Aktualitet

Nuk duam zgjedhje pa opozitën, thjesht nuk kemi rrugë tjetër

“Ne kemi dhënë provën se mes një palë zgjedhjesh pa opozitën dhe zgjedhjeve me opozitën, ne kemi parapëlqyer të dytën dhe kemi sakrifikuar politikisht për ta bërë këtë të mundur”.

Kështu deklaroi sot në Kuvend, Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur të gjithë atyre që mendojnë se zgjedhjet janë anormale në kushtet kur dy parti politike jo të parëndësishme i kanë braktisur ato.

Rama tha se “ata nuk duhet të mendojnë se jemi ne që e duam dhe priremi drejt kësaj gjëje, ne thjesht nuk kemi asnjë rrugë tjetër”.

Kryeministri solli në kujtesë situatën para dy viteve, kur PD ishte futur në çadër, ndërsa “aleatët tanë rrinin mes çadrës dhe qeverisë në pritje të binte qeveria”.

“Në 2017 ne kaluam ylberin në raport me traditën politike në Shqipëri por edhe në raport me vetë mandatin tonë. Ne ndamë të gjitha përgjegjësitë e qeverisjes me ta duke u besuar atyre as më shumë e as më pak, por Ministrinë e Punëve të Brendshme plus ministritë e tjera dhe agjencitë më të rëndësishme shtetërore”, tha Rama.

Por sipas tij, është në rastin kur zgjedhjet u certifikuan nga të gjitha palët dhe u administruan nga vetë opozita, ata u kujtuan t’i konsideronin të paligjshme 2 vite më vonë. atsh

Nuk duam zgjedhje pa opozitën, thjesht nuk kemi rrugë tjetër Read More »

Kuvendi shqyrton sot pr/ligjin për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore

Kuvendi pritet të shqyrtojë sot projektligjin “Për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore”.

Gjithashtu, Kuvendi pritet të shqyrtojë raportin e veprimtarisë vjetore të Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit Shqiptar.

Sot në Kuvend pritet të shqyrtohet edhe raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për vitin 2018.

Gjithashtu Kuvendi do të shqyrtojë sot edhe projektvendimin “Për caktimin e znj.

Aurora Mara anëtare e nënkomisionit “Për të Drejtat e Njeriut”.atsh

Kuvendi shqyrton sot pr/ligjin për organizimin dhe funksionimin e policisë gjyqësore Read More »

Shqipëria me rekord historik, destinacioni i 6 milion turistëve në 2018

Shqipëria si destinacion turistik europian dhe gjithë vjetor, vazhdon të mbetet atraksioni turistik i preferuar i turistëve të huaj dhe përgjatë 2019.

Gjatë tremujorit të parë të 2019, 695 mijë vizitorë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, shifër kjo që e krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018 ka një rritje me 2,7 %. Vetëm gjatë muajit mars, Shqipërinë e kanë vizituar 294 mijë turistë të huaj pra 11,8% më shumë se në mars të 2018.

Shqipëria me bukuritë natyrore dhe vendet mahnitëse ka tërhequr një bum turistësh amerikan ku gati 33% e kanë vizituar vendin tonë gjatë muajit mars.

Kryeministri Edi Rama publikoi shifrat inkurajuese për turizmin.

”Me këto të dhëna inkurajuese për turizmin në Shqipëri edhe gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Gjatë vitit 2018 Shqipëria u bë destinacioni turistik i 6 milionë turistëve të cilët vizituan vendin tonë duke shijuar bukuritë natyrore, bregdetin, vendet e trashëgimisë, mikpritjen si dhe kulinarinë tradicionale. /atsh

Shqipëria me rekord historik, destinacioni i 6 milion turistëve në 2018 Read More »

Kryeministria “pushtohet” nga makinat antike

Dhjetëra makina retro kanë “pushtuar” sot ambientet e jashtme të Kryeministrisë.

Këto mjete historike të bëjnë të rikthehesh pas në kohë në Shqipërinë e para viteve ’90.

Automjetet e vjetra janë parkuar përreth godinës së Kryeministrisë në kuadër të aktivitetit “RETROPUBLIK” që po zhvillohet sot në ambientet e COD – Center For Openness And Dialogue.

Në këtë dëgjesë dhe workshop do të flitet për propozimet për themelimin e rregullave dhe përmirësimin e akteve ligjore për mjetet me interes historik dhe koleksionet./atsh

Kryeministria “pushtohet” nga makinat antike Read More »

Bujqësia në zonë:Ja kush është kultura kryesore

Pjesa më e madhe e tokës bujqësore ne Krahinen e Dukatit përbëhet nga fusha e Fushë-Dukatit si dhe nga toka e Tragjasit dhe Orikumit.

Fusha e Tragjasit dhe disa pjesë të tokës së Orikumit klasifikohen si tokë me cilësi të mirë dhe produktive, të përshtatshme për kultura të ndryshme bujqësore.
Zona karakterizohet nga kultivimi i vreshtarive, hortikulturës, agrumeve, kultura që gjjithnjë e më shumë karakterizohen nga tendencë rritje.

Ndryshe nga zona të tjera të vendit ku kultivimi i drithërave zë një vend të rëndësishëm në prodhimin bujqësor, në Njesine e Orikumit kultura kryesore është vreshtaria. Sipërfaqja e vreshtave arrin në 80 ha (vitis viniferasp). Varieteti mbizotërues është sheshi i zi në shkallën 80%, 20% Sangioveze, Merlot etj.

Kultivimi i vreshtarisë në zonë gjithnjë është karakterizuar nga një tendencë në rritje me afërsisht 10% në vit.

Një tjetër tendencë është kultivimi i ullirit, kulturë që zë një vend të rëndësishëm në zonë ku mund të përmendim: ullirin (Olea Euripea) me një sipërfaqe prej 100 ha. Varieteti 70% Kalinjot dhe 30% Frantoja.

Tendenca e rritjes së sipërfaqes është me nga 20 ha në vit. Agrumet e ndryshme si Citrus Deliciosa (mandarina) Klementina, Limoni (Citrus Limoni) varietete Santa Tereza, Interdonate, Mejer, Lukove, vendi lëkurëtrashe si dhe portokallen.

Sipërfaqja prej 20 ha është me tendencë rritje nga viti ne viti me rreth 1000 rrënjë. Kushtet klimaterike-tokësore në këtë zonë janë të shkëlqyra edhe për kultivimin e frutikulturës. Vlen të përmendim fiqtë, dardhat, kumbullat, pjeshkët, hurmat, bajamet, shegët etj.

Në zonën e Orikumit gjejmë toka të hinjta, kafe, livadhore skelektike me pehash 7-7.2. Nga bimët që favorizohen nga kushtet klimatiko-tokësore janë ato perimore, sidomos shalqini, patatja, pjepri, domatja, preshi, qepa e thatë me cilësi të lartë e prodhimtari. Në sasi më të vogla dhe më pak rezistente janë: speci, patëllxhani, bamja, barbunja.

Bujqësia në zonë:Ja kush është kultura kryesore Read More »

Anija “Butrint” e Forcës Detare shpëton 50 emigrant në detin Egje

Anija “Butrinti”, e Forcës Detare, me mision ne detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionit, mbrëmjen e djeshme ka shpëtuar një gomone me 50 emigrantë (40 burra dhe 10 gra) , e cila ishte nisur nga Ceshme drejt ishullit te Chiosit.

Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës Rojës bregdetare turke, greke dhe Frontex.

Emigrantët janë marrë nga Roja bregdetare turke, e cila ka vijuar lundrimit drejt portit te Ceshmes.

Forca Detare shqiptare nuk është hera e parë që ndërmerr një operacion shpëtimi gjatë patrullimit të saj në detin Egje.

Kjo ka ndodhur edhe më herët në disa raste të ngjashme. /atsh

Anija “Butrint” e Forcës Detare shpëton 50 emigrant në detin Egje Read More »

Rritet numri i vizitorëve të huaj në fillim të vitit 2019

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë në tremujorin e parë të vitit 2019 u rrit me 2,7% nga viti në vit duke arritur në 695 027, njoftoi sot zyra shqiptare e statistikave.

“Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë për arsye argëtimi në periudhën janar-mars u rrit me 2% duke arritur 643 145”, deklaroi INSTAT.

Numri më i lartë i vizitorëve të huaj erdhi nga Kosova, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Italia.

Vetëm në muajin mars, Shqipëria u vizitua nga 283 910 shtetas të huaj, një rritje me 11,8% në raport me të njëjtën periudhë një vit më parë. Nga kjo shifër, 262 419 erdhën për arsye argëtimi, një rritje me 11,4% në raport me muajin mars 2018.

Në vitin 2018, numri i përgjithshëm i vizitorëve të huaj në Shqipëri u rrit me 16%, duke arritur 5,9 milionë. /atsh

Rritet numri i vizitorëve të huaj në fillim të vitit 2019 Read More »

Pastrohen kanalet vaditëse në Drashovicë dhe Armen

Pastrimi i kanaleve kullues dhe kolektorëve, në të cilët ka shumë vite që nuk është vënë dorë, janë në fokus të punës së bashkisë Selenicë, Vlorë.

Bashkia bën të ditur se “mjetet po vazhdojnë punën për pastrimin e kanalit vaditës Drashovicë-Armen me gjatësi rreth 5 km”.

Sipas bashkisë, po ashtu po riparohen edhe skarpatet e betonit, të cilat janë dëmtuar ndër vite.

Fermerët e këtyre fshatrave do të kenë gati ujin për vaditje për këtë sezon.

Rehabilitimi i këtyre kanaleve ndikon direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit./atsh

Pastrohen kanalet vaditëse në Drashovicë dhe Armen Read More »