Aktualitet

Kush është Avokati i ri i Shtetit, vëllai i ish-ministres së Ramës dhe drejtor i Soros-it

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar ditën e sotme avokaten e shtetit Alma Hicka, pa dhënë ende një motivacion të saktë për mediat. Në vend të saj numri 1 i qeverisë ka emëruar Artur Metanin. Hicka u emërua në krye të avokaturës së shtetit me marrjen e madnatit të parë nga qeveria Rama në vitin 2013.

Artur Metani, me profesion jurist është vëllai i ish-ministres Eglantina Gjermeni. Më herët Metani ka qenë këshilltar i kryeministrit Rama për sigurinë, si dhe kandidat për byronë e hetimit.

Në vitet 2000-2004 ka qenë drejtor i programeve të drejtësisë të Soros. Ndërsa në vitet 2004-2012 ai ishte këshilltar i Presidentit Moisiu dhe më pas i Bamir Topit për drejtësinë.

Pozicioni që Metani ka mbajtur së fundi ka qenë ai kreut të deprtamentit të antikorrupsionit në kryeministri.

Alma Hicka ka qenë një nga avokatet e shtetit më të sulmuara nga opozita për shkak të mbylljes së çështjes CEZ.

Sipas opozitës Hicka ka qenë në konflikt interesi për shkak se mbronte inetersat e shtetit shqiptar dhe nga ana tjetër intersat e kompanisë CEZ mbroheshin nga bashkëshorti i saj, po me profesion avokat Envi Hicka.

Po ashtu gjatë tre viteve të para të Alma Hickës në krye të avokaturës shqiptare, qeveria ka harxhuar më shumë se 6 milionë euro për të kontraktuar studio të huaja ligjore për përfaqësimin e vendit në gjykata ndërkombëtare. Në shumë raste, vendimet e Hickës për përzgjedhjen e studiove ligjore janë kundërshtuar nga ministrat e drejtësisë së kohës.

Kush është Avokati i ri i Shtetit, vëllai i ish-ministres së Ramës dhe drejtor i Soros-it Read More »

Të huajt me leje qëndrimi në Itali, mbizotërojnë shqiptarët

Në 40 qytetet të Italisë, komuniteti shqiptar përbën shumicën ndër të huajt e pajisur me leje të rregullt qëndrimi. Pas komunitetit shqiptar, renditet ai maroken, i cili përbën shumicën e të huajve të pajisur me leje në 35 qytete të Italisë. Komunitetet e tjera janë të përqendruar në më pak qytete. Sipas të dhënave që ka publikuar instituti italian i statistikave, ISTAT, komuniteti ukrainas përbën shumicën e të huajve në 5 qytete, ndërsa komunitetet e tjera janë të përqendruar në 2 ose 3 qytete.

Për të pasqyruar përqendrimin e të huajve në Itali sipas komuniteteve që përbëjnë shumicën, Il Sole 24 ka ndërtuar një hartë, sipas shumicës së qytetarëve të huaj të pajisur me leje të rregullt qëndrimi. Siç vihet re nga harta, ku komuniteti shqiptar identifikohet me ngjyrën blu, pjesa më e madhe është e përqendruar në Italinë Qendrore dhe në Veri. Ndërsa në jug ata përbëjnë shumicën vetëm në 5 qytete të Italisë. Të huajt në Itali me leje të rregullt qëndrimi janë rreth 3 milionë e 700 mijë sipas të dhënave të ISTAT. Dy komunitetet më të përhapur janë ai shqiptar dhe maroken, të cilët më vete përfaqësojnë rreth një të katërtën e totalit.

Në disa prej qyteteve më të mëdha ka përjashtime. I tillë është rasti i Milanos, ku janë përqendruar më së shumti komuniteti egjiptian, ose i Romës, e cila së bashku me Cagliari kanë më shumë të përqendruar komunitetin e filipinasve. Në provincat e Palermos dhe Venecias, qytetarët e Bangladeshit përfaqësojnë shumicën e të huajve me leje të rregullt qëndrimi. Në Firence, megjithatë, së bashku me qytetin fqinjë të Pratonit, kinezët përbëjnë shumicën e të gjithë të huajve të pajisur me leje qëndrimi. Vetëm në dy provinca shumicën e komunitetit të huaj të pajisur më shumë me leje qëndrimi, amerikanë dhe moldavë, si shumicë nga komunitet e tjera. /Monitor/

Të huajt me leje qëndrimi në Itali, mbizotërojnë shqiptarët Read More »

Ikën nga detyra Avokatja e popullit, ja kush e zëvendëson

Avokatja e Shtetit Alma Hicka shkarkohet nga detyra dhe në vend të saj emërohet Artur Metani. Emri i këtij të fundit mësohet se është propozuar nga ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ndërkaq emërimi i Artur Metanit në postin e ri është bërë nga kryeministri Edi Rama. Ende nuk dihen shkaqet e shkarkimit nga detyra të Alma Hickës. Vlen për t’u theksuar fakti që emri i avokates përmendet në një çështje me konflikt interesi, pasi bashkëshorti i saj ishte avokat i CEZ. Në një reagim të fundit në “Twitter” kryeministri Edi Rama shprehet se Alma u largua për arsye personale, duke mos kursyer sulmet ndaj mediave që i quan “kazanë”.

Kujtojmë që Alma Hicka u emërua në krye të Avokaturës së Shtetit më 5 nëntor të vitit 2013, me ardhjen në pushtet të Partisë Socialiste në koalicion me LSI. Ndërsa Avokati i ri i Shtetit, Artur Metani, ka mbajtur më parë postin e Drejtorit të Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit.

Ikën nga detyra Avokatja e popullit, ja kush e zëvendëson Read More »

Konstandinos Kacifa/ Kunati zbulon të vërtetën: Kishte planifikuar gjithçka për atë ditë…

Konstandinos Kaccifa kishte planifikuar gjithçka dhe se nuk ka pasur asnjë provokim ndaj tij. Kjo zbulohet nga një deklaratë e bërë nga kunati i tij, i cili ka folur gjithashtu dhe me nota glorifikimi për 35-vjeccarin.

Sipas kunatit, ai kishte mundësi të largohej nga kufiri në drejtim të Greqisë por ka qëndruar aty. Ishte i vendosur që të vdiste në këtë ditë të shenjtë, ka thënë kunati i ekstremistit grek pasi ai është ngjitur në lartësi dhe është kthyer sërish në fshat, ka thënë për mediat Vangjel Sakelaraqis.

Kaccifa ishte ekstremist grek dhe mbështeste idenë e aneksimit të një pjesë të territorit të Shqipërisë nga Greqia, atë të Epirit të Veriut. Kohët e fundit ai kishte shfaqur dhe shenja depresive, që pas divorcit me gruan që ka dhe një vajzë 10 vjecce.

Konstandinos Kacifa/ Kunati zbulon të vërtetën: Kishte planifikuar gjithçka për atë ditë… Read More »

Goditet me gurë autobusi me pasagjerë kosovarë, në Serbi

Një incident është regjistruar gjatë mbrëmjes, ku një autobus me pasagjerë nga Kosova është sulmuar me gurë në Krushevcë të Serbisë. Sulmi ndodhi rreth orës 22:20.

Një nga pasagjerët, Uka Halilaj pohoi për RTK-së, se të gjithë udhëtarët u tronditën nga ngjarja në fjalë.

“Kemi qene të tronditur, ne ishim duke udhëtuar me linjën Prishtinë-Austri me Agjencinë “Festimi”. Jemi ndalur pas 300 metra”, tha ai.

Goditet me gurë autobusi me pasagjerë kosovarë, në Serbi Read More »

Një ditë pas kërc.ënimeve greke, Artan Hoxhës i ndodh e papritura

Pas publikimit të fakteve të reja dhe qëndrimeve, lidhur me vrasjen e Kostandinos Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës nga forcat RENEA, duket se s’ka qetësi për gazetarin e njohur investigativ, Artan Hoxha.

Një ditë pasi publikoi disa mesazhe kërcënuese në greqisht, shqip dhe anglisht, të cilat thotë se i janë dërguar pasi postoi një koment rreth Bularatit në rrjetet sociale, Hoxha njofton se dikush ka tentuar të hapë një adresë false në emër të tij në Instagram.

“Kjo adresë në foto, nuk është adresa ime në fb! As ajo në Instagram! Unë nuk kam profil timin në Instagram! Është adresë “fake”dhe ju lutem, bëjeni raport!

I vetmi profil, që unë kam, në rrjete sociale është ky, që unë komunikoj prej vitit 2009! Flm!”, sqaron Hoxha.

Një ditë pas kërc.ënimeve greke, Artan Hoxhës i ndodh e papritura Read More »

Vlorë, pastrohen 35 km kanale kulluese në Novoselë

Ecuria e investimeve të kryera gjata vitit 2018 në Novoselë, Vlorë, si dhe problematikat që ka kjo zonë ishin në qendër të një takimi publik të organizuar nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli me banorët e Novoselës dhe fshatrave përreth.

Pjesë e diskutimit ishte edhe llogaridhënia për zbatimin e buxhetit për vitin 2018, si dhe vazhdimi i Buxhetimit me pjesëmarrje të komunitetit për vitin 2019.

Një rëndësi e veçantë i është dhënë pastrimit të kanaleve kulluese dhe vaditës në ketë zonë, ku janë pastruar rreth 35 km kanale dhe janë lëvizur me shumë se 90 mijë metra kub inerte.

“Banorët paraqitën kërkesat e tyre për buxhetin e vitit 2019. Të gjitha këto kërkesa do të shqyrtohen dhe do të parashikohen në hartimin e buxhetit 2019”, bën të ditur bashkia e Vlorës./atsh

Vlorë, pastrohen 35 km kanale kulluese në Novoselë Read More »