Aktualitet

Historia e Dajanës, vajza që do ju bëjë të qajë me lot(Video)

Vajza 13-veçare lutej të kishte një jetë normale si moshatarët e saj. Lutja u dëgjua nga “Shqiptarët për shqiptarët”.

Të vetmin që mund të kujdeseshin për të ishin gjyshi dhe gjyshja sepse prindërit nuk i kishte njohur kurrë. Ajo kishte nevojë të menjëhershme për operacion sepse çdo ditë që kalonte kthehej në rrezik për të, masa tumoriale që i ishte shfaqur kur ishte e vogël nuk lejonte rritjen e saj.

VIDEO

Gjyshja, shokët e klasës dhe mësuesja e saj Vera Zaho kërkuan ndihmën e emisionit të shqiptarëve të cilët reaguan menjëherë duke i mundësuar operacionin dhe duke i shpëtuar jetën.

Elvis Naçi në vizitën surprizë që i bëri në banesën e saj solli me vete edhe ambulancën.

Vajza u operua gjashtë orë rresht nga një ekip me mjekë të huaj dhe shqiptarë.

Ndërhyrja ishte e komplikuar por fatmirësisht gjithçka përfundoi me sukses të plotë. Dajana është vajzë e fortë dhe e përballoi trimërisht gjithë fazën pas operacionit, madje mblodhi forcat dhe erdhi në studion e shqiptarëve për të na ngrohur zemrat duke na thënë se tashmë ndihej si çdo vajzë moshatare e saj.

Dajana ka marrë mijëra komente dhe mesazhe inkurajuese nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit pasi historia e saj bëri jehonë dhe preku shumëkënd.

Historia e Dajanës, vajza që do ju bëjë të qajë me lot(Video) Read More »

Sërish tërmete të forta, epiqendra në thellësinë e detit Jon

Pas tërmetit të fuqishëm që ra mbrëmë në ishullin Zakyntho në Greqi, tre tërmete të tjera kanë rënë pasditen e sotme. Epiqendra ka qenë sërish në detin Jon.

Sipas Institutit grek të Sizmiologjisë, rreth orës 16:07 janë regjistruar lëkundje me magnitudë 4.7 me epiqendër në detin Jon në një thellësi prej 10 kilometra nën tokë. Tërmeti është ndjerë në Zakyntho, Patra dhe Athinë.

Në orën 16:35 ka rënë një tjetër tërmet me magnitudë 4.1, epiqendra sërish në thellësin e detit Jon. Në orën 16:48 janë ndjerë sërish lëkundje sizmike me magnitudë 3.8. Tërmeti është ndjerë në këto 3 qytete të Greqisë. Mediat greke nuk kanë raportuar për persona të lënduar, as për dëme materiale.

Sërish tërmete të forta, epiqendra në thellësinë e detit Jon Read More »

Asnjë produkt shqiptar i kthyer mbrapsht në dogana

Në kuadër të sigurisë ushqimore, Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “nga qindra mijëra ton prodhime vendase të eksportuara nuk na është kthyer mbrapsht një kg i vetëm për çështje sigurie”.

Në prezantimin e programit të ri IPARD, Kryeministri Edi Rama u ndal te siguria ushqimore e produkteve shqiptare që shkojnë për eksport.

“Patjetër që ka probleme të trashëguara me sigurinë ushqimore, por kurrë më parë nuk ka qenë më shumë nën kontroll se sa është sot”, tha Rama./atsh

Asnjë produkt shqiptar i kthyer mbrapsht në dogana Read More »

Zv.ministrja publikon shifrën e frikshme: Nga i janari janë arrestuar të paktën 2 persona në ditë…

Zv.ministrja e Drejtësisë, Teuta Vodo ka deklaruar gjatë emisionit “Debati në Channel One”, se nga 1 janari deri sot janë arrestuar 498 persona për vepra të ndryshme penale ose sipas llogaritjeve janë arrestuar afërsisht 2 persona çdo ditë. Në një panel me ish-drejtues të policisë dhe gazetarë të kronikës së zezë, Vodo shtoi se si asnjëherë Shqipëria nuk e ka goditur krimin kaq fort si gjatë kësaj periudhe që është dhe pjesë e taks forcës së ngritur enkas për këtë qëllim me emrin “Forca e Ligjit”.

Në fakt ky është numri më i lartë i arrestimeve që ka ndodhur në Shqipëri në një periudhë të ngjashme kohore. “Jo çdo rast arrestimi do arrijë në vendim të formës së prerë por duhet thënë se në krahasim me vitet e tjerë ne kemi rritur forcën goditëse ndaj krimit” tha Vodo. Ndërkohë Vodo shtoi se pritet që numri i tyre të shtohet në të ardhmen. Ndërkohë numri dy i ministrisë së drejtësisë shpjegoi edhe perceptimin e publikut për këto aksione.

“Të gjitha këto aksione në terma afatshkurtër janë kundër interesit të qeverisë. Sa më shumë ne të organizojmë të tilla aksione aq më shumë rritet perceptimi që në vend ka korrupsion dhe krim. Nëse do shikonim në terma elektoralë do na interesonte më shumë që të mund të mbanim në një profil më të ulët duke mos marrë asnjë nismë” sqaroi Vodo. Edhe pse goditja ndaj krimit javën e fundit është një proces që është përshëndetur nga masa e publikut ajo që mbetet shqetësim është mungesa e godtjes së peshqve të mëdhenj ose ndaj zyrtarëve të lartë.

Të ftuarit në panel thanë se publiku pret goditjen e atyre që quhen peshq të mëdhenj dhe jo zyrtarë të rangut të ulët. Edhe pse e mbështet operacionin e policisë, ish-drejtori në Policinë e Shteteit, Arjan Hoxha, tha se një pjesë e policisë është e politizuar dhe e papaftë prandaj nuk beson se do ketë sukses.

Zv.ministrja publikon shifrën e frikshme: Nga i janari janë arrestuar të paktën 2 persona në ditë… Read More »

Studimi ndërkombëtar i nxjerr shqiptarët të varfër, por ka diçka që duhet të krenohemi

Paratë nuk janë gjithçka në jetë. Kjo shprehje duket se vlen shumë për shqiptarët, pasi këtë tregon një studimi i Gallup. Ndonëse jetojnë në një ndër shtetet më pak të zhvilluara të Europës, shqiptarët dinë të shijojnë jetën dhe nuk u mungojnë emocionet e mira. Raporti “Emocionet Globale 2017”, nxjerr Shqipërinë si një ndër vendet më pozitive në botë, me 51% të personave që përjetojnë më shumë ndjesi pozitive se negative, për vitin e shkuar.

Vendi ynë renditet në vendin e 50 në listën e më pozitivëve në botë, nga 142 ekonomi të studiuara. Vendet që kryesojnë në këtë studim, janë ato latine, Paraguaji, Kosta Rika, Panama, të cilat duket se ‘ua bëjnë qejfin vetes’. Ndërsa të fundit të listë, janë vendet kryesisht me konflikte, përkatësisht Jemeni, Turqia, Iraku.

Në Ballkan, rezultatet janë të ngjashme, me një nivel më të ulët duket të jetë vetëm Maqedonia. A e dini se 70% e sjelljes njerëzore bazohet në emocione dhe jo arsye? Ndërsa matjet si papunësia dhe PBB-ja ndihmojnë në përcaktimin e disa aspekteve të shëndetit të një shoqërie, pothuajse asnjë të dhënë në nivel makro nuk ekziston në gjendjen emocionale të një vendi.

Studimi i ndërmarrë nga Gallup, priret të fokusohet pikërisht në sjelljet e njerëzve të një vendi dhe bazohet në pyetjet që iu janë bërë njerëzve kudo në botë rreth respektit për të tjerët dhe vetes, çfarë mësojnë dhe a u intereson ajo, a qeshin shpesh, a shijojnë ditët e jetës së tyre çdo ditë etj. Ndërsa për të kapur ndjesitë negative pyetjet bazoheshin në dhimbjet e përjetuara, shqetësimet, stresi etj.

Shqipëria është më pozitivja në rajon. Kryeson me 51% të shfaqjes së pozitivitetit në jetën e përditshme, ndiqet nga Maqedonia me 47 %, Mali i Zi 46 %, Serbia me 42 %, Bosnja dhe Hercegovina me 41 % dhe Kosova me 41%, e listuar në fund.

Gallup mat emocionet e përditshme në 142 vende duke i pyetur njerëzit nëse ata kanë përjetuar pesë emocione pozitive dhe pesë emocione negative një ditë më parë. Pesë përvojat negative përfshijnë zemërim, stres, trishtim, dhimbje fizike dhe merak. Pesë përvojat pozitive përfshijnë të ndihesh i çlodhur, i trajtuar me respekt, i gëzuar, i qeshur, duke mësuar ose duke bërë diçka interesante. Vendet me më pak dhe më shumë emocione janë të bazuara në renditjen e mesatareve të përgjigjeve “po” për të gjitha pyetjet.

Në mënyrë të veçantë, pyetjet në lidhje me emocione pozitive dhe negative formojnë përkatësisht indekset pozitive dhe negative të Gallup. Të dy indekset synojnë të matin se si njerëzit jetojnë jetën e tyre – në krahasim me mënyrën se si njerëzit shohin jetën e tyre./Monitor

Studimi ndërkombëtar i nxjerr shqiptarët të varfër, por ka diçka që duhet të krenohemi Read More »

Parashikimi i motit, e premte, 26 tetor 2018

Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin deri në orët e pasdites, më pas shtim vranësirash mesatare dhe të dendura më të theksuara do të jenë në zonën e jugut dhe veriperëndim.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në orët e vona të mbrëmjes do të ketë reshje shiu të dobëta në veriperëndim dhe jugperëndim. Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim 1-18 m/sek., erë me rrahje dhe relativisht intensive përgjatë vijës bregdetare dhe zonat e ulta pranë tyre prej orëve të pasdites. Deti parashikohet i forcës 3-4, me lartësi vale 1,5 – 2,2 metra./atsh

Temperaturat parashikohen: 

QYTETETTemperaturat në °C
Shkodër6/20 diell re
Kukës2/19 diell
Lezhë4/21 diell re
Dibër2/17 diell
Durrës7/23 diell
Tiranë5/24 diell
Elbasan4/24 diell
Berat3/25 diell
Vlorë5/22 diell re
Korcë2/19 diell
Gjirokastër2/22 diell re
Sarandë7/22 diell re

Parashikimi i motit, e premte, 26 tetor 2018 Read More »

Ekologjistët japin alarmin: Fusha e plehrave, bombë mjedisore

Zërit të banorëve të Fierit kundër fushës së mbetjeve në Sheq, i bashkohen edhe ekologjistët. Ata kërkojnë që sa më shpejt kjo fushë të mbyllet dhe të rehabilitohet sepse është kthyer në një bombë të rrezikshme për mjedisin.

Në vitin 2015 Bashkia Fier shpall emergjencën mjedisore në vend-depozitim. Pavarësisht kësaj kjo fushë vazhdon të mbes si stacioni i vetëm që mbledh mbetjet urbane të Fierit. Banorët e lagjes Sheq janë të detyruar të jetojnë me plehrat. Ndërsa ata që patën gjendjen më të mirë ekonomike janë shpërngulur në një tjetër banesë.

Mungesa e izolimit të fushës së plehrave bën që një reshje shiu të shkarkojë në lumin përbri që ndodhet vetëm pak metra larg të gjithë elementët toksikë. Dhe më pas ky lum i dërgon ato në det.

“Ujërat që dalin nga procesi i dekompozimit të plehrave organike në landfill prodhon ndotje të padiskutueshme. Që konsiston sidomos në drejtim të metaleve të rënda që janë aq shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Dhe nëpërmjet këtyre ujerave natyrisht ndoten edhe ujërat nëntokësore, ndotet dhe sipërfaqja tokësore nëpërmjet procesit të vaditjes dhe kjo kalon edhe në zinxhirin ushqimorë që infekton shëndetin e popullsisë. Është alarmante dhe duhet zgjidhur menjëherë”, u shpreh Lavdosh Ferruni, ambientalist.

Fusha e plehrave të Sheqit, nuk ndot vetëm ajrin dhe tokën, elementët toksikë depërtojnë deri në ekosistemin e mjedisit.

Në këtë mënyrë kjo problematike kalon nga çështje lokale në kombëtare. Duke degraduar kështu ekosistemin tonë dhe të gjithë mjedisin për rreth në qytetin e Fierit.

Ekologjistët japin alarmin: Fusha e plehrave, bombë mjedisore Read More »

1 në 4 persona të lojërave të fatit mendojnë vetëvrasjen

1 në 4 persona të lojërave të fatit kanë menduar të paktën një herë të vrasin veten, ndërsa 73 % e tyre pohojnë se përjetojnë stres dhe situata nervozizmi që i nxjerrin jashtë kontrollit.

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama solli sot statistika të ndikimit negativ të  këtij fenomeni, i cili në Shqipëri, sipas tij, janë shumë më të rënda sesa mesatarja e vendeve të tjera.

“Gati gjysma e lojtarëve, pohojnë se jeta e tyre familjare është një stres i vazhdueshëm për të gënjyer e fshehur skedina dhe përfundojnë rëndom në skandale dhe divorce. Po ashtu, 68% e lojtarëve aktivë në botën e basteve e kanë nisur lojën nga 10-15 vjeç”, – tha Rama.

Vendimin për ndalimin e pikave të basteve dhe kazinove, sipas Ramës, e mbështet mbi 70% e popullsisë, por e mbështesin 92% e grave shqiptare.

“Domethënë nuk ka të majtë apo të djathtë. Ky është një vendim që shkon përtej të gjitha dallimeve të politikës dhe të debatit të përditshëm politik apo shoqëror në Shqipëri”, – tha Rama. /atsh

1 në 4 persona të lojërave të fatit mendojnë vetëvrasjen Read More »