Aktualitet

Detaje nga marrëveshja për EMIGRANTËT ilegalë, Meloni: Fluksi mund të arrijë deri në 36 MIJË në vit!

Deri në 36 mijë emigrantë ilegalë mund të strehohen në Shqipëri, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni.

Kampi i parë i emigrantëve ilegalë nga vendet e Lindjes së Mesme, Azisë dhe Afrikës do të ngrihet në Shëngjin. Për transportin dhe akomodimin e tyre do të angazhohet Italia, ndërsa Shqipëria do të marrë përsipër ruajtjen e tyre.

Sipas marrëveshjes, emigrantët do të qëndrojnë në Shqipëri deri sa t’u procesohet kërkesa për azil në Itali.

Meloni tha se ky është një prej disa kampeve që do të ngrihen në Shqipëri, dhe se fluksi mund të arrijë deri në 36 mijë emigrantë në vit, pa përfshirë gratë dhe fëmijët.

“Flasim nëpërmjet flukseve dhe ky fluks mund të arrijë nga 3000 në muaj deri në në 36 mijë persona në vit. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit dhe gratë shtatzëna”, deklaroi Meloni gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama.

Meloni shpjegoi më tej se një prej qendrave do të ngrihet në Shëngjin.

“Juridiksionit i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening, pastaj do ketë një strukturë tjetër. Pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e kontrollimit. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme”, u shpreh Meloni.

Nga ana e tij, Rama tha se Shqipëria i ka borxh Italisë, dhe se këtë marrëveshje nuk do e kishte pranuar me asnjë vend tjetër përveç Italisë.

Detaje nga marrëveshja për EMIGRANTËT ilegalë, Meloni: Fluksi mund të arrijë deri në 36 MIJË në vit! Read More »

Rama flet për arrestimet e SPAK: Është fillimi i fundit, kjo është luftë pa kthim që do fitohet nga shteti

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se arrestimet e bëra nga SPAK të figurave të profilit të lartë janë fillimi i fundit. Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, Rama ka deklaruar kjo luftë që ka isur kundër korrupsionit është pa kthim dhe do të fitohet nga shteti. Po ashtu ai ka deklaruar se SPAK as nuk është drejtësia që ka sjell SHBA dhe as nuk është institucion i kapur prej tij.

“Tani është edhe SPAK. Çfarë keni parë në periudhën e fundit me arrestime figurash të profilit të larta është vetëm fillimi i fundit. Që do të thotë ka filluar fundi i pozicionit të privilegjuar të krimit të organizuar në zona të caktuara të Shqipërisë. Do të jetë shumë e afërt koha kur të gjitha këto vatra do shuhen. Të gjithë ata që i përkasin asaj bote dhe që do kenë kurajën të rrinë në Shqipëri se një pjesë ja kanë mbathur do përfundojnë aty ka kanë filluar të shkojnë. Këtë luftë që e kemi filluar do ta fitojë shteti dhe do ta fitojë pa kthim. Nuk ka vend demokratik pa krim, zhdukja finale përfundimtare e krimit nuk është arritur në asnjë vend, por një epokë e gjatë të fortësh me statuse speciale në botën e krimit të organizuar do mbyllet pa kthim. Nëse për krimin e organizuar përdoret shprehja bota e nëndheshme, ata do kenë bishtat e tyre, por jo mbi dhe, por nën dhe. Mbi toka e Shqipërisë do jetë e qytetarëve. Sa i takon luftës kundër korrupsionit, nuk dua të përsëris gjera që i keni dëgjuar me qindra herë. Dua të them pak gjera. Sipas meje këtu ka dy pozicione të dallueshme në mexhlisin e debatit publik. Njëri është drejtësinë e re e solli Amerika, tjetri pozicion është s’ka drejtësi të re por ka një skap që po na kap se e ka kapur Edi Rama. Të dyja këto janë të pavërteta,” tha Rama.

Rama flet për arrestimet e SPAK: Është fillimi i fundit, kjo është luftë pa kthim që do fitohet nga shteti Read More »

Deputetët e PD hyjnë me forcë në Kuvend, ‘shqyejnë’ derën e zyrës së Nikollës

Deputetët e Partisë Demokratike janë ndaluar nga Garda të hyjnë në ambientet e brendshme të Kuvendit.

Deputetët e PD janë përplasur me punonjësit e Gardës dhe kanë hyrë me forcë në zyrën e kryeparlamentares Lindita Nikolla, e cila nuk ndodhej aty për momentin.

Pamjet u shpërndanë live në rrjete sociale nga deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti.

Në video dëgjohet deputeti Flamur Noka i cili thotë ta harrojnë “po s’u plotësuan të drejtata e opozitës”.

Deputetët e opozitës kërkojnë ngritjen e komisioneve parlamentare të kërkuara prej tyre dhe pezullimin e përjashtimit të deputetëve për të lejuar Kuvendin të vijojë aktivitetin normal.

Tensionet e para nisën fillimisht mëngjesin e kësaj të mërkure ku deputetët e PD bllokuan mbajtjen e Konferencës së Kryetarëve, e cila u shty për në orën 13:00.

Në konferencën e kryetarëve pritet të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.

Deputetët e PD hyjnë me forcë në Kuvend, ‘shqyejnë’ derën e zyrës së Nikollës Read More »

Ish-kryeministri Berisha paralajmëron grevë urie: Nga parlamenti nuk largohemi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar grevë urie. Në një deklaratë për mediat, ai u shpreh se çdo opsion përfshirë grevën e urisë është i mundshëm.

Ndërsa theksoi se nga parlamenti nuk largohen, si edhe nuk e dorëzojnë Kushtetutën.

“Absolutisht! Një gjë ju siguroj ju dhe shqiptarëve, që çdo opsion, përfshi grevën e urisë, është 100 përqind i mundshëm.

Ne nuk e dorëzojmë Kushtetutën. Ne nga parlamenti nuk largohemi, por në parlament do mbrojmë të drejtat kushtetuese të deputetit, që janë njëkohësisht të drejta kushtetuese të gjithë atyre që kanë votuar opozitën”, u shpreh ish-kryeministri.

Ish-kryeministri Berisha paralajmëron grevë urie: Nga parlamenti nuk largohemi Read More »

Çfarë di Monika Kryemadhi më shumë se Ilir Meta që pret të thirret në SPAK?

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pasi mohoi se ka marrë një fletëthrrije nga SPAK dhe i quajti lajmet që qarkulluan në media banale i është përgjigjur pyetjes së gazetarëve se çfarë di më shumë bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, e cial ka deklaruar më parë se pret që të thirret në SPAK.

Meta tha se për Monikën është kthyer në rutinë shkuarja në SPAK dhe se është personi që ka dërguar më shumë çështje dhe kallzime në SPAK.

“I është kthyer në rutinë ajo punë. Nuk ka një person që ka dërguar më shumë se ajo çështje në SPA. Normale do ishte, po”, tha Meta.

Çfarë di Monika Kryemadhi më shumë se Ilir Meta që pret të thirret në SPAK? Read More »

Çfarë pritet të ndodhë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS më 4 nëntor

Partia Socialiste do të zhvillojë të shtunën e ardhshme më 4 nëntor, Kongresin e Jashtëzakonshëm.

Burime bëjnë me dije se në këtë Kongres të Jahstëakonshëm të thirrur nga kryeministri Edi rama, njëherësh kryetar i PS, pritet të zgjidhet Sekretari i përgjithshëm, vend i lënë vakant pas shkarkimit të Damian Gjiknurit në Kongresin e 4 shtatorit.

Në Kongres pritet që të votëbesohet Sekretari i Përgjithshëm i PS, ku mes kandidatëve është edhe Blendi Klosi, që më herët mbante detyrën e sekretarit organizativ do të votëbesohen për të nisur punën në postet drejtuese në parti.

Gjithashtu numri dy i partisë, Blendi Klosi do të prezantojë para delegatëve platformën për forcimin dhe organizimin e mazhorancës socialiste, si një parapërgatitje për vitin zgjedhor.

Organi më i lartë vendimmarrës i PS do të mblidhet sërish në fillim të verës së vitit të ardhshëm, i cili përpos piketave për zgjedhjet parlamentare të 2025 do të jetë një Kongres Zgjedhor, ku në mes të socialistëve do të ketë sërish ndryshime, pasi forumet e kësaj force politike do t’i nënshtrohen votës së delegatëve.

Çfarë pritet të ndodhë në Kongresin e Jashtëzakonshëm të PS më 4 nëntor Read More »

Sali Berisha humb toruan, del ‘live’ në dy televizione njëkohësisht

Ish-kryeministri Sali Berisha ka braktisur plotësisht çështjet e opozitës teksa ditët e fundit është duke u marrë me problemet personale, që mesa duket dëshiron me patjetër t’i bëjë probleme të të gjithë shqiptarëve.

Që kur SPAK i komunikoi akuzën detyrim paraqitje dhe i hodhi prangat dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, me akuzat e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit dhe pastrimit të parave (në bashkëpunim), Berisha ka zhvilluar të paktën tre konferenca disa orëshe me gazetarët dhe një deklaratë për media.

Por nevoja e Berishës për t’u justifikuar para shqiptarëve e ka shtyrë deri aty sa të “dublikohet” duke u shfaqur së fundmi edhe në dy televizione njëkohësisht.

Berisha njofton se do të jetë në intervistë televizive me moderatoren Erla Mëhilli, dhe njëkohësisht njofton se do të jetë “live” te televizioni “Syri” i Çim Pekës.

Erla Mëhilli për të kapur ekskluzive intervistën me Doktorin, që nuk ka thënë asgjë më shumë sesa konferencat e dy ditëve të fundit, ka afruar emisionin e saj në 20:30. Orari zyrtar i emisionit të Mhillit është 21:00.

Ndërkohë paradoksalisht, analisti i emisionit të Erlës, Andi Bushati ka shkuar tek Syri TV për tu përballur në një hard-talk me Sali Berishën.

Sali Berisha humb toruan, del ‘live’ në dy televizione njëkohësisht Read More »

Presidenti Begaj në Kalabri, pritja mbresëlënëse tregues për lidhjet mes Shqipërisë dhe Arbëreshëve

Presidenti i vendit Bajram Begaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Kalabri.

Ai ka vizituar kishën e Pallagorio, si dhe një komunitet të arbëreshëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj komenton mikëpritjen e komunitetit arbëresh.

Ja postimi i plotë i Begaj:

Pritja mbresëlënëse në Pallagorio, është tregues se lidhjet mes Shqipërisë dhe arbëreshëve sot, janë më të forta se kurrë!

Këmbanat e Kishës së Pallagorios që “flasin arbërisht” e që janë të drejtuara nga Shqipëria, përcjellin në mënyrë simbolike, historinë e arbëreshëve.

Më e madhja, me gdhendjet e saj, na kujton ata që emigruan në kërkim të fatit të tyre të ri, ndërsa më e vogla, na kujton gjuhën arbëreshe dhe origjinën e largët të arbëreshëve, paraardhësit e të cilëve mbërritën në malet e Kalabrisë nga ana tjetër e detit Jon.

Presidenti Begaj në Kalabri, pritja mbresëlënëse tregues për lidhjet mes Shqipërisë dhe Arbëreshëve Read More »