Aktualitet

Me qira dhe babain pa punë, kush është policja që humbi gishtat

Jeton e vetme. Me qera. Babai pa punë. Nëna ekonomiste. Vëllai emigrant në Gjermani. Nuk ka krijuar deri tani një familje pasi i është dedikuar punës, ku kërkon të bëjë karrierë. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Kolegët e saj të Forcave të Posaçme “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e tregojnë si një vajzë të shkëlqyer, e përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen.

Po sot efektivja e policisë, Ina Nuka, mbeti e plagosur rëndë në protestën e organizuar nga Partia Demokratike, duke i shkaktuar dhe humbjen e katër gishtave të saj në njërën dorë. Pasojat e asaj që ndodhi kanë lënë disa plagë në trupin e 26-vjeçares së lindur në Peqin dhe e diplomuar me nota të shkëlqyera në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku edhe përfundoi studimet master për shkencat e lëvizjes.

Në Prill të vitit 2016, Ina është certifikuar si punonjëse e Patrullës së Përgjithshme dhe prej afro një vit e gjysmë ka punuar si efektive e Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë nr.3. E reja nga qyteti i vogël i Peqinit, që ndoqi ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, prej gjashtë muajsh ishte transferuar në repartin “Shqiponja”, ku vendosi të jepte kontributin e saj.

Por, për punonjësen e policisë së lindur në vitin 1992, e cila ka pasur rezultate shumë të mira në Universitetin ku ajo studio dhe në Akademinë e Sigurisë, nuk munguan as arritjet në profesionin e saj. Ndonëse në një moshë të re, ajo vuri jetën e saj në rrezik përballë disa grabitëse që kishin vjedhur me dhunë një makinë në Shkodër, duke i ndaluar keqbërësit. Për këtë veprim të saj, ajo është shpërblyer me një pagë mujore shtesë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Jeta e 26-vjeçares nuk u rrezikua nga as nga keqbërësit që vjedhin makina apo persona të tjerë me të kaluar kriminale dhe me të cilët përballej çdo ditë, por dëmet më të mëdha në trupin e saj i mori gjatë një protestë të organizuar nga PD, ku ishte angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike. Sot Ina, ka disa gishta më pak, disa plagë më shumë në trup dhe ëndrrën për të vazhduar të nesërmen punën si punonjëse e policisë, për të cilën la profesionin e saj si mësuese fizkulture.

Me qira dhe babain pa punë, kush është policja që humbi gishtat Read More »

DETAJE: Efektivja e Shqiponjave e largoi kapsollën me dorë sepse i ra në qafë. Berisha zhduk foton pasi e quajti ndrikull

24 vjeçarja Ina Nuku është efektivja e cila ka humbur gishtat e dorës pasi i ka plasur në një kapsollë e hedhur nga protestuesit ditën e sotme para Parlamentit.

Newsbomb.al mëson se Nukut filimisht kapsolla i ka rënë në qafë, në pjesën e jakës së unfirormës ndërsa duke u përpjekur ta largonte i ka plasur në dorë.

Burime nga spitali i Traumës kanë thënë për newsbomb.al se 24 vjeçarja ka humbur plotësisht gishtin tregues, ndërkohë dy gishtat e tjerë i janë dëmtuar pjesërisht dhe prej orësh ndodhet në reanimacion.

Gjithashtu efektivja e repartit të forcave Shqiponja ka marrë dëmtime dhe në pjesën e djathtë të fytyrës, siç shihet dhe në foto.

Por ajo që bie në sy është se ish-kryeministri Sali Berisha pasi i ka bërë një shkrim ku dhe e ka ofenduar Nukun duke e quajtur ndrikull është detyruar ta fshijë postimin.

Mesa duket ish-kryeministri ka rënë vet pre e lajmit që ka publikuar pasi efektivja që shihet me ministrin Sandër Lleshi nuk është Ina Nuku.

Madje efektivja e cila është takuar me Sandër Lleshin nuk ka asnjë prej gishtave të fashuar, por mban në dorë një medikament mjeksor./ NEWSBOMB.AL

POSTIMI I BERISHËS QË MË PAS U ZHDUK:

DETAJE: Efektivja e Shqiponjave e largoi kapsollën me dorë sepse i ra në qafë. Berisha zhduk foton pasi e quajti ndrikull Read More »

Berisha fyen mizorisht policen e plagosur, gazetari i njohur replikon: Mos i bjer në qafë motrave e bijave tona!

“Te dashur miq, kjo eshte ndrikulla per te cilen mashtruan si derra nga Edvin Kristaq Urrejtja tek Sander Vasali dhe Geron Veliu, sipas te cileve ajo ka humbur 4 gishtrinje nga eksploziv i hedhur nga protestuesit.

Siç shihni nga foto ajo ka nje demtim te nje gishti ndaj dhe nuk eshte fashuar as pellemba dhe as gishtrinje te tjere.

Duke i thene te shkuara, le te keshillojme ndrikullen me uniforme te ruaj gishtrinjte sepse meqe nuk i ka humbur do ja vjedhin hajnat per hir te vijes se kuqe!

ps: Vendosja e policeve ne rreshtin e pare perballe demostruesve eshte model i Gedafit”.

Këtë status skandaloz nuk e ka shkruajtur ndonjë komentues anonim, por një person që ka qenë kryeministër i Shqipërisë. Sali Berisha quhet, që i thotë një punonjëse të policisë ndrikull. Në fakt, në foton që ka postuar Berisha, nuk është punonjësja e policisë që humbi gishtat, por një punonjëse tjetër. Atij i ka shkruajtur edhe gazetari Blendi Salaj.

“Kjo ne foto nuk eshte oficerja Ina Nuka e cila ka humbur gishtërinjtë sot, por nje efektive tjeter. Zoti ish. Km, mos i bini ne qafe “ndrikullave”, ato jane motrat dhe bijat tona”, shkruan Salaj. ma.me

Fotoja e polices se plagosur

Berisha fyen mizorisht policen e plagosur, gazetari i njohur replikon: Mos i bjer në qafë motrave e bijave tona! Read More »

Tradita shqiptare e kulinarisë udhëton drejt Belgjikës

Tradita shqiptare e kulinarisë udhëton drejt Belgjikës për një aktivitet të veçantë.

Në datat 26-27 nëntor në Bruksel do të zhvillohet panairi “Ditët e Kulinarisë shqiptare në Bruksel”.

Në këtë nismë që vjen si një bashkëpunim i Agjencisë Kombëtarë të Diasporës me “Institutin Kulinar Neranxi”, do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

E veçanta e këtij aktiviteti është autobusi lëvizës, i cili ka nisur dje udhëtimin drejt sheshit “Place du Luxembourg”, ku edhe do të zhvillohet aktiviteti. Përgjatë këtyre dy ditëve të gjithë shqiptarët, por edhe qytetarë të tjerë të Brukselit, do të kenë mundësinë të shijojnë produktet tipike tradicionale shqiptare.

“Dita e Kulinarisë” përpos promovimit të produkteve dhe recetave shqiptare në Diasporë, si një nga elementet për ruajtjen e identitetit kombëtar, ka për qëllim të nxisë shkëmbimin e kulturave gastronomike dhe bashkëpunimit me kompani të vendit pritës të Diasporës Shqiptare./atsh

Tradita shqiptare e kulinarisë udhëton drejt Belgjikës Read More »

Komisioni i emergjecave në prefekturën e Vlorës,takim me drejtuesit e të gjitha bashkive të qarkut Vlorë

Situata e rreshjeve dhe problematikat qe mund te vijne nga permbytjet,komisioni i emergjecave ne prefekturen e Vlores,takim me drejtuesit e te gjitha bashkive te qarkut Vlore dhe institucionet ne Vlore. Qellimi mbetet evidentimi i situates aktuale dhe pritshmerite per situaten e permbytjeve ne Vlore,referuar dhe situates se nje viti me pare te refelektuar me problematike permbytjesh ne Novosele,Selenice,por edhe ne zona te tjera te qarkut.

Prefekti i qarkut Vlore, Flamur Mamaj ka evidentuar fillimisht situaten qe kaloi qarku i Vlores referuar situates nga zjarret gjate periudhes se veres,situate e cila ishte dukshem permiresuar krahasuar me nje vit me pare. Nderkohe takimi i sotem eshte cilesuar i imponuar edhe referuar situates ne pritje sa i perket rreshjeve apo situates se pritshme nga permbytje te mundhshme.

Jane disa zonat me problematike ,referuar situates se pritshme dhe rrezikuara nga permbytjet,ndersa qellimi mbetet evidentimi i problematikave dhe zgjidhja e tyre,per te minimizuar sadopak situiaten qe mund te krijohet ne vijim per shkak te rreshjeve.

Komisioni i emergjecave në prefekturën e Vlorës,takim me drejtuesit e të gjitha bashkive të qarkut Vlorë Read More »

Blendi Gonxhe emërohet drejtori i ri i Patentave

Ish-nënkryetari i Bashkisë Tiranë në kohën e Edi Ramës, Blendi Gonxhe, është emëruar në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Transportit Rrugor apo siç njihet ndryshe Drejtoria e Patentave.

Gonxhe pason në këtë detyrë Arben Isarajn, i cili dha dorëheqjen pas arrestimit të vëllait të tij për drogë dhe armëmbajtje pa leje. Me ardhjen e Erion Veliajt në Bashkinë Tiranë , Blendi Gonxhe mbante detyrën e drejtorit të Parqeve dhe Rekreacionit.

Blendi Gonxhe emërohet drejtori i ri i Patentave Read More »

“Mirëmëngjes me Dhimitrin, nipin e Kacifas”, grekja publikon foton nga Bularati me thirrjen për Vorio-Epirin

Më 28 tetor u vra nga forcat Renea në fshatin Bularat të Gjirokastrës, Kostandin Kacifa.

Vrasja e Kacifas zgjoi një nacionalizon dhe racizëm pasi Kacifas ishte minoritar grek në vendin tonë. Gjithçka kulmoi ditën e varrimit të tij, kur në Gjirokastër vërshuan ekstremistë grekë nën thirrje fashiste që cenojnë rendin publik dhe përçarjet mes dy shteteve.

Mirëpo, si duket çështja “Kacifas” nuk përfundon me kaq. Në Facebook është publikuar një foto e nipit të Kacifas dhe një gruaje greke ku bëhet thirrje për atë që grekët e quajnë “çlirim i Vorio-Epirit”.

Qytetari që ka dërguar fotot për JOQ Albania shprehet:

“Përshëndetje JOQ! Kjo foto është publikuar nga femra që gjatë gjithë kohës ishte pranë familjes së Kacifes…ajo grekja që thoshte poezi n varrim. Kjo foto është nxjerrë tek kisha ku dilte Kacifa në këmbë lart fshatit Bularat.
Thjesht nuk pret asnjë që këto foto ta gjejnë kaq sa t dërgohet në JOQ, sepse këtë llogari që ka postuar këtë foto e ka kjo grekja dhe unë e njoh mirë. Ja pra gati e ke: Një kallash jepi këtij dhe filloi kryengritja greke për çlirimin e VORJO-EPIDH*T.”

Në foton e publikuar nga gruaja greke dhe nipi i Kacifas shkruhet:

“Mirëmëngjesi me Dhimitrin, Nipin e Kacifës që i ngjajnë shumë nga paja dhe nga trimëria po ashtu edhe në shpirt.
Në manastirin e Koimisesos Theotoku në Bularat!
Në fshatrat dhe në malet e Dropullit, godet zemra e Greqisë se vërtet siç e kemi ne patriotët e vërtetë në mendje dhe në shpirtrat tanë do të nderojmë vëllain tonë Kostandin Kacifën që me sakrificën që bëri bashkoi kombin dhe nderoi idealet për të cilat u sakrifikuan paraardhësit tanë të lavdishëm.”/JOQ

“Mirëmëngjes me Dhimitrin, nipin e Kacifas”, grekja publikon foton nga Bularati me thirrjen për Vorio-Epirin Read More »