Aktualitet

Basha: Shqiptarët nuk kanë bukë të hanë, ju flisni për satelitë

Nuk ka forcë që të na ndalë në rrugën për ndryshim. Kështu shprehet kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një postim në Twitter ku ka publikuar edhe një pjesë të fjalës së tij në seancën plenare e javës që shkoi.

Kryedemokrati shprehet se askush nuk do ta ndalë opozitën “kundër pengesave dhe kundër status quo-së për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për shqiptarët.”

Basha në Twitter:

“Nuk ka forcë ta ndalë rrugën për ndryshim, kundër të gjitha pengesave, kundër status quo-së, për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, për çdo shqiptar.” “Llumi i tranzicionit është një dhe vetëm një, pavarësisht nëse buron nga një parti apo nga një parti tjetër.

Pavarësisht se drekon apo darkon me të njëjtët oligarkë apo aktorë të krimit të organizuar dhe përpiqet të influencojë opinion publik përmes të njëjtave ekrane, ekraneve të kapura. Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, ju bashkojnë të njëjtat gjera, Status quo-ja. Dhe status quo-ja është kjo që të flisni për satelitë ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë,” është kjo fjala që ka shkëputur Basha nga Kuvendi dhe e ka risjellë në mediat sociale.

Basha: Shqiptarët nuk kanë bukë të hanë, ju flisni për satelitë Read More »

Cfarë po ndodh?/ Ilir Meta i tr onditur: Gjendja është shumë e rë ndë, jam i shqe tësuar

Presidenti Ilir Meta deklaron se gjendja në Shqipëri është e rë ndë dhe kërkon reflektim dhe ndërhyrje urgjente nga qeveria.

Sipas tij, sundimi i l igjit, sipas organizatave ndërkombëtare është edhe pas nivelit të Afganistanit.

POSTIMI I PLOTE

Raportet e organizatave ndërkombëtare prestigjioze, konfirmojnë vit pas viti, se zbatimi i li gjit në Shqipëri po përkeqësohet në mënyrë të ndjeshme.

“Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021”, përgatitur nga World Justice Project, është tregues i gjendjes reale ku ndodhet vendi dhe një “thirrje” e fuqishme për të reflektuar dhe marrë masa për të luftuar korrupsionin dhe mundësuar një drejtësi efektive dhe të paanshme për të gjithë.

Ky Raport mat mënyrën e qeverisjes; sa i pavarur është gjyqësori; sa funksionojnë agjencitë audituese dhe sa pavarësi kanë këto organe të kontrollojnë Qeverinë; nëse zyrtarët hetohen dhe dënohen për shkelje; nëse mediat janë të pavarura; nëse zyrtarët zgjidhen sipas rregullave e procedurave të parashikuara nga Kushtetuta.

Konkluzionet e WJP konfirmojnë se Shqipëria ka korrupsionin më të lartë në Europë dhe rajon dhe se asnjë tregues nuk njeh përmirësim, por vetëm rënie të vazhdueshme në krahasim me vendet e tjera.
Sipas këtij Indeksi, nga matja e 4 parimeve universale të Sundimit të Ligjit, ai i llogaridhënies, ligjit të drejtë, qeverisjes së hapur, drejtësisë së paanshme dhe të aksesueshme, rezulton se Shqipëria ka pësuar rënie sa i takon sundimit të li gjit, duke u renditur për vitin 2021, e 83-ta nga 139 shtete, mes Suriname, Algjerisë apo Uzbekistanit.

Është për të ardhur keq, që sa i përket faktorit mbi respektimin e ligjit nga Qeveria, Shqipëria jo vetëm që renditet e 109-ta, por ka arritur të lërë pas, me 0,01 pikë, Afganistanin.

Matja e faktorit të mungesës së korrupsionit (që ka matur tregues mbi rryshfetin, ndikimin e paligjshëm, shpërdorimin e fondeve dhe burimeve publike), e rendit Shqipërinë të 105-ën, pas Ganës, Kolumbisë, Beninit, apo 0,01 pikë më mirë se Zambia, Mozambiku dhe El Salvadori.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve tanë, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, kanë humbur shpresën dhe gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre.

Jam thellësisht i shqetësuar për faktin se këto raporte, që tregojnë me vërtetësi realitetin tonë, edhe pse na konfirmojnë prej vitesh përkeqësim të vazhdueshëm, sërish nuk gjejnë reflektim tek ata që kanë përgjegjësi për të ndërmarrë masat respektive.

Nëse Parlamenti, Qeveria dhe institucionet e pavarura vazhdojnë të anashkalojnë këtë regres të pandalshëm, atëherë si do të përmirësohet zbatimi i ligjit në vend?
Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm.

Cfarë po ndodh?/ Ilir Meta i tr onditur: Gjendja është shumë e rë ndë, jam i shqe tësuar Read More »

Tiranë/ 43-vjeçari rreh efektivin e policisë

Një 43-vjeçar në Tiranë ka goditur një punonjës policie. Më pas ai është arrestuar nga kolegët e tij. Ende nuk dihen rrethanat dhe arsyen se përse 43-vjeçari e ka goditur punonjësin e policisë.

Njoftimi i policisë:

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi i shtetasit A. Gj, 43 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë të Qarkullimit Rrugor./joq

Tiranë/ 43-vjeçari rreh efektivin e policisë Read More »

A ksident i rëndë në vend/ Burrë e grua shtrirë në mes të rrugës, asnjë kalimtar për ndihmë

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Elbasan, ku një automjet dyshohet se ka përplasur një motor duke “hedhur në ajër” drejtuesin e tij dhe pasagjeren. Në videon që ilustrohet në vijim shfaqet një burrë e një grua që dergjen të shtrirë në tokë në gjendje të rëndë, ndërsa kalimtarët e rastit kanë shkuar për t’i ndihmuar.
/joq

A ksident i rëndë në vend/ Burrë e grua shtrirë në mes të rrugës, asnjë kalimtar për ndihmë Read More »

Përmbyset zetori/ Dy të p lagosur, vajza 10-vjeçare në gjendje të rëndë

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se si pasojë e rrëzimit të një zetori janë plagosur 3 persona.

Mësohet se në zetor ishin gjyshi me nipin dhe mbesën, Sipas burimeve vajza 10-vjeçare është e plagosur më rëndë dhe është dërguar në spitalin e Traumës.

(BalkanWeb)

Përmbyset zetori/ Dy të p lagosur, vajza 10-vjeçare në gjendje të rëndë Read More »

Porti i Vlorës/ Qeveria miraton kontratën e qirasë 1 euro për koncesion

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit kontratën e qirasë me vlerë një Euro, për koncesionin e ndërtimit të Portit turistik në Vlorë. Projekti u fitua nga një ‘joint venture’ me disa operatorëve pranverën e këtij viti.

Kështu bashkimit te kompanive të përbërë nga Marina di Valona”, sh.p.k., me, “Brunes”, sh.p.k., me, “Ndregjoni”, sh.p.k., dhe “Marina Projects”, do t’i kalojnë me qira për vleren 1 euro mbi 57 mijè metra katrorë pronë shtetërore, atje ku është sot porti i Vlorës, i cili do të kthehet në një port turistik.

Qiraja është 20 vjeçare ndërsa koncesionari duhet të investojë rreth 98 milion dollarë për projektin. Investimi do të duhet të përfundoje brenda 72 muajve nga data e marrjes në dorëzim të objektit dhe nxjerrjeve të lejeve përkatëse për punimet.

Sipas kontratës koncesionari duhet të punësojë mbi 100 punetorë, ndërkohë që sipërfaqja e ndërtimit do të jetë rreth 3800 metra katrorë. Me kthimin e portit të Vlorës ne Port turistik, shërbimet për përpunimin e mallrave do të kalojnë në në një port tjetër, i cili do të jepet për t’u ndërtuar me koncesion në zonën e triportit.

(Balkanweb)

Porti i Vlorës/ Qeveria miraton kontratën e qirasë 1 euro për koncesion Read More »

Keni plane për të udhëtuar në SHBA? Vjen lajmi fantastik nga Shtëpia e Bardhë

SHBA ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për udhëtarët e vaksinuar plotësisht, duke filluar nga 8 Nëntori i këtij viti.
Sipas rregullave të reja personat e vaksinuar që kanë paraqitur një test negativ në 72 orët para udhëtimit, do të lejohen të hyjnë në SHBA, duke i dhënë fund kështu kufizimeve të ashpra ndaj udhëtarëve që u vendosën vitin e kaluar.
“Kjo politikë udhëhiqet nga shëndeti publik, i rreptë dhe i qëndrueshëm,” tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Rregullat aktuale në SHBA u ndalojnë hyrjen shumicës së qytetarëve jo-amerikanë që kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë, Afrikë e Jugut, Irani dhe Brazili brenda 14 ditëve të fundit.

Keni plane për të udhëtuar në SHBA? Vjen lajmi fantastik nga Shtëpia e Bardhë Read More »

Berisha: ‘Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesinë e PD-së’

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në “Foltoren” në qytetin e Korçës e ka thënë hap[ur se Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesinë e PD-së.
Ai u shpreh se Shehaj mori 20% të votave të të gjithë demokratëve kur kandidoi për kryetar partie, ndaj mbështetësit e tij duhet ta shihnin atë në Kryesi.
“Duhet të bashkohemi. Po ju them hapur cdo njeri që largohet nga partia na pakëson. Kryetari duhet të jetë shumë tolerant, cdo njeri që nuk shkon përshtat do të gjendet mënyrë të largohet. ja unë e them këtu që Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesi sepse e votuan 20% të demokratëve që ta shikonin aty. Po ta shikosh historikun, ai që konkurruar për kryetar nuk ka dalë jashtë kryesie, ka mbetur anëtar kryesie kryesore. Sali berisha ka fituar me 75% kryetar edhe në 1991, ata që rivalizonin mbeteshin në kryesi”, tha Berisha.

Berisha: ‘Agron Shehaj e meritonte të ishte në Kryesinë e PD-së’ Read More »