Aktualitet

Kryemadhi tregon skemën për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkia nga opozita

Opozita do të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë një takimi me strukturat e LSI në qytetin e Sarandës ka deklaruar se tashmë LSI së bashku me Frontin Opozitar ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryemadhi tha se strukturat e LSI në qytetin e Sarandës në bashkëpunim dhe me strukturat e Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane, Partisë Agrare dhe të gjitha partive të tjera të cilat janë pjesë e Frontit Opozitar do të rakordohen, sepse sipas saj “është jashtëzakonisht e domosdoshme funksionimi dhe riorganizimi i strukturave tona si një bllok opozitar kundër një të keqeje shumë të madhe, që është qeverisja e një sekti kriminal si Rilindja”.

Duke folur për zgjedhjet lokale, Kryemadhi tha se: Ne tashmë jemi në një front opozitar. Do të shkojmë drejt marrëveshjeve të cilat do të hyjmë bashkarisht në zgjedhjet lokale, në përzgjedhjet e kandidatëve. Partia Demokratike ka filluar punën e saj për përzgjedhjen e kandidatëve të cilët duhet të jenë fitimtarë në të gjithë fushatën elektorale. Ashtu sikurse edhe ne si LSI kemi filluar dhe jemi në kontakte me strukturat dhe drejtuesit për përzgjedhjen e kandidatëve tanë.

Dhe do të shkojmë drejt përzgjedhjes së kandidatëve fitues, të cilët do të jenë fitues jo thjesht si përfaqësues të forcave politike, por do të jenë fitues në funksion të qytetarëve”, theksoi Kryetarja e LSI në takimin me strukturat e LSI së qytetit të Sarandës.

Kryemadhi tregon skemën për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë bashkia nga opozita Read More »

Presidenti shqiptar viziton Mexhitlinë

Ilir Meta ndodhet në një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku gjatë qëndrimit atje ka vizituar fshatin Mexhitli në Manastir. Vizita e Metës në Mexhitli, në një nga fshatrat me shumicë shqiptare në Maqedoni, është e para e një Presidenti shqiptar. Ai u prit nga autoritetet vendore dhe nga dhjetra banorë.

“Falënderojmë Presidentin Meta për vëmendjen e kujdesin që tregon ndaj shqiptarëve në Maqedoni”, thanë banorët gjatë pritjes së tyre. Meta nga ana tjetër, në fjalën e tij u siguroi se kurrë nuk do të jenë vetëm.

“Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qendrojë gjithmonë pranë jush.Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve.Kruja, Vlora, Prizereni e Manastiri jane qytetet me te rendesishme per ne shqiptaret”, u shpreh Meta.

Presidenti shqiptar viziton Mexhitlinë Read More »

Autoriteti Rrugor Shqiptar thirrje shoferëve: Bëni kujdes në këto akse rrugore…

Me nisjen e rreshjeve të para të dëborës pë këtë dimër, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë apel që shoferët të bëjnë kujdes në disa akse rrugore. Në njoftimin e ARRSH, bëhet thirrje që të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin zinxhirë.

Njoftimi i plotë

Per shkak te reshjeve te dendura te debores qe vazhdojne ne Qarkun e Korces, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore u bejne thirrje drejtuesve te mjeteve te tregojne kujdes maksimal ndersa udhetojne ne akset Korce-Voskopoje, Korce-Dardhe dhe Korce-Kapshtice.

Kompanite e mirembajtjes kane nderhyre dhe vazhdojne punen per kriposjen dhe mbajtjen e rruges te hapur. Aktualisht nuk ka probleme me kalueshmerine e mjeteve por ato duhet te qarkullojne me zinxhire.

ARRSH dhe Policia Rrugore jane ne terren ndersa konsiderohet shume e rendesishme qe drejtuesit e mjeteve te respektojne sinjalistiken dhe udhezimet e punonjesve te policise ashtu sikurse gjate oreve te nates te kene kujdes te shtuar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar thirrje shoferëve: Bëni kujdes në këto akse rrugore… Read More »

Shefi i qeverisë shqiptare ekspozon artin e tij në Rostock

Edi Rama është një burrë me klas dhe del jashtë çdo kornize. I gjatë dy metra, ai është një artist i njohur dhe në të njëjtën kohë kryeministër i Shqipërisë,  shkruan sot ostsee-zeitung.de.

‘’Pushteti dhe piktura janë kundërshti totale’’, thotë Rama. Për më tepër ato duket se shkojnë mirë në rastin e tij, përderisa ai vizaton gjithmonë grafikat e tij gjatë çdo dite që merret me politikë. Një përzgjedhje e veprave të tij mund të shikohet tani në Rostock. Në Kunsthalle, Rama i nxjerr ato në dritë.

“Një hapësirë e mahnitshme” – Edi Rama entuziazmohet, ndërkohë që sheh çdo kënd të ‘’White Cube’’, të premten pasdite. Nga dyshemeja në tavan, çdo mur është i mbuluar me punët e tij.

Ekipi i galerisë së artit ka printuar grafikat e mprehta të Ramës mbi binarët shtatë metra të gjatë dhe ka mbuluar hapësirën në formën e kubave me to. ‘’Jam krenar që ia arritëm’’, thotë Christof Kraft, drejtori teknik i Kunshalle, duke hequr skicat me korniza nga mbështjella e tejdukshme.

Edhe ato duhen të jenë në mur. Nëse ju shihni nga afër zonat e ngjyrosura dhe përdredhjet, ju do të zbuloni pjesë bimësh, ravijëzime të një pëllumbi dhe këmbë me taka të larta. Dhe pothuajse gjithmonë sipërfaqja e vizatuar vezullon. Ndonjëherë është ndonjë fletë, ndonjëherë një faqe kalendari. Edi Rama miraton me kënaqësi, është ajo çka ai ka imagjinuar.

Diçka gjendet para këmbëve të artistit 54-vjeçar: Pesë skulptura prej qeramike të Ramës nuk i kanë bërë ballë pa u dëmtuar rrugëtimit të gjatë nga vendi ballkanik. Këtu një plasaritje, atje një qoshe e thyer –material delikat dhe paketim shkel e shko. Të gjitha këto, nuk shkojnë me njëra-tjetrën.

Rama nuk shqetësohet. Ishte e pamundur që objektet të mos tronditeshin gjatë udhëtimit. “Një qeramist do të vijë nesër nga Tirana për t’i riparuar”, thotë Ulrich Gebauer. Drejtuesi i galerisë së Berlinit e mirëpriti artistin në kryeqytet dhe e shoqëroi për në Rostock.

Për kryeministrin “kjo është hera e parë në qytetin e Rostockut. Çfarë e tërhoqi këtu? “Për këtë duhet të pyesni atë, thotë Rama duke buzëqeshur dhe duke treguar nga Uve Neumann.

Drejtuesi i galerisë së artit u takua me Edi Ramën tre vjet më parë në galerinë e arteve të Berlinit. “Vepra e tij më magjepsi në çast. Zhvilluam edhe një bisedë së bashku”, shprehet Uve Neumann. “Më pas e vizitova në Tiranë”. Gjatë vizitës në zyrën e kryeministrit Rama, ajo jo vetëm që admiroi veprat e tij të artit, por edhe e ftoi në Rostock.

 “Bëmë bashkë madje edhe disa gjuajtje me top basketbolli”. Rama nuk është vetëm artist dhe politikan. Në vitet 1980-të, ai ishte basketbollist profesionist dhe ka luajtur në radhët e kombëtares shqiptare të basketbollit. Sot, ai bën kosha për t’u çlodhur në Kryeministri, rezidenca e tij zyrtare.

Në të njëjtën kohë, zyra e tij është shndërruar në një atelie piktori: pak rëndësi ka nëse po flet në telefon, negocion me politikanë apo mban një konferencë – shumicën e kohës ai pikturon me lapustil mbi shkresa, kapakë dosjesh apo librin e axhendës së takimeve.

 Për këtë arsye, bashkëbiseduesit e tij nuk duhet të mërziten. Rama nuk pikturon nga mërzia, por sepse nuk mund të bëjë ndryshe. “Është pjesë e natyrshme e jetës sime”, shprehet ai gati-gati në shfajësim. Kjo është shprehje e karakterit të tij. Kjo e ndihmon edhe të rrisë përqëndrimin. Rama është dhe mbetet një artist me shpirt krijues të ethshëm.

Dhe atij i pëlqen të jetë i zakonshëm, madje edhe gjatë ekspozitës në galerinë e artit. Kryeministri vishet me këpucë atlete dhe xhup të hapur. Mbrojtje personale? Aspak. Në Rostock, Rama është si njeri i zakonshëm dhe si shofer e ka sjellë me makinë ambasadori i Shqipërisë. Në vend të pritjeve politike dhe darkave zyrtare, ai ka shkuar drejt e në restorantin e lirë bistro të galerisë.

 Edi Rama dëshiron të ekspozojë punimet e tij në sallën “White Cube”. “Ato më të ulëtat do të vendosen këtu”, thotë ai, ndërsa ngre vetë me duar një piedestal dhe e vendos në pozicionin që dëshiron. Uve Neumanni e shikon dhe buzeqesh. “Është çmenduri. S’arrij ta besoj se është vërtet këtu”. Prania e tij është një dhuratë e vonuar në 800-vjetorin e themelimit të Rostokut.

Ekspozita hapet mbrëmjen e së shtunës nga vetë Edi Rama. Ajo do të qëndrojë e hapur deri më 6 janar./atsh

Shefi i qeverisë shqiptare ekspozon artin e tij në Rostock Read More »

Clirimi i Tiranës, marshim me fotot e Enver Hoxhës në mes të qytetit

Vetëm pak ditë pas mbërritjes në Shqipëri të eshtrave të personalitetit të shquar të kulturës e të letrave shqipe, Mid’hat Frashëri, disa veteranë të luftës antifashiste u shfaqën për të përkujtuar 74 vjetorin e çlirimit të Tiranës.

Deri ketu nuk ka asgje te keqe, por ajo cka ra ne sy ishte se ata u tubuan duke mbajtur në duar portretin e diktatorit Enver Hoxha.
Rikthimi i simboleve te diktatures ka ngjallur debate dhe reagime te forta ne vend gjate viteve te fundit.

Opozita shpesh ka kerkuar qe shfaqja ne publik e simboleve te tilla te ndalohet me ligj dhe te cilesohet veper e denueshme

Clirimi i Tiranës, marshim me fotot e Enver Hoxhës në mes të qytetit Read More »

Operacioni në Elbasan, zbulohen emrat emrat e dy të arrestuarve

Dy të arrestuar dhe dy të shoqëruar është rezultati i aksionit të zhvilluar këtë të shtunë në Elbasan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forcat e policisë së Drejtorisë Vendore.

Kështu konfirmohet zyrtarisht se dy të arrestuarit janë Enver Çapja, 51-vjeç dhe Naim Gjarri, 38-vjeç. Arrestimi i Çapjas u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga autoritetet policore në lokalin e tij u gjet një pako me fishekë pistolete.
Ndërsa Naim Gjarri u arrestua pasi policia i gjeti atij dy pistoleta, të llojit glock dhe TT, si dhe një minë e telekomanduar.

Gjatë këtij operacioni u shoqëruan edhe dy persona, të cilët po merren në pyetje në Komisariatin e Elbasanit.

Operacioni në Elbasan, zbulohen emrat emrat e dy të arrestuarve Read More »

Llogora , ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri

Në qafën e Llogorasë, 35 km në jug të Vlorës, ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri. Ulja e ndjeshme e temperaturave është shoqëruar me flokë bore që kanë nisur të bien në orët e para të mëngjesit dhe kanë vazhduar për më shumë se një orë.

Ato janë shfaqur deri në lartësinë që nis nga rreth 100 metra mbi nivelin e detit e në vazhdim.

Llogaraja është zona e cila thith turizmin në Vlorë jo vetëm në ditët me diell gjatë sezonit të verës, por edhe në stinët e tjera të vitit, veçanërisht gjatë dimrit, kur bora e parë shoqërohet me fluks në zonë, pasi konsiderohet një mënyrë e mirë për të kaluar një ditë dimri mes borës në këtë zone.

Llogora , ka rënë dëbora e parë në këtë prag dimri Read More »

Meri Shehu ka një paralajmërim për të gjitha shenjat e Horoskopit: Ja çfarë ju pret në fundvit

Edhe një muaj na ndan nga ditët e fundit të një viti shumë të vështirë me shumë përvoja dhe të papritura si edhe shqetësime në jetën sentimentale futet në rrugë me logjikë ndjenja dhe rikthehet harmonia.

Mërkuri për 20 ditë do kërkoj shpjegime zgjidhje dhe shkaqet që e ngatërruan jetën tone sentimentale për më tepër”, u shpreh astrologjia Meri Shehu ndërsa po bënte parashikimin për fundin e vitit.

Ja parashikimi i Zonjës Meri:
Dashi-Ne cdo lloj marredhenie te rendesishme sot do keni nje dite heshtje sa per tu qetesuar dhe kuptuar si do funksiononi me tej

Demi-Problemet qe keni patur ne jeten e perditeshme dhe me punen do fillojne tju komplikojne te ardhmen derisa ta gjeni shkakun e ketyre pengesave

Binjaket-Lajmet qe do vijne do ju sqarojne pengesat ne jeten errotike si edhe personat qe e komplikuan jeten tuaj Tashme do kerkoni shpjegime

Gaforrja-Do kuptoni se jane njerzit e afert te familjes apo ambjentit tuaj ata qe e kane veshtiresuar ecurine tuaj ndosha padashje me ndikimet e tyre Ne pune do filloni te keni probleme

Luani-Ka ardhr momenti te jeni me konkret dhe jo vetem llafollog e te shmangur ne detyrimet tuaja ndaj personave qe kane qene pjese e jetes suaj personale

Virgjeresha-Nje ceshtje ekonomike dhe familjare fillon te marri me shume vemendje se sa duhet por ne fakt njera bllokon tjetern

Peshorja-Per diten e sotme do ishte mire te hezitonit pak dhe te mos merrnit inisiativa dhe vendime te rendesishme RRugetimi juaj i vertet ne jeten personale fillon nga neser

Akrepi-Ndjenjat e brendshme i keni konfuze por sot te pakten do jeni te qete me veten dhe ne paqe me ambjentin Do filloni nje jete te re personale se shpejti

Shigjetari-Keto muajt e fundit jane bere shume gjera dhe tashme nese keto jane bere ne nxitim e siper ka ardhur momenti ti rregulloni dhe ti riorganizoni

Bricjapi-Ceshje ligjore e personale pune do fillojne tju preokupojne perseri derisa te gjeni nje zgjidhje me te mire dhe ti sqaroni me mire punet tuaja

Ujori-Nje ndryshim ne menyren se si do arrini qellimet tuaja do ju jap kohe te rimendoni me mire mundesite strategjite dhe te merreni me shume me veten

Peshqit-Sado qe duket se po ecni shume perpara dicka ju pengon apo ju shkel ne kallo Do ktheni koken pas sidoqofte pasi keni harruar dicka te rendesishme qe duhet patjeter sqaruar.

Meri Shehu ka një paralajmërim për të gjitha shenjat e Horoskopit: Ja çfarë ju pret në fundvit Read More »