Aktualitet

Shërbimet që ofrohen në sportelet e Posta Shqiptare Sh.a Filiali Vlorë

Posta Shqiptare Sh.a ofron në çdo sportel të zyrave postare shërbimin e pagesave për detyrimet tatimore që kanë subjektet tregtare ndaj Drejtorisë së Përgjithsme të Tatimeve për:

– Sigurimet Shqqërore e Shëndetësore .
– Tatimin në Burim.
– Tatim mbi Fitimin.
– TVSH-në
– Etj.

Të nderuar përfaqësues të subjekteve tregtare !

Ju duhet t`i kryeni pagesat për detyrimet Tuaja Tatimor në Postën Shqiptare Sh.a sepse:

1- Posta Shqiptare Sh.a ofron këtë shërbim kudo në çdo zyrë postare, në qytet dhe në fshat.
2- Posta Shqiptare Sh.a ofron shërbim të kulturuar, të shpejt dhe të sigurt.
3- Shkarkimi i detyrimeve Tuaja ndaj Sistemit Tatimor bëhet në kohë reale.
4- Komisionet për shërbimin e ofruar nga Filiali i Postës Vlorë është vetëm 150 lekë për çdo pagesë të kryer.

Mirëse të vini në sportelet e Posta Shqiptare Sh.a Filiali Vlorë.

Shërbimet që ofrohen në sportelet e Posta Shqiptare Sh.a Filiali Vlorë Read More »

Bashkia Roskovec ndërton 5 shtëpi të reja për familjet në nevojë

Bashkia Roskovec bëri të mundur ndërtimin e 5 shtëpive për familjet në pamundësi ekonomike.

Në një prononcim për ATSH-në, kryetarja e bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi u shpreh se “ky është një investim prej rreth 15 milionë lekë, iniciativë dhe kontribut i bizneseve në bashkinë Roskovec”.

“Në hapësirën e 3 viteve, në kuadër të projektit “Solidaritet për njerëzit në nevojë“, ne kemi realizuar përmirësimin e kushteve të banimit për 52 familje rome, me një financim prej rreth 30 milionë lekësh me fonde të qeverisë, si dhe përmirësimin e kushteve të banimit për 19 familje në nevojë me një fond prej rreth 11 milionë lekë fonde të qeverisë”, tha Bufi për ATSH-në.

Bufi siguroi se “strehimi i familjeve në pamundësi ekonomike nuk do të ndalet këtu, pasi bashkia Roskovec do të vijojë edhe në të ardhmen ndërtimin e shtëpive të tjera për këtë kategori familjesh në nevojë”.

Një prej familjeve qe sot është në shtëpinë e re, të ndërtuar nga bashkia Roskovec, është familja e Bashkim Himës në Suk1, e cila më parë jetonte në një kasolle që rrezikonte të shembej. /atsh

Bashkia Roskovec ndërton 5 shtëpi të reja për familjet në nevojë Read More »

Rama: U takon Universiteteve që të bëjnë vetting akademik

“Pedagogët nuk mund të marrin peng qeverinë duke bërë presione dhe duke mos shkuar në mësim”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa u kujtoi universiteteve se transparenca me titujt akademik është kompetencë e tyre.

Gjatë diskutimit mbi Paktin për Universitetin, Kryeministri Edi Rama u shpreh se “qeveria është përqendruar me të gjithë kapacitetin e vetë për t’i dëgjuar studentët, por edhe pedagogët dhe universitetet duhet ta bëjnë këtë”.

Lidhur me çështjen e plagjiaturave, Kryeministri theksoi se “universitetet nuk mund ta lënë këtë si një top mes studentëve dhe qeverisë”.

Kryeministri ritheksoi se me plagjiaturat duhet të merret universiteti. “Ju peng qeverinë nuk mund ta merrni dot duke bërë presione dhe duke mos shkuar në mësim. Nuk ka kuptim që qeveria të bëj vetting akademik për titujt, duhet ta bëni ju”, tha Rama.

“Ju nuk mund të refuzoni t’u jepni mësim studentëve për të bërë presion, që qeveria dhe studentët të tërhiqen nga transparenca e titujve. Si do të bëhet transparenca kjo është një çështje e hapur, por qeveria po dëgjon sot ato që ju duhet t’i kishit dëgjuar gjithë këto vite, sepse ligji i Arsimit të Lartë ju ngarkon ju me të gjitha ato, që sot po i merr përsipër qeveria. Ne po e bëjmë këtë, sepse këta së pari janë fëmijët tanë dhe nuk mund t’i bëjmë top ping-pongu, duke e kthyer çështjen e tyre në një betejë publike kompetencash, por ligji i Arsimit të Lartë ju detyron dhe sot ju duhet ta kishit bërë transparencën për të gjithë titujt”, tha Rama, duke iu drejtuar pedagogëve dhe universiteteve.

Ne nuk duam të bëjmë detyra përtej atyre që kemi për të bërë, tha Kryeministri, duke shtuar se, “transparenca e titujve është detyrë e universiteteve”.

“Universitetet kanë kërkuar liri, por liria vjen bashkë me përgjegjësinë”, shtoi Rama. “Mos prisni ditën kur të bashkohem unë me studentët dhe të vij përballë jush dhe t’u thoni studentëve çfarë ju nuk doni. Do të mbaroj historia e Doktorëve të Shkencave që vetëm me shkencën nuk kanë lidhje. Ju e dini shumë mirë sot se çfarë po ndodh, problem janë pedagogët që nuk shkojnë t’u japin mësim, jo studentët e ngujuar”, tha Rama.

Sipas tij, “studentët e bënë detyrën e tyre duke ngritur zërin dhe ne e dëgjuam, por unë edne nuk kam kuptuar sa kanë dëgjuar universitetet nga kjo”.

“Ne jemi gati të kalojmë edhe përtej mundësive tona, por nuk mund të marrim përsipër që të bëjmë detyrat që ligji ia ngarkon universitetit. Kush e ka ndaluar universitetin në gjithë këto vite t’i drejtohet qeverisë apo ministrisë dhe të kërkojë të marri pjesë në proces dhe të përfitoj të ardhura. Ne duam që universiteti të hyjë në treg, pasi universitetet në gjithë botën gjenerojnë të ardhura, ndërsa këtu këto të ardhurat gjenerohen nga prindërit që paguajnë tarifat dhe nga buxheti i shtetit”, tha Rama. /atsh

Rama: U takon Universiteteve që të bëjnë vetting akademik Read More »

Fier – Largohet nga detyra, drejtori i OSHEE-së zëvendësohet nga…

Është larguar nga detyra drejtori i OSSHE FIER Armand Zhuka. Zhuka drejtoi për afro dy vjet me radhë OSSHE Fier duke u pozicionuar prej sot në një detyrë me të lartë në Drejtorinë e Përgjithshme të Energjitikës Shqiptare .

Emri që është vendosur në këtë detyrë nuk është i panjohur. Në këtë detyrë është rikthyer Arjan Fasko.

Fier – Largohet nga detyra, drejtori i OSHEE-së zëvendësohet nga… Read More »

Meta i jep dekretin – Rama edhe ministër i Jashtëm

Presidenti Meta dekretin kryeministrin Rama edhe në postin e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropës

Sipas zëdhënësit të shtypit të institucionit të Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, Metës më datë 14 janar 2019, i është paraqitur propozimi i ri për emërimin e z. Edi Rama, Kryeministër edhe në funksionin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Emërimi i Kryeministrit edhe në detyrën e Ministrit është një rast i veçantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Presidenti i Republikës vlerësoi këtë propozim në përputhje me frymën që përcjell Kushtetuta dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese, duke bërë një interpretim të zgjeruar dhe fillestar të dispozitave kushtetuese, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që, ushtrimi i detyrës së Ministrit nga Kryeministri është një veprimtari shtetërore që shtrihet brenda sferës ekzekutive pjesë e kabinetit qeveritar, struktura e të cilit është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar.

Në shqyrtimin e këtij propozimi Presidenti i Republikës, në cilësinë e Kreut të Shtetit, ka mbajtur në konsideratë edhe rëndësinë e evitimit të çdo mundësie për krijimin e një krize institucionale, e cila do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe 98 pika 1 të Kushtetutës, sot më datë 18.01.2019, ka vendosur me Dekret që :

Z.Ditmir Bushati ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, shkarkohet nga kjo detyrë dhe zoti Edi Rama, Kryeministër, emërohet edhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme”, thuhet në reagim.
Posti i ministrit të Jashtëm solli një përplasje mes Presidentit dhe Kryeministrit, pasi Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakës në këtë post.

Meta i jep dekretin – Rama edhe ministër i Jashtëm Read More »

Ekspozitë në Bibliotekën “Shefqet Musaraj” me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit

Me rastin e 100 vjetorit të ndarjes nga jeta të Atit të Kombit Ismail Qemali, ekspozohen në Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” të Bashkisë Vlorë dokumenta arkivore, botime historike dhe letrare, shtypi i kohës për jetën dhe veprimtarinë patriotike të Ismail Qemalit.

Në këtë ekspozitë janë paraqitur disa nga momentet më pikante të përkujtimit dhe festimit të 28 nëntorit, siç është 28 nëntori i vitit 1932 kur u zhvendos trupi i Ismail Qemalit nga Kanina në lulishten e Vlorës në varrin monumental të ndërtuar posaçërisht me statujën e flamurtarit sipër, vepër e Skulptorit të Popullit Odise Paskali.
Gjithashtu shpallja e Vlorës “Qytet Hero” me rastin e 50 vjetorit të Pavarësisë dhe dhënies së Ismail Qemalit titulli “Hero i Popullit” (pas vdekjes) dhe kthimin e Vlorës Kryeqytet të Shqipërisë për 3 ditë, apo festimi i 60 vjetorit të Pavarësisë në 28 nëntor të vitit 1972 me inagurimin e Monumentit të Pavarësisë Kombëtare etj.

Ekspozita do të qëndroi hapur nga data 17-24 janar 2019.

Ftohen ta vizitojnë këtë ekspozitë qytetarët e Vlorës, nxënësit e shkollave, student, intelektual etj

Ekspozitë në Bibliotekën “Shefqet Musaraj” me rastin e 100-vjetorit të ndarjes nga jeta të Ismail Qemalit Read More »

Surprizat e motit

Dita e nesërme do të rikthejë sërish reshjet e shiut në të gjithë territorin, ndërsa në vendet malore pritet të ketë reshej dëbore.

Sa u përket temperaturave do të ketë një luhatje të lehtë në të dyja ekstremet.

Ndërkohë që edhe në ditët në vijim pritet që të mos ketë luhatje temperaturash por reshje shiu dhe bore në të gjithë vendin

Surprizat e motit Read More »

Arrestimi i një duzine shkelësish për mashtrim, mesazh i qartë për të mos luajtur me taksat

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal.

Kreu i qeverisë reagoi sot në lidhje me procedimin penal për disa persona, të dyshuar për krijimin e skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH-së.

Rama u shpreh se arrestimi i një duzine shkelësish për mashtrim me taksat është mesazh i qartë për të mos luajtur me taksat.

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, thekson Rama./atsh

Arrestimi i një duzine shkelësish për mashtrim, mesazh i qartë për të mos luajtur me taksat Read More »