Orikuminews

Artistët e mëdhenj shqiptarë sfidojnë Pandeminë

Artistët e njohur, emra të mëdhenj të skenës, kanë sfiduar pandeminë.

Ndonëse nuk lejohen mbajtja e koncerteve, disa prej tyre janë ngjitur në skenë dhe kanë dhuruar emocione për publikun pasditen e djeshme.

I madhi Luan Zhegu, motrat Libohova, Liljana Kondakçi, si dhe Zhuliana Jorganxhi, apo edhe Silvana Braçe janë ngjitur në skenë.

“Mbrëmë në koncertin “Zëri i shpirtit tim” tek Amfiteatri i Tiranës me kolegë dhe miq të çmuar në nder të poetes së mirënjohur të qindra këngëve të repertorit të muzikës së mirëfilltë shqiptare, Zhuliana Jorganxhi” “, – tha Luan Zhegu, pas koncertit.

Lidhur me mbajtjen e koncertit, emrave të njohur ndër vite të muzikës së lehtë shqiptare është dhënë leja nga bashkia e Tiranës.

/NOA.al

Artistët e mëdhenj shqiptarë sfidojnë Pandeminë Read More »

Kryemadhi: ‘LSI është partia që punon për të rinjtë, jeton për të rinjtë, është partia e të rinjve dhe të rejave’

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me të rinjtë e Tiranës në sheshin “Nënë Tereza”, ku edhe dha karta për anëtarësimin e tyre në forumin rinor të partisë.

Disa pa maska dhe të shumtë në numër, Kryemadhi u ka thënë gjimnazistëve të Tiranës se prania e tyre në këtë takim ishte mesazh për shokët e tyre se “nuk ka virus që e ndal rininë shqiptare”.

Monika Kryemadhi tha se të rinjtë po largohen me dhimbje nga vend, dhe duke fajësuar qeverisje, ajo u shpreh e bindur se LSI është partia që ndal këtë “semundje”.

“Sot në këtë ditë u përgjigjeni shokëve tuaj, për të qenë pjesë e këtij aktiviteti dhe për të bërë prezent se nuk ka virus që e ndalon rininë shqiptare për të ndryshuar këtë realitet monstruoz që ka marrë peng të ardhmen tuaj”, – tha Kryemadhi.

Më tej, kryetarja e LSI tha se vetë kjo parti është krijuar nga të rinjtë eurosocialistë 16 vite më parë.

“Dua ti them çdo politikani që po i takove të rinjtë, po bisedove me ta, po nuk i gënjeve, po i deshe siç do fëmijët e tu, të rinjtë e Shqipërisë janë me ty”.

“LSI është partia që lufton për ta, që punon për të rinjtë, jeton për të rinjtë, është partia e të rinjve dhe të rejave. Në 16 vjet histori LSI u krijua nga të rinjtë eruosocialistë shqiptarë, u rrit me ta, krijoi LRI, e cila krijoi breza të tërë që sot janë drejtues të LSI”, – u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI foli edhe për rëndësinë që ka arsimi cilësor në Shqipëri, por është lënë pas dore nga qeverisja e keqe.

/NOA.al

Kryemadhi: ‘LSI është partia që punon për të rinjtë, jeton për të rinjtë, është partia e të rinjve dhe të rejave’ Read More »

Nga puthjet buzë detit tek dhurimi i luleve, Kujtim Gjuzi tregon sa romantik është

Deputeti i opozitës parlamentare, Kujtim Gjuzi ka treguar se është një njeri shumë romantik.

Në një intervistë në “After Party”, kryetari i Partisë Konservatore u shpreh se është i pari të thotë “Të dua” dhe nuk pret t’ia thonë të tjerët.
Deputeti opozitar tregoi se i pëlqejnë puthjet buzë detit dhe të dhurojë lule natyrale.

Pjesë nga intervista:

Një romancë e re apo shok i ri?

Kujtim Gjuzi: “Një shok i ri”

I pari që thua të dua apo pret të ta thonë?

Kujtim Gjuzi: “Them i pari të dua”

Puthje pranë zjarrit apo buzë detit?

Kujtim Gjuzi: “Buzë detit është më bukur.”

Dshuri online apo ballë për ballë?

Kujtim Gjuzi: “Më mirë ballë për ballë.”

Dhuron lule apo bizhuteri

Kujtim Gjuzi: “Më tepër lule dhe natyrale.”

Nga puthjet buzë detit tek dhurimi i luleve, Kujtim Gjuzi tregon sa romantik është Read More »

Protesta që i ndryshoi jetën! Flet pas 2 vitesh Ina Nuka: Tani jam fejuar, vijoj punën në Policinë e Shtetit

Efektivja e Policisë së Shtetit Ina Nuka, ka dhënë një intervistë ku ka bërë me dije detaje sesi ka ndyshuar jeta e saj, pas incidentit që i dëmtoi dorën.

Përpara dy viteve në protestat e opozitës një ngjarje e rëndë që tërhoqi vëmendjen ishte ajo që i ndodhi efektives së policisë së shtetit Ina Nuka, e cila pas dy viteve është ndalur të na tregoje se sa ka ndryshuar jeta e saj.
Ina Nuka: Periudha pas ngjarjes e cila bëri bujë ishte e vështirë si për mua dhe për pjesëtarët e familjes sidomos për mamin pasi ajo edhe sot e kësaj dite më merr në telefon 20 herë në dite pyet “Si je? Ku je?” por u mbyll mirë nuk kisha probleme të mëtejshme sepse kur kemi vendosur të bëhemi polic kemi marrë parasysh të gjitha çfarë ka profesioni ynë. Jeta ime private… nuk jam më beqare jam e fejuar dhe jetoj bashkë me të.

Po në anën profesionale Ina çfarë ka ndryshuar?

Ina Nuka: Ishte një periudhë me goxha intensitet si nga ana e mediave ashtu dhe nga ana e zyrtarëve të lartë të shtetit por është zhurma e madhe që shumë shpejt më ktheu në normalitet vazhdoj akoma në radhët e policisë së shtetit aktualisht jam dhe në marrdhënie pune edhe shkollë për shkak se jam edhe për vazhdimin e shkollës së lartë të hetimit të krimit.
Nëse flasim për dëshirën më të madhe tënden, cila është ajo?

Ina Nuka: Eeeh dëshirat janë shumë të mëdha sidomos në pjesën e policisë njëherë … se di ndoshta një ditë të isha drejtuese e ndonjë organizate të caktuar në policinë e shtetit.

Marrë nga Top Channel

Protesta që i ndryshoi jetën! Flet pas 2 vitesh Ina Nuka: Tani jam fejuar, vijoj punën në Policinë e Shtetit Read More »

Kim zbulon qytetin shqiptar pas të cilit është e dashuruar: ‘E dua, njerëzit atje e shijojnë jetën’

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, ka zgjedhur Shkodrën si të preferuarin.

“Shkodrën e dua”, i tha ambasadorja Kim gazetarit Blendi Fevziu, këtë mbrëmje në Opinion.

“Njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artin…”, shtoi ajo më tej.

“Do të thoja çdo qytet është unik, kjo e bën Shqipërinë kaq mahnitëse. Më kujtohet arkitektura e bukur e Beratit.

Plazhet e Himarës, çatitë e gurta të Gjirokastrës dhe eleganca e heshtur e vendit. Shkodrën e dua.

E dua Shkodrën, e dini pse? Se njerëzit atje e shijojnë jetën, kuptojnë artet”, tha ambasadorja Kim.

Kim zbulon qytetin shqiptar pas të cilit është e dashuruar: ‘E dua, njerëzit atje e shijojnë jetën’ Read More »

Murrizi me parti të re/ ‘Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë’

Deputeti Halit Valteri duket se e ka marrë seriozisht krijimin e partisë së re para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Deputeti i opozitës parlamentare ka shkuar dje në Kuvend me kostum të ri. Fotografi i Kuvendit e ka uruar atë me këtë rast, si për kostumin, ashtu edhe për partinë që ka krijuar.

Valteri është bërë pjesë e partisë së re që drejtohet nga Myslim Murrizi.

“Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë” e sapo themeluar nga Myslim Murrizi përfshin edhe deputetë të tjerë të opozitës parlamentare, veç Halit Valterit, si Arlind Çarçani dhe Alban Zeneli.

/NOA.al

Murrizi me parti të re/ ‘Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë’ Read More »

Ish-deputeti Eduart Ndocaj shoqërohet në po lici

Një incident ka ndodhur në inaugurimin e shtëpisë se Gjergj Fishtës, ku mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama.

Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka tentuar të futet në ambientet që po zhvillohet aktiviteti por nuk është lejuar nga garda se nuk kishte ftesë.

Policia gjithashtu ka shoqëruar ish-deputetin Ndocaj.

Në momentin e shoqërimit janë mbledhur banorë të zonës dhe forca të shumta policie.

Ndocaj njihet edhe me epitetin ‘deputeti kaubojs’ për shkak të kapelës që mbante gjithmonë në kokë. Së fundmi ai bëri bujë me ndryshimin drastik të pamjes, pas ndërhyrjeve dhe dietave për t’u dobësuar. /tch

Ish-deputeti Eduart Ndocaj shoqërohet në po lici Read More »

Basha: PD po nxit drejtësinë të bëjë detyrën, sepse nuk e ka bërë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se Partia Demokratike po nxit drejtësinë të bëjë detyrën, sepse nuk e ka bërë.

I pyetur në një intervistë televizive për kallëzimet që PD ka bërë në SPAK, Basha tha se SPAK duhet të përgjigjet.

“Natyrisht që mund dhe duhet të përgjigjen. Është detyrë e çdo institucioni të bëjë transparencën para shqiptarëve, edhe më shumë kur bëhet fjalë për diçka që sot rëndon shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Sepse nuk kemi ardhur rastësisht tek inceneratorët. Nuk është se na u tek të fillonim ne të merreshim me aferën e inceneratorëve”, tha ai.

“Për më shumë se tri javë, që para se të niste ajo që duket që është një shpërthim i dytë i pandemisë, unë, Partia Demokratike i kemi kërkuar qeverisë të marrë masa. Kemi nxjerre një plan me pesë pika. Ky plan natyrisht kushton lekë dhe ne kemi treguar se ku t’i marrin këto lekë”, u shpreh Basha.

“Gjatë kohës që ne i kërkojmë qeverisë dhe ajo bën veshin e shurdhët dhe numrat e të infektuarve rriten, numri i mjekëve që largohen në Gjermani rriten, numri i shtretërve të gatshëm për të plotësuar nevojat për pacientët ulet, numri i personave që humbin vendin e punës rritet, numri i bizneseve që falimentojnë rritet”, theksoi Basha.

“Numri i bizneseve që falimentojnë rritet, çfarë shohim, shohim thesarin e shtetit që javë për javë ka pagesa për koncesione korruptive ku bie në sy pagesa për të ashtuquajturit inceneratorët apo djegës të plehrave dhe kjo na ka sjellë në mënyrë të natyrshme te denoncimi i kësaj afere edhe para dy ditësh ndërkohë që përfaqësuesit tanë çonin kallëzimin për inceneratorin e Elbasanit këta paguan 300 milionë lekë inceneratorit të Elbasanit. Mendoni se sa mjekë mund të ishin mbajtur këtu në Shqipëri për t’i shërbyer pacientëve shqiptarë e të mos ishin larguar siç po largohen në mënyrë të frikshme drejt Gjermanisë”, tha Basha.

Basha foli edhe për numrin e testimeve. “Ky është një ilustrim se sa teste për banorë bëhen në rajon dhe në vende të zhvilluara. Shikoni ku është Shqipëria, një test për 26 banorë. Shikoni ku është Serbia për 7, 12 Bosnja, 9 Maqedonia e Veriut, 8 Mali i Zi, këtu jemi ne. Pse? Sepse Shqipëria nuk bën mjaftueshëm testime. Kjo tregon që në vend që të bëhen testime, gjurmime dhe të ndërpritet zinxhiri i infeksionit, qeveria harxhon lekët për inceneratorët”.

“Në këtë aferë janë përzierë edhe politikanët e korruptuar, edhe krimi i organizuar. Prandaj SPAK-u vetë, ekzistenca e SPAK-ut, arsyeja e ekzistencës së SPAK-ut, është hetimi me shpejtësi dhe me transparencë dhe vënia para përgjegjësisë e atyre që në kohë pandemie i çojnë në duart e mafies”, tha Basha. /ata

Basha: PD po nxit drejtësinë të bëjë detyrën, sepse nuk e ka bërë Read More »