Aktualitet

Mjekja që po lë Francën për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor

Janë të shumtë mjekët dhe mjeket që po rikthehen për të dhënë kontributin e tyre në sistemin shëndetësor shqiptar, jo vetëm pas përfundimit të specializimeve por edhe eksperiencës së përfituar në vende të ndryshme.

Një prej tyre është edhe Dr. Valmira, kirurge e përgjithshme e cila pas studimeve të kryera në “La Sapienza”, punon në qendrën spitalore të Pontoise, në Francë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manasterliu bën të ditur se Dr.Valmira po përgatitet të kthehet së afërmi për të punuar në sistemin tonë shëndetësor me dëshirën e madhe për të kontribuar për vendin.

Ministria e Shëndetësisë përmes një strategjie të veçantë për rikthimin e mjekëve në vendin e tyre pas specializimeve jashtë Shqipërisë, ka stimuluar me një sërë bonuse për bluzat e bardha, në mënyrë që këta të fundit të motivohen përmes një pagese të denjë, si dhe të ndajnë eksperiencën e marrë në spitalet më të mira botërore.

Mbështetja ndaj mjekëve parashikohet edhe në pr/buxhetin e 2019 për shëndetësisë. /atsh

Mjekja që po lë Francën për të kontribuar në sistemin tonë shëndetësor Read More »

Elbasan, policia operacion masiv, ‘kokat’ përfundojnë në polici

Operacion në Elbasan prej disa orësh, ku janë disa të ndaluar, mes tyre nga fisi Çapja

Efektivë të shumtë kanë marrë në kontroll qytetin e Elbasanit, ndërkohë që disa persona janë ndaluar. Mësohet se aksioni drejtohet nga drejtori i policisë së Elbasanit, Altin Qato.

Elbasani është një nga qytetet me kriminalitet të lartë dhe është bërë shpesh arenë përplasjesh mes bandash. Po kështu mësohet se është sekuestruar gjatë kontrolleve një pistoletë dhe një minë me telekomandë.

Elbasan, policia operacion masiv, ‘kokat’ përfundojnë në polici Read More »

Ka një problem sot për ju, ndiqni udhëzimet e horoskopit

Parashikimi i horoskopit për këtë të shtunë, 17 nëntor.

Dashi
Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë. Mos jini kategorik dhe të prerë në çdo gjë. Sa i përket dashurisë, ji gjithçka është në formën e duhur.

Demi
Nëse doni të merrni pjese ne lloto, fatin e keni në dorën tuaj. Në punë do të përfitoni nga rastet që do t’ju vijnë. Në dashuri do të konkretizoni një dëshirë të cilën e keni ëndërruar prej kohësh.

Binjaket
Do të ndiheni të shpërqendruar dhe nuk do të mund të merrni iniciativa të rëndësishme. Në mbrëmje nëse jeni vetëm do të programoni një mbrëmje shumë emocionale. Me punën tregoni kujdes.

Gaforrja
Sot yjet ju këshillojnë që në çështjet e dashurisë të veproni në bazë të instinktit tuaj sepse do të jeni shumë intuitiv. Në punë duhet të jeni seriozë për të shmangur ndonjë zhgënjim me pasoja.

Luani
Suksesi do t’ju udhëheqë në të gjitha vendimet që do të merrni. Në punë do të kapni më shumë mundësi të reja. Edhe promovimet nuk përjashtohen. Sa i përket dashurisë, ndiheni shumë mirë vetëm.

Virgjeresha
Diçka mund t’ju bezdisë sot prandaj bëni kujdes me miqësitë e sapokrijuara. Në punë mund të vijnë disa pagesa të papritura. Një investim i vjetër do të sjellë rezultate shumë të mira.

Peshorja
Një problem i vogël mund të dalë në vendin tuaj të punës. Falë kredibilitetit që keni gjithçka do të kalojë si me magji. Në dashuri do të merrni lajme të mira të cilat do jua ndryshojnë ditën.

Akrepi
Dita do të jetë e mbushur me surpriza të këndshme. Do të njihni miq të rinj që do t’ju bëjnë për vete me kulturën dhe elokuencën e tyre. Në fushën e ndjenjave partneri do t’ju habisë me origjinalitetin e tij.

Shigjetari
Duhet të dëgjoni këshillën e njerëzve që ju duan të mirën dhe që ju vënë përballë realitetit, kështu që merrni parasysh sugjerimet tuaja. Parashikohet që të bëni një njohje të re.

Bricjapi
Një lidhje dashurie pritet që të ketë ulje ngritje. Përpiquni që të ruani qetësinë në një situatë nervozizmi përndryshe do të kaloni në probleme të paparashikuara. Me çështjet e ekonomisë jo gjithçka po ecën mirë.

Ujori
Parashikohet të keni fat në fushën e dashurisë. Një njohje e re pritet të rezultojë afatgjatë. Në vendin e punës kushtojini më shumë vëmendje një detyre të cilën e keni lënë pas dore prej shumë kohësh.

Peshqit
Yjet e favorizojnë shenjën tuaj sa i përket karrierës. Nëse jeni duke planifikuar që të ndërmerrni një iniciativë të re do të fat maksimal që gjithçka të shkojë në mënyrë të suksesshme.

Ka një problem sot për ju, ndiqni udhëzimet e horoskopit Read More »

Vendimi i papritur/ Pas peticionit të banorëve, vihet në lëvizjes struktura

Avokati i Popullit ka deklaruar sot se po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar mes qindra qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore si pasojë e zgjerimit të Unazës së Re. Po kështu thekson se ka nisur hetimet për projektin dhe jep edhe arsyet çfarë e ka nxitur këtë hetim.

Deklarata
Institucioni i Avokatit të Popullit po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar mes qindra qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore si pasojë e zgjerimit të Unazës së Re.

Një peticion i nënshkruar nga mbi 200 qytetarë i është dërguar Avokatit të Popullit, me kërkesën që institucioni të hetojë nëse ka shkelje të procedurave shtetërore që cënojnë të drejtën e tyre.

Edhe përpara mbërritjes së këtij peticioni, prej të paktën dy javësh, Avokati i Popullit ka nisur me iniciativë hetimin administrativ mbi këtë çështje që duket se prek interesat e një numri të madh qytetarësh.

Avokati i Popullit ka vërejtur ndërkohë qysh prej qershorit, kur problematika e zgjerimit të njërit prej loteve të Unazës së Re që prek zonën e Shkozës solli përplasje mes qytetarëve dhe autoriteteve publike, se duheshin marrë masa që situata të evitohej gjatë punimeve në lotet e tjera të kësaj vepre, siç është rasti me zonën aktuale tek Astiri.

Fatkeqësisht, asnjë prej rekomandimeve që Avokati i Popullit përfshiu në Raportin e tij special i cili iu dërgua gjithë institucioneve relevante, përfshi Kuvendin e Shqipërisë, nuk është adresuar dhe për pasojë, jemi në kushtet e një krize të re të paralajmëruar.

Sidoqoftë, në përputhje me ligjin në bazë të të cilit vepron, Avokati i Popullit ka depozituar edhe kësaj radhe kërkesa për informacion në të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në këtë proces, si Bashkia e Tiranës, ALUIZNI, ARRSH, IKMT etj.

Gjithashtu, përfaqësues të institucionit kanë marrë kontakt si me përfaqësues të këtyre autoriteteve shtetërore, ashtu edhe në terren me banorët duke e parë konkretisht situatën në mënyrë që argumentimi i raportit që pritet të përfundojë të jetë sa më korrekt.

Institucioni i Avokatit të Popullit vëren se është e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog me synim arritjen në një zgjidhje që nuk lë asnjë qytetar shqiptar të humbasë besimin tek institucionet tona dhe shteti ynë i përbashkët.

Gjithashtu, institucioni e vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse dhe ky duhet të jetë një standard i cili duhet të vlejë njëlloj si kur zbatohet mbi qytetarët ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime

Vendimi i papritur/ Pas peticionit të banorëve, vihet në lëvizjes struktura Read More »

Acarohen banorët: Ndryshuan projektin, do protesojmë deri në pikën e fundit të gjakut

Me sa duket ka nisur puna për vënien në zbatim të projektit të Unazës së Madhe në Tiranë.
Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e Astirit në kryeqytet janë mbledhur sërish sot në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Re.

Banorët thonë se përpara se të grumbulloheshin, kanë qenë punëtorët e bashkisë që kanë prerë edhe pemët. Banorët i druhen ndërkohë ndërhyrjes për prishjen e banesës, ata thonë se edhe ndërprerja e energjisë elektrike është bërë e qëllimshme.

“Dua të më dëmshpërblejë për shtëpinë. Na kanë vënë një kryq, s’na kanë dhënë asnjë letër. Po veprojnë si bandë. Ta heqë nga mendja, jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi shpellarë”, u shpreh një prej protestuesve.

“Gjysmën e shtëpisë ma pret rruga, gjysmën tjetër kush e merr, e merr shteti e bën pallate. Ne nuk jemi kundër projektit, rrugën e duam, por si po na prish shtëpi të na japë shtëpi. Nuk jemi shpellarë të na lërë në mes të rrugëve. Kemi të drejtën minimale, si erdhi për vota, të kërkojë mendim për këtë projekt. Jemi njohur me projektin kur vunë tabelën, prej dy javësh e na thanë jeni skualifikuar nga legalizimi. Deri në pikën e fundit të gjakut, do protestojmë. Nuk mund të kthehemi ta nisim prapë me minus”, deklaroi një grua.

“30 vjet janë dhënë me mijëra tendera dhe ky popull s’u çua asnjë herë në protestë. Thika na është futur në palcë kurrizore”, u shpreh një tjetër banor.

Ata paralajmëruan se protesta do të vijojë me bllokimin e rrugës dhe iu kanë bërë thirrje banorëve të tjerë të bashkohen në protestë, ndërsa nuk i kanë kursyer akuzat ndaj qeverisë e bashkisë për çështjen e projektit.

VIDEO

Acarohen banorët: Ndryshuan projektin, do protesojmë deri në pikën e fundit të gjakut Read More »

400 biznese të reja u hapën në Vlorë gjatë një viti

400 biznese të reja janë hapur në qytetin e Vlorës në jug të vendit, gjatë vitit të fundit.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli bëri të ditur se, një seri investimesh të rëndësishme që janë ndërmarrë në zhvillimin e infrastrukturës së qytetit kanë nxitur çeljen e bizneseve të reja, kryesisht në sektorin turistik, të shërbimeve dhe tregtisë.

“Vlora ka qenë në vëmendje të qeverisës për të ndryshuar dhe është shndërruar në një qytet modern europian. Vetëm vitin e fundit falë investimeve në infrastrukturë janë hapur 400 biznese të reja dhe në këtë sezon turistik Vlora ka kapur rekord historik në numrin e turistëve dhe vizitorëve të ndryshëm”, – tha Leli.

Sipas tij, investimet në pjesën e dytë të Lungomares, bulevardin kryesor, qendrën historike të qytetit, portin e Vlorës, në sistemin e kanalizimeve etj, kanë ndikuar në përmirësimin e shërbimet në dobi të komunitetit, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe vlera e banesave dhe njësive tregtare, duke e bërë Vlorën qytetin e preferuar të qytetarëve dhe biznesit në çdo stinë. /atsh

400 biznese të reja u hapën në Vlorë gjatë një viti Read More »

“O shpellar hajde na tako”, plas sërish tek Unaza, banorët nuk pyesin më por…

Banorët e ‘Astirit’ në Tiranë janë hedhur në ditën e 13 të protestës duke bllokuar rrugën kryesore dhe rrjedhimisht qarkullimin e mjeteve.

Aya kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre të cilat do të prishen sepse preken nga projekti për Unazën e Re.

Një nga banorët thotë se të vetmen pasuri ka shtëpinë që duan t’ja shembin dhe e ka në proces legalizimi që prej vitit 2005.

“Ne duam atë që na takon dhe të vazhdojë rrugën me 100 korsi dhe jo me 3 korsi Unë e kam në proces legalizimi që në vitin 2005. Unë do marr kallashin, bomba dhe kush do vijë i pari… atë do bëj. Nuk kam çfarë bëj se e kam me gjak atë shtëpi. Nuk kemi marrë ende asnjë njoftim nga bashkia apo qeveria se çfarë do bëhet. Ne nuk jemi zaptues, por jemi si gjithë dynjaja. Nuk na kanë dhënë afat se kur duhet të largohemi”- tha banori.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.

Ditën e djeshme banorët kanë protestuar edhe para bashkisë së Tiranë dhe kanë kërkuar takim me kreun e bashkisë së Tiranës. Projekti i Unazës së Re parashikon prishjen e mbi 300 shtëpive dhe bizneseve në këtë zonë.

Banorët kërkojnë që të dëmshpërblehen 100%, ndërsa shprehen të bindur se kësaj çështje do t’i shkojnë deri në fund. Banorët e Unazës së Re i kanë bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj që të shkojë t’i takojë dhe të gjejnë zgjidhje, në të kundërt ata do të futen në grevë urie.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/175688890051317/?t=0

“O shpellar hajde na tako”, plas sërish tek Unaza, banorët nuk pyesin më por… Read More »