Aktualitet

92% e grave pro mbylljes së basteve dhe lojërave të fatit

Gjatë një takimi të zhvilluar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit me gra dhe vajza të këtij qyteti, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant balla deklaroi se 92% e grave e kanë mbështetur nismën për mbylljen e pikave të basteve dhe lojërave të fatit.

“E vërteta është që 92% e grave dhe nënave e kanë mbështetur këtë vendim që kemi marrë sot. Vëmendja jonë është tek familja dhe e kemi pasur këtë kërkese prej pjesës më të madhe të grave dhe nënave, për t’i dhënë fund kësaj mortje. Në fakt, funksionimi i këtyre lojërave të fatit na kishte shkatërruar vit pas viti me dhjetëra e mijëra familje”, – u shpreh Balla.

Më tej, deputeti socialist nuk harroi të dërgonte mesazhe drejt opozitës, duke deklaruar se Partia Socialiste ndryshon nga opozita, për shkak se ajo e para vëmendjen e ka që të luftoi krimin, ndryshe nga opozita.

“Pjesa më e madhe e pronareve të këtyre kompanive, ishin persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale. Ja ku ndahen ata që e kanë betejën me krimin, nga ata që krimin e kanë thjeshtë një alibi. Nuk është larg 2009-ta dhe se si Lulzim Basha nxori nga burgu kriminelët për intimidimin e qytetarëve të Elbasanit”, – përfundoi Balla.

Sipas Ballës, Partia Demokratike duhet të ishte e pranishme sot në Kuvend për të miratuar ligjin për mbylljen e basteve dhe lojërave të fatit, si një qëndrim për të mirën e vendit./atsh

92% e grave pro mbylljes së basteve dhe lojërave të fatit Read More »

Gjirokastër, klientët trajnohen për leximin e faturave

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka zhvilluar trajnimin e radhës për klientët në qytetin e Gjirokastrës.

Ky trajnim ka për qëllim rritjen e kontrollit dhe standardit të leximit të faturave. Integrimin në një platformë të vetme: Faturim dhe Arkëtim. Dhe përshpejtimin në kohë dhe cilësi për zgjidhjen e kërkesave dhe ankesave.
Sipas OSHEE-së, qëllimi final është klienti, si përfitues kryesor. /atsh

Gjirokastër, klientët trajnohen për leximin e faturave Read More »

11 ‘koka’ të policisë shqiptare dhe italiane në konferencë, kanë arrestuar një mësues pedofil

Këta zyrtarë të lartë të policisë shqiptare dhe asaj italiane kanë dalë në konferencë të përbashkët për shtyp.

Konferenca ishte lajmëruar më herët dhe shumë prisnin ndonjë arrestim të bujshëm në vazhdën e arrestimeve të fundjavës por e gjithë kjo dalje, ka qenë për të njoftuar se është arrestuar një i kërkuar në Itali.

I arrestuari është Masimiliano Masimilliano Croce, 45 vjeç, banues në Romë.

“Nga viti 2007-2014, shtetasi italian ka kryer krime kundër të miturve, abuzime, pedofili.

Gjatë periudhës së këtyre krimeve ka shërbyer si mësues për jetimët në Romë.

Pas shkëmbimit të informacionit, u lokalizua dhe arrestua autori në një banesë me qera në Tiranë pasi i fshihej drejtësisë prej 4 vitesh”, tha Edi Merkaj, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale.

“Policia italiane ka krijuar një njësi operative me iniciativë të projektit që merret me kërkimin e njerëzve të kërkuar nga drejtësia italiane.

Në këto rrethana, bashkëpunimi me Shqipërinë ishte eficent, shpresojmë që të jetë në vazhdin e një bashkëpunimi më të mirë”, tha ndërkaq komisari italian.

Deklaratë e PLOTË e përbashkët për mediat e Policisë së Shtetit dhe Policisë Italiane – Edi Merkaj, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale:

Jam sot këtu në këtë deklaratë për media së bashku me kolegët e mi nga Policia italiane, për t’ju bërë më dije një tjetër operacion të përmbyllur me sukses:

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e përbashkët me Policinë italiane duke arrestuar në Tiranë një shtetas italian, i cili ishte i dënuar nga gjykata atje për krime ndaj të miturve.

Operacioni u krye në bashkëpunim të ngushtë mes Policisë së Shtetit me Shërbimin Qendror Operativ në Drejtorinë e Përgjithshme Antikrim, skuadra e lëvizshme e kuesturës së Romës dhe Zyra e Interforcës pranë Ambasadës Italiane në Shqipëri. Hetimi ka nisur në mes të muajit Tetor dhe u mbyll me sukses në më pak se 15 ditë, falë bashkëpunimit intensiv ndërmjet agjencive tona dhe atyre italiane.

Shtetasi i arrestuar quhet Masimilliano Croce, 45 vjeç, nga Ciampino, Romë, i diplomuar për pedagogji për të mitur.

Sipas vendimit të gjykatës italiane, ky shtetas, në periudhën 2007 – 2014 ka kryer krime kundër të miturve, abuzime me fëmijë, pedofili. Në vitin 2017 është dënuar nga kjo gjykatë me vendim të formës së prerë, me 16 vite burg, për veprën penale “Dhunë seksuale ndaj të miturve”. Ky shtetas, gjatë periudhës së kryerjes së këtyre krimeve, ka shërbyer si mësues komuniteti për fëmijët e varfër dhe jetimë, në provincat e Romës dhe në qytetin e Romës.

Pas shkëmbimit të informacionit në kohë reale midis kolegëve italianë dhe Drejtorisë Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminale, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i autorit, i cili fshihej në një banesë me qira në një zonë periferike të Tiranës. Autori i arrestuar i fshihej drejtësisë italiane prej më shumë se 4 vitesh.

Operacioni i kryer është rrjedhojë e bashkëpunimit shumë të mirë mes dy vendeve, dhe tregon edhe njëherë rritjen e besimit reciprok mes palëve.

Policia e Shtetit është e angazhuar ndërkohë që prej mesit të muajit Shtator, siç jeni njohur, në një operacion të gjerë për kontrollin e territorit të koduar “Ndëshkimi i të fortëve”. Mbi 300 persona me precedentë dhe të skeduar janë arrestuar për disa javë në këtë kuadër, mes tyre mbi 160 vetë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Policia e Shtetit gjen rastin të përsërisë apelin për çdo qytetar të kontribuojë për rritjen e parametrave të sigurisë, mbrojtjen e rendit, qetësinë publike, respektimin e ligjit nga të gjithë, për vendosjen e autoritetit të shtetit duke telefonuar për çdo problematikë në numrin falas 112./korrieri

11 ‘koka’ të policisë shqiptare dhe italiane në konferencë, kanë arrestuar një mësues pedofil Read More »

Rama përmbush betimin e tij, miratohet ligji për mbylljen e lojërave të fatit

Me 75 vota pro Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin për mbylljen e lojërave të fatit, basteve sportive dhe kazinove.

Pas një debati të gjatë publik por edhe politik, si një betim i Kryeministrit Edi Rama, tashmë duket se çdo gjë ka marrë fund.

Deri në 31 dhjetor të këtij viti të gjitha pikat e basteve dhe aktivitetet e lojërave të fatit do të mbyllin biznesin e tyre.

Rama përmbush betimin e tij, miratohet ligji për mbylljen e lojërave të fatit Read More »

Nuk keni aplikuar akoma për Lotarinë Amerikane? Ambasada: Plotësojeni…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë sot një këshillë për plotësimin e Lotarisë Amerikane për këtë vit.  Me nje shenim ne faqen e vet ne Facebook, ambasada amerikane kujton gjithe te interesuarit ta plotesojne vete formularin dhe te mos paguajne apo besoje asnje tjeter.

“Plotësojeni vetë formularin tuaj. Lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit 👉https://bit.ly/2l7myjg dhe shihni këtë video që ju tregon në shqip hap pas hapi si të plotësoni formularin tuaj 👉 https://bit.ly/2RC6zZI“- shkruan ambasada.

SHIKONI VIDEON KETU

Nuk keni aplikuar akoma për Lotarinë Amerikane? Ambasada: Plotësojeni… Read More »

Zbulohet emri, ky është polici i Antidrogës që sinjalizoi për GPS në makinën e grupit kriminal/korrieri

Është publikuar emri i policit, që dekonspiroi operacionin antidrogë të uniformave blu. Sipas dosjes së Prokurorisë, nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bledar Koçi, punonjës në Sektorin Kundër Narkotikëve në Policinë e Fierit, ka ndihmuar anëtarët e grupit kriminal dhe konkretisht nëpërmjet shtetasit Hajri Seferi, duke shfrytëzuar të dhënat dhe pozicionin e punës së tij, shkruan ‘panorama’.

Prokuroria thotë se ka të dhëna se personi në fjalë ka pasur informacion për shkak të detyrës dhe ka mbajtur të informuar për lëvizjet e organeve hetimore shtetasin Hajri Seferi dhe anëtarët e grupit të tij.

Madje, veprimet e tij kanë sjellë pasoja në hetimin, duke vështirësuar punën e grupit, ku ndër të tjera, pasi i është vënë GPS, audio-lokalizuese, në automjetin e Hajri Seferit, Bledar Koçi e ka informuar lidhur me instalimin e kësaj pajisjeje.

Pajisja më pas u zbulua nga të dyshuarit, disa ditë pasi ishte vënë dhe për këtë arsye Policia u detyrua ta çinstalonte.

Zbulohet emri, ky është polici i Antidrogës që sinjalizoi për GPS në makinën e grupit kriminal/korrieri Read More »

Mbeten në burg ish-deputetët e PS-së, avokati: Proces skandaloz

Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Gjyqtari Bip Ndreca ka lënë në fuqi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ të dhënë më herët për ta. Dy ish deputetët socialistë kërkuan më herët veçimin e dosjes së tyre nga ajo e grupit të strukturuar kriminal, por gjykata ia refuzoi kërkesën, duke i lënë në hetim si pjesë e të gjithë grupit.

Pas vendimit, avokati i ish-drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Çuko dhe ish-deputetit Ndoka, Maks Haxhia, e cilësoi një proces skandaloz dhe antiligjor.

Maks Haxhia: Fatkeqësisht ju sot nuk ishit në sallë dhe ky ishte një skenar i mirërregulluar dhe mirëfunksionuar. Juve fillimisht u dhënë informacion nga Prokuroria, ju atë informacion e hodhët në opinion. Por po të ishit sot në sallë do të krijoni një opinion tjetër. Proces më skandaloz, qesharak dhe antiligjor nuk kam parë ndonjëherë në 37 vjet të karrierës sime.

Pyetje: Ku qëndron paligjshmëria?

Haxhia: Së pari, ligji thotë që çdo i arrestuar trajtohet veç e veç. Atje janë futur 44 veta në sallë dhe imagjinoni si ka shkuar procesi. Por ajo çfarë ishte më qesharakja që na bën ne katërcipërisht të bindur që ky proces është i montuar nga prokuroria ose dhe më poshtë se prokuroria, është prezantimi i vendimit të gjyqtarit të çështjes, i cili në mes të seancës deklaroi se “unë nuk e kam ditur që zonja Mimoza Ndoka ka qenë me fëmijë të vogël dhe i është çuar dhe fëmija për ta ushqyer gjatë kësaj kohe që ka qëndruar. Një gjyqtar kur merr një proces e sheh me kujdes në të gjithë detajet e saj. Veç saj ishin dhe tre të moshuar ku vetë ligji thotë: Ndalohet caktimi i masës së arrestit me burg personat që janë mbi 70 vjeç dhe për gratë që kanë fëmijë të mitur”. Duke ditur këtë, gjykata vetëm ka marrë flashin nga prokuroria dhe e ka futur në kompjuterin e vet.

Pyetje: Akuzat?

Haxhia: Akuzat janë një episod tjetër më skandaloz, lidhen persona që as nuk njohin njëri-tjetrin.Lidhen persona që arrin deri aty sa thotë, unë akuzohem se kam prona por unë nuk kam asnjë pronë. Një të arrestuare aty i thonë ti kryer favore në emër të atij që është burri yt, një që nuk kishte lidhje. Kjo është qesharake, çfarë martese fiktive nga drejtësia! Gjyqtari e ka marrë çështjen në 20 dhe ka dhënë vendimin në 21 kur vetë çështja ka 13 fashikuj, dhe ne nuk e kemi studiuar dosjen vetëm jemi nisur tek vendimi dhe ca telefonata që kemi parë lidhur me të pandehurit. Unë isha avokati i zotit Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Janë montuar fakte dhe i janë servirur opinionit dhe juve që nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën. Përgjimet flasin për periudha kohore në 5-6 muaj ata i paraqesin sikur janë në 10 ditë. Ndaj kërkova të ishit ju në proces. Fakti që gjykata refuzoi që ju të ishit të pranishëm në proces më krijoi bindjen që jemi para një procesi të montuar.

Në revoltim e sipër u hodhën dhe pretendime se politika është në mes, ne jemi “kurbanët e integrimit”.Gjithë kjo bëhet për shoë për ti treguar botës se u kap një grup i strukturuar kriminal që nuk ka të bëjnë fare me njëri-tjetrin, vepra konkrete për të cilat akuzohen.

Sipas materialit që ka dhënë prokuroria ka një ndërhyrje përmes shoferit të zotit Çuko kur ishte Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve për të transferuar një të burgosur nga Burreli në Peqin. Vetë Çuko, po të shikoni dhe bisedat telefonike, i është drejtuar drejtorit të burgut që në asnjë mënyrë nuk duhet lëvizur ky se këtu konstatoj pislliqe.Procedura ka filluar me 20 mars, Çuko e ka pezulluar dhe nuk e ka bërë këtë transferim. Në 9 korrik është bërë transferimi sepse personi që ishte i burgosur dhe një person tjetër kanë denoncuar një oficer policie që sot ndodhet në burg dhe për shkak të procedurave që është praktikë pune në burgje, kur kallëzohet një oficer policie është e detyrushme për komandën e burgjeve të bëjë transferimin. Çuko ka dhënë me shënim që urdhërohet transferimi i këtyre për arsye sigurie. Nuk ka mundësi të jepet ryshfeti në mars dhe transferimi të bëhet në korrik. Prokuroria nuk jep data qëllimisht.

Mbeten në burg ish-deputetët e PS-së, avokati: Proces skandaloz Read More »

Nesër mot me surpriza, dëborë dhe temperatura të ulëta

Do të përballeni me një rënie të ndjeshme të temperaturave ditën e nesërme. Ndërsa duket se do të kemi vlera ekstreme, në zonat malore në veri të vendit, mund të ketë reshje dëbore. Sipas IGJEUM: Sot pasdite dhe nesër reshjet priten të dobëta ose lokalisht të dobëta. Në veri, në lartësitë mbi 1.500 metra, mund të ketë reshje të dobëta dëbore.

TEMPERATURAT/ Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: Në bregdet: 8/21 °C; Në vendet e ulëta: 8/20 °C; Në vendet malore: 1/14 °C. ERA/ Sot pasdite dhe nesër, era do të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.

Nesër mot me surpriza, dëborë dhe temperatura të ulëta Read More »