Bashkia e Vlorës u ka bërë apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet me makina.
“Te dashur qytetare! Duke parë kushtet e motit nê Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta qe priten ne vijim. Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!
Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë”, shkruan bashkia
Një mjegull e zezë endet mbi Shqipëri. Është mjegulla e injorancës. Ajo ka hedhur rrebeshin e saj ngado nëpër Shqipëri. Ajo po largon mentarët dhe po shton të paditurit. Gati dhjetë mijë fëmijë shkojnë çdo vit për të studiuar jashtë vendit. Prej tyre vetëm një përqindje e vogël kthehet në atdhe. Shumica mbetet jashtë. Ata zënë vend në katedrat më prestigjioze dhe shpesh janë kandidatë për çmime ndërkombëtare. Dikur ishte një projekt që kërkonte të thithte trurin e larguar. Pastaj, menduan se nuk kishte fare vlerë truri, madje mund të zëvendësohej nga truri i klonuar. Dhe kështu padija mbizotëroi.
Padija u shndërrua në mit. Padija mori vlerë. Sa më i paditur, aq më lart në shkallët e shoqërisë, aq më shumë pushtet. Dhe padija i zuri të tërë për fyti: pushtetin, shtetin, akademitë, universitetet, shkollat, fëmijët, të rriturit. Gjithkënd. Se padija është më keq se virusi që të futet në grykë. Padija të hyn në mendje dhe më e keqja është se të krijon ndjesinë e dijes, të krijon idenë se gjërat po shkojnë mirë. Dhe kush kundërshton shokun Kanan, merret me shpulla. Dhe kështu kemi mbetur në një llumnajë. Në llumnajën e padijes. Akademikët i kemi të paditur, deri dhe kriminelët i kemi të paditur.
Po ne këto i dimë. Domethënë e dimë që jemi në duart e padijes. Po duhet të japim mesazhe pozitive, se na zemërohen të paditurit, dhe ju duket sikur i ofendon. Se i padituri të jep mend edhe kur s’ka. I padituri barabitet me ty dhe të copëton me kritika. I padituri di. Ai e di mirë gjuhën e padijes. Edhe Fan Noli e ka thënë: Anës dijes i panxënë. Mesazhi pozitiv është: gjenet i kemi të mira, institutet i kemi për të qarë hallin. Një shoqëri që nuk investon për shkencën, do ta hajë sapunin për djathë.
Çfarë po prodhon shkolla? Po ua lë ju përgjigjen. Nuk ka pse të jem unë negativ.
A kemi mësues të mirë? Përgjigjen tuaj e di. Përgjigjja ime është: Po. Në mos janë shumë të mirë, përpiqen shumë e paguhen pak. Ne kërkojmë gjithçka prej tyre, por nuk kemi pyetur ndonjëherë: A u kemi dhënë gjithçka për t’u kërkuar gjithçka.
Kush është fajtori për këtë gjendje? Përgjigja duhet të fillojë nga vetja. Unë duhej të kisha bërë më shumë. Kjo është meaculpa. Po juaja? A e doni juve dijen? A sakrifikoni për të? A ju vlen dija kur e merrni? A kanë dhënë qeveritë më të mirën e tyre apo më të keqen?
Por dija nuk është vetëm diçka që ka të bëjë me personin, por dhe me kolektivitetin. Se kolektiviteti të vret nëse ti studion dhe nuk punësohesh dhe punësohet ai që nuk studion. Se kolektiviteti të vret kur të vë prift dhe të rruan mjekrën, kur je mësues dhe të mëson, dhe duhet të tregohesh modest se fyhen njerëzit.
Por duhet të jemi pozitivë, jo negativë. Ka mësues të përkryer. Ka dhe njerëz që janë mirënjohës ndaj tyre. Ka drejtues të shkëlqyer që meritojnë respekt. Ka dhe militantë të sëmurë.
Si shpjegohet që shumë nxënës shqiptarë shkëlqejnë në botë? Ata dalin më të mirët. Ngrenë flamurin në Greqi, marrin medalje presidenciale në Amerikë, fitojnë katedra nëpër Evropë, fitojnë çmime ndërkombëtare. Pra jemi pozitivë. Janë këta mësues që shajmë që e mundësuan këtë fibër. Nuk është faji i mësuesve që shpesh u kërkojnë thjesht letrat të jenë në rregull, jo proceset mësimore. Nuk është faji i mësuesve që paguhen sa për të mbajtur frymën gjallë dhe u kërkohet përgjegjësi sikur janë duke shpërndarë tendera.
Duhet një vizion tërësisht i ri për arsimin. Arsimi duhet parë si shpëtimi i kombit, si rruga drejt çdo lartësie që nuk e kemi arritur deri më tani. Vizion i ri për shkollat, investimet, kurrikulat, statusin e mësuesit. Ky vend nuk mund të qeveriset më nga skafistët, por nga mësuesit, nga dija. Kushtet tani nuk e lejojnë, por kushtet mund të ndryshojnë dhe duhet të ndryshojnë. Mësuesve duhet t’u dyfishohet rroga, sepse u është trefishuar barra. Shkollat si qendra komunitare janë të domosdoshme dhe diçka po bëhet për këtë. Teknologjia në shkolla duhet të jetë shumë herë më e lartë. Shkolla nuk ka vetëm mure, por dhe laboratorë. Shkollat e larta duhet të pësojnë një revolucion konceptual. Të zhduken plagjiaturat. Të kapërcehet me kujdes kjo plagë.
Të mos jenë universitetet si çifligje. Pedagogët të mos fusin duart në xhepat e studentëve. Unë premtoj më shumë kujdes nga ana ime. Por duhet nxitur të menduarit kritik, toleranca, kujdesi ndaj bullizmit. Duhet kanalizuar energjia e pafund rinore në aktivitete dobiprurëse. Duhen luftuar skifterët rreth shkollave dhe diçka po bëhet. Duhet konceptuar nga e para qëllimi dhe realizimi i shkollës. Drejtuesit duhet të jenë vizionarë, jo… Fëmijët të rriten me dinjitet dhe të mos përdoren në mitingje. Abcnews.al
Teksa fliste për emigracionin dhe shifrat në rritje të shqiptarëve që zgjedhin të lenë vendin, kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Politik On”, e quajti këtë një problem global dhe jo vetëm shqiptar.
Sipas tij, njerëzit kanë ikur, ikin dhe do të ikin, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk mund të bëhet Gjermani as për një, as për dy dhe madje as për 5 mandate.
“Emigracioni nuk është një problem shqiptar por shumë më i madh dhe më i përgjithshëm. Dhe këtë nuk e luan topi. Shqiptarët nuk do kenë nevojë e emigrimit as e kam thënë as nuk do e them kurrë. Nuk jemi më në bunkerin e Enver Hoxhës. Lavdi Zotit. Njerëzit mund të ikin. Shqiptarët kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer, kthehen dhe do kthehen. Balanca mes ikjes dhe kthimeve do të kërkojë akoma kohë për tu ekuilibruar sado pak. Është e paekuilibruar. Siç kanë ikur, ikin dhe do ikin, janë kthyer kthehen dhe do të kthehen. Dhe ajo që ne duhet të bëjmë është ta bëjmë këtë vend më të mirë çdo ditë, çdo vit, brenda të gjitha atyre që janë të mundshme. E pamundura, pra bërja e Shqipërisë vendi i dytë pasa Gjermanisë mund të bëhet me llafe por me fakte nuk bëhet dot. Sot As për 1, as për 2, as për 3 mandate, as për 5 mandate Shqipëria nuk bëhet dot Gjermani”,-tha Rama.
Bamirësi Elvis Naçi ka dhënë lajmin e mirë për vogëlushen, Elifi e cila vuan nga tu mori në kokë.
Në një postim të tij në rrjetin social, Naçi zbulon se vogëlushja i është nënshtruar me sukses op eracionit në Turqi. Hoxha falenderon shqiptarët për kontributet e tyre, teksa shton se një tjetër nënë që lotët i peshonin rëndë mori një mundësi që ajo ta ketë vajzën sërish në krahët e saj.
Statusi i plotë:
Thoni MashAllah! Lajm i mrekullueshem! Elifi beri ope racionin ne Turqi dhe deri tani gjithcka po shkon mire. Lotet e nje nene per jeten e femijes se saj, peshojne rende dhe dera e shqiptareve i dha nje mundesi qe ajo ta kete perseri ne krahet e saj. Sot qe vendosim kete status kemi Elifin ne Turqi, kemi Ildisin ne Turqi, kemi Xhesilajden ne Itali, kemi Tuanen ne Itali, kemi Latifin ne Itali, kuruam Amren e vogel, Fabion me operacionet ne koke.
Ne nje kohe te shkurter, me qindra e mijera njerez u bene pjese e shperblimit dhe bamiresise, me lutjet e tyre, me bamiresi, sepse i menduan keta femije sikur te ishin femijet e tyre, lotet e atyre nenave sikur te ishin lotet e tyre, dhimbjet e atyre nenave sikur te ishin dh imbjet e tyre. Ne nje situate te pashprese kur perballe shikonin vetem vd ekjen ju shqiptare u bete shpresa e tyre, u dhate jete, u dhate mundesine t’i perkedhelin perseri. Ndaj me zemer ju them faleminderit ne emer te tyre dhe lus Zotin t’ju shperbleje tek femijet tuaj, ne familjet tuaja duke ju dhene shendet ne kete kohe te veshtire. Zoti qofte me ne ne rrugtimin tone te veshtire…
Drejt fundit…! Pothuajse “vaksina” është gati…! Nuk është as Pfizer, as Moderna dhe as Oksfordi…! Por janë Ata, që japin edhe 97,5 % garanci…! Parodistët e Vlorës ! Me parodinë e re të tyre, këtë rradhë me “Felicitá-në” e Albanos dhe Rominës… Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, si përherë, të papërsëritshëm në artin e tyre…! ( nga nesër në kanalin e tyre në youtube dhe rrjetet sociale…)
Oficerët e Opercionit Forca e Ligjit në vend, i kanë dërguar formularin e deklarimit të pasurisë 5 shtetasve të dë nuarve për vj edhje, vr asje dhe trafik d roge.
Bëhet fjalë për shtetasit: Angjelin Ndreka, Ndue Jaku, Ilia Pire, Arben Muça dhe Egli Duka, të cilët duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orësh.
Më konkretisht:
Angjelin Ndreka, banues në Lezhë, i dënuar për veprat penale “Vje dhja me dh unë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe shitja e na rkotikëve”;
Ndue Jaku, banues në Lezhë, i dë nuar për veprën penale “Vr asja me paramendim”;
Ilia Pire, banues në Elbasan, i d ënuar për veprën penale “Vr asja me paramendim”;
Arben Muça, banues në Tiranë, i d ënuar për veprën penale “Vr asja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;
Egli Duka, banues në Tiranë, i d ënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve na rkotike”.“
Personat e mësipërm kanë 48 orë kohë për të dorëzuar përgjigjet e pyetjeve të formularit, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut për hetime të mëtejshme. /noa.al/
Kryeministri Rama ishte sot në Gjepalaj të Shijakut për të parë ndërtimin e një shtëpie, të një banori që e kishte humbur banesën e mëparshme nga tërmeti.
Ajo që u vu re në këtë takim, ishte fakti se Rama dhe ministri Ahmetaj hoqen atletet përpara se të futeshin në dhomat e shtëpisë.
Kur pa Ahmetajn që kishte çorape të kuqe, kreu i Qeverisë tha se ia ka marrë atij.
Rama: Unë nuk po i heq këpucët Osman, të më falësh.
Pronari i shtëpisë: Mirë është t’i heqësh.
Rama: Epo s’po ta prish, nuk kam çfarë bëj.
Rama: Ky m’i ka marrë çorapet e mia. Më e keqja iku, më të mirën kemi përpara. A more Osman çfarë na bëre, ta mori mendja që do të hiqte këpucët Kryeministri te shtëpia e re? Ja si është jeta. /noa.al/
Analisti Arjan Curi, teksa komentoi deklaratën e ish-kryeministrit Sali Berisha se kryeministri Edi Rama ka shkuar në Abu Dabi për të bërë vaksinën anti-Covid, ka bërë një deklaratë të papritur.
Curi tha se ka burime shumë të sigurta që i kanë treguar se Rama e ka bërë vaksinën para se të përhapej virusi në vendin tonë.
“Rama e ka bërë para vaksinën, e kam me burime të sigurta. E ka bërë para se të përhapej virusi”, theksoi ai në emisionin “Zonë e Lirë”.