Shkolla Orikum

Ministrja Kushi tregon se çfarë do të ndodhë nga 1 shtatori/ A do të mbyllen shkolllat nga varianti ‘Delta’?

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka publikuar sot disa foto nga procesi për përgatitjen e klasave dhe ambienteve shkollorë për vitin e ri akademik.
Kushi bën me dije se të gjithë shkollat do të jenë gati më 1 shtator për të pritur nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues, duke nënkuptuar se mësimi nuk do të bëhet më online, ashtu sikurse u zhvillua vitin që shkoi.

“Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues”, shkruan Kushi.

Ministrja Kushi tregon se çfarë do të ndodhë nga 1 shtatori/ A do të mbyllen shkolllat nga varianti ‘Delta’? Read More »

Ri hapen re gjistrimet në sh kolla

Për shkak të numrit të ulët të regjistrimeve do të ketë një fazë të dytë aplikimi online përmes portalit e-albania.
Ministria e arsimit njoftoi se regjistrimi për në klasë të parë dhe të dhjetë do të kryhet edhe përgjatë periudhës 15 gusht deri në 30 korrik.
Ministrja e Arsimit, Evis Kushi theksoi se janë marr në konsideratë shq etësimet e nxënësve dhe prindërve të cilët e kanë pasur të pamundur regjistrimin për arsye teknike apo për shkak të tejkalimit të afateve të përcaktuara. Rihapja e portalit e-albania për regjistrimin e nxënësve në shkolla ka sjell edhe disa ndryshime.
Në rastet kur shkollat kanë kapacitetet e mjaftueshme, ministria e arsimit do të jetë më tolerante, pasi lajmëron se këto institucione arsimore mund të regjistrojnë fëmijët edhe jashtë zonës së banimit, me miratimin e zyrave vendore arsimore të shprehura në një arsyetim të legjitimuar.

Dhe më tej, pas kërkesës për regjistrim shkolla duhet të kthejë përgjigje brenda 24 orëve. Në rast refuzimi, prindërit duhet të vazhdojnë aplikimin brenda afatit 15 ditor në shkollën ku u takon regjistrimi.

Ri hapen re gjistrimet në sh kolla Read More »

Lajm i fundit/ Ja kur do të nis shkolla këtë vit

Viti i ri shkollor do të nisë dy javë përpara datës zyrtare. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Arsimit, Evis Kushi e cila ka sqaruar se ky vendim është marrë me qëllim që të rikuperohen të gjitha mangësitë nga mësimi online. Por, ministrja ka theksuar se ky plan do të zbatohet në varësi të nevojave specifikave që do të ketë çdo shkollë.

“Jemi të vetëdijshëm që ka pasur edhe mangësira në njohuri apo kompetenca të nxënësve. Për këtë arsye, në muajt e fundit kemi punuar intensivisht edhe me ekspertët e MASR dhe ASCAP për të hartuar një strategji se si t’i plotësojmë këto mangësi. Ne kemi vendosur që për vitin e ardhshëm 2021-2022, dy javë përpara datës zyrtare të fillimit të vitit shkollor, ne do të kemi mësimin plotësues në të gjitha shkollat tona. Ky do të jetë një plan fleksibël në varësi të nevojave specifike që ka çdo shkollë apo zyrë arsimore”, u shpreh Kushi.

Ndër të tjera Kushi është shprehur se është bërë një punë e madhe për të afruar sistemin arsimor me atë të vendeve më të zhvilluara. Kushi theksoi se ndryshimet e mëdha që po pëson arsimio janë të mëdha, si në teknologjinë e mësimdhënies, ashtu edhe në tregun e punës dhe marrëdhëniet sociale. Për të përballuar këto ndryshime sipas Kushit duhen mësues të aftë. Pikërisht këtu qëndron sfida më e madhe sipas ministres, te përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja.

“Për zbatimin e kësaj kurrikule, peshën më të madhe e kanë mësuesit tanë, prandaj zhvillimi profesional i tyre është shumë i rëndësishëm. Sfida e përbashkët është që t’u përgjigjemi ndryshimeve që ndodhin në kohën e duhur dhe mekanizmat më efiçiente, dhe gjithmonë duke mos bërë kompromis për cilësinë. Për të pasur nxënës të mirë, neve na duhen mësues të aftë. E gjithë sfida dhe puna jonë duhet të fillojë nga zhvillimi, përgatitja dhe përshtatja e mësuesit me ndryshimet e reja”, tha Kushi.

Lajm i fundit/ Ja kur do të nis shkolla këtë vit Read More »

Lajme të mira për të sapodiplomuarit në Shqipëri

Të sapodiplomuarit në Shqipëri kanë më shumë mundësi se bashkëmoshatarët e tyre në vendet e rajonit që të gjejnë një vend pune brenda vitit të parë pas përfundimit të studimeve.

Megjithatë, Shqipëria renditet e dyta në rajon për numrin më të lartë të personave të diplomuar që janë ende në kërkim të një vendi pune, me 18 për qind të tyre, pas Malit të Zi që këtë shifër e ka 20 për qind.

Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal ka publikuar shifrat, sipas të cilave në Shqipëri 42 për qind e të rinjve që diplomohen në universitete gjejnë një vend pune brenda vitit të parë pas përfundimit të studimeve.
Vendi i dytë me shifra të larta të punësimit të të rinjve në të njëjtën periudhë është Kosova me 36 për qind, ndërsa në fund renditen Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina.

Në periudhën 1 deri në 2 vite pas marrjes së diplomës, të rinjtë në Kosovë kanë më shumë mundësi për t’u punësuar. 30 për qind e tyre gjejnë një vend pune brenda kësaj periudhe, ndërsa në Shqipëri 22 për qind e të rinjve punësohen në të njëjtin afat.

Numri i të rinjve që u duhen më shumë se dy vite pas marrjes së diplomës për t’u punësuar, ose që janë ende në kërkim të punës në Shqipëri është përkatësisht nga 19 për qind dhe në Kosovë 20 dhe 14 për qind.

Papunësinë më të ulët të të rinjve të arsimuar e ka Serbia me 11 për qind.

Lajme të mira për të sapodiplomuarit në Shqipëri Read More »

Zbarkon në Radhimë IKMT, pritet të sh emben dhjetëra objekte pa leje

Prej disa ditësh vijon pr ishja e ndërimeve pa leje në vijën bregdetare.

Ditën e sotme Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka zbarkuar në Radhimë, ku pritet të she mben me dhjetëra objekte pa leje.
Në lidhje me këtë ka folur edhe kreu i IKMT në Vlorë, Simbol Pazaj. Ai është shprehur se do të verifikohen dokumentat për secilin objekt, para se të nisë she mbja.

Zbarkon në Radhimë IKMT, pritet të sh emben dhjetëra objekte pa leje Read More »

Rama në Vlorë, konsultim me rektorët e universiteteve

Kryeministri Edi Rama vijoi sot konsultimin me rektorët e universiteteve në vend për rritjen e cilësisë së Arsimit të Lartë, në një takim në bibliotekën e Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Në fokus të takimit ku ishin të pranishëm edhe ministra të kabinetit qeveritar ishte bashkërendimi i punëve për të arritur këtë qëllim madhor, zhvillimi i arsimit të lartë gjithëpërfshirës që plotëson standardet ndërkombëtare të cilësisë, integriteti akademik dhe transparenca si promotorë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit.

Po ashtu, në takim u diskutua për lehtësimin e procedurave për programet e studimit që sjellin diploma të përbashkëta dhe diploma të dyfishta me universitetet e huaja dhe nxitjen e universiteteve tona që të bashkëpunojnë në të gjitha format me partnerët ndërkombëtare dhe ky bashkëpunim do të ketë mbështetjen maksimale të qeverisë shqiptare.

Gjatë takimit, u ra dakord që duhet të punohet më tepër për pjesëmarrjen më cilësore të universiteteve në projektet europiane, sidomos në Programin “Horizon” e të tjera të ngjashme.

Në të njëjtën kohë, Plani Ekonomik i Investimeve për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Europian, sjell shumë sfida mundësi edhe për arsimin e lartë në Shqipëri, ndaj angazhimi shumë i fortë i universiteteve në këtë kuadër është në domosdoshmëri për të mbështetur zhvillimin ekonomik të vendit.ATSH

Rama në Vlorë, konsultim me rektorët e universiteteve Read More »

Lajm i fundit/ Ak sident në Llogara

Një aks ident ka ndodhur pak më parë në Qafën e Llogarasë.
Sikurse shihet edhe nga pamjet e siguruara nga Top Channel në ak sident është pë rfshirë një fugon, i cili është përmb ysur.

Dë shmitarë nga vendi i ngjarjes thonë se fu goni nga pak ujdesia ka dalë anës rr ugës duke g oditur një gur dhe më pas është përm bysur. Brenda në mjet kanë qenë tre pe rsona të cilët kanë marrë pla gë të lehta.

Në vendin e ngja rjes kanë shkuar shërbimet e po licisë dhe janë duke punuar për zb ardhjen e plotë të tij.

Lajm i fundit/ Ak sident në Llogara Read More »

Mbyllet në Vlorë edicioni i XIII i Aulona Inter Folk Festival-2021/ Kush e fiton kupën e Festivalit…

Sejmen Gjokoli
LITUANIA, FITUESE E KUPËS SË FESTIVALIT
-Mbyllet në Vlorë edicioni i XIII i Aulona Inter Folk Festival-2021-
U mbyll me sukses edicioni i 13-të i Aulona Inter Folk Festival, mbajtur në qytetin e Vlorës në datat 12, 13, 14 qershor 2021.
Rreth 300 festivalistë ardhur në qytetin bregdetar nga disa vende të rajonit e Europës, për tri ditë me radhë i dhanë Vlorës një spektakël të stërmadh,ndezuar me ritme vallesh e ngjyra kostumesh të lloj-llojshme, duke e kthyer atë në një skenë të hapur folklori.
Tri ditë mbushur me një axhendë të pasur vizitash e performancash jo vetëm në skenë, përkundrazi në mjedise të ndryshme të hapësirës së qytetit, aje ku janë qytetarët, në trotuare, në sheshe, në lulishte e kudo.
Për të parën herë festivali pati rastin të gjëndet në zonën historike e turistike të qytetit, në Vlorën e vjetër rikostruktuar së fundi, tanimë kthyer në një atraksion të gjallë sa historik e turistik po aq edhe kulturor.
Performancat e grupeve në hapësirat e gurta të kësaj lagjeje rikostruktuar e kthyer në identitet përmes një projekti të posaçëm duken të bëra enkas për të pritur vlera të tilla të trashëgimisë shpirtërore.
Ashtu si kundër edhe hapësirat e krijuara përtej Vlorës qytet, aty ku nis shëtitorja pranë tunelit e ku festivalistët, djem e vajza të grupeve pjesëmarrëse, përmes rrathëve të valles i kthyen në një amfiteatër të vërtetë natyror.
Ndërkohë që pranë resortit turistik “Bojo” do të sfidonin valët e detit vënë në lëvizje prej erës jo të zakontë në një ditë mes qershori…
Risia e edicionit të këtij viti pa dyshim mbetët prezenca e ansamblit folklorik të ardhur nga Lituania, një grup që befasoi jo vetëm me nivelin e lartë të shpalosjes së folkut të tyre por edhe me kostumet tradicionale të cilat, sipas historisë datojnë apo vijnë si modele nga hershmëria e trashëguar midis shekujve të pesëmbëdhjetë e gjashtëmbëdhjetë.
U mirëprit e duartrokit gjatë nga të gjithë adhuruesit e folkut edhe grupi i ardhur nga Rumania, nga qyteti i Devas në rajonin e Transilvaninë.
Skenës dhe qytetit të Vlorës i dhanë jo pak shkëlqim edhe grupet e ardhura nga Shkupi e Gjilani, nga Korça e Elbasani, nga shqiptarët e Sllovenisë, nga polifonët zëbukur të grupit të Memaliajt po edhe nga grupet folklorike të Vlorës vetë.
Në përfundim të natës së tretë të festivalit, në mbyllje të koncertit me numëra të zgjedhura, kupa e edicionit të trembëdhjetë shkoi për Ansamblin “Gojus” nga Lituania, grup që shkëlqeu mbi të tjerë; me performancë vallzimi por edhe me kostumet perandorake të cilat e kthejnë në një grup folku të magjishëm, sa autentik po aq edhe mjeshtëror në paraqitje e interpretim.
Aulona Inter Folk Festival-2021, ndonse përmes vështirësish të natyrshme prej gjendjes shëndetësore globale, shënoi një manifestim i vërtetë me vlera të rralla trashëgimie kulturore, ngjizur natyrshëm me dimensionin turistik të qytetit bregdetar përherë në tentim për të mbajtur kurorën mbretërore të turizmit të vendit, ashtu si kurorat e grupit fitues të kupës të cilat, siç duket, mbeten të pa konkurueshme.
Urime dhe faleminderit folkloristë të shquar lituanezë mbasi Aulonën Festival na e bëtë më magjik e me më shumë vezullime e bashkë me festivalistët e tjerë ndezët edhe më shumë shpresën e kthimit në normalitetin shëndetësor jo thjesht të Vlorës e të vendit, të botës së tërë.
Festivali u zhvillua me mnështetjen kryesore të Bashkisë se Vlorës, Ministrisë së Kulturës dhe kontributit të miqve të festivalit.

Mbyllet në Vlorë edicioni i XIII i Aulona Inter Folk Festival-2021/ Kush e fiton kupën e Festivalit… Read More »

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com