Aktualitet

Rikthimi i vlerave historike e kulturore të Dhërmiut

Dhërmiu është një ndër fshatrat më të bukur të jugut. Puna për rikualifikimin e Qendrës Historike të fshatit Dhërmi po vijon.

Kryeministri Edi Rama shprehet se vijon puna për nxjerrjen në dritë të atraksioneve kulturore e historike.

MIRËMËNGJES , dhe me këto foto nga Dhërmiu ku vijon puna për nxjerrjen në dritë të atraksioneve kulturore e historike si edhe hapësirave urbane, ju uroj një të dielë të bukur”, shprehet Rama.

Projekti i ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit synon shndërrimin e Dhërmiut në një qendër autentike dhe atraktive jo vetëm për turizmin bregdetar, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor të zonës.

Dhërmiu në territorin e tij ruan mbi 40 objekte kulti, monumente historike si dhe natyrore. Gjurmët e gjetjeve arkeologjike dëshmojnë se jeta në këtë fshat i ka fillesat që në prehistori. Sot fshati Dhërmi dhe plazhet e mrekullueshme përreth tij presin turistë të shumtë, sidomos gjatë sezonit veror. /atsh

Rikthimi i vlerave historike e kulturore të Dhërmiut Read More »

549 të punësuar në një javë vetëm përmes Zyrave të Punës

Punësimi në vend si një nga prioritetet e qeverisë, ka shënuar rritje ku vetëm në 7 ditë janë punësuar 549 persona.

Sipas statistikave nga Zyrat e Punës, rezulton se qarqet e Durrësit, Vlorës dhe Fier kanë numrin më të madh të të punësuarve, falë zyrave të punës.

Shifra për periudhën 11-17 janar, të shpërndara sipas qarqeve të vendit:

Në qarkun e Beratit janë punësuar 47 persona, nga këta në Berat 34, në Skrapar 3 dhe Kuçovë 10.

Në qarkun e Durrësit 100 persona nga këta në bashkinë Durrës 88, në Krujë 12. Në qarkun e Fierit 83 persona, në bashkinë Fier 57 dhe në Lushnjë 26.

Në qarkun e Korçës janë punësuar 24 persona, nga këta në Kolonjë 2, në Korçë 14 dhe në Pogradec 7, ndërsa në qarkun e Dibrës janë punësuar 16, nga këta në Dibër 4, Mat 1 dhe Bulqizë 11.

Në qarkun e Elbasanit janë punësuar 22 persona, në bashkinë Elbasan 25, Gramsh 4, në Librazhd 4, në qarkun e Gjirokastrës 15, nga këta në bashkinë Gjirokastër 10, në Përmet 4 dhe në Tepelenë 3.

Ndërsa në qarkun e Kukësit janë punësuar 9, në Has 4 dhe Tropojë 5, në qarkun e Lezhës 14 gjithsej nga këta në Kurbin 6, Lezhë 5, në Mirditë 3. Në qarkun e Shkodrës 28 gjithsej nga këta në Malësinë e Madhe 4 dhe në Shkodër 24.

Në qarkun e Tiranës janë punësuar 98 persona, 95 në Tiranë dhe 3 në Kavajë. Në qarkun e Vlorës 76 gjithsej, në Sarandë 5 dhe në Vlorë 71./atsh

549 të punësuar në një javë vetëm përmes Zyrave të Punës Read More »

Platforma e bashkëqeverisjes, 26721 ankesa të zgjidhura

Platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” është një mekanizëm i garantuar që fuqizon qytetarët dhe vë në lëvizje qeverinë në kohë reale në mbështetje të tyre.

Çdo javë në tryezën e qeverisë raportohet për të gjitha ankesat që vijnë dhe zgjidhjet që jepen për qytetarët.

Deri tani në platformën e bashkëqeverisjes në nivel qendror numri total i ankesave të përfunduara ka arritur 26 721 nga 27 872 të numrit total të ankesave të regjistruara.

Ndërsa rastet në nivel vendor të numrit total të ankesave të përfunduara kanë arritur në 4218 nga 4684 të numrit total të ankesave të regjistruara.

Në rubrikën “Jam student, pyetja ime është” janë regjistruar 359 përgjigje të kthyera.

Gjatë kësaj jave 12 raste të spikatura suksesi; 4 raste ministria e Drejtësisë, 1 rast ministria e Financës dhe Ekonomisë, 1 rast Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, 1 rast Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, 4 raste bashkia Tiranë dhe 1 rast bashkia Durrës.

Ndërsa numri total i log in në faqen e platformës është 79 065 dhe numri total i regjistrimeve të reja 13681./atsh

Platforma e bashkëqeverisjes, 26721 ankesa të zgjidhura Read More »

Kush përfiton nga përgjysmimi i tarifave për master

Kostoja për studentë që studiojnë në universitetet e vendit , në varësi të programit dhe Institucionit të Arsimit të Lartë, luhatet nga më e ulëta 55,000 lekë në Universitetin e Durrësit deri në 470,000 lekë më e larta në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Kontributi i buxhetit të shtetit tek kjo kosto luhatet nga 54% në Institucionit të Arsimit të Lartë me kosto më të ulët, në 91% në koston më të lartë. Si rezultat, deri më sot studenti paguante 25,000 lekë për programin me koston më të ulët deri në 45,000 lekë për programin me koston më të lartë.

Por tashmë, Qeveria ka marrë një sërë vendimesh duke i dhënë zgjidhje kërkesave të ngritura nga studentët për përgjysmimin e tarifave në nivelin e studimeve master për disa kategori, të cilat janë të publikuara edhe në Paktin për Universitetin.

Kështu, për studentët e nivelit të studimeve master, Qeveria ka përgjysmuar tarifat deri në 50% për ato studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, për studentët nga familje në ndihmë ekonomike, të verbrit, studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimët dhe për fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës.

Përfitues janë studentët që vijnë nga familjet e të cilëve trajtohen/përfitojnë ndihmë ekonomike të plotë apo të pjesshme nga njësitë bazë të qeverisjes vendore, si dhe studentëve deri në moshën 25 vjeç, që kanë vetëm njërin nga prindërit, pasi prindi tjetër është ndarë nga jeta, me të ardhura vjetore të familjes të pamjaftueshme për përballimin e kostos së studimeve dhe studentët që kanë përfituar statusin e jetimit, deri në moshën 25 vjeç.

Po ashtu, janë përfitues edhe studentët të cilët deri në moshën 25 vjeç, që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate të formës së prerë; Studentët deri në moshën 25 vjeç, që janë identifikuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë përfituar statusin ligjor për trajtim si viktima të trafikut të qenieve njerëzore.

Një kategori tjetër janë edhe studentët, fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës, të konfirmuar nga ministria/institucioni përgjegjës.

Nga vendimet e qeverisë për uljen e tarifave, përfitojnë dhe studentë e ish- të përndjekurve politikë, romët dhe egjiptianët.

Pakti për Universitet fut në kategorinë e uljes së tarifave edhe studentët romë dhe ballkano-egjiptianë, të konfirmuar si të tillë nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale; Studentët, fëmijë të ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist, ose fëmijë me prindër të dënuar politikë me heqje lirie.

Përfitues janë dhe studentët që fillojnë vitin e parë të ciklit të dytë të studimeve në Institucionet publike të Arsimit të Lartë dhe që kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në Institucionet publike të Arsimit të Lartë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë); Studentët që rezultojnë me notën mesatare vjetore 9 (nëntë) deri në 10 (dhjetë), të regjistruar në vitin pas të parit dhe që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike, të parashikuara për vitin akademik paraardhës.

Studentët, sipas kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e mësipërme, do të paguajnë tarifën vjetore të studimeve në masën 50%, pas paraqitjes së dokumentacionit vërtetues për statusin e tyre ligjor, me vendim të Bordit të Administrimit të Institucionit publik të Arsimit të Lartë. /atsh

Kush përfiton nga përgjysmimi i tarifave për master Read More »

Portal transparence për shpenzimet dhe ankesat në Arsimin e Lartë

Për të adresuar problematikën e ngritur nga studentët dhe stafet pedagogjike, lidhur me transparencën me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe institucionet e Arsimit të Lartë dhe publikimin e të gjitha shpenzimeve online, qeveria miratoi vendimin “Për garantimin e transparencës në Institucionet publike të Arsimit të Lartë”.

“Ky vendim ka për qëllim garantimin e transparencës në Institucionet publike të Arsimit të Lartë. Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë do të bëjë publike të dhëna e informacione në kuadër të programit të transparencës dhe të trajtimit të ankesave ndaj Institucioneve të Arsimit të Lartë, përmbajtja e të cilave do të publikohet në portalin e transparencës dhe të trajtimit të ankesave”, thuhet në Paktin për Universitetin.

Në këtë portal, do të publikohen online të ardhurat dhe shpenzimet e universiteteve, vendimet e bordit, të senatit dhe organeve të tjera dhe zyrës pranë MASR për transparencën dhe adresimin e ankesave.

Aktualisht institucionet publike të Arsimit të Lartë gëzojnë të drejtën: për të caktuar rregullat e brendshme të financimit, të shpërndarjes dhe përdorimit të të ardhurave, sipas veprimtarisë dhe nevojave të institucionit; për të përcaktuar tarifat e studimit në përputhje me këtë ligj;për të përfituar fonde nga shteti dhe organizma të tjerë; për të krijuar të ardhura të ligjshme nga veprimtaritë e mësimdhënies, nga veprimtaritë kërkimore-shkencore, nga të drejtat intelektuale, nga markat dhe patentat, nga shërbimet, nga veprimtaritë artistike e sportive, si dhe nga veprimtari të tjera ekonomike, të cilat përdoren në përputhje me legjislacionin në fuqi; për të administruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme që institucionet zotërojnë ligjërisht, në përputhje me misionin e tyre.

Po ashtu IAL-të i hartojnë vetë buxhetet e tyre, duke filluar nga niveli i çdo departamenti, në nivel fakulteti e më pas buxhetet konsolidohen në nivel IAL-je, ndërsa buxheti miratohet paraprakisht nga Senati Akademik dhe më pas i kalohet për aprovim final Bordit të Administrimit.

Buxheti i miratuar administrohet nga Administratori i IAL-së, në përputhje me zërat e aprovuar dhe sipas ligjeve për shpenzimet publike.

Studentët, por edhe një pjesë e madhe e stafeve pedagogjike, kanë informacion të limituar mbi buxhetin, si në nivelin e hartimit dhe aprovimit të tij, si edhe të shpenzimeve që kryhen nga çdo Institucion i Arsimit të Lartë./atsh

Portal transparence për shpenzimet dhe ankesat në Arsimin e Lartë Read More »

Policia publikon listën e personave më të kërkuar në Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka publikuar listën e personat më të kërkuar të cilët janë dënuar për vepra të rënda penale, nga dënim me burgim të përjetshëm deri në 20 vite burg.

Një nga personat më të kërkuar është Eduart Xhavit Kurt i dënuar më burg të përjetshëm. Një tjetër i kërkuar është Xheladin Tako (Take). Po ashtu të kërkuar janë dhe Ervin Dhimokrat Shahini (Shabani), Jashar Bajram Begani (Begami) i dënuar me burg të përjetshëm, Fatos Hajro Metushi dënuar me 25 vjet burg, Besnik Met Coka dënuar më 25 vjet, Kujtim Riza Qordja, Besnik Hysen Lamçja i dënuar me 25 vjet, Arlind Qamil Hyseni i dënuar me 25 vite burg, Besnik Zylyftar Çoadari i dënuar më 25 vjet burg, Nikolin Vlashi Xhepa i dënuar me 24 vjet burg, Tomor Qazim Çela i dënuar me 24 vjet burg, Arben (Artan) Ismail Muça i dënuar me 23 vjet, Ismet Selim Bardhoshi i dënuar me 22 vjet burg, Adim Maliq Mici i dënuar me 22 vjet burg, Fatos Abaz Lamaj i dënuar me 21 vjet burg, Bashkim Riza Ferati i dënuar me 21 vjet burg, Sokol Arif Hilaj i dënuar me 20 vjet burg, Fatmir Sadik Rama i dënuar me 20 vjet burg, Asim Ali Kojeli i dënuar me 20 vite burg, Festim Aqif Rusi i dënuar me 20 vjet burg, Anton Kolec Vila i dënuar me 20 vjet burg.

Policia e Shtetit fton cilindo që ka dijeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, apo të dërgojë imazhe e informacion në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, duke ju garantuar anonimatin./atsh

Policia publikon listën e personave më të kërkuar në Tiranë Read More »

Vlorë – Plot 68 është numri i objekteve në restaurim, për zonën historike të qytetit

Plot 68 është numri i objekteve në restaurim, për zonën historike të qytetit të Vlorës.

Projekti pritet të përmbyllet vetëm me restaurimin e objekteve në sezonin turistik të këtij viti, ndërsa më pas do të vijohet edhe me restaurimin e rrugicave të zonës historike.

Kreu i Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, Erion Hamataj konfirmon edhe numrin e objekteve që janë shembur.

Në total janë 40 objekte të klasifikuara për t’u shembur, nga të cilat 35 janë shembur tashmë, ndërsa 5 të tjera, kryesisht shtesa dhe rrethime, pritet të shemben.

Projekti i restaurimit të qendrës historike të Vlorës ka nisur në shtator të vitit 2017, ndërsa vlera e investimit shkon në rreth 322 milionë lekë./tch

Vlorë – Plot 68 është numri i objekteve në restaurim, për zonën historike të qytetit Read More »