Aktualitet

Viti i Skënderbeut, Ruçi në udiencën e papa Franceskut në Vatikan

Papa Francesku do të mbajë sot një udiencë me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, ceremoni e cila do të mbahet në Vatikan.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndodhet në Vatikan, ne krye të delegacionit të përfaqësuesve shqiptarë, që do të marrë pjesë në udiencën që jep Papa Francesku, me rastin e vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Në udiencë, e cila organizohet sot pasdite në orën 17:00 do të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore nga Shqipëria, përfaqësues të komuniteteve fetare, personalitete të artit, kulturës e medias si edhe përfaqësues të arbëreshëve dhe komuniteteve të diasporës shqiptare nga SHBA dhe vende të tjera. /atsh

Viti i Skënderbeut, Ruçi në udiencën e papa Franceskut në Vatikan Read More »

Paguan 2 500 euro për kalim ilegal të kufirit përmes fshehjes në kamion, ja si u zbuluan

Gjashtë persona janë kapur në Portin e Durrës në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin. Këta persona u kishin paguar 1500 deri në 2500 euro dy shoferëve të kamionëve për këtë punë.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia Kufitare masa shtesë për parandalimin dhe goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit. Masa edhe në drejtim të forcimit të kontrollit të kamionëve dhe autoveturave si dhe të dokumentacionit të udhëtarëve. Gjatë 24 orëve të fundit si rezultat i kontrolleve të shtuara janë kapur 6 shtetas të cilët tentuan të kalonin Portin e Durrësit duke i’u shmangur kontrollit të dokumentacionit.

Gjashtë shtetasit, të cilët rezultuan me probleme për të lëvizur në hapsirën Schengen janë ndëshkuar me masë administrative 20 mijë lekë tê reja gjobë secili. Arrestohen në flagrancë dy drejtues kamionësh, të cilët kundrejt vlerës 1500 – 2500 Euro për person kishin fshehur në kamionët e tyre dy shtetas për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin. Sekuestrohen vlera monetare në Euro dhe Paund.

Kapet dhe ndalohet edhe një shtetase e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane. Shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës në zbatim të masave shtesë për intensifikimin e kontrolleve, me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, në sheshin e eksporteve kanë gjetur të fshehur poshtë kamionit dy shtetas shqiptarë, me qëllim për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin drejt Italisë:

Z.GJ., 39 vjeç, banues në Lezhë , i dënuar më parë në Belgjikë për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe shtetasi E.P., 31 vjeç, banues në Lezhë.

Pas verifikimit të bërë në sistemin TIMS, rezultoi se shtetasi Z.GJ., ishte i deportuar nga shteti Belg në datën 18.07.2018, pasi kishte vuajtur atje dënimin me 7 muaj burg, për veprën penale”Kultivim Canabisi”.

Shtetasi E.P., ishte i deportuar nga shteti Hollandez në datën 07.05.2017, pasi kishte tentuar të kalonte kufirin shtetëror Hollandez në mënyrë të paligjshme për të shkuar në Mbretërine e Bashkuar, duke u fshehur poshtë një kamioni.

Në përfundim të dy shtetasit janë ndëshkuar me masë administrative për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë secili.

Po gjatë kontrolleve u kap shtetasi Z. C. 17 vjeç, lindur në Shijak, duke kaluar në mënyrë të paligjshme rrethimin e jashtëm me qëllim për të kaluar në tragetin e linjës Durrës-Ancona. Ky shtetas u procedua me gjobë 20 mijë lekë të reja për shmangie të verifikimit kufitar.

Njëkohësisht gjatë kontrollit në sheshin e eksporteve i fshehur poshtë një kamioni u kap shtetasi D. S. 22 vjeç, lindur në Dibër.
Ky shtetas qëndronte i fshehur poshtë kamionit midis gomave, me qëllim për të kaluar me traget drejt Italisë, i cili u procedua për shmangie të verifikimit kufitar me 20 mijë lekë të reja gjobë.

Gjithashtu gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionit me drejtues shtetasin Erion Rucaj, 39 vjeç, banues në Tiranë, u gjet i fshehur në gabinën e kamionit, tek krevati i shoferit, shtetasi G. T. 37 vjeç, lindur ne Kosovë.
Ky shtetas do të kalonte kufirin në menyrë të paligjshme me linjën Durrës Ancona për në Itali, duke paguar shoferin Erion Rucaj me 1 500 euro.
Drejtuesi i kamionit shtetasi Erion Rucaj u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi G. T. u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lekë të reja.

Rreth orës 17:58 gjatë kontrollit të mjetit me drejtues shtetasin Kastriot Gjini, 40 vjeç, banues në Tiranë gjatë kontrollit brenda në kamion u gjet i fshehur shtetasi E. N. 23 vjeç, lindur ne Dibër. Ky shtetas do të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme duke u ndihmuar nga shoferi kamionit. Kamioni ishte i plumbosur dhe shoferi kishte prerë litarin dhe e kishte futur brenda nga mushamaja e trajlerit.

Nga kontrolli në sistemin TIMS ky shtetas është kthyer deportiv nga Norvegjia me motivin kapur me qëndrim ilegal në tejkalim të afeteve të qëndrimit dhe punësim ilegal. Dënim me afat 2 vjecar dhënë në Norvegji, dhe për të kaluar në Itali do të paguante 2 500 euro shoferin Kastriot Gjini. Drejtuesi i kamionit Kastriot Gjini u arrestua në flagrancë ndërsa shtetasi E.N u ndëshkua me masë administrative gjobë në masën 20 mijë lëkë të reja.

Po gjatë 24 orëve të fundit nga shërbimet e Policisë Kufitare Durrës u kap shtetësia në kërkim Raida Kollobani, (alias Raida Priska) 41 vjeçe, banuese në Tiranë. Pas verifikimeve të kryera rezultoi se kjo shtetase ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqësore italiane, për arsye se është dënuar me 10 vjet e 7 muaj e 11 ditë burgim, për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale/grup kriminal për lëndet narkotike”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian. Pjesa e mbetur e dënimit është 3 vjet 11 muaj 9 ditë burgim. Ndalimi i saj u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë . Stacioni i Policisë Kufitare Port Durrës, vazhdon punën për të goditur kalimet e paligjshme të kufirit duke forcuar kontrollet për verifikimet kufitare.

Paguan 2 500 euro për kalim ilegal të kufirit përmes fshehjes në kamion, ja si u zbuluan Read More »

Një flamur për çdo shtëpi, nisma për festat e nëntorit

Shqiptarët kanë nisur të vendosin në ballkonet e pallateve të tyre flamuj shqiptarë. Ka qenë kjo një thirrje e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të treguar se sa krenarë jemi që jemi pjesë e këtij kombi.

Por, Bledar Spahiu e ka ndërmarrë këtë nisëm që në vitin 2012, në 100-vjetorin e themelimit të Shqipërisë së Pavarur. Flamuri qëndron përballë biznesit së tij gjatë nëntorit, në një nga rrugët e Tiranës.

“Ka 8 vjet që çdo vit nga data 17 nëntor deri më 30, e vendos gjithmonë flamurin përpara. Nuk është i rëndësishëm, por është i domosdoshëm ta ndiejmë; është gjëja më e bukur në botë”, thotë Bledari.

Edhe në shtëpinë e mësueses së historisë, Lilit, valëvitet një flamur. Për të, është gjëja minimale që shqiptarët duhet të bëjnë, të tregojnë simbolin e tyre kombëtar. Ndaj dhe nuk dëshiron të shprehet para kamerave.

Por ende, jo të gjithë banesat e shqiptarëve janë veshur me flamuj në muajin e festive kombëtare. Vetëm imagjinoni se si do të ngjajë Shqipëria në ditën e Flamurit, nëse secili prej nesh vendos nga një flamur në dritaret apo ballkonet e banesave të tyre…/Top Channel

Një flamur për çdo shtëpi, nisma për festat e nëntorit Read More »

Haradinaj: Asnjë qytetar nuk largohet nga Kosova nëse liberalizohen vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shprehet i bindur se asnjë qytetar i Kosovës nuk do të largohet nga vendi nëse liberalizohen vizat. Ai thotë se po bëhet fushatë e qëllimshme për të krijuar hutim dhe për të penguar procesin e liberalizimit.

Në një intervistë për “KosovaPress”, Haradinaj deklaron se Kosova i ka përmbushur krejt kushtet e paraqitura më herët duke shprehur besimin se Këshilli i Ministrave të BE-së e kalon këtë çështje.

Ai thotë se po punojnë edhe për zbatimin e prioriteteve të Agjendës së Reformave Evropiane – ERA, ndërkohë, në dhjetor në Kosovë vjen komisioneri për zgjerim Johannes Hahn e po në këtë muaj është mbledhja e Këshillit të BE-së në përbërje të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë, takim ky jetik për Kosovën.

Haradinaj thotë se po u kërkon ndihmë kryeministrave të rajonit që të lobojnë, derisa Kosova të hyjë në rend dite.

Mbledhja e Këshillit të BE-së e fundit për këtë vit në përbërje të ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë është më 6-7 dhjetor. Ky takim është kritik për ta jetësuar lëvizjen e lirë të qytetareve tonë. Lufta e vërtete diplomatike duhet të koncentrohet tek vendet kryesore të BE-së të cilat kanë hezitime për të votuar pro liberalizimit të vizave, e që në bazë të votimit në Parlamentin Evropian, bëhet fjalë për Holandën, Francën dhe Gjermaninë.

Nëse vendimmarrje për procesin e liberalizimit të vizave përfundon këtë vit, qytetarët e Kosovën do të mund të lëvizin lirshëm në vitin 2019./KosovaPress

Haradinaj: Asnjë qytetar nuk largohet nga Kosova nëse liberalizohen vizat Read More »

Zero TVSH për inputet bujqësore – Agrobiznesi: Ul kostot për fermerët, rrit prodhimin

Agrobiznesi Shqiptar përshëndet iniciativën që po ndërmerr qeveria për të përjashtuar, me zero TVSH për inputet bujqësore.

Kjo iniciativë ulë kostot për fermerët dhe shmang kontrabandën, shprehet Këshilli Agrobiznesit Shqiptar, (KASH).

“Fermerët nuk do të blejnë më inpute bujqësore me TVSH, çka do të thotë se do të paguajnë më pak për produktet bazë që përdorin në mbjelljen e tokës së tyre”, citohet KASH-i.

Kjo lehtësi është bërë pjesë e paketës fiskale dhe do të kalojë për votim në Komisionet Parlamentare e më tej në seancë plenare.

Kjo nisëm pason lehtësimin e politikës fiskale në sektorin rural dhe vjen në sinkron me përjashtim nga tatimi të Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor dhe lehtësimit të aplikimit me 0 dokumente për skemat kombëtare të mbështetjes financiare dhe lançimin e fondeve të programit IPARD II me vlerë 94 milionë euro për sektorin rural shqiptar, të cilat konsiderohen për herë të parë si mbështetja më e madhe që i adresohet bujqësisë”, citon deklarata e KASH-it. /atsh

Zero TVSH për inputet bujqësore – Agrobiznesi: Ul kostot për fermerët, rrit prodhimin Read More »

Policia merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit

Një delegacion i Policisë Shqiptare i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar Drejtues, Andi Likaj, janë bërë pjesë e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, në Dubai

Në fillimin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, delegacioni i Policisë shqiptare zhvilloi një sërë takimesh, fillimisht me Delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe që përfaqësohej nga Ahmed Nasser Al-Raisi, më pas një takim të veçantë me zv/presidentin e Interpolit, Kim Jong Yang dhe më pas me Shefin e Delegacionit të USA me drejtorin Wayne H. Salzgaber, me zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane si dhe me Delegacionin e Argjentinës

Në të gjitha takimet, nga përfaqësuesit e delegacioneve, është vlerësuar puna dhe rezultatet e arritura së fundmi nga Policia e Shtetit. Operacionet e fundit në Shqipëri, si dhe operacionet e përbashkëta me Interpol, Europol, Cepol, Dea, me policinë Gjermane, Spanjolle, Italiane, Franceze, Britanike etj, tregojnë se Policia e Shtetit është partnere e barabartë me policitë homologe.

Veliu, gjatë takimeve, ka theksuar se bashkëpunimi me partnerët është një nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit. Tashmë, Policia e Shtetit ka arritur besueshmëri dhe bashkëpunim mjaft të konsoliduar me partnerët, kjo certifikuar edhe nga organizmat ndërkombëtare policore, ku Policia e Shtetit u vlerësua me dy çmime të para për dy operacione të rëndësishme ndërkombëtare.

Asambleja e Përgjithshme të Interpolit është eventi më i madh botëror në lidhje me bashkëpunimin policor Ndërkombëtar, në këtë asamble e cila është e 87-ta dhe mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, marrin pjesë 173 shtete, të cilët përfaqësohen nga 85 Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë dhe 40 Ministra./e.caushi/

Një delegacion i Policisë Shqiptare i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar Drejtues, Andi Likaj, janë bërë pjesë e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, në Dubai

Në fillimin e Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, delegacioni i Policisë shqiptare zhvilloi një sërë takimesh, fillimisht me Delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe që përfaqësohej nga Ahmed Nasser Al-Raisi, më pas një takim të veçantë me zv/presidentin e Interpolit, Kim Jong Yang dhe më pas me Shefin e Delegacionit të USA me drejtorin Wayne H. Salzgaber, me zv/drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane si dhe me Delegacionin e Argjentinës

Në të gjitha takimet, nga përfaqësuesit e delegacioneve, është vlerësuar puna dhe rezultatet e arritura së fundmi nga Policia e Shtetit. Operacionet e fundit në Shqipëri, si dhe operacionet e përbashkëta me Interpol, Europol, Cepol, Dea, me policinë Gjermane, Spanjolle, Italiane, Franceze, Britanike etj, tregojnë se Policia e Shtetit është partnere e barabartë me policitë homologe.

Veliu, gjatë takimeve, ka theksuar se bashkëpunimi me partnerët është një nga prioritetet kryesore të Policisë së Shtetit. Tashmë, Policia e Shtetit ka arritur besueshmëri dhe bashkëpunim mjaft të konsoliduar me partnerët, kjo certifikuar edhe nga organizmat ndërkombëtare policore, ku Policia e Shtetit u vlerësua me dy çmime të para për dy operacione të rëndësishme ndërkombëtare.

Asambleja e Përgjithshme të Interpolit është eventi më i madh botëror në lidhje me bashkëpunimin policor Ndërkombëtar, në këtë asamble e cila është e 87-ta dhe mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, marrin pjesë 173 shtete, të cilët përfaqësohen nga 85 Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë dhe 40 Ministra./atsh

Policia merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Interpolit Read More »

Moti i keq, pezullohen lundrimet

Si pasojë e erës së fortë dhe detit të trazuar, janë pezulluar lundrimet e të gjitha anijeve në portin e Sarandës.

Përveç anijeve të peshkatarëve, ka pezulluar lundrimin e anija e linjës Sarandë-Korfuz, ndërsa janë marrë masa për të siguruar anijet në kalatën e portit.
Era në Sarandë i kalon 50 km në orë, ndërsa dallgët e detit 5-6 ballë, duke krijuar shikueshmëri të kufizuar.

Moti i keq, pezullohen lundrimet Read More »

Rama dhe “bamirësia”, kthehet në shtëpinë e Ilir në Vorë: Shpresa po …

Edhe këtë mëngjes Kryeministri Edi Rama na ka përshëndetur në rrjetin social duke na postuar një video në të cilën ai shfaqet teksa ka shkuar në shtëpinë e një qytetari. Kemi të bëjmë me shtëpinë e Ilir Koçit, të cilit i kishte premtuar se do t’i ndërtonte një banesë të re.

Sot Rama pas një muaji, ka shkuar sërish, për të treguar së shtëpia po ndërtohet, por dhe ilir është futur në një punë. “MIRËMËNGJES dhe me familjen e Ilirit, ku po kthehet shpresa tek e nesërmja dhe shtëpija e tij e re ka filluar të ngrihet, ju uroj një të dielë të qetë”, shkruan Rama në Facebook.

 

Rama dhe “bamirësia”, kthehet në shtëpinë e Ilir në Vorë: Shpresa po … Read More »