatin Qershizë dhe mësohet se u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për B. M., 34 vjeç, pasi i ka vjedhur një kafshë ngarkese, bashkëfshatarit të tij, A. I., 32 vjeç, banues në Qershizë.

Komisariati i Policisë Pogradec Më datë 01. 11. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin B. M., vjeç 34, banues në fshatin Qershizë, pasi më datë 30. 10. 2018, në këtë fshat, i ka vjedhur një kafshë ngarkese, shtetasit A. I., vjeç 32, banues në Qershizë. Po punohet për kapjen e B. M. Neni 134 i Kodit Penal.

Vodhi gomarin e bashkëfshatarit, probleme me drejtësinë për 34-vjeçarin Read More »

Edhe kjo ndodhi me shqiptarët, nusja ikën nga dasma e saj me dajën e burrit

Një dukuri jo e zakonshme ka filluar të përsëritet viteve të fundit tek shqiptarët në Maqedoni. Shumë dasma në një kohë të shkurtër, shume martesa për letra, shumë martesa me shkues gjatë stinës së verës dhe shumë ndodhi rreth këtyre.

“Burime të sigurta të portalit Shqipmedia na njoftojnë për një dasëm të dështuar në një fshat të rajonit të Gostivarit ku vajza ikën ditën kur duhet të bëhet nuse. Kjo ka ndodhur këtë verë në fshatin e njohur për redaksinë por për shkaqe etike nuk do ta tregojmë. Po dhe është e vërtetë, por kësisoj lajme janë dëgjuar edhe më parë mirëpo në këtë rast që të jetë më tragjike ngjarja, nusja ka ikur me të dashurin e saj i cili është daja i burrit që ajo duhej të martohej. Ahengu i organizuar nga dhëndri nuk është anuluar por përkundrazi babai i dhëndrit ka kërkuar nga mysafirët që luajnë dhe të kërcejnë pasi familja e tij ka shpëtuar nga bushtra e cila në të ardhmen do të shndërrohej në kancer për ate familje. I ka desht Zoti”, shkruan Shqip Media.

Edhe kjo ndodhi me shqiptarët, nusja ikën nga dasma e saj me dajën e burrit Read More »

Azbi Arapi, komandohet drejtor i Përgjithshëm i Transportit Rrugor

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës,  Damian Gjiknuri ka komanduar Azbi Arapin, aktualisht me detyrë Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm Ekonomik, të kryejë gjithashtu detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor.

Eksperienca dhe karriera e tij në fushën e biznesit ka vazhduar si në territorin shqiptar, po ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Ndër eksperiencat e punës, theksojmë menaxhimin e një kompanie greke dhe për shumë vite përfaqësimin e kompanisë Amerikane Trimble GmbH.

Gjatë viteve 2004-2012 ka kryer detyrën e Administratorit të Përgjithshëm për kompaninë GEOTRIM shpk.

Arapi ka qenë pjesëmarrës në shumë aktvitete rajonale dhe botërore (USA, Gjermani, Poloni, Zvicër, Itali, Korea, Kinë, Greqi, Çeki). Është trajnuar në Gjermani për rekrutimin e punonjësve në kompani të mëdha, për menaxhimin e grupeve të punës, funksionimit të shoqërive tregtare, ekspertizën kontabël, orientimin e politikave të zhvillimit, iniciator dhe udhëheqës i projektit të implementimit të sistemit VRS nga Trimble Group në Shqipëri.

Jeta e tij aktive politike dhe institucionale zë fill që në vitin 2000, duke dhënë kontributin e tij menaxherial në shtabet elektorale. Në vitin 2011 kandidon për Kryetar Komune në Paskuqan. Në vitin 2013 dhe në vitin 2017, Kandidat në listën e Zgjedhjeve të Përgjithshme për PS dhe Anëtar i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Në vazhdim, përveç jetës aktive politike ku aderon, z.Arapi ka mbajtur që nga viti 2013 deri në shtator të vitit 2018, postin e Drejtorit të Drejtorisë Minerare (AKBN).

Nën vëmendjen e tij, DPSHTRR-ë angazhon të gjitha strukturat e saj, që shërbimi ndaj qytetarëve në vazhdimësi të jetë në rritje cilësore dhe sipas standardeve më të larta. /atsh

Azbi Arapi, komandohet drejtor i Përgjithshëm i Transportit Rrugor Read More »

Ja kush është hakeri me 9 klasë shkollë. Kishte dhe foto in.time të…(Foto)

Del imazhi i 20-vjeçarit që kishte thyer mijëra adresa interneti. Oficerët e Hetimit të Krimeve Kompjuterike, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, kapen të enjten një 20-vjeçar, i cili prej afro 8 vitesh dyshohet se hakeron adresat dhe profilet e rrjeteve sociale të shtetasve të ndryshëm.

Në pranga është vënë Arben Bozhiqi, (personi qe shihni ne foton me lart) nga Pajova e Peqinit, por me banim në Laprakë, në kryeqytet, i cili po hetohej prej 6 muajsh, pas një denoncimi që ishte bërë në Policinë e Durrësit.

Megjithëse kishte vetëm arsimin 9-vjeçar dhe bënte një punë modeste si lavazhier, Bozhiqi kishte arritur që të hakeronte mbi 3 mijë adresa në internet. Madje, këtë aktivitet kriminal ai e kishte nisur kur ishte ende fëmijë, vetëm 12 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se veprime të tilla ai i kryente me qëllim përfitimi të shumave të ndryshme monetare. Burimet thonë se ka dyshime që ai mund të ketë shantazhuar edhe vajza minorene, përmes fotove intime. Disa të tilla u gjetën në banesën e tij, gjatë kontrollit që ushtroi Policia në momentin e arrestimit.

ARRESTIMI/ Policia e Shtetit njoftoi dje se është arrestuar një shtetas për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”. Sipas Policisë, 20- vjeçari dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale etj., të cilat kanë qenë të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Bozhiqi, 20 vjeç, lindur në Pajovë, Peqin dhe banues në Laprakë, Tiranë. Ky shtetas u arrestua në flagrancë pas një hetimi 6- mujor në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2018 për “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, parashikuar nga neni 293/b i Kodit Penal, shkruan Panorama.

HETIMI/ Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pajisje kompjuterike dhe një telefon celular. Këto pajisje, pasi u këqyrën, rezultuan të përmbanin të dhëna të rëndësishme me interes për hetimin. Policia tha se nga verifikimet u gjetën 11 profile të rrjetit social “Facebook” me të dhëna të rreme, të cilat administroheshin dhe përdoreshin nga shtetasi Arben Bozhiqi. Gjatë këqyrjes së profileve, që administroheshin nga ky shtetas, u gjetën foto intime të vajzave të ndryshme, disa prej të cilave dyshohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar, si dhe dyshohet se këto foto janë marrë nëpërmjet marrjes së adresave të rrjeteve sociale të këtyre shtetaseve.

Ja kush është hakeri me 9 klasë shkollë. Kishte dhe foto in.time të…(Foto) Read More »

Uji i ambalazhuar në Shqipëri me mbetje fekalesh

Ujësjellësit jo në të gjithë qytetet e vendit tonë të garantojnë që uji që sjellin në shtëpi është i pijshëm.
Për këtë arsye shqiptarët blejnë ujë të ambalazhuar. Po çfarë uji pinë shqiptarët? Top Channel dërgoi 6 kampionë uji të ambalazhuar pranë Institutit të Shëndetit Publik për t’i bërë analizat mikrobiologjike dhe fiziko-kimike nga dhjetëra kompani që ka në treg. Nga 6 prej këtyre kampioneve tre rezultuan me që ishin të prekur nga bakteret “e.colli” dhe “entorococu”.

“Enterocoçu është pjesë e familjes së entoerobaktereve. Kurse “e.colli” është një bakter grandpozitiv dhe është pjesë e koliforneve fekale. Kemi prezencën e këtyre baktereve në tre monstrat e ardhura. Në mostrën 3,4,5. Që do të thotë këto tre mostra janë të ndotura mikrobioligjikisht . Ku sipas standardit aktual shqiptarë norma është zero për 250 mln ujë të analizuar. Prania e këtyre mikroorganizmave për konsum human sjell sëmundje me origjinë hidrike ose sëmundje me origjinë nga uji”, tha Edjona Bici, specialiste pranë ISHP.

Por historia nuk përfundon me kaq. Çuditërisht asnjëri prej këtyre kampioneve nuk plotëson standardin e fortësisë. Pra përqendrimin e mineraleve.

Përqendrimi i joneve të pehashit është brenda normave ligjit aktual shqiptarë. Kurse fortësia ka dalë nën normat e lejuar. Norma e lejuar për fortësinë e cila është sasia e mineraleve të tretshme të magnezit dhe të kalciumit kanë dalë nën normën e lejuar që është 10-20 gradë gjermane.Me të drejtë qytetarët kërkojnë të dinë se cilat janë kompanitë që tregtojnë ujë të kontaminuar. Por Top Channel bëri një investigim për të zgjuar Autoritetin Kombëtarë të Ushqimit, i cili ka për detyrë të bëjë këto analiza të thjeshtë që bëmë edhe ne. Kështu po ky autoritet ka për detyrë të bllokojë këto kompani që dëmtojnë shëndetin e njerëzve./Top Channel

Uji i ambalazhuar në Shqipëri me mbetje fekalesh Read More »

Habit zv.Presidenti i PE: Mos e bëni hero Kaçifas, dy gjëra po u them grekëve…

Dimitrios Papadimoulis, zv/ presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së Ciprasit, kryeministrit Aleksis Cipras, ndonese i ka cilesuar te papershtatshme deklaratet e kryeministrit Rama per vrasjen e minoritarit Kacifas, ka kerkuar qe ai te mos trajtohet si hero.

Dimitrios Papadimoulis, zv/ presidenti i Parlamentit Europian dhe deputet i partisë së Ciprasit, kryeministrit Aleksis Cipras, ndonese i ka cilesuar te papershtatshme deklaratet e kryeministrit Rama per vrasjen e minoritarit Kacifas, ka kerkuar qe ai te mos trajtohet si hero. papadimoulis-omada-alithias

“Greqia si anëtari më i vjetër i familjes evropiane në Ballkan dhe më i fuqishëm dhe më i pasur, duhet të udhëheqë në mënyrë që rrethana të tilla te trishtuara të trajtohen me kujdes dhe seriozitetin e duhur. Ajo që tani ka rëndësi është te ulen tonet, për të ndaluar lojen politike nga të dy anët e kufirit dhe për të siguruar pjesëmarrjen aktive greke për të sqaruar rrethanat në të cilat u vra Konstantinos Katsifas ” thote ai per mediat greke.

“Natyrisht ky njeri kishte pikëpamje ekstreme, me sa duket kishte kallashnikovin dhe qëlloi dhe të gjithë në Tiranë apo Athinë jane kundër dhunës kudo që ajo vjen ajo, dhe kundër luftës së armatosur për të arritur objektiva politike, nuk duhet të bejme hero nje njeri, per ne është prioriteti i parë, dhe unë i them shtetit grek dhe shoqërisë greke, dy gjëra: së pari të sqarohet nëse Katsifas mund të neutralizohej pa u vrarë dhe e dyta te shmanget ky ping pong aciditeti dhe deklarata qe përkeqësojne marrëdhëniet dhe jetën e minoritetit grek në Shqipëri, “tha ai.

Habit zv.Presidenti i PE: Mos e bëni hero Kaçifas, dy gjëra po u them grekëve… Read More »

Skadon afati për dekretin e Metës, Shqipëria pa Ministër të Brendshëm

Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta tha të premten në mbrëmje se ende nuk ka marrë një vendim për të dekretuar ministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshi, të propozuar nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për portalin informative “Syri.net”, zoti Meta nuk ngurroi të merrte dhe shembullin e presidentit italian, i cili pak muaj më parë vuri veton ndaj dekretimit të një prej ministrave të qeverisë së re të dalë nga zgjedhjet. Presidenti Meta komentoi dhe ngjarjen e Bularatit ku një minoritar mbeti i vrarë gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, duke u shprehur se “ajo është një ngjarje e provokuar” e cila sipas tij, “synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptaro-greke”.

Kushtetuta e vendit i lë Presidentit 7 ditë kohë afat për emërimin e një ministri. Ky afat skadoi mesnatën e së premtes. E megjithatë Kreu i Shtetit, Ilir Meta, tha se ai “do të gjejë mënyrën e duhur për t’u shprehur në kohën e duhur”, duke shtuar se nuk do të ndikohet nga askush dhe nga asgjë as nga orët dhe sekondat, ndërsa nuk u shpreh se cilat ishin pengesat që e kishin detyruar të kërkonte kohë për të marrë një vendim. “Presidenti ka për detyrë të ushtrojë të gjithë përgjegjësitë e tij kushtetuese për të krijuar bindje të plotë për çdo propozim që i bëhet për dekretim. Presidenti nuk mund të hedhë firmën për dekrete formale, sepse do të ishte papërgjegjshmëri. Aq më tepër për një detyrë të tillë, e cila në momentin aktual kërkon akoma edhe më shumë përgjegjësi dhe vëmendje”, nënvizoi zoti Meta

Kushtetuta në asnjë rresht të saj nuk parashikon shprehimisht, raste të mos dekretimit të një propozimi për emërimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar. Vitin e shkuar, ish presidenti Bujar Nishani, i cili u shfaq publikisht kundër propozimit për emërimin e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, pranoi megjithatë se nuk kishte kompetenca për ta refuzuar atë. Por zoti Meta bëri mbrëmë një tjetër interpretim. “Kushtetuta është shumë e qartë: Presidenti ka përgjegjësi për çdo firmë që hedh. Përndryshe, Presidenti nuk do ta kishte këtë mundësi dhe këtë instrument konfirmimi, verifikimi, kontrollimi, dhe garantimit të integritetit të çdo ministri. Ndaj dua të them që çdo President ka për detyrë që me veprimet e tij, apo me mos veprimet e tij, të marrë përgjegjësinë e duhur publike dhe të tregojë përgjegjshmëri maksimale. Kështu që në këtë drejtim, askush të mos ketë dyshime që unë, përgjegjësitë e mia, sidomos, në këtë situatë do ti ushtroj në mënyrë mjaft maksimale dhe mjaft kurajoze”.

Zoti Meta madje duket se paralajmëroi refuzimin e emrit të zoti Lleshi, kur ju referua rastit të Italisë, pak muaj më pare, kur do formohej qeveria e te e dalë pas zgjedhjeve dhe “ku presidenti ka të njëjtat kompetenca dhe mendonte që një profesor i ekonomisë që e kishin propozuar për ministër të ekonomisë, rrezikonte me idetë e tij të cenonte objektivat e Italisë dhe prezencën e saj në Euro tha që nuk e firmos. Tha të bëhet ministër të zyra për Europën dhe u bë. Askush nuk mund ta detyrojë presidentit të firmosë apo të konfirmojë një emër për një detyrë të tillë kushtetuese, të cilën atij ja jep Kushtetuta, jashtë bindjes së tij”.

Kreu i Shtetit komentoi dhe ngjarjen e së dielës së shkuar në fshatin Bularat, ku 35 vjeçari Kostantinos Kacifa, pjesë e minoritetit grek në jug të vendit, mbeti i vrarë gjatë një shkëmbi zjarri me forcat. Zoti Meta u shpreh se ajo “është një ngjarje e rëndë, sepse është një ngjarje e provokuar”. Kjo është hera e parë që një përfaqësues i lartë shtetëror bën një përkufizim të tillë për ngjarjen e cila rindezi tensioned mes dy vendeve. Pikërisht për këtë, sipas zoti Meta “është detyrë e institucioneve që të bëjnë një hetim shterues, që të gjejnë qëllimet, prapavijën e saj nëse ka një të tillë. Por padyshim është një ngjarje, e cila synon të krijojë një acarim artificial të marrëdhënieve shqiptaro-greke, që nuk është hera e parë që ndodh. Që të duket sikur ka tensione, çështje, sikur ka probleme të mëdha mes Shqipërisë dhe Greqisë. Që natyrisht ka disa probleme, por ka përpjekje për t’i amplifikuar ato, sepse ndërkohë interesat e bashkëpunimit janë shumë herë më të mëdha”, theksoi ai.

Presidenti Meta foli me një gjuhë të ashpër ndërsa u pyet për sulmet që ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri pak ditë më parë ndaj tij. “Po ç’koment mund të kem unë për një delinkuent që mbyti me drogë, jo vetëm Shqipërinë, por edhe Europën”. Pozicionimi i tij është në fakt një sulm i drejtpërdrejtë dhe ndaj kryeministrit Rama. Një sulm i përforcuar dhe me kritikat ndaj qëndrimit që qeveria ka mbajtur ndaj ish oficerit të policisë Dritan Zagani i cili ishte i pari që denoncoi lidhjet që sipas tij zoti Tahiri kishte patur me Habilajt. “Nuk duhej ta kishin shkarkuar Zaganin, që ishte një kuadër i Policisë dhe shumë i trajnuar edhe nga partnerët ndërkombëtarë dhe ta detyronin që të shkonte në azil në Zvicër dhe ata më pas të arrestoheshin nga anti-mafia në Itali”, u shpreh zoti Meta.

Një qëndrim tërësisht të kundërt, Kreu i Shtetit pati për ministrin e Brendshëm të dorëhequr, Fatmir Xhafaj, për të cilin tha se “tregoi një vullnet për të ecur në këtë drejtim, pavarësisht nga vështirësitë dhe rrethanat e komplikuara”. /VOA/

Skadon afati për dekretin e Metës, Shqipëria pa Ministër të Brendshëm Read More »