Aktualitet

Shqipëria mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019

Shqipëria renditet mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019.

Prestigjiozja e përditshme Le Monde ka renditur Shqipërinë mes 20 destinacioneve të preferuara që duhet vizituar gjatë këtij viti.

“MIRËMËNGJES , dhe me këtë faqe të prestigjozes së përditshme Le Monde, e cila mes 20 destinacioneve të preferuara të vitit 2019 e sugjeron Shqipërinë si zgjedhjen e gjashtë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Edhe Gazeta britanike “The Sun” ka botuar një artikull mbi dhjetë destinacionet më të mira në të gjithë botën për turizëm mes të cilave përmend edhe Rivierën Shqiptare.

”Vendasit i kanë ruajtur me dinakëri për vete plazhet dhe gjiret e detit për dekada të tëra. Por tani, Lonely Planet e ka quajtur vendin një destinacion të mirë për 2019. Mund të vini bast se është vetëm çështje kohe para se Shqipëria të bëhet një Kroaci e re”, shkruan “The Sun”./atsh

Shqipëria mes 20 destinacioneve më të bukura për 2019 Read More »

Dhelpra e kuqe, pjesë e pasurisë së faunës në Parkun Kombëtar të Dajtit

Moratoriumi i gjuetisë në vendin tonë përherë e më shumë po pasuron parqet natyrore me faunën e egër, si dhe me specie të rralla që i kanë munguar natyrës dhe mjedisit tonë.

Përkujdesja dhe angazhimi i specialistëve për të ruajtur mjediset nga gjuetia e paligjshme ka bërë të mundur që një specie rrallë në vendin tonë si është dhelpra e kuqe të rikthehet pas përkujdesjes në Parkun Kombëtar të Dajtit, duke e shndërruar tashmë në një atraksion turistik dhe për pasionantët e vëzhgimit të botës së egër.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi shprehet se, ”dhelpra e kuqe e “Safari Park”, në Fier, tani është e lirë. Pas 80 ditësh trajtim intensiv në kopshtin zoologjik të Tiranës, “Four Paws” realizoi me sukses lëshimin e saj në natyrë. Ajo do të jetë pjesë e pasurisë së faunës në Parkun Kombëtar të Dajtit”. /atsh

Dhelpra e kuqe, pjesë e pasurisë së faunës në Parkun Kombëtar të Dajtit Read More »

Basha: Opozita dhe PD nisin protestat për t’i kthyer pushtetin qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha nga salla e Parlamentit, se nga sot opozita do të udhëheqë protestat drejt një kryengritje popullore e demokratike për të kthyer pushtetin në duart e qytetarëve. “Nga sot Partia Demokratike dhe opozita kanë një mision, t’i prijnë qytetarët të bëhen zot të fatit të tyre përmes një kryengritje demokratike dhe popullore”.

Sipas Bashës sot në Shqipëri kanë rënë institucionet më të rëndësishme.

“U asgjësua Kuvendi, kjo sallë sot nuk përfaqëson vullnetin e popullit, këta mbrojnë veç krimin. U asgjësua Gjykata Kushtetuese. U asgjësua në këtë sallë edhe Prokuroria”.

Kryetari i Partisë Demokrati theksoi se Shqipëria nuk po qeveriset nga Partia Socialiste, por nga disa ministra që përfaqësojnë oligarkët.

“Sot ministrat në pushtet nuk janë as përfaqësues të popullit, as të Partisë Socialiste. Këta ministra janë kukullat e Edi Ramës, sepse nuk i njohin as socialistët, as qytetarët. Këta ministra të rinj i kanë sjellë në pushtet oligarkët. Uroj që Partia Socialiste të çlirohet nga kjo bandë kriminelësh. Uroj që kjo rrugë të mos ketë kosto të madhe dhe faturë të madhe për shoqërinë shqiptare”. /atsh

Basha: Opozita dhe PD nisin protestat për t’i kthyer pushtetin qytetarëve Read More »

Check up falas, gjysmë milioni shqiptarë çdo vit analiza me standarde

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek programi i kontrollit shëndetësor falas, gjatë fjalës së tij në seancën hapëse të sesionit të katërt të legjislaturës së Kuvendit.

“Sot që flasim janë që nga viti i kaluar afro gjysmë milion shqiptarë, të cilët nuk kanë mundësi të bëjnë check up në Amsterdam e Vjenë si i bëjnë këta të opozitës, që e kanë bërë falas në Shqipëri me standardet njësoj si në Vjenë e Amsterdam, me laboratorë ultra modernë e kushte optimale”, theksoi Rama.

“Pse i shqetëson këta check up? Ja po e ndalojmë partneritetin publik-privat dhe gjysmë milioni që e bëjnë çdo vit kontrollin, që po e shfrytëzojnë këtë mundësi, do u themi bëhjeni 81 mijë lekë të vjetra ose kurrë mos e bëfshi. E paguan shteti, sigurisht. Shërbimin e garanton një sipërmarrje që ka investuar për laboratorët, makineritë, qendrat e trajnimin e qindra njerëzve, por ne paguajmë analizat e gjysmë milioni njerëzish”, theksoi kryeministri Rama.

Ai solli në vëmendje edhe paketën e re të prezantuar para disa ditësh për lentet e syve për pensionistët./atsh

Check up falas, gjysmë milioni shqiptarë çdo vit analiza me standarde Read More »

Kuvendi miraton emërimin e Kryeministrit Rama në krye të diplomacisë shqiptare

Kuvendi miratoi me 78 vota pro dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, duke miratuar me të njëjtin numër votash emërimin e Kryeministrit Rama në postin e kryediplomatit.

Ndryshimet e miratuara sot nga Kuvendi, janë të fundit nga ndryshimet në qeveri pas vonesës për shkak të refuzimit për dekretim të propozimit të Gent Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë nga ana e Presidentit Meta.

Gjatë seancës së sotme janë zëvendësuar po ashtu edhe vendet bosh të ministrave të rinj nëpër komisionet parlamentare. Në këtë seancë është vendosur që ish-ministri Ditmir Bushati të marrë kryesimin e delegacionit shqiptar në OSBE. Arben Ahmetaj ka marrë drejtimin e Komisionit të Ekonomisë, Niko Peleshi ka marrë drejtimin e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Senida Mesi, ka marrë pozicionin e nënkryetares së Komisionit të Integrimit. Blerina Gjylameti është votuar si bashkëkryetare e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Nënkryetare e Komisionit të Shëndetësisë u votua nga Kuvendi, deputetja e Durrësit, Klodiana Spahiu. /atsh

Kuvendi miraton emërimin e Kryeministrit Rama në krye të diplomacisë shqiptare Read More »

Parashikimi i motit, e martë, 22 janar 2019

Vendi ynë ditën e sotme do të ndikohet nga masa ajrore të paqëndrueshme. Moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të vazhdueshme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Përgjatë zonave bregdetare reshjet e shiut do të jenë me intensitet mesatar e përkohësisht në formën e shtrëngatave. Në këto zona reshjet do të shoqërohen me shkarkesa elektrike. Në Alpe do të ketë reshje bore si dhe në lartësitë mbi 800-1000 metra në zonat malore.

Era do të fryjë Juglindje-Jug 1-10 m/sek. Erë e vrullshme dhe me rrahje deri 30 m/sek përgjatë vijës bregdetare.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 4/12 re shi
Kukës 1/8 re shi borë
Lezhë 7/16 re shi rrufe
Dibër -1/5 re shi borë
Durrës 7/18 re shi rrufe
Tiranë 6/17 re shi
Elbasan 5/16 re shi
Berat 5/18 re shi
Vlorë 9/19 re shi rrufe
Korçë 1/5 re shi borë
Gjirokastër 5/14 re shi
Sarandë 10/19 re shi rrufe/atsh

Parashikimi i motit, e martë, 22 janar 2019 Read More »

Lentet e syrit do të ofrohen falas edhe në Vlorë

Lentet e syrit tanimë do të ofrohen falas në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë dhe në disa spitale rajonale si Elbasani apo Vlora.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gajtë vizitës që zhvilloi me kryeministrin në QSUT.
“Paketa e lenteve është një paketë e re e cila mbështetet 100 % nga qeveria. e kemi miratuar dhe buxhetuar dhe QSUT prej këtij viti e ofron falas shërbimin për vendosjen e lentës.

Do të ofrohet për më shumë se 2 mijë pacientë në vit. Është një investim direkt pasi vetëm një lente kushtonte 350 dollarë për një sy dhe 700 dollarë për të dy dhe kryesisht të moshuarit duhej ta blinin.

U kemi kursyer 1.5 milionë euro qytetarëve” tha Manastirliu.

Lentet e syrit do të ofrohen falas edhe në Vlorë Read More »

70 objekte po restaurohen në qendrën e Vlorës në një projekt me vlerë 322 milionë lekë

70 objekte po restaurohen në qendrën e Vlorës në një projekt me vlerë 322 milionë lekë, një investim i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan.

Në rrugën e cila ishte kthyer në një pazar, shtëpitë e vjetra humbnin rëndësinë mes zhurmës dhe ndotjes. Megjithëse afati i dorëzimit është muajin e ardhshëm dhe duket se puna është ende larg përfundimit, prej një viti po punohet në fasadat e mureve, çative të godinave si dhe në pjesë të cilat kanë qenë të rrënuara nga koha.

Në kantierin e improvizuar, jashtë kamerës, punëtorët shprehen se problemet me ndërtesat e vjetra i kanë ngadalësuar ritmet. Në këtë rrugë ndodhet dhe banesa e qendistares së flamurit të shpalljes së pavarësisë, Marigo Posio.

Siç shkruhet nëpër mure, fillimet e kësaj ndërtese datojnë në vitin 1892. Në zonë janë prishur 40 ndërtime pa leje. Megjithatë, banorët i mirëpresin punimet.

Rruga “Justin Godard” ka qenë rruga kryesore e qytetit në periudhën e rilindjes kombëtare. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik.

70 objekte po restaurohen në qendrën e Vlorës në një projekt me vlerë 322 milionë lekë Read More »